Tag: barazinë

  • Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

    Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

    Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
    Nënkryetari i PD. Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj, sa i përket ligjit për barazinë gjinore.
    Gjatë një interviste në News 24, Boçi nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    Sipas numrit dy të forcës më të madhe opozitare, PD-së i është mohuar e drejta nga mazhoranca në përzgjedhjen e kandidatit të Avokatit të Popullit.
    Por Boçi shton se dhe PD-ja nuk ka qenë e qartë në qëndrimet e saj, lidhur me kandidatin për këtë institucion.
    Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas.
    Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur. Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD i ka mbrojtur si kauzat e veta.
    Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur.
    Për gjëra që jam brenda dhe i përjetoj duhet të më besoni. Avokati i popullit institucion duhet të ketë përfaqësim nga opozita. PD e ka dëshmuar një sjellje të tillë kur ka marrë kandidat nga PS, Igli Totozani dhe të njëjtën mënyrë sjellje kërkonim nga mazhoranca.
    Nuk ka pasur të drejtë opozitë të përzgjedhë kandidatin e saj. Urdhri brenda partisë të firmosej kushdo kandidat që paraqiste kërkesën e tij, dëshirën ti jepej një firmë para selektim, selektimi është faza e dytë.
    Në këtë aspekt ishte mungesë serioziteti nga marrëdhënia me mazhorancën. Është një proces i propozuar nga PD për mënyrën si zgjidhen anëtarët e AMA-s. Mazhoranca kërkon një proces zgjedhës. Do dërgojmë 6 kandidatura. Në fund mbeten dy dhe votohen në seancë.
    Nga PS luhet në nivele dhelpre. Ka të drejtë Auloni se në një qëndrim politik duhet të kishim një sjellje të caktuar. Kjo ishte një e metë e këtij procesi. E njëjta mënyrë që u dështua si proces para 3 vitesh. Sjellje kaq fraktare e mazhorancës që kërkon të marrë dhe Avokatin e Popullit. PD tërhoqi gjithë firmat.

  • Nga shpopullimi te ligji për barazinë gjinore, Boçi: Qëndrimi i PD është real dhe i vendosur

    Nga shpopullimi te ligji për barazinë gjinore, Boçi: Qëndrimi i PD është real dhe i vendosur

    Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se selia blu ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj sa i përket ligjit për barazinë gjinore. Ai nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    “Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas. Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur.
    Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD I ka mbrojtur si kauzat e veta. Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur”, tha ndër të tjera Boçi.

  • Boçi: Nga shpopullimi te barazia gjinore, qëndrimi i PD ka qenë i fortë dhe…

    Boçi: Nga shpopullimi te barazia gjinore, qëndrimi i PD ka qenë i fortë dhe…

    Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj sa i përket ligjit për barazinë gjinore.
    Gjatë intervistës, në një studio televizive Boçi nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    “Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas. Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur. Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD I ka mbrojtur si kauzat e veta. Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur”, tha ndër të tjera Boçi.

  • Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që…

    Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që…

    Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që përplasi politikën dhe shkaktoi protesta do të hyjë në fuqi pa firmën e Presidentit
    Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit. Afati kushtetues që presidenti Bajram Begaj të firmoste ka mbaruar, duke bërë që kreu i shtetit ta kalojë në heshtje një prej ligjeve që ka shkaktuar debatet më të mëdha javët e fundit. Ky vendim i Presidentit që duket si një “bindje” e Begajt nga kryeministrit Edi Rama (qeverisë) për ligjin vjen pasi një grup qytetarësh dhe aktivistësh i kërkuan përmes protestave edhe pasi Kuvendi e miratoi që të mos e dekretonte. Kthimin mbrapsht të ligjit ia kërkoi edhe opozita, përmes një letre të firmosur nga 12 gra deputete që e konsideroi draftin e miratuar si antikushtetues dhe që cenon të drejtat e njeriut, me qëllim kryesor shkatërrimin e familjes.
    Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”,  thuhet në kërkesë. Ligji u kundërshtua nga komunitetet fetare dhe shoqata “Pro familjes”, ndërsa përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë dhe shumë organizata të shoqërisë civile që advokojnë barazinë gjinore e përshëndeten nismën e qeverisë shqiptare.
    Çfarë ka ndodhur?
    Më 6 nëntor Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës draftin “Për barazinë gjinore”, ndërsa kundër votuan 36 deputetë të opozitës dhe nuk pati asnjë abstenim. Në parim sipas mazhorancës që e propozoi dhe miratoi, ligji është i standardeve më të larta, garanton barazi mes burrit e gruas dhe ndalon diskriminimin me bazë përkatësinë gjinore, në fushë sociale, politike apo ekonomike. Pra heq të gjitha dallimet, përjashtimet, kufizimet me bazë gjinore dhe mos njohje të të drejtave të një gjinie të caktuar. Por termi që i çoi në pozicione krejtësisht të kundërta palët dhe krijoi ndarjen e madhe ishte kuptimi i gjinisë. Gjinia, në nenin 4 pika “ë” të ligjit të miratuar, përkufizohet “Gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë”. Pra gjinia si kontekst social dhe jo e lindur si sinonim i seksit.
    Me këtë koncept duket sikur lihet jashtë realiteti biologjik dhe bazohet në sjellje. Kjo sipas kundërshtuesve të këtij ligji, kryesisht opozitës, lë hapësira që në të ardhmen të shtohen gjini të tjera, disa thonë deri në 72 e të tjerë edhe më shumë. Por qeveria thotë se ligji e ka të qartë konceptin binar të gjinisë: vetëm burrë dhe grua. Një tjetër term që ka ndarë është ai i përkatësisë së shumëfishtë gjinore që në ligj shpjegohet si “Ndërlidhja dhe kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”. Disa e interpretojnë si hapje për njohjen e më shumë gjinive por hartuesit e ligjit e lidhin këtë term me rastet kur një person mund të diskriminohet për disa arsye njëkohësisht: si gjinia, etnia, mosha, aftësia e kufizuar apo prejardhja shoqërore. Nëse do të ketë problematika tashmë do ta vendosë zbatimi në praktikë e ligjit, i cili do të hyjë në fuqi shumë shpejt vetëm 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, që pritet në ditët në vijim.  

  • Presidenti Begaj dekreton në heshtje, ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti Begaj dekreton në heshtje, ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kaluar në heshtje ligjin “Për barazinë gjinore”.
    I nxitur pas një sërë polemikash lidhur me këtë ligj, duket se presidenti Begaj ka zgjedhur të mos shprehë asnjë qëndrim publik duke dekretuar ligjin në heshtje.
    Ligji u miratua në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro dhe 36 kundër.
    Polemikat mbi këtë ligj nisën javë më parë, teksa mazhoranca dhe opozita interpretonin në mënyra të ndryshme disa nene të ligjit.
    Në debatin për këtë ligj u përfshinë edhe disa nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, si kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, por edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
    Lidhur me këtë ligj u shprehën qëndrime edhe nga përfaqësusit e komuniteteve fetare në Shqipëri, por edhe shumë figura të njohura publike.

  • Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti Bajram Begaj e kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore.
    Konflikti politik për këtë akt ishte aq i madh, sa në qendër të debatit u përfshinë edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
    Polemika lidhej me mënyrën se si palët interpretonin disa nene të ligjit: sipas opozitës, ato garantonin me ligj të drejta për komunitetin LGBTIQ+, ndërsa mazhoranca socialiste argumentonte se akti ishte një kërkesë e Bashkimit Europian.
    Begaj preferoi të mos shprehte asnjë qëndrim publik për ligjin, duke e dekretuar atë në heshtje.
    Kujtojmë se një pjesë e madhe e figurave publike e fetare kërkuan që ligji të miratohej me referendum, por diçka e tillë nuk ndodhi.

  • Gjin Gjoni: Koha për referendum dhe rezistencë ndaj këtij regjimi!

    Gjin Gjoni: Koha për referendum dhe rezistencë ndaj këtij regjimi!

