Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet
Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.
Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.
Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.
“Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.
Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.”
Tag: barazisë
-

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet
-

Gjokutaj kundër SPAK: Akuzat ndaj Ballukut janë një farsë ligjore
Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.
Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.
Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.
“Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.
Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.” -

“Barazia Gjinore” votohet nesër në Kuvend! Aktivistja e LGBT: Historike! Këshilli Ndërfetar: Të ruhet familja dhe morali
TIRANË-Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, i cili nxiti shumë polemika pritet të votohet nesër në Kuvend në seancën e radhës. Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik. Teksa liston qëllimet e këtij projektligji, Xheni Karaj thekson se barazia gjinore është një detyrim kushtetues, një standard europian dhe një vlerë kombëtare që duhet të nxisë përgjegjësinë e të gjithëve pa asnjë kompromis.
Postimi i Xheni Karaj
Nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik! Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme projektligjin “Për Barazinë Gjinore” (2025), një instrument që forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të vendit për garantimin e barazisë reale gjinore për të gjithë gratë dhe burrat në Shqipëri. Projektligji “Për Barazinë Gjinore” sjell një sërë përmirësimesh thelbësore ligjore, që synojnë arritjen e barazisë reale dhe jo vetëm formale në shoqërinë tonë, duke krijuar mekanizma konkrete zbatimi, monitorimi dhe llogaridhënieje. Projektligji “Për Barazinë Gjinore” pritet të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2008 dhe përfshin koncepte më të avancuara të barazisë gjinore dhe mbrojtjes nga diskriminimi. Forcon mbrojtjen për gratë dhe burrat në vendin e punës, në sektorin publik dhe privat. Krijon një sistem të qartë koordinimi ndërinstitucional për garantimin dhe mbikëqyrijen e objektivave të barazisë gjinore. Fuqizon mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet. Parashikon sanksione më të forta për moszbatim dhe diskriminim të përsëritur me bazë gjinore. Njeh dhe vlerëson punën e papaguar të kujdesit.
Promovon ndarjen më të drejtë të përgjegjësive familjare dhe barazinë në përfaqësim politik e institucional. Forcon edukimin për barazinë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në të gjitha nivelet e administratës publike. Ky projektligj forcon respektin, dinjitetin dhe drejtësinë ndaj të drejtave themelore të njeriut, si vlera themelore demokratike, të pandashme, të patjetërsueshme dhe universale për çdo qytetar dhe qytetare. Nesër është dita që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të tregojnë se Shqipëria është një vend i rrënjosur në vlerat kushtetuese, demokratike dhe evropiane. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë në unanimitet miratimin e këtij projektligji, duke lënë pas fushatat e dezinformimit dhe duke qetësuar shoqërinë përmes votës për të vërtetën, transparencën dhe dinjitetin njerëzor. Barazia gjinore është një detyrim kushtetues, një standard europian dhe një vlerë kombëtare që duhet të nxisë përgjegjësinë e të gjithëve pa asnjë kompromis!
Edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar sërish në lidhje me qëndrimin e tyre kundër, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”, i cili do të votohet ditën e nesërme, me propozim të mazhorancës socialiste. Në një deklaratë për shtyp, Këshilli Ndërfetar thekson se qëndrimi i tyre vjen në rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Deklaratë për shtyp
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”. KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. -

Shkelja e barazisë në tendera, opozita kërkon interpelancë urgjente me Belinda Ballukun
Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.
Të premten SPAK njoftoi marrjen të pandehur të Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr. 167 dhe 181 të vitit 2024), ka rezultuar se në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur procedura në datën 22.06.2021, me fond limit rreth 190 milionë euro, janë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure.
“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.Top Channel
-

Shkelja e barazisë në tendera, nga ministrja Balluku te Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Ka vijuar komunikimi i akuzave për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”.
Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.
Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prençi asaj iu parashtruan faktet për të cilat dyshohet. Për zëvendëskryeministren njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kjo përballje me organin e akuzës është vetëm një proces.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme thotë se Balluku është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, hetim ky i bashkuar me një tjetër të nisur një vit më parë.Top Channel
-

Shkelja e barazisë në tendera/ Nga ‘koka’ Balluku te Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Ka vijuar komunikimi i akuzave për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”. Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve.
Raportohet se personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.
Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prençi asaj iu parashtruan faktet për të cilat dyshohet. Për zëvendëskryeministren njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kjo përballje me organin e akuzës është vetëm një proces.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme thotë se Balluku është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, hetim ky i bashkuar me një tjetër të nisur një vit më parë. -

Abuzimet me tenderat, ja emrat e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut
Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve. Mësohet se personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prençi asaj iu parashtruan faktet për të cilat dyshohet.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme thotë se Balluku është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, hetim ky i bashkuar me një tjetër të nisur një vit më parë.
-

Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën
Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.
Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai shoqërohej nga avokati i tij. Pas disa minutash brenda në SPAK, ai ka dalë duke mos dhënë asnjë koment për mediat.
Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.
Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prenci asaj iu parashtruan faktet për të cilat dyshohet.
Për zëvendëskryeministren njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kjo përballje me organin e akuzës është vetëm një proces.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme thotë se Balluku është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, hetim ky i bashkuar me një tjetër të nisur një vit më parë.Top Channel
-

SPAK hap hetimin për Belinda Ballukun për shkelje të barazisë në tendera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije zhvillimet më të fundit në kuadër të një hetimi penal që përfshin ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e aksit rrugor Orikum–Himarë. Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se i është komunikuar akuzë për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.Njoftimi i plotëSPAK njofton akuzën për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

SPAK reagon zyrtarisht: Belinda Balluku merret e pandehur për shkelje të barazisë në tendera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.Lexo edhe :Related Posts
SPAK ka sqaruar se Belinda Balluku është marrë e pandehur për procedurat e tenderit të Llogarasë.NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.
/vizionplus.tv