Tag: barazimi

  • Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    5 Tetor 2025

    22:57

    Telesport

    Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Celta Vigo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në La Liga.
    “Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, falë autogolit të Carl Starfelt. Suedezi i pafat, dërgoi në rrjetë pasimin brenda zonës të Pablo Barrios.
    Në minutën e 40-të, Atletico mbetet me një lojtar më pak, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u largua nga fusha.
    Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të me të zakonshmin Iago Aspas. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Besa nuk di të fitojë, Lushnja barazimi i 5-të

    Besa nuk di të fitojë, Lushnja barazimi i 5-të

    Java e 5-të në Kategori të Parë u hap me takimin e luajtur në Luz të Vogël në orën 16:00.

    Ndonëse pjesa e parë prodhoi dy gola të bukur nga Fabian Beqja për verdhezinjtë dhe veterani Mikel Canka për verdhjeshilët, në të dytën nuk u regjistrua asnjë gol tjetër çka do të prishte ecurinë e dobët të skuadrës së Shpëtim Duros apo morinë e pafund të Lushnjës. Ky takim u mbyll 1-1.

    Kjo ndeshje pa të rikthehej edhe arbitri Eldorjan Hamiti me ndërkombëtarin që vërshelleu shumë herë e pati një moment jo aq të qartë te një penallti e dhënë e të padhënë për kavajasit në të 60′-ën.

    Ndërkohë pas pak supersfida Skënderbeu- Laçi (19:00). Java plotësohet nesër me katër takimet e orës 16:00.

    Vazhdo leximin

  • Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

    Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

    Dy javë, dy barazime ndaj ekipeve pretendente në Kategori të Parë. Kjo është Lushnja e teknikut Erion Xhafa e cila fillimsht barazoi në transfertë 0-0 ndaj Pogradecit dhe këtë fundjavë ndali Skënderbeun në “Roza Haxhiu” 1-1.

    Ky takim u ndoq dhe nga presidentja e klubit lagunar njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa.

    Pas takimit ajo ka shkruar në rrjete sociale:

    Sefa shkruan:

    “Nga Lushnja vs Skënderbeu 1-1!

    Ndeshje e fortë, kundër një rivali pretendent! Një barazim jo për tu hedhur tej, përkundrazi! Shpresojmë që skuadra të rritet edhe më shumë për të qenë aty ku e duan dhe e meritojnë tifozët tanë të mrekullueshëm!”/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Barcelona ngec ndaj Rayo Vallecano, Joan Garcia iu jep një pikë katalanasve (video)

    Barcelona ngec ndaj Rayo Vallecano, Joan Garcia iu jep një pikë katalanasve (video)

    31 Gusht 2025

    23:31

    Telesport

    Barcelona nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Rayo Vallecano, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Katalanasit gjetën golin me Lamine Yamal në minutën e 40-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
    Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti. Lamine Yamal merr topin, ne një super qetësi, e dërgon atë në rrjetë. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër.
    Ndërkohë që të gjithë u habitën pse nuk pati ndërhyrje të VAR për këtë rast. Mediat spanjolle raportojnë se VAR nuk mundi të ndërhynte në rastin e penalltisë sepse sistemi ishte jashtë funksionit në stadiumin e Rayo Vallecano. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Barcelonën.
    Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit, por Joan Garcia ishte në super formë sot, duke bërë disa pritje shpëtimtare. Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 67-të, ku Fran Perez i harruar totlaisht nga mbrojtja e Barcelonës, dërgon topin në rrjetë pas krosimit në zonë nga goditja e këndit. Edhe pas golit të barazimit, vendasit ishin më aktiv në fushë dhe iu afruan edhe golit të avantazhit, por Joan Garcia tha “jo”. Rezultati përfundimtar 1-1. Barcelona lë pikë që në javën e tretë.
    SHIKOGOLAT

  • Thirrja e fortë nga Braçe: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

    Thirrja e fortë nga Braçe: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

    Kontrolli i një produkti bujqësor duhet të nisë që tek fara e më pas të përfundojë tek tezga e markatës. ”Nuk funksionon gjëja me polic gjithmonë, duhet të funksionojë edhe me financë”, thotë Erion Braçe, deputet i PS-së.
    ”Informaliteti në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë ka ardhur gjithnjë në rritje, dhe fajin për këtë e ