Tag: barazisë

  • Shkelje në tenderat e rrugëve, SPAK mbyll hetimet për 6 ish- zyrtarë të ARRSH, zbardhen akuzat

    Shkelje në tenderat e rrugëve, SPAK mbyll hetimet për 6 ish- zyrtarë të ARRSH, zbardhen akuzat

    SPAK ka mbyllur hetimet për 6 zyrtarë të ARRSH, të cilët akuzohen për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dhe shpërdorim detyre.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bën me dije në njoftimin për mediat se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi.
    Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara nga SPAK, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.
    Ata akuzohen konkretisht për:
    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë, thotë SPAK.
    Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.
     

    Top Channel

  • Abuzim me tenderin 22 mln euro/ SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

    Abuzim me tenderin 22 mln euro/ SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. 
    NJOFTIMI I SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. 
    Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.
    Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.
    Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

  • Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)

    Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)

    SPAK ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
    Bëhet fjalë për një abuzim me tenderin rreth 22 mln euro për Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1.
    Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.
    “Janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë”, njofton SPAK-u.

    Kush janë 6 zyrtarët e ARRSH-së të marrë si të pandehur:

    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

  • “Dosja 5D”/ Ish-zyrtarja e Bashkisë shpallet fajtore për shkelje të barazisë në tendera, dënohen dhe katër të tjerë

    “Dosja 5D”/ Ish-zyrtarja e Bashkisë shpallet fajtore për shkelje të barazisë në tendera, dënohen dhe katër të tjerë

    Ish-zyrtarja e Bashkisë Tiranë, Englantina Zere, u shpall fajtore për shkelje të barazisë në tendera.

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me 8 muaj burg.
    Sikurse raporton Anila Hoxha, fajtorë u shpallën edhe Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati të cilët u dënuan me nga 6 muaj burg.
    Gjykata e Posaçme nuk ka dhënë pezullim të dënimit me burg në shërbim prove dhe punë të detyruar në komunitet.

    Top Channel

  • Banda ‘Balluku’/ Administratori i KESH, Erald Elezi merret i pandehur në SPAK, ja akuzat…

    Banda ‘Balluku’/ Administratori i KESH, Erald Elezi merret i pandehur në SPAK, ja akuzat…

    Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”,
    Një ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe Gentian Gjylit.  Hetimi nisi pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.
    SPAK nisi edhe hetimin pasuri ndaj 25 të dyshuarve, mes tyre 3 subjekte kompani. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohyën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit.

  • Një jetë mes burgut, pushtetit dhe thjeshtësisë/ Lideri i përulësisë dhe barazisë, ndahet nga jeta presidenti më “i varfër” në botë

    Një jetë mes burgut, pushtetit dhe thjeshtësisë/ Lideri i përulësisë dhe barazisë, ndahet nga jeta presidenti më “i varfër” në botë

    Ish-presidenti i Uruguajit, José “Pepe” Mujica, ka ndërruar jetë më 13 maj 2025 në fermën e tij në Rincón del Cerro, në periferi të Montevideo-s, pas një beteje të gjatë me kancerin e ezofagut.

    Ai ishte 89 vjeç dhe vdekja e tij u njoftua nga presidenti aktual i Uruguajit, Yamandú Orsi.
    Mujica, i njohur për jetesën e tij të thjeshtë dhe përkushtimin ndaj barazisë sociale, ka qenë një figurë e dashur dhe e respektuar në mbarë botën. Ish-guerril i grupit Tupamaros gjatë diktaturës ushtarake në vitet 1970, ai kaloi 14 vjet në burg, përpara se të bëhej president i Uruguajit nga 2010 deri në 2015. Gjatë mandatit të tij, ai promovoi reforma progresive, duke përfshirë legalizimin e kanabisit, martesat mes të njëjtit seks dhe legalizimin e abortit.
    Mujica ishte i njohur për jetesën e tij të thjeshtë, duke jetuar në një fermë të vogël dhe duke dhuruar pjesën më të madhe të pagës së tij për bamirësi. Ai shpesh theksonte se “pasuria është koha, jo paratë”, dhe se lumturia nuk varet nga pasuria materiale.
    Pas vdekjes së tij, qeveria e Uruguajit shpalli tre ditë zie kombëtare dhe organizoi një funeral shtetëror në nder të trashëgimisë së tij. Figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë presidentët Gabriel Boric të Kilit, Gustavo Petro të Kolumbisë, Claudia Sheinbaum të Meksikës dhe kryeministrin Pedro Sánchez të Spanjës, shprehën ngushëllimet e tyre dhe nderimet për Mujicën.
    José Mujica do të kujtohet si një lider që jetoi sipas parimeve të tij, duke u bërë një simbol i thjeshtësisë, përkushtimit ndaj barazisë dhe forcës së karakterit. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë në mbarë botën.

    Top Channel

  • Falja e gjobave, PD: Shkelje e Kodit Zgjedhor dhe e barazisë në garë në ditën e fundit të fushatës

    Falja e gjobave, PD: Shkelje e Kodit Zgjedhor dhe e barazisë në garë në ditën e fundit të fushatës

    Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate pasi Këshilli i Ministrave vendosi faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, përfshirë gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

    Në deklaratë theksohet se vendimi është në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës.
    Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
    Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
    I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.
    Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?! Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje? Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.
    Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.

    Top Channel

  • Zyrtarë të PS prapa hekurave/ Rama i kënaqur me punën e SPAK? Gur themeli që mund ta mbulojë llumi i kënetës, por…

    Zyrtarë të PS prapa hekurave/ Rama i kënaqur me punën e SPAK? Gur themeli që mund ta mbulojë llumi i kënetës, por…

    Kryeministri Edi Rama tha se jo vetëm është i kënaqur me punën e SPAK, por thekson është krenar, pasi falë reformës në drejtësi, që sipas tij është bërë nga PS, zyrtarë të lartë hetohen në mënyrë të pavarur. Në konferencën e përbashkët me shefen për politikë të jashtme të BE, Kaja Kallas, kreu i qeverisë deklaroi se “sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit”. Ai tha se hyrja në BE është e rëndësishme që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme.
    “Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë”, tha kryeministri.
    Edi Rama: Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.
    E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë.