Tag: barazisë

  • Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, paraqitet në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike

    Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, paraqitet në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë.

    Ai zbatoi masën e vendosur ‘detyrim paraqitje’ pranë policisë gjyqësore. Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e pezulloi nga detyra.
    Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.
    Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.
    Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

    Top Channel

  • Kush ishte Simone Veil? Një luftëtare për të drejtat e grave dhe paqen

    Kush ishte Simone Veil? Një luftëtare për të drejtat e grave dhe paqen

    Simone Veil ishte një nga figurat më të shquara të historisë moderne të Francës, një grua që la pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe angazhimit për të ruajtur kujtesën historike të Holokaustit.

    E lindur më 13 korrik 1927 në Paris, ajo përjetoi dramën e Luftës së Dytë Botërore kur familja e saj u deportua në kampet e përqendrimit nazist. Veil dhe familja e saj u dërguan në kampin e Auschwitz-it, dhe ajo humbi nënën dhe vëllain gjatë asaj periudhe të tmerrshme. Pas luftës, ajo bëri një karrierë të shkëlqyer dhe u angazhua si një avokate e zëshme për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e grave, shkruan KultPlus.

    Veil është më e njohur për ligjin që ajo promovoi dhe miratoi në vitin 1975, i cili legalizoi abortin në Francë. Ky ligj, i njohur si “Loi Veil”, ishte një fitore e madhe për lirinë e grave dhe shënoi një hap të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të grave në Francë dhe më gjerë. Ajo u bë një simbol i luftës për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, duke pranuar kritika dhe kundërshti të forta, por duke qëndruar e palëkundur në besimin e saj se çdo grua ka të drejtën për të bërë zgjedhje për trupin e saj.

    Pas përfundimit të mandatit si ministre e Shëndetësisë, Simone Veil u angazhua në politikën ndërkombëtare, duke u bërë presidentja e Parlamentit Evropian nga viti 1979 deri në 1982. Në këtë rol, ajo promovoi integrimin e Evropës dhe mbrojti vlerat e barazisë dhe të drejtësisë në kuadër të Bashkimit Europian. Angazhimi i saj për paqen dhe barazinë bëri që ajo të njihej si një grua që mbrojti një ideologji të fortë dhe të drejtë për të drejtat e njeriut dhe për lirinë. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin e “Presidentes e Shoqatës Franceze të Bashkisë për të Drejtat e Grave” për kontributet e saj të mëdha dhe për angazhimin në avancimin e barazisë gjinore në Francë.

    Pas vdekjes së saj më 2017, Simone Veil u varros me nderime në Panthéon, një vend që nderon personalitete të shquara të historisë franceze, duke i njohur kështu trashëgiminë dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në historinë e shoqërisë moderne.

    Veil ka mbetur një nga figurat më të respektuara dhe të dashura në Francë dhe në mbarë botën, duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme në fushën e të drejtave të njeriut, paqes dhe barazisë gjinore. Ajo është një shembull i fuqisë dhe guximit, që tregon se përpjekjet e një individi mund të ndihmojnë në ndryshimin e historisë dhe në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve./KultPlus.com

  • Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

    Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim.
    Por sipas Kodit Penal, ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar do t’i konvertohet dënimi me 60 orë punë në komunitet.
    Në lidhje me të njëjtën dosje, GJKKO shpalli të pafajshëm gjashtë të pandehur, ndërsa tre të tjerë patën të njëjtin fat me Qaton, pra u dënuan me nga gjashtë muaj burgim, por që u konvertohet në 60 orë punë në komunitet.
    Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së pas shkeljeve për tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK, Qato dhe vartësit e saj favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës.
    Shoqëria e favorizuar ishte krijuar formalisht në mënyrë që të fitonte procedurën, por në të vërtetë punimet do kryheshin nga një tjetër kompani, që referuar hetimeve ishte e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH.
    Sonila Qato dhe të pandehurit e tjerë në procesin e zhvilluar me procedurë të zakonshme, kanë mohuar akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi, por vetëm një pjesë e tyre arriti ta marrë.

  • Ministrja Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë

    Ministrja Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë

    Drafti i ri ligjor për Barazinë Gjinore u miratua dje unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale tha se “ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian”. “Hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet publike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ligji reflekton standardet europiane për garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfaqësimin e grave në çdo fushë vendimmarrëse”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu tha se ky është një moment domethënës në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane, për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
    Draftligji i ri garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Ai rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private, për arritjen e barazisë gjinore dhe trajtimit të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave, pjesëmarrjes dhe ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

  • Shkelje e barazisë në tendera/ SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyri

    Shkelje e barazisë në tendera/ SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyri

    Jonaid Myzyri

    TIRANË– Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri është marrë i pandehur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Myzyri është i pandehur për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale që dyshohet se është kryer në bashkëpunim. 
    Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, ndaj pritet që Myzyri të paraqitet në ditët në vijim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur zyrtarisht me akuzën.
    Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Në vitin 2023 është zhvilluar tenderi me disa lote për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil. Kanë qenë disa firma në garë, por shkelje të mëdha janë gjetur në lotet e Fierit dhe Vlorës.
    Megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga SPAK nëse është kjo çështja që ka vendosur Myzyrin nën akuzë./ZËRI

  • Shkelje me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të “Unazës së Re” në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH, si…

    Shkelje me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të “Unazës së Re” në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH, si…

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur dje hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë. Ndaj 6 zyrtarëve, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas SPAK, zyrtarët kanë shkelur ligjin në tenderin me vlerë 22 mln euro për “Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” në Unazën e Re në Tiranë, të shpallur më 14 qershor 2019 dhe firmosur më 22 tetor 2019. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Salillari SHPK– Bajrami N. SHPK Organi i akuzës i akuzon 6 zyrtarët se gjatë procedurës tenderuese kanë favorizuar kompaninë ‘Salillari’ të Pëllumb Salillarit për të fituar tenderin, së bashku me kompaninë tjetër “Bajrami N”, me pronar një personazh të njohur në Elbasan, Nafiz Bajramin, edhe pse nuk kishin ofertën më të mirë. Të gjithë operatorët konkurrues u përjashtuan nga kjo procedurë, përfshirë edhe atë me ofertën me vlerën më të ulët. SPAK bën të ditur se janë analizuar dhe administruar një sërë provash të rëndësishme, përfshirë dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, dosje të ofertave të dorëzuara, si edhe dokumentacionin e procedurave të ankimimit dhe vendimet përkatëse të Komisionit të Prokurimit Publik.
    Detajet
    Gjithashtu, janë marrë në pyetje shumë përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në procedurat e tenderimit, të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të hetimit. Po ashtu, janë sekuestruar dokumente zyrtare dhe janë administruar prova për disa procedura të tjera tenderuese të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021. Për këto procedura, hetimet vijojnë ende. Sipas SPAK, gjatë zhvillimit të kësaj procedure janë kryer shkelje të rënda të ligjit, nëpërmjet veprimeve të koordinuara mes zyrtarëve të pandehur, duke dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat ligjore të shtetit. “Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë. Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019. Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”, njoftoi SPAK
    Tenderi me “flamur të kuq”
    Tenderi për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, me vlerë 22 mln euro, është shoqëruar me një sërë shkeljesh që e kanë klasifikuar me flamur të kuq në sistemin e prokurimeve publike. Të gjithë operatorët konkurrues, përveç fituesit, janë skualifikuar, përfshirë ofertën me vlerën më të ulët. Për më tepër, procedura është anuluar dy ose më shumë herë para se të shpallej fituesi përfundimtar, përfshirë atë të shtator 2018 që u fitua nga kompania DH Albania, një kompani fantazmë, që krijoi një skandal në vend.  Në garë për marrjen e tenderit ishin edhe 7 kompani të tjera përveç Salillarit që e ka fituar tenderin me fond limit 22.5 milionë eurosh me një ofertë vetëm 1.2 milionë euro më pak, pra 21.3 milionë euro.
    Zyrtarët nën hetim nga SPAK edhe për shkeljet në Kardhiq-Delvinë
    5 nga zyrtarët që janë dërguar për gjykim, janë nën hetim nga SPAK edhe për abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Konkretisht, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Admir Pahumi. Dërguar për gjykim: Arbër Troka, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Miranda Shkurti, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Nikollaq Mihali, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Almir Hoxhaj, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Erjon Zemanaj, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Admir Pahumi, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

  • SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH: Dëmtuan shtetin!

    SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH: Dëmtuan shtetin!

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 22 mln euro që është dhënë në vitin 2019 për rehabilitimin e Unazës së Re.
    Njoftimi nga SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.
    Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.
    Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

  • Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë (EMRAT)

    Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë (EMRAT)

    Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë, të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.
    Siç SPAK njofton zyrtarisht, të pandehurit kanë kryer një sërë shkeljesh për disa procedura tenderimi të ARRSH-së. Këto të fundit, janë zhvilluar në një periudhë kohore 3-vjeçare. (2019-2021)
    Bëhet fjalë për:
    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

    Në njoftimin e SPAK, përmendet edhe një segment rrugor i Unazës së Re të Tiranës.
    “Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019. Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”, thotë Prokuroria e Posaçme.

  • Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

    Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

    Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
    Përmes një reagimi zyrtar, SPAK njofton se të pandehurit kanë kryer një sërë shkeljesh për disa procedura tenderimi të ARRSH-së.
    Këto të fundit, janë zhvilluar në një periudhë kohore 3-vjeçare, përkatësisht nga viti 2019-2021.
    Njoftimi i SPAK: 