Tag: barazisë

  • Zv.kryeministrja Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

    Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht për zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila u mor sot e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

    Në reagimin zyrtar, prokuroria e posaçme thotë se Balluku po hetohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
    Reagimi i SPAK: 
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
    Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.

    Top Channel

  • Zv.kryeministrja Balluku merret e pandehur/ SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

    Zv.kryeministrja Balluku merret e pandehur/ SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

    Reagimi i SPAK: 
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00

  • Sherr në Kuvend për përcaktimin e gjinive

    Sherr në Kuvend për përcaktimin e gjinive

    Projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët.
    “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin. Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani.

    “Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar”, u shpreh Ardit Bido. “Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim dy gjini, mashkull femër. Ju ftoj ti thërrisni arsyes. Se ky projektligj do prek fëmijët tanë”, tha Akil Pano. Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi një hap para mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

    Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues pa ndryshime.

  • Shkelje e barazisë në tendera/ Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

    Shkelje e barazisë në tendera/ Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

    Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.
    Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale.
    Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.
    SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.
    Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.
    Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022.
    Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

  • Maqedonia e Veriut, a po rrëshqet nga projekti europian në korniza etnike?

    Maqedonia e Veriut, a po rrëshqet nga projekti europian në korniza etnike?

    Strategjia është e qartë: zhvendosja e thelbit të barazisë, neutralizimi i rolit kushtetues dhe krijimi i një situate ku shqiptarët duken të barabartë, por në fakt janë të robëruar nga formaliteti dhe iluzioni. Me zgjedhjet lokale, Mickovski synon të krijojë “pashallëqe provinciale”, ku strukturat shqiptare shpërndahen në njësitë komunale, duke i dobësuar si subjekt integral politik.
    Nga Prof. Dr. Skender ASANI
    Në historinë e kombeve, ka momente që nuk lindin rastësisht, por si pasojë e përballjeve të mëdha ndërmjet idealit dhe interesit, ndërmjet vizionit të përbashkët dhe kalkulimit politik. Maqedonia e Veriut ndodhet sot në një prej atyre çasteve vendimtare që do të përcaktojnë fatin e saj për dekada me radhë. Proceset e integrimit europian, që duhej të ishin shprehja më e lartë e unitetit shtetëror, janë kthyer në arenë ku vlerësohet jo vetëm pjekuria politike, por edhe sinqeriteti i vizionit kombëtar. Në vend që të shërbejnë si udhë drejt bashkimit dhe reformës, ato po përdoren si instrumente për defokusim, ku barra e integrimit rëndon mbi shqiptarët, ndërsa përfitimet politike i korrin elitë që e shohin Europën vetëm si skenografi për legjitimitetin e tyre. Ky deformim i qëllimit strategjik rrezikon ta shndërrojë Marrëveshjen e Ohrit nga themel i bashkëjetesës në dekor të sistemit, nga dokument i barazisë në simbol të margjinalizimit të heshtur. Integrimi europian nuk mund të kuptohet si kalendar politik, as si garë për datat e negociatave, por si test moral dhe shtetformues për drejtësinë e brendshme të vendit. Vetëm një shtet që ka barazinë në ADN-në e vet, që i sheh shqiptarët jo si numër zgjedhor, por si faktor themelor të kohezionit, mund të ecë me dinjitet drejt Europës. Sepse Europa e vërtetë nuk fillon në Bruksel; ajo fillon këtu, në mënyrën se si një shtet respekton themelet e tij dhe trajton ata që e mbajnë gjallë shpirtin demokratik.
    Çdo moment historik që sfidon kombin nxjerr në pah dallimin midis vizionit shtetëror dhe kalkulimit politik. Sot, në Maqedoninë e Veriut, procesi i integrimit europian perceptohet dhe instrumentalizohet në mënyrë të njëanshme si mision i subjekteve politike shqiptare dhe jo si interes kombëtar dhe shtetëror. Një shtet që redukton projektin europian në korniza etnike ka dështuar të ndërtojë një bosht të përbashkët të identitetit politik dhe qytetar. Integrimi në institucionet euroatlantike duhet të ishte aks strategjik i shtetit, dhe jo dekor elektoral i një partie apo komuniteti. Përkundrazi, një politikë e koordinuar kërkon të defokusojë subjektin politik shqiptar nga kërkesat e tyre thelbësore kombëtare dhe kushtetuese. Përmes projekteve të vogla, premtimeve të pjesshme dhe angazhimeve teknike, largohet vëmendja nga çështjet kryesore: avancimi i statusit kushtetues të shqiptarëve dhe përfshirja e tyre e barabartë në strukturat shtetërore.
