Tag: barça

  • Barça fiton klasiken, zgjat duart te trofeu, Ajaks vetvrasje për titull

    Barça fiton klasiken, zgjat duart te trofeu, Ajaks vetvrasje për titull

    Fishekzjarre në El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid. Në fund, ishte Barça ajo që fitoi 4-3 ndaj Real Madridit të Karlo Ançelotit dhe mori kontrollin e La Ligës me tre javë para fundit.

    Liverpul i shpallur kampion në Premier League, barazon 2-2 me Arsenalin në ‘Anfield’.

    E pabesueshme në ajo që ngjau në Amsterdam. Në Eredivisie Ajaks i cili ishte 1 pikë mbi PSV u thye 0-3 nga Groningen duke vënë në pikëpyetje absolute çështjen titull.

    Vazhdo leximin

  • Tah lë Leverkusenin, Real, Barça e Bajern e ndjekin

    Tah lë Leverkusenin, Real, Barça e Bajern e ndjekin

    Qëndërmbrojtësi i Leverkusen Xhonatan Tah ka njoftuar lamtumirën e tij me ‘aspirinat’ në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës së tij aktuale që skadon më 30 qershor 2025.

    Nga Premier League në Spanjë, ka garë mes pretendentësh duke qenë se kjo është një mundësi e vërtetë për Tah. Në javët e fundit, është folur për Barcelonën, Real Madridin, Bajern Mynih dhe Njukasëll janë në ndjekje të tij.

    Lojtari dha një intervistë për BILD, në të cilën nuk hyri shumë në detaje rreth lëvizjeve të tij të ardhshme, por siguroi: “Do të marr një vendim së shpejti”.

    Vazhdo leximin

  • Barça e mahnitur nga Bastoni, oferta është gati nëse plotësohet një kusht

    Barça e mahnitur nga Bastoni, oferta është gati nëse plotësohet një kusht

    10 Maj 2025

    16:40

    Telesport

    E ardhmja e Ronald Araujo është në dyshim.
    Sipas Fichajes.net, Barcelona duket se po planifikon një të ardhme pa uruguaianin dhe se ka gjetur zëvendësuesin ideal nëse Araujo largohet në fund të sezonit: bëhet fjalë për Alessandro Bastoni, një nga shtyllat e mbrojtjes së Inter-it dhe Italisë.
    Karakteristikat e tij janë perfekte për stilin e lojës së Hansi Flick, që është në kërkim të një mbrojtësi për të nisur aksionet e skuadrës dhe për të garantuar besueshmëri në fazën mbrojtëse.

  • “Barça Academy Camp” sjell shpresë e ëndrra të mëdha për të rinjtë në Prishtinë

    “Barça Academy Camp” sjell shpresë e ëndrra të mëdha për të rinjtë në Prishtinë

    Me një premtim për të ndryshuar jetën e qindra të rinjve përmes sportit, “Barça Academy Camp Kosova” rikthehet këtë maj në Prishtinë si një nga iniciativat më ambicioze për zhvillimin e talenteve të reja në rajon. I përshkruar nga autoritetet si një “derë e hapur drejt mundësive të reja”, kampi sjell me vete më shumë se një eksperiencë futbolli – ai përfaqëson një kapitull të ri në formimin e karakterit dhe aspiratave të brezit të ri.Në një konferencë për media, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi kampin si një investim të jashtëzakonshëm në potencialin rinor të Kosovës dhe më gjerë.“Barça Academy Camp Kosova është një derë e hapur drejt mundësive të reja për të rinjtë tanë,” tha ai. “Nuk kemi vetëm pjesëmarrës nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për fëmijët, sidomos në një kohë dixhitale kur shumë prej tyre janë të izoluar pas ekraneve. Metodologjia e Barcelonës fokusohet jo vetëm në zhvillimin sportiv, por edhe në vetëbesim, karakter dhe aftësi sociale.”Kampi, që do të nisë zyrtarisht më 26 maj, pritet të përfshijë dhjetëra fëmijë nga e gjithë Kosova dhe rajoni. Sipas përfaqësueses zyrtare të kampit, Armenda Filipaj, struktura e programit është ndërtuar për të balancuar angazhimin sportiv me detyrimet shkollore.“Në datën 27 maj fillon stërvitja. Do të kemi dy orare: nga ora 8:30 deri në 11:30 dhe një tjetër nga ora 16:00 deri në 19:00, në mënyrë që fëmijët të mos humbasin shkollën,” shpjegoi Filipaj. “Në fund të kampit do të zgjedhet lojtari më i mirë, i cili do të ftohet nga vetë Barcelona për të vazhduar stërvitjen – njësoj si vitin e kaluar.”Duke ndjekur filozofinë e famshme të akademisë katalanase, kampi synon të krijojë më shumë sesa futbollistë. Ai synon të formojë qytetarë të përgjegjshëm, të motivuar dhe të përgatitur për të sfiduar botën, brenda dhe jashtë fushës së lojës.Në një kohë kur sporti shpesh shihet si rrugëdalje, si nga vështirësitë ekonomike ashtu edhe nga ndjesia e mungesës së perspektivës, “Barça Academy Camp Kosova” rrezaton një dritë shprese për fëmijët dhe familjet e tyre. Dhe për një prej tyre, rruga drejt ëndrrës mund të nisë pikërisht këtu – në Prishtinë.

  • Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Demetrio Albertini, ish-lojtar i Barcelonës dhe Milanit, bëri një analizë të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që do të luhet sonte në “San Siro”, prej orës 21:00:
    Për strategjinë e Interit: “Është e mundur ta përballosh strategjinë e Interit, por duhet shumë kujdes. Lojtarët e Interit janë shumë të gjatë dhe fizikisht të fortë. Është e rëndësishme që në mbrojtje të mos e humbasësh topin, por as të mos i japësh mundësi kundërshtarit. Po ashtu, Barça nuk duhet të bëjë faulle afër zonës së vet”.
    Mbi Barcelonën, pas kalimit nga Xavi te Flick: “Mendoj se Barça është kthyer te filozofia e Cruyff, duke u fokusuar tek akademia e saj. Në njëfarë mënyre e bëri për nevojë, pasi Laporta dhe drejtuesit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet. Sidoqoftë, kjo është e kuptueshme, sepse po punon me cilësinë që ofron akademia. Kur në ekip ka shumë lojtarë nga akademia, ata kanë një përkushtim ndaj klubit që nuk ta jep askush tjetër, madje as lojtarët më të mëdhenj”.
    Për Lamine Yamal: “Ka të ardhme të madhe përpara. Askush nuk mund të dijë çfarë do të ndodhë, vetëm ai vetë. Duhet t’i mbajë në mendje të gjithë lojtarët e mëdhenj që kanë kaluar te Barça para tij: Ronaldinho, Iniesta, Xavi, Puyol, Messi… Ata kanë zgjatur shumë në klub dhe në skenën ndërkombëtare. Talenti është i rëndësishëm, por nuk mjafton, duhet edhe shumë punë. Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm, shumë të rrallë, sidomos në moshën e tij. Mund të fitojë shumë ‘Topa të Artë’, por nuk duhet të vetëkënaqet”.

  • Nga Mesi te Levandovski, krahasim mes dy Barcelonave rekord

    Nga Mesi te Levandovski, krahasim mes dy Barcelonave rekord

    Nëse goli është erëza e futbollit, atëherë sezoni 2011-12 i Barcelonës ishte një pjatë e mbushur me shije të rralla. Plot 190 gola në gjashtë kompeticione zyrtare i kthyen atë skuadër në një makinë të pandalshme sulmuese. Lionel Mesi, në kulmin e formës, shënoi 73 gola, një rekord i jashtëzakonshëm, i pasuar nga Çesk Fabregas (15), Aleksis Sançez dhe Ksavi Hernández (nga 14). Në total, 21 lojtarë kontribuan me gola, një dëshmi e fuqisë kolektive të asaj skuadre.
    Në La Liga, Barça realizoi 114 gola, me rezultate si 8-0 ndaj Osasunës dhe 1-7 ndaj Rajo Vajekanos. Ajo skuadër nuk shënoi vetëm në 3 nga 38 ndeshje, një efektivitet për t’u admiruar. Megjithatë, përkundër shifrave marramendëse, titulli i kampionit shkoi te Real Madrid, ndërsa Barça e Pep Guardiolës u mjaftua me Kupën e Mbretit, dy Superkupa dhe Kupën e Botës për Klube. Mesi shkëlqeu në La Liga me 50 gola, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Kristiano Ronaldos (46). Nga 190 golat, 16 ishin penallti, ndërsa 5 ishin autogola nga kundërshtarët.
    Në total, 64 ndeshje zyrtare u luajtën atë sezon:

    38 në La Liga
    12 në Ligën e Kampionëve
    9 në Kupën e Mbretit
    2 në Superkupën e Spanjës
    2 në Kupën e Botës për Klube
    1 në Superkupën e EvropësMesatarja: rreth 3 gola për ndeshje.

    Sezoni aktual nën drejtimin e Hansi Flick ka qenë gjithashtu mbresëlënës, ndonëse pa një yll të vetëm si Mesi. Barcelona ka shënuar 158 gola deri tani në të gjitha garat, me një shpërndarje më të ekuilibruar të golave:

    Levandovski – 40 gola
    Rafinja – 30 gola
    Ferran Torres – 19 gola
    Lamin Jamal – 15 gola
    Dani Olmo – 10 gola

    Kjo tregon një potencial të madh ofensiv, por Barça e Flick-ut mbetet ende larg rekordit legjendar të sezonit 2011-12 — një sezon që, përkundër mungesës së titullit të La Ligas, mbetet në kujtesën e tifozëve si një simfoni e pastër e futbollit sulmues.

  • Barça përballet me Interin…heroik, 3-3

    Barça përballet me Interin…heroik, 3-3

    Gjysmëfinale Champions League

    Barcelona- Inter 3-3 (Jamal 24′, Ferran Torres 38′, Zomer (og) 65′ / Turam 1′, Dumfris 21′,63′)

    Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit luajtur këtë mbrëmje në Katalonjë, dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm e gola të shumtë.

    Fillimisht ishte Markus Turam teksa në sekondën e 31-të pas harkimit të Dumfris nga e djathta e devijon me thembër topin duke befasuar portierin Shezni për 0-1. Kur dukej se Barça do të rekuepronte golin e pësuar merr dhe të dytin këtë radhë me njeriun e ndeshjes Dumfris (21′).

    Nuk ka vend për alarm pasi shpejt katalanasit shkurtojnë shifrat me talentin e tyre Lamine Jamal (24′). Por ende pa u mbyllur fraksioni i parë (38′) sulmuesi i kombëtares iberike Ferran Torres barazon nga afër për 2-2.

    Në fraksionin e dytë sërish anësori Dumfris dërgon shifrat në 2-3. Barazimi i menjëhershëm i vendasëve aps autogolit të porteirit Jan Zomer (3-3). Blaugrana dominon, godet traversën me jamal por goli nuk vjen. Kështu bileta e finales do të prodhohet në të kthimit në Milano./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Hansi Flik do të zgjasë kontratën e tij edhe më tej me Barcelonën. Akord në parim për një marrëveshje të re deri në vitin 2027 – vetëm detajet ende nuk janë përpunuar. Njoftimi zyrtar pritet në maj.

    Punë e shkëlqyer nga Flik dhe ekipi i tij në Barcelonë me mundësinë e fitimit të tripletës është ende i mundur. Pas Copa del Rey fituar këtë mesjavë, Barça kryeson edhe në La Liga me 4 pikë më shumë se Reali ndjekës.

    Vazhdo leximin

  • “Geni fitues” i Barcelonës është më i lartë se ai i Real Madridit në finale

    “Geni fitues” i Barcelonës është më i lartë se ai i Real Madridit në finale

    Statistikat e ftohta ndonjëherë kundërshtojnë rrëfimet që, nga përsëritja e vazhdueshme, arrijnë të nguliten në opinionin publik. Ideja e përhapur se askush nuk mund ta rivalizojë Real Madridin në efikasitet, në finalet e fituara, nuk është krejtësisht e saktë, pasi në këtë raportim të “Sport” zbulojmë se klubi blaugrana ka fituar 78 finale në historinë e tij, kundrejt 72 të fituara nga Real Madridi.
    Përqindja e fitoreve në këto ndeshje është 68% për Barcelonën, ndërsa për klubin madrilen është 62%.
    Për të përpiluar këtë raport janë përdorur të dhënat zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit, duke mos marrë parasysh titujt rajonalë, edhe pse është e vërtetë që në fillimet e shekullit të 20-të ato kishin një rëndësi të madhe.

    Për të bërë një krahasim sa më të drejtë, janë llogaritur të gjithë titujt kombëtarë dhe ndërkombëtarë të të dy klubeve.
    Në këtë raport nuk janë llogaritur finalet apo titujt e fituar në futbollin e femrave, në seksione të tjera sportive, as në “Youth League” apo kompeticione të tjera të futbollit bazë, si dhe nuk janë marrë parasysh turnetë miqësorë.
    Në prag të finales së “La Cartuja”, statistikat lidhur me finalet e Kupës së Mbretit janë shumë domethënëse.

