Tag: barazohet

  • Zyra të shtrenjta në Kulla

    Zyra të shtrenjta në Kulla

    Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qirave të zyrave në zonat qendrore. Kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të Bashkimit Europian dhe qëndron në krye të rajonit për çmime të larta. Pavarësisht rritjes së ofertës, ekspertët paralajmërojnë shtim të presionit ndaj çmimeve për shkak të ritmit të zhvillimit të projekteve dhe mënyrës së menaxhimit nga investitorët vendas, të cilë…

  • Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh! TVSH të barazohet për tregun e brendshëm

    Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh! TVSH të barazohet për tregun e brendshëm

    Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”. Teksa ka publikuar një video të një stani që në të cilin, sipas deputetit kishte vjet rreth 550 krerë dele e dhi, ai kërkon gjithashtu edhe që TVSH të barazohet për tregun e brendshëm për produktet bujqësore dhe blektorale.
    “PËR DELET DHE DHITË PËRSËRI
    QË MOS BOSHATISIM FRIGORIFERËT E BOTËS!
    Vjet këtu ishte një tufë me afërsisht 400 dele e 150 dhi;
    Edhe një vit më parë, edhe një vit para tij, 10 vite rresht kanë qenë këtu e kullosnin në dy luginat e Himarës që janë plot me bimësi.
    NUK DUA QË TË JETË AJO QË MENDOJ, SHPRESOJ TË KENË SHTEGTUAR LART NË MALE; NDRYSHE DO JETË SHUMË KEQ!
    Ajo që kam paralajmëruar po ndodh dhe këto lekët e censusit më mirë të blihen bagëti se censusi është i qartë nga stanet bosh.
    NDËRKOHË;
    TVSH PO ULERET; NESE NUK BARAZOHET PER TREGUN E BRENDSHEM-per cdo produkt blegtoral e bujqesor, VITIN TJETER DO KETE TE TJERE STANE BOSH; JANARI ESHTE SHUME SHUME LARG!”, shkruan deputeti.