    Në këtë kontekst, nuk mund të mos vërehet tendenca e hapur e Kryeministrit Mickovski për të cenuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të grabitur kauzën shqiptare si mjet legjitimiteti politik. Nën retorikën e integrimit dhe stabilitetit fshihet një strategji për të ridimensionuar rolin kushtetues të shqiptarëve dhe për ta zhvendosur barazinë drejt një modeli simbolik. Me gjuhë të mbështjellë nga populizmi dhe politika e iluzioneve për barazi, Mickovski përpiqet të zhbëjë atë që brezat shqiptarë e kanë ndërtuar me mund dhe gjak.
    Ky projekt përfshin fragmentimin e forcave politike shqiptare, relativizimin e faktorëve kyç dhe minimin e çdo iniciative për konsensus kombëtar. Strategjia është e qartë: zhvendosja e thelbit të barazisë, neutralizimi i rolit kushtetues dhe krijimi i një situate ku shqiptarët duken të barabartë, por në fakt janë të robëruar nga formaliteti dhe iluzioni. Me zgjedhjet lokale, Mickovski synon të krijojë “pashallëqe provinciale”, ku strukturat shqiptare shpërndahen në njësitë komunale, duke i dobësuar si subjekt integral politik. Kjo fragmenton shqiptarët, i bën të pambrojtur në nivel nacional dhe pengon çdo mundësi që ata të jenë faktor vendimtar në mbrojtjen e kauzës kushtetuese dhe interesave kombëtare. Zgjedhjet lokale përdoren jo për demokraci, por për kontroll, përçarje dhe neutralizim.
    Historia, si dikur, po përsëritet. Brezat shqiptarësh ngritën flamurin e të drejtës për barazi dhe pjesëmarrje të plotë, dhe sot përballemi me tentativë për të shuar këtë flakë. Marrëveshja e Ohrit është gurthemeli i dinjitetit kombëtar, gardiani i së drejtës për barazi, dhe çdo përpjekje për ta shndërruar në dekor simbolik është sulm ndaj identitetit dhe trashëgimisë shqiptare. Në sfidat e sotme, çdo lëvizje merr peshën e vet historike. Nuk është koha për deklarata të thjeshta, por për analizë të kujdesshme, dallim të asaj që shihet dhe asaj që fshihet nën sipërfaqe. Shqiptari i sotëm duhet të veprojë me strategji të matur, vendosmëri dhe unitet, duke mos lejuar që tendencat për fragmentim, manipulim ose relativizim të deformojnë thelbin e barazisë dhe legjitimitetin e së drejtës kushtetuese. Vetëm kështu mund të ruhet fryma e Ohrit dhe të krijohet gurthemeli i sigurt për veprime të mëtejshme që sfidojnë çdo përpjekje për të shndërruar kauzën kombëtare në iluzion formal.
    Nëse sot subjekti politik shqiptar nuk ngulmon fuqishëm për avancimin kushtetues të çështjes shqiptare, nesër do të jetë vonë. Historia nuk pret; ajo kërkon veprime vendimtare. Çdo njëqindvjeçar sjell lëkundje të reja etnike dhe gjeopolitike në Ballkan, dhe shqiptarët e kanë ndjerë këtë: nga ndarjet territoriale dhe diskriminimet kushtetuese, e deri tek përpjekjet për asimilim institucional.
    Integrimi europian i Maqedonisë së Veriut nuk duhet të shërbejë si alibi për të fshehur mungesën e barazisë reale. Ai duhet të jetë projekt shtetëror i përbashkët, ku çdo komunitet shihet si bashkëthemeltar, jo si figurant. Çdo integrim i pjesshëm do të mbetet vetëm dekor diplomatik, duke mbuluar pabarazinë strukturore dhe vonesën e shtetit në kuptimin e barazisë kushtetuese.
    Koha kërkon që elita shqiptare politike të dalë nga roli i pjesëmarrësit dhe të marrë rolin e formuesit të procesit. Pa shqiptarët si faktor kushtetues i barabartë, Maqedonia nuk mund të jetë europiane, funksionale apo e drejtë. Kush mendon se mund të shtyjë pafund zgjidhjen e çështjes shqiptare, duhet të kujtojë: proceset mund të shtyhen, por jo të ndalen. Historia rikthehet gjithmonë për të kërkuar atë që politika ka harruar. Shqiptarët duhet të jenë ata që e shkruajnë këtë histori.
    Është koha që integrimi i Maqedonisë së Veriut të kthehet në projekt kombëtar të përgjegjësisë së përbashkët, dhe jo në dekor elektoral që fsheh padrejtësitë strukturore. Subjektet politike shqiptare duhet të artikulojnë vizionin e tyre kushtetues dhe shtetformues, jo si kërkesë etnike, por si kusht për stabilitet dhe europianizim të shtetit. Vetëm një Maqedoni ku shqiptarët janë të barabartë në Kushtetutë mund të jetë pjesë e Europës, jo në letra, por në frymë.
    Në përfundim, proceset e integrimit nuk janë thjesht procedura burokratike; ato janë betejë për të ardhmen, test i drejtësisë dhe barazisë reale. Kur Marrëveshja e Ohrit shndërrohet në dekor, kur integrimi bëhet marketing dhe shqiptarët reduktohen në figurantë të teatrit politik, lind kërcënim i thellë, sidomos kur liderë si Mickovski tentojnë ta “kidnapojnë” kauzën shqiptare për legjitimitet personal. Kjo nuk është retorikë populiste; është tradhti ndaj sakrificave historike. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të jenë pjesë e një skene që mohon vendimmarrjen dhe barazinë. Koha për veprim është tani: të rikthehet Marrëveshja e Ohrit në frymën e saj kushtetuese, të imponohen aksione shtetërore ku barazia është e panegociueshme. Moslejimi i heshtjes sot është shpëtimi i së ardhmes nesër. Vetëm me unitet të palëkundur, strategji të matur dhe vendosmëri të guximshme, shqiptarët mund të ruajnë fuqinë, të mbrojnë trashëgiminë dhe të sigurojnë se kauza e tyre nuk do të shndërrohet kurrë në iluzion.
    Shkup, 23 tetor 2025

  • Shkelje e barazisë në tenderë/ GJKKO dënon me mbi 1 vit burg Denis Xholin, përjashtohet 5 vite nga funksionet publike

    Shkelje e barazisë në tenderë/ GJKKO dënon me mbi 1 vit burg Denis Xholin, përjashtohet 5 vite nga funksionet publike

    denis xholi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-zyrtarin Denis Xholin. Ish-zyrtari është gjetur fajtor për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. SPAK kishte nisur hetimet që nga viti 2022, ndërsa është përjashtuar nga funksionet publike për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë, dënimi me burgim do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
    Vendimi i plotë i GJKKO-së:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.
    Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale
    “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    -Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.
    -Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
    Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
    Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Kush është Denis Xholi, i dënuar edhe për korrupsion në zgjedhje?
    Denis Xholi, është një nga bashkëpuntorët e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
    Por Xholi nuk është emer i padëgjuar, pasi ai ka qenë i dënuar me 1 vit burg në 2021. Ai aso kohe është akuzuar për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. 
    Denis Xholi dhe Albjon Çeku  kapën me shuma monetare dhe materiale që dyshoheshin se shërbenin për blerje votash. Arrestimi i tyre erdhi pas një përplasjeje në qytetin e Dibrës, ku Xholi dhe Çeku u kapën nga kandidati i Partisë Demokratike, Luan Haka, dhe mbështetës të PD-së./ZËRI

  • Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

    Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka emëruar Charlotte Schneider Callejas, një grua transgjinore, si “Zëvendësministre” për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë.

    Schneider, lindur në Kubë u diplomua në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Havanës dhe është specializuar në “Studime Feministe dhe Gjinore” nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë.

    Ardhja e Charlotte Schneider në ministrinë e zëvendëskryeministrisë shkaktoi kritika të forta në mediat sociale, ku vihet në dyshim emërimi i një burri për të përfaqësuar gratë, në një ministri që, për më tepër, nuk duhet të ekzistojë, shkruajnë mediat vendase.

    Ndërkohë, emërimi i Juan Carlos Florián Silva në fillim të gushtit si Ministër i Barazisë shkaktoi një valë reagimesh në mediat sociale dhe në sektorë të ndryshëm politikë, si për shkak të së kaluarës së tij si aktor pornografik, ashtu edhe për shkak të disa deklaratave të tij publike.

  • Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

    Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

    Një ish-yll pornografik do të bëhet ministri i ri i barazisë në Kolumbi, një zgjedhje e diskutueshme mes një vale ndryshimesh në qeverinë e majtë të Presidentit Gustavo Petro.

    Juan Carlos Florian – i cili ka pranuar publikisht se ka ofruar shërbime seksuale në të kaluarën dhe ka qenë krijues përmbajtjesh pornografike – është emëruar në këtë ministri, e cila u krijua në vitin 2023 për të garantuar aksesin në programet sociale për grupet vulnerabël, tha një zyrtar i qeverisë kolumbiane për AFP-në.
    Krijimi i një ministrie barazie ishte një premtim fushate nga Zëvendëspresidentja Francia Márquez, gruaja e parë me ngjyrë që mbante këtë pozicion në historinë e Kolumbisë.
    Francia Márquez ishte emëruar në krye të ministrisë së barazisë, por dha dorëheqjen në shkurt për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin kolumbian, duke e akuzuar atë për “racizëm” brenda qeverisë. Ajo u pasua nga Carlos Rosero, i cili më vonë u akuzua nga Presidenti Petro se po përpiqej të shkarkonte nënsekretarin e atëhershëm Juan Carlos Florian. Rosero u akuzua gjithashtu për shkarkimin e një zyrtari që ishte gjithashtu një ish-aktore pornografike.
    Gustavo Petro, i cili u zgjodh president i Kolumbisë në qershor 2022, e paraqiti ministrin e ri të barazisë si një “aktor pornografie” që punoi me të kur ai ishte kryetar i bashkisë së Bogotës dhe kishte krijuar një “sindikatë të punonjësve të seksit” në Francë, ku jetoi për një kohë. Florian dhe të tjerë më pas “u dëbuan nga Parisi”, pretendoi ai.
    “Isha më shumë sesa thjesht një aktor pornografie”, i tha Juan Carlos Florian gazetës El Espectador në janar, pas trazirave për emërimin e tij si nënsekretar. “Kam më shumë se 20 vjet përvojë profesionale në organizata të ndryshme ndërkombëtare bashkëpunimi dhe kam mbajtur poste publike”, theksoi ai.
    “Puna seksuale është një punë si çdo tjetër dhe nuk mund t’i sulmosh ata që e praktikojnë atë” dhe “të mbështesësh familjet e tyre në këtë mënyrë”, shpjegoi Florian, duke shtuar se e konsideron veten “anëtar të klasës punëtore”.

    Top Channel

  • Pabarazia në Shqipëri dhe rezistenca e “elitave”

    Pabarazia në Shqipëri dhe rezistenca e “elitave”

