Sezonet e fundit kanë qenë sfiduese për Xhamal Musiala, 22 vjeç, një nga lojtarët e rinj më të talentuar të gjeneratës së tij. Lojtari i Bajern Mynih është detyruar të përballet me një sërë zhvillimesh.
Ndalesa e fundit erdhi gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube, në një përballje të ashpër me portierin italian Donaruma që i shkaktoi një frakturë të fibulës dhe një dëmtim të kyçit të këmbës duke e mbajtur jashtë fushave për 3 muaj. Sipas medias gjermane AZ, mesfushori sulmues i lindur në Shtutgart mund të rikthehet në fushë që në fund të vitit 2025.
Lamine Jamal është tani një yll i padiskutueshëm për Barcelonën, duke thyer rekorde për moshën që ka (18) duke u bërë një lojtar kyç për skuadrën e Hansi Flik. Një pagë bazë prej mbi 10 milionë eurosh neto, një kontratë prej 25 milionë eurosh e shtrirë në gjashtë vjet dhe bonuse të ndryshueshme që mund t’i çojnë të ardhurat e tij deri në 20 milionë euro neto nëse i përmbush të gjitha objektivat e tij.
Sipas Fichajes.net, Al-Hilal ofroi 400 milionë euro për kontratën e tij, me një kontratë shtatëvjeçare. Barça e mohoi ofertën dhe konfirmoi se Jamal nuk është në shitje./Sportiim.al/
Vazhdo leximin









