Tag: barcelonën

  • Luan në 4 role, Barcelona e shpërblen Eric Garcia me rinovim deri në vitin 2031

    Luan në 4 role, Barcelona e shpërblen Eric Garcia me rinovim deri në vitin 2031

    11 Dhjetor 2025

    14:25

    Alfred Lleshi

    Eric Garcia, 24 vjeç, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031. Mbrojtësi i gjithanshëm i bashkohet kështu listës së lojtarëve me marrëveshjet më afatgjata në klub, së bashku me Joan Garcia, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal. Deri tani, kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por Barça nuk ka pasur asnjë dilemë për vazhdimësinë e tij, duke vlerësuar profesionalizmin dhe paraqitjet shumë të mira.
    Nënshkrimi u krye në zyrën e presidentit Joan Laporta, në prani të zv.presidentit Rafa Yuste, drejtorit sportiv Deco dhe menaxherit të lojtarit, Iván de la Peña. Edhe prindërit dhe motra e Eric ishin të pranishëm në ceremoninë e firmës.
    Këtë sezon, Garcia është adaptuar në 4 pozicione të ndryshme. Hansi Flick i ka besuar atij si qendërmbrojtës nga të dyja anët, ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, madje edhe si mesfushor qendror. Në ndeshjet e fundit, ai është bërë partner ideal i Pedrit në dyshen e mesfushës, duke u kthyer në një element kyç për Barcelonën.
     
     

  • Një francez nderon Barcelonën. Liverpool del me 3 pikë të arta nga “San Siro”, falë një penalltie (video)

    Një francez nderon Barcelonën. Liverpool del me 3 pikë të arta nga “San Siro”, falë një penalltie (video)

    Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes së sotme për javën e gjashtë në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë. Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
    Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal. Rezultati final, 2-1 për Barcelonën.
    Në supersfidën e mbrëmjes të luajtur në “San Siro”, Inter u mund 0-1 nga Liverpool. Në pjesën e parë mungoi goli, Të kuqtë gjetën rrjetën me Ibrahima Konate, pas një goditjeje këndi, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Virgil van Dijk.
    Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej në minutat e fundit të kohës së rregullt, ku pas një kontakti në zonë të Alessandro Bastoni ndaj Florian Wirtz, arbitri sheh pamjet në ekran dhe jep penallti për të kuqtë. Dominik Szoboszlai tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep fitoren e madhe Liverpool-it.
    SHIKOGOLATl

  • Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video)

    Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video)

    6 Dhjetor 2025

    18:58

    Telesport

    Në “Estadio de La Cartuja”, Betis përballet me Barcelonën për javën e 15-të në La Liga. Ndeshja në sEvilla ka nisur vrullshëm, ku janë 3 gola në 12 minutat e para.
    Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të më Antony, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.
    Në minutën e 10-të, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjen rrjetën, pas asistit fantastik të Jules Kounde. Dy minuta më pas, Roony Bardghji kroson, Ferran Torres shënon me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli. Rezultati momental, Betis-Barcelona 1-2.
    SHIKOGOLAT

  • Rrezikohet pankina e Flick, Barcelona piketon dy emra “big” për të zëvendësuar gjermanin

    Rrezikohet pankina e Flick, Barcelona piketon dy emra “big” për të zëvendësuar gjermanin

    27 Nëntor 2025

    17:38

    Telesport

    Edhe pse kontrata aktuale i skadon në vitin 2027, Hansi Flick mund të largohet shumë më shpejt nga stoli i Barcelonës. Luhatjet e vazhdueshme në lojë dhe në rezultate, mund të bëjnë që Flick ta mbyllë me Barcelonën para përfundimit të kontratës.
    “El Nacional” zbulon dy emrat që kanë piketuar drejtuesit e Barcelonës, në rast largimi apo shkarkimi të Hansi Flick. bëhet fjalë për dy njohje të vjetra të katalanasve. I pari është Cesc Fabregas, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme te Como dhe gjithmonë e ka pranuar publikisht që një ditë ëndërron të drejtojë ish-ekipin e tij si lojtar, Barcelonën.
    Emri i dytë është ai i Luis Enrique, i cili është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2027, por duke ditur dashurinë e madhe që ka për ish-klubin e tij ku fitoi gjithçka në vitin 2025, mund të pranojë rikthehet në krye të katalanasve.

  • Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    25 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Në konferencën për shtyp para përballjes Chelsea-Barcelona, braziliani Raphinha ka zbuluar se blutë kanë qenë të interesuar për të, por në fundi ai zgjodhi katalanasit sepse ishte ëndrra e tij.
    “Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija që kishte një shans për të veshur fanellën e Barcelonës. E dija gjithashtu se Chelsea ishte e interesuar, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100% për ta bërë realitet.
    I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Unë kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën”, tha Raphinha.
    Braziliani pritet ta nisë nga minuta e parë përballjen e sotme ndaj Chelsea-s në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Champions League.

  • Sekreti i madh i Yamal, kur u bashkua me Barcelonën: “Ecte çuditshëm, me këmbët e shtrembëruara”

    Sekreti i madh i Yamal, kur u bashkua me Barcelonën: “Ecte çuditshëm, me këmbët e shtrembëruara”

    23 Nëntor 2025

    8:12

    Alfred Lleshi

    Jordi Roura, koordinator i akademisë “La Masia” (2015–2021), ishte përgjegjës për transferimin e Lamine Yamal nga CF La Torreta te Barça. Ai tregoi: “Lamine Yamal? Kur ishte i vogël, të gjithë shkonin pas topit, ndërsa ai jo… Por kur e merrte topin, gol… Diçka kuptonte”.
    Roura imitoi mënyrën e veçantë të të ecurit të Yamal: “Kur e transferuam, ecte pak çuditshëm, me këmbët pak të shtrembëruara”. Në janar 2015, Barcelona dërgoi një email për të përshpejtuar testin e Yamal para se CF La Torreta të nënshkruante me Espanyol. Óscar Hernández i shkroi Marc Serra për të siguruar provën me Barcelonën: “Ne kuptuam se duhet të vepronim shpejt, pasi La Torreta ishte gati të bashkëpunonte me Espanyol”.
    Yamal debutoi me skuadrën e parë të Barcelonës më 29 prill 2023, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, duke ndryshuar fatin e tij dhe, ndoshta, historinë e futbollit.

  • Lajm i mirë për Barcelonën, lojtari shumë shpejt gati për rikthim

    Lajm i mirë për Barcelonën, lojtari shumë shpejt gati për rikthim

    Marc André Ter Stegen është gati të rikthehet pas një periudhe të gjatë që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një vit.
    Portieri 33-vjeçar, i konsideruar prej kohësh si një nga më të mirët në botë, luajti vetëm tetë ndeshje sezonin e kaluar për Barcelonën për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, të pësuar më 22 shtator 2024, kundër Villarrealit.

    Kjo ishte një goditje e fortë për ish-kapitenin e Blaugranëve, i cili gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në shpinë në fund të sezonit, duke e penguar atë të luante këtë sezon. Barcelona vendosi të lërë jashtë fushave dhe t’i besojë prurjes së verës Joan Garcia nga Espanyol.

  • Vizita në “Camp Nou”, si shenjë rikthimi… Ja si do të përshtatej Messi në Barcelonën e Flick

    Vizita në “Camp Nou”, si shenjë rikthimi… Ja si do të përshtatej Messi në Barcelonën e Flick

    11 Nëntor 2025

    9:59

    Alfred Lleshi

    Vizita surprizë e Leo Messit në “Spotify Camp Nou” dhe mesazhi i tij në rrjetet sociale kanë ringjallur ëndrrën e tifozëve të Barcelonës për një rikthim të mundshëm. Megjithatë, shumë faktorë e bëjnë të vështirë këtë rikthim. Marrëdhënia e Messit me presidentin Joan Laporta mbetet e tensionuar. Pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur situatën, pajtimi i plotë ende nuk ka ndodhur.

    Nga ana sportive, Messi mund të luajë vetëm në dy pozicione te blaugranat; si “9 fals” apo si trekuartist, duke ripërshtatur rolet që ka me kombëtaren e tij. Me lojtarë si Lamine, Raphinha, Olmo, Fermín, Rashford dhe Ferran, ai mund të përshtatej lehtësisht në sulm. Një alternativë është pozicioni i trekuartistit, ku do të gjeneronte lojë për sulmuesit e tjerë dhe bashkëpunonte me Frenkie de Jong e Pedri.

    Faktor në këtë rikthim do të bëhej Botërori 2026. Pushimi pas përfundimit të MLS do të lejonte një rikthim të kufizuar të tij. Megjithatë, logjika sugjeron se Messi nuk do të luajë më zyrtarisht për Barcelonën, por ëndrrat për një lamtumirë dinjitoze mbeten të gjalla.

  • 5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”.
    Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.
    Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë.
    SHIKOGOLAT

  • Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobët

    Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobët

    Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobëtThierry Henry ka kritikuar ashpër Barcelonën, pas barazimit 3-3 ndaj Brugge në Champions.
    “Nuk dua të flas për ish-klubin tim në atë mënyrë, por gjërat duhet të thuhen me fjalë të ashpra. Nuk mund të vazhdosh të mbrohesh kështu.
    Nëse je një ekip tani, nëse nuk e ke bërë kuj…