    Nga Ben Andoni
    Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e shumave të mëdha të parave janë vetëm një dritare, ku ne shohim të materializuar pabarazinë skajore në vend. Pasuri të frikshme të krimit (pjesa më e madhe ardhur nga hiçi) dhe të zyrtarëve, të cilat nuk justifikohen dot as me moshën, rrogat, përfitimet e as me tagrin shtetëror dhe as me punët e nivelin intelektual, na përplasen para syve për çdo ditë. Të kërkosh barazinë e mundësive në Shqipëri është po kaq paradoksale saç ndodhi me pak individë nga klasat e të pasurve që kërkonin mirëkuptim nga regjimi komunist i pas Luftës së Dytë Botërore. Drejtorokracia që e goditi kryeministri me një hyrje alla Ramë ishte një aspekt se ku arrin sot papërgjegjshmëria por edhe të shtang papërgjegjshmëria dhe pasuria e ofiqarëve të administratës. Kësaj i shtohet luksi fals i vajzave dhe njerëzve të show dhe i çdo lloj turboje tjetër që na e përshfaq pabarazinë në një aspekt tjetër, ku krimi jeton me hilen, shfaqjen kallpe në media dhe kinse pasurinë e vajzave që na presin rrugën çdo ditë në kryeqytet me super makinat. Kjo e fundit është modeli më i ndyrë (fryrë dhe nga kolegë), kur mendon përkorja e shoqërisë shqiptare dhe sakrificën e madhe të brezave të tërë shqiptarësh për një lloj barazie dhe demokracie. Në fakt, studiuesi Piketty e pranon se është rrugë e gjatë për vendosjen e barazisë, por ndërsa në vende ku kapitali është zot kërkon aksione të mëdha emancipuese nga pushteti dhe përpjekje të vazhdueshme nga poshtë prej popullit, tek ne po triumfon anarkia dhe mungesa e çdo lloj morali dhe mungesa e angazhimeve. Padrejtësia është kudo. Barazia pakkund.
    “Kërkimi i demokracisë ideale, që nuk është gjë tjetër veçse prirje drejt barazisë politike, prirje drejt barazisë në të gjithë format e saj (sociale, ekonomike, arsimore, kulturore, politike) është një proces ende në vazhdim dhe i papërfunduar”, shkruan tek “Histori e shkurtër e Barazisë”, Thomas Piketty.
    Shqetësimi për vendin, ku po jetojmë, lidhet me mënyrën sesi po ndahet pasuria por edhe pse jeta e njerëzve të thjeshtë dhe e klasës së mesme po bëhet kaq e vështirë. Ndaj largimi në masë është vetëm një aspekt, kurse apatia e përgjithshme dhe humbja e shpresës e bëjnë një nga kombet më vitalë dhe ish-rinorë si Shqipëria tashmë të kërruset krejt nga dhimbja. Ekonomistët e vendosin thelbin te sistemi fiskal, politikanët te reformat ndaj informalitetit dhe ndihmës për turizmin dhe infrastrukturën, që çdo vit po zhgënjejnë. Për këtë të fundit të mjafton realiteti i shkuarjes në Shkodër të kuptosh paradokset, por Rama dhe të tijët vazhdojnë me ëndrrën evropiane të vitit 2030, kurse opozita është dorëzuar tashmë edhe në narrativë. Cinizmin e dorëzimit e gjen tek deputetët e saj në parlamentin e ri që e shprehin hapur, madje edhe me një sintaksë të mjerë rrugësh.
    Paradoksalisht, ekonomia rritet ndërsa pabarazia po ashtu. Statisticienët e dinë mirë se PBB-ja s’është tregues absolut për zhvillimin. Të dhënat e fundit nga Eurostat e ngrenë edhe më shumë alarmin: Shqipëria rreshtohet në vendin e parë në Evropë për përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimin e thellë social. Rreth 42% e popullsisë shqiptare (referim i vitit 2023), “pothuaj mbi 1 milion qytetarë jetojnë në kushte të varfërisë së rëndë, të paaftë për të përballuar të paktën 7 nga 13 tregues të privimit ekonomik dhe social, si pagesat e qirasë apo kredive, pushimet minimale vjetore, ushqimi bazë, ngrohja, ose ndërrimi i mobilieve të vjetra”, referon Altax.al. Në të njëjtin vlerësim, situata është tejet e vështirë për ne krahasuar me vendet e tjera në Ballkan: Mali i Zi (34.1%), Maqedonia e Veriut (32.6%), Serbia (30%) – shifra që tregojnë se Shqipëria e ka imediate rikonceptimin rrënjësor të politikave ekonomike dhe fiskale. Po ashtu, vendi ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm dhe jo si më sot me pa barazi të theksuar, me mungesë reformash dhe me një sistem fiskal që shpërndan jo drejt, mendojnë specialistët. Këta të fundit theksojnë se: vendi ynë mbetet një shembull domethënës i një sistemi fiskal që, në vend t’i zbusë pabarazitë, shpesh i përforcon. Referuar raportit “Barra Tatimore në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor 2024”, vendi ynë ka një nga strukturat më regresive të taksimit në rajon, me një ndikim modest në uljen e pabarazisë dhe varfërisë. Kësaj i shtohet informaliteti në çdo gjë dhe pasiguria në tregun e punës. Të mendosh se edhe në institucione shtetërore, punonjësi nuk merr pagesat siç duhet (Referimet për Air Albania mes të tjerave) konform kontratave, atëherë kupton se pabarazia në Shqipëri është tashmë një normalitet. Dhe, kësaj i bashkohet kaosi sesi po menaxhohet vendi ynë ose mungesa e prioriteteve: Nuk merr fund problemi i ujit të pijshëm në vend që me ngrohjen globale do përcjellë edhe më shumë vështirësi për popullatën, veçanërisht atë të varfrën. Betonizimi i madh i kryeqytetit dhe i disa qyteteve kryesore po zhduk çdo individualitet të Tiranës & Co; kurse zvogëlimi i hapësirave të gjelbra po manifestohet në shëndetin e jetës së përditshme; kanalizimet dhe përpunimi biologjik i ujërave të zeza mbeten më shumë se shqetësim; ndotja e ajrit në Tiranë dhe qytetet kryesore ka kuota alarmante; kurse ndotja akustike në Tiranë ka kapur nivele të paimagjinueshme, madje edhe në orët e shenjta të prehjes biologjike (natën se dreka nuk llogaritet më); shtojmë mbrojtjen e lumenjve nga inertet dhe derdhjen e tyre në Adriatik; e shtuar edhe akset kryesore të vendit të amortizuara frikshëm…Të gjitha (ka edhe më) si faktorë peshojnë në këtë pabarazi të madhe.
    Pabarazia e të ardhurave në vendet e Evropës Lindore është kudo e dukshme, por ndryshon me vende si Shqipëria dhe Kosova që e përjetojnë këtë në nivele më të larta se të tjerat. Starti demokratik pas komunizmit nuk ishte i njëllojtë, kurse kudo u pa një rritje e pabarazisë së të ardhurave ndërsa ekonomitë e tregut u zhvilluan. Qeverisja e atëhershme e PD-së ka lënë ende pasoja që qeverisjet socialiste i shumëfishuan. Ndërkohë është e habitshme se vende me elita politike shoqërore, që kanë treguar probleme, siç është rasti i Bullgarisë dhe Rumanisë kanë pabarazi më të lartë, krahasuar me vende të tjera më të kujdesshme si Sllovakia dhe Çekia, të cilat ruajnë nivele relativisht më të ulëta pabarazie. Literatura rreshton një sërë faktorësh të tillë si: zhvillimi ekonomik, globalizimi dhe forca e shteteve të mirëqenies sociale që ndikojnë në këto trende.
    Në të gjithë qerthullin shqetësuese mbetet mënyra sesi po sillet elita jonë politiko-sociale, ku për 35 vite u soll shumë keq me rishpërndarjen e pronës, një proces kompleks i ndikuar dhe nga momenti historik, manovrimet politike, të cilat kanë lënë me gisht në gojë shumë nga pronarët realë. Pasojat mijëra të vrarë. Ndërkohë që një sërë nga kinse elitat tona shfrytëzuan paqartësitë dhe boshllëqet ligjore për të mbrojtur asetet e tyre ekzistuese ose për të fituar të reja gjatë privatizimit, shpesh në kurriz të përfitimeve më të gjera shoqërore. I kemi pasur para syve sesi, manovra strategjike dhe ndikimi politik shpesh çuan në korrupsion dhe nepotizëm, ku shumë nga “elitat” përfituan dukshëm në kurriz të publikut. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon ende deri me problemet me regjistrimin e pronës, pretendimet e mbivendosjes të tokës dhe mospërputhjet midis bazave të të dhënave të tokës. Por zgjidhja shpesh komplikohet, kurse trashëgimia e kësaj rezistence të elitës së sotme vazhdon ta formësojë peizazhin socio-ekonomik të rajonit, në një trend që e gjen në literaturë edhe për vende të tjera të Ballkanit.
    Shqipëria politike (dhe prej më pak se 20 vitesh dhe Kosova) duhet ta lerë argumentimin bosh të politikanëve dhe të rrugëtojnë drejt barazisë, po për këtë i duhet shteti social dhe taksimi progresiv, bash gjëra që klasa politike “bën sikur nuk i di”. Ndërkohë, duhet të jetë pak më e kujdesshme me kinse pasunarët, të cilët po përfundojnë në SPAK dhe sidomos indiferencën ndaj barazisë. Atë që na shfaq një klasë të pamëshirë ndaj dy klasave të tjera dhe rezistencën e një kinse elite që ka mbërthyer gjithçka në vend. (Homo Albanicus)
     

  • Shkelje e barazisë në tendera, Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e KPP

    Shkelje e barazisë në tendera, Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e KPP

    Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për paraqitje” për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP.
    Kreu i KPP, Jonaid Myzyri mbërriti paraditen e së hënës në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton masën e “pezullimit nga detyra” dhe atë të “detyrimit për paraqitje”.
    Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.