Komunitetet fetare në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin e tyre për disa përkufizime dhe nene në projektligjin “Për barazinë gjinore”, të cilat, sipas tyre, bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare.
Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar më 23 shtator 2025, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë – i përbërë nga pesë komunitetet kryesore fetare në vend – analizoi projektligjin në fjalë përmes një grupi pune me ekspertë të fushave përkatëse.
Në përfundim të takimit, komunitetet theksuan rëndësinë e përkufizimit të qartë të termit “gjini”, duke e lidhur atë me gjininë biologjike të përcaktuar në lindje: burrë dhe grua. Ata e konsideruan këtë si themelin mbi të cilin është ndërtuar struktura shoqërore dhe familjare shqiptare.
“Përkufizime si ‘identitet gjinor’ apo ‘shprehje gjinore’ krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim,” thuhet në deklaratë. Komunitetet riafirmuan mbështetjen për barazinë dhe mosdiskriminimin, por kërkuan që kjo të bëhet pa cënuar vlerat tradicionale dhe besimin fetar.
Ata i bënë thirrje institucioneve që të marrin në konsideratë këto shqetësime dhe theksuan se përkufizimi binar burrë–grua është ende në përputhje me legjislacionin e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Tag: barazinë
-

Komunitetet fetare kundër përkufizimeve të reja në ligjin për barazinë gjinore: Të ruhet gjinia biologjike si bazë ligjore
-

Takimi në OKB, Begaj: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.
Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme.
Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.
Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën. -

30-vjetori i Konferencës së Katërt Botërore për Gratë/ Presidenti Begaj, i pranishëm: Veprime të matshme dhe…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres.
“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.
Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme. Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.
Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën. -

Begaj në OKB: Barazia gjinore, çelës për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohej koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres.
“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim.
Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.
Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme.
Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se “ Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë”.
Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30- vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën. -

Begaj në OKB: Të shfrytëzojmë kohën për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres.“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, – theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.
Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme.
Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se “ Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë”.
Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën. -

Presidenti Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Begaj konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. “Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi presidenti, ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme. Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.
Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën.
-

Projektligji për “Barazinë Gjinore” ndez debat, Albana Osmani: Deformim i thelbit të qenies njerëzore
Projektligji i fundit për “Barazinë Gjinore”, që tashmë është depozituar në parlament, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Drafti i përfunduar sjell një ndryshim të dukshëm nga versioni fillestar, duke zgjeruar konceptin e gjinisë si një nocion “gjithëpërfshirës”. Kjo nënkupton njohjen ligjore të identiteteve gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë-grua dhe të drejtën e individëve për të deklaruar hapur shprehjen e tyre gjinore. Ky formulim i ri është parë si një hap drejt përputhjes me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, por në të njëjtën kohë ka ndezur polemika të forta.
Ndër figurat publike që janë shprehur hapur kundër, është edhe prezantuesja Albana Osmani. Në një postim të gjatë, ajo ka theksuar se projektligji nuk duhet të kalojë, pasi sipas saj përfaqëson “deformim të vlerave familjare dhe të natyrës njerëzore”.
Ajo ka shtuar se roli i prindërve si burim i jetës dhe themel i familjes po vihet në pikëpyetje nga “axhenda të imponuara”, dhe ka ngritur pyetjen nëse qytetarët janë pyetur apo konsultuar për një ndryshim kaq të madh ligjor.
Në përfundim të reagimit, Osmani deklaroi se personalisht nuk do ta votonte kurrë një projektligj të tillë. Sipas saj, ky hap nuk përbën modernizim, por rrezikon të ardhmen e brezave të rinj. Ajo e lidh këtë zhvillim edhe me figurat historike që kanë mbrojtur identitetin kombëtar, duke paralajmëruar se shoqëria shqiptare po vihet përballë një prove të vështirë. -

Jo më vetëm burrë dhe grua, çfarë përmban projektligji i ri për Barazinë Gjinore
Tradicionalisht në Shqipëri, përcaktimi gjinor ligjor ka qenë i kufizuar në dy kategori: burrë dhe grua. Por një ndryshim thelbësor po propozohet përmes projektligjit të ri “Për Barazinë Gjinore”, i cili aktualisht ndodhet në Kuvend. Drafti final përmban një qasje gjithëpërfshirëse, që hap rrugën për njohjen ligjore të identiteteve gjinore, përtej konceptit klasik.
Si ndryshoi përkufizimi
Fillimisht, kur projektligji u hodh për konsultim publik në mars 2025, përkufizimi ishte i qartë dhe i ngushtë: Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem.
Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që ligji të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore, por të përfshinte identitete të tjera, siç ndodh në shumë vende perëndimore që kanë njohur realitete gjinore më të larmishme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi këtë propozim, dhe në versionin përfundimtar, tanimë termi “gjini” merr një kuptim të ri juridik: Gjini, sipas këtij ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.

Ky ndryshim është reflektuar edhe në nene të tjera të ligjit, duke e bërë të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një modifikim gjuhësor, por për një ndryshim konceptual dhe ligjor që njeh kategori gjinore përtej burrit dhe gruas.
Megjithatë, ligji nuk përfshin një listë konkrete të gjinive jo-binare, duke lënë të hapur interpretimin dhe zbatimin praktik.
Në debatet ndërkombëtare, janë identifikuar deri në 70+ identitete gjinore, nga më të zakonshmet si jo-binare, queer, apo agjinor, deri tek kategori më të veçanta. Njohja juridike e këtyre identiteteve mund të jetë sfiduese për zbatimin praktik të ligjit, sidomos në aspektin e kuotave dhe përfaqësimit institucional.

Një nga risitë e projektligjit është përcaktimi i përfaqësimit të detyrueshëm gjinor në institucionet publike dhe private, nga 30% deri në 50%. Kjo vlen për: Pushtetin legjislativ, Pushtetin ekzekutiv, Pushtetin gjyqësor, Administratën publike qendrore dhe vendore, Sektorët privatë me ndikim.
Ndonëse projektligji për Barazinë Gjinore shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së komuniteteve gjinore jo-binare në kuadrin ligjor shqiptar, në të njëjtën kohë, ngre pyetje serioze për zbatimin praktik, sidomos në raport me kuotat e përfaqësimit dhe strukturat institucionale ekzistuese. Pyetja që mund të ndezë debatin është: Si do të funksionojë kuota gjinore kur gjinive nuk u dihet më numri.
Në një sistem me vetëm dy gjini (burra dhe gra), ndarja është e qartë: p.sh., 30% gra, 70% burra ose 50%-50%. Por nëse ligji njeh më shumë se dy gjini, atëherë ndarja kuotore bëhet matematikisht e pamundur, nëse secilës duhet t’i garantohet një minimum përfaqësimi (p.sh., 30%).
Nëse miratohet në këtë formë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që njeh ligjërisht identitete gjinore përtej burrit dhe gruas, duke hapur rrugën për debat të gjerë shoqëror dhe institucional mbi identitetin, barazinë dhe përfaqësimin real./ tvklan.al
-

Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë
Shqipëria vijon të përballet me boshllëqe të dukshme në arritjen e barazisë gjinore, siç thekson Raporti i Komisionit Evropian 2024, ku evidentohen mangësi në përfaqësimin e grave në politikë, në tregun e punës dhe në harmonizimin e kuadrit ligjor me standardet e BE-së.Projektligji i ri për barazinë gjinore, i cili është ende në diskutim në Kuvend, synon t’i japë zgjidhje këtyre problematikave përmes një kornize të re ligjore dhe mekanizmash të detajuar zbatimi.Ndikimi financiar i kësaj nisme përllogaritet në rreth 911 milionë lekë për periudhën 2025–2034, ose rreth 0.03% të PBB-së, shpenzime që do të mbulohen kryesisht nga buxhetet ekzistuese të institucioneve publike.Kostot lidhen me ngritjen e strukturave funksionale për barazinë gjinore, trajnimin e administratës publike, ekspertizë të jashtme, analiza dhe fushata ndërgjegjësimi. Në këtë proces përfshihen ministritë, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe strukturat e specializuara për çështjet gjinore, të cilat do të duhet të planifikojnë burime financiare dhe njerëzore shtesë.Nga ana tjetër, projektligji pritet të ketë efekte të dukshme ekonomike afatgjata.Sipas relacionit të dërguar në Kuvend, synon të lehtësojë hyrjen dhe qëndrimin e grave në tregun e punës, të ulë hendekun gjinor në paga dhe të rrisë përfaqësimin e tyre në sektorë tradicionalisht të dominuar nga burrat, si teknologjia, energjia apo ndërtimi.Punëdhënësit, si në sektorin publik edhe privat, do të duhet të përshtatin praktikat e rekrutimit, pagave dhe politikave të balancimit punë-jetë, çka pritet të sjellë diversitet më të madh dhe produktivitet më të lartë.Në nivel makroekonomik, rritja e fuqisë punëtore të grave do të zgjerojë bazën e kontributit ekonomik dhe do të nxisë inovacionin, ndërkohë që synimet afatgjata për rritjen e pronësisë së grave mbi pasuritë e paluajtshme dhe zgjerimin e mbështetjes financiare për bizneset e gjelbra e digjitale drejtuar grave, pritet të kenë efekt pozitiv edhe në zhvillimin rajonal dhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë.Projektligji është konceptuar si një reformë 10-vjeçare, me objektiva deri në vitin 2035, duke përfshirë institucionalizimin e buxhetimit gjinor, rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje dhe përmirësimin e ekuilibrit punë-jetë për të dy gjinitë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Plani për barazinë gjinore 2025–2030 drejt finalizimit: Bashkia Elbasan mbyll konsultimet publike
Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për ndërtimin e një bashkie gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, Bashkia Elbasan zhvilloi sot takimin përmbyllës për finalizimin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (PVVBGJ) 2025–2030.
Takimi u mbajt në sallën multifunksionale të bashkisë dhe mblodhi rreth tryezës grupin e punës ndërinstitucional, përfaqësues të UN Women Shqipëri, shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë lokalë, si pjesë e procesit të konsultimit publik për dokumentin strategjik.Ky plan është hartuar në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, si dhe në përputhje me Kartën Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në Jetën Vendore.
Bashkia Elbasan vlerësohet si një ndër bashkitë model në Shqipëri për përfshirjen aktive dhe të strukturuar të parimeve të barazisë gjinore në politikat dhe buxhetimin vendor, një angazhim që lidhet ngushtësisht me standardet e integrimit evropian.
“Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore dhe një standard demokratik, por edhe një parakusht për zhvillim të qëndrueshëm. Ky plan është një reflektim i qartë i përkushtimit tonë për t’i kthyer këto parime në politika konkrete që përmirësojnë jetën e çdo qytetari dhe qytetareje,” theksoi Asim Sula, Nënkryetar i Bashkisë Elbasan dhe kryetar i grupit të punës.
Plani përfaqëson një dokument të rëndësishëm programor, i treti në radhë i hartuar nga Bashkia Elbasan, dhe synon të avancojë më tej, fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje, parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe integrimin gjinor në çdo politikë dhe buxhet vendor.Dokumenti është hartuar me mbështetjen teknike të UN Women Shqipëri, në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore II”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky dokument strategjik është më shumë se një plan veprimi, ai është një angazhim konkret institucional, që shpreh vullnetin politik dhe administrativ të Bashkisë Elbasan për të garantuar barazi reale mes grave dhe burrave, jo vetëm në ligj, por edhe në praktikë.
Bashkia Elbasan ka dëshmuar ndër vite se barazia gjinore nuk trajtohet si një çështje dytësore, por si pjesë thelbësore e qeverisjes së mirë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.
Përmes këtij plani, Bashkia synon të thellojë përfshirjen gjinore në të gjitha politikat publike, duke promovuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të sigurt për gratë, vajzat, djemtë dhe burrat, si aktorë të barabartë në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për komunitetin.