    Barça ka luajtur më shumë finale në këtë kompeticion (42 kundrejt 40 të Realit), ka fituar më shumë Kupa (31 kundrejt 20). Për rrjedhojë, përqindja e fitoreve në finalet e Kupës së Mbretit është dukshëm më e lartë (73% për Barcelonën kundrejt 50% për Realin).
    Kjo statistikë shumë e favorshme për Barcelonën mbetet e tillë edhe nëse zgjerojmë vështrimin në të gjitha finalet e kompeticioneve kombëtare.
    Në titujt spanjollë, Barça ka fituar 49 finale (68% të finaleve të luajtura), ndërsa Real Madridi ka fituar 35 finale (50.7% e fitoreve në finale).
    Narrativa në favor të Real Madridit, që mbështetet në numrin e Champions League të fituara nga të bardhët, përputhet me statistikat. Reali ka fituar 15 nga 18 finalet e luajtura në këtë kompeticion (83%), ndërsa Barça ka fituar 5 nga 8 finale, që përfaqëson një përqindje suksesi më të ulët (62%).

    Nëse zgjerojmë vështrimin në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, Real Madridi e tejkalon Barcelonën si në numrin e finaleve të luajtura (47-40) ashtu edhe në tituj (37-29), por përqindja e fitoreve në finale ndërkombëtare nuk është shumë e ndryshme.
    Real Madridi ka fituar 78% të finaleve ndërkombëtare që ka luajtur, ndërsa Barça ka fituar 72% të finaleve të saj në nivele europiane dhe botërore.
    Mund të konkludojmë se Barça e tejkalon Real Madridin përsa i përket “genit fitues” në nivel kombëtar, ndërsa Real Madridi e tejkalon Barcelonën në nivel ndërkombëtar.
    Në total, Real Madridi ka humbur më shumë finale sesa Barça, ndërkohë që katalanasit kanë fituar më shumë finale dhe kanë një përqindje më të mirë fitoresh në këto ndeshje.

    Klisheja që thotë “finalet nuk luhen, por fitohen”, të cilës shumë i shtojnë “Real Madridi di vetëm t’i fitojë finalet”, nuk është 100% e saktë në realitetin historik.
    Aty ku të dyja klubet përputhen është në besueshmërinë e tyre të fundit në finalet e Champions League.
    Real Madridi ka fituar 9 finalet e fundit të Champions-it që ka luajtur, ndërsa Barça ka fituar 4 finalet e fundit të saj, diçka që pak klube mund ta pretendojnë.
    Barça dhe Real Madridi do të përballen sërish këtë të shtunë në një tjetër finale. Nëse Barça fiton, këto statistika do të thellohen edhe më tej, ndërsa nëse fiton Reali, diferencat do të ngushtohen, megjithatë katalanasit do të mund të vazhdojnë të krenohen se kanë fituar më shumë finale në historinë e tyre sesa rivali i përjetshëm.

  • “Barça favorite në Kupën e Mbretit?”, Pepe: Po, por kujdes…

    “Barça favorite në Kupën e Mbretit?”, Pepe: Po, por kujdes…

    24 Prill 2025

    15:05

    Telesport

    Ish-ylli i Real Madrid, Pepe e konsideron Barcelona-n favorite për të fituar Kupën e Mbretit, por pretendon se Los Blancos nuk mund të nënvlerësohen kurrë.
    Dy rivalët do të përballen me njëri-tjetrin për herë të tretë këtë sezon në finalen e Copa del Rey të shtunën, më 26 prill.
    Barcelona fitoi dy El Clasicot e fundit kundër Real Madrid këtë sezon. Ndeshja e parë ishte në La Liga në tetorin e vitit të kaluar, ku katalanasit mundën rivalët e tyre 4-0.
    Takimi i dytë erdhi në janar të këtij viti në finalen e Superkupës së Spanjës, ku Barça fitoi 5-2.
    Forma aktuale e skuadrës katalanase i bën ata favoritë për të fituar finalen e Kupës së Mbretit, megjithëse është herët për të përjashtuar një fitore të Los Blancos.
    Në një intervistë përmes Diario AS, ish-mbrojtësi i Real Madrid tha:
    “Barça favorite? Po, por kurrë nuk mund të anashkalosh Madridin. Real-i është një ekip që qëndron gjithmonë në këmbë. Është në momente të vështira që ata tregojnë se sa vlejnë”, tha Pepe.