    Gjin Gjoni: Koha për referendum dhe rezistencë ndaj këtij regjimi!
    Deputeti i PD, Gjin Gjoni ngriti alarmin për atë që e cilësoi si rrezikim të vlerave dhe traditave shqiptare, duke akuzuar mazhorancën se me ligjin e ri për “barazinë gjinore” synon të godasë binaritetin natyror burrë–grua. Ai paralajmëroi se vendi po shkon drejt një “narkodiktature” të bazuar në korrupsion, pastrim parash dhe kapje të institucioneve, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin nismën për referendum dhe të bashkohen në përpjekjen për të “çmontuar tiraninë” që sipas tij ka bashkuar partinë me shtetin.
    Gjin Gjoni: Në rrezik vlerat dhe traditat tona më të çmuara. Ne duhet të ngrihemi, të qëndrojmë për vlerat familjare që kanë qenë dhe janë themeli i ekzistencës tonë si komb. Ligji për ‘barazinë gjinore’ që u miratua nga mazhoranca, u shkrua për të goditur binaritetin natyror gjinor burrë-grua. Novelisti i famshëm George Orwell ka thënë: Gjuha politike është bërë për të bërë gënjeshtrat të tingëllojnë si të vërteta dhe vrasjet të duken të pa të respektueshme. Asgjë nuk përputhet më shumë se me këtë përshkrim nga mënyra se si u promovua ky ligj për barazinë gjinore. Prandaj mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë që çdo shqiptar duhet të bëjë për të anulluar ligjin e miratuar.
    Shqiptarët duhet t’u thuhen të vërtetat, por siç ka thënë Vaslav Havel, e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti. Dhe e vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë, në një kundërvlerë të demokracisë. Të gjitha këto mbrapshti dhe shkelje, këto skandale e afera korruptive, si ajo e Ballukut dhe e Ramës, ato kërkojnë t’i mbulojnë, t’i fshehin me propagandë dhe duke mos lejuar opozitën të bëjë punën e saj. Por ne s’do t’i lejojmë.
    Ndaj jemi këtu në këtë komunikim të parë me njerëzit pas zgjedhjeve disi i vonuar dhe për këtë duhet t’ju kërkojmë një ndjesë të fortë publike të gjithë demokratëve, por edhe diasporës, për të bërë transparencë, për të rezistuar dhe për të ndalur këtë regjim. Çmontimi i kësaj tiranie, ku partia dhe shteti janë bërë njësh, të bazuar në krimin e organizuar, në pastrimin e parave, në korrupsion, të bazuar në asgjësimin e votës dhe hapësirave të opozitëve, kërkon sakrificën tonë, të ne deputetëve në radhë të parë, por kërkon bashkimin e çdo shqiptari.

  • Ligji për Barazinë Gjinore/ Gjoni bën thirrje për referendum

    Ligji për Barazinë Gjinore/ Gjoni bën thirrje për referendum

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, propozoi sot gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së para kryeministrisë, kryerjen e një referendumi për të rrëzuar ligjin për Barazinë Gjinore.
    Gjin Gjoni: Duhet të ngrihemi, të qendrojmë për vlerat familjare që kanë qenë dhe janë themeli i ekzistencës tonë si komb….Prandaj mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë që çdo shqiptar duhet të bëjë për të anuluar ligjin e miratuar. Shqiptarët duhet tu thuhen të vërtetat, por e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti dhe e vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë, në një kundërvlerë të demokracisë.

  • Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

    Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, propozoi sot gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së para kryeministrisë, kryerjen e një referendumi për të rrëzuar ligjin për Barazinë Gjinore. 
    Gjin Gjoni: Duhet të ngrihemi, të qendrojmë për vlerat familjare që kanë qenë dhe janë themeli i ekzistencës tonë si komb….Prandaj mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë që çdo shqiptar duhet të bëjë për të anuluar ligjin e miratuar. Shqiptarët duhet tu thuhen të vërtetat, por e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti dhe e vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë, në një kundërvlerë të demokracisë. 

  • Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.

    Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
    “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
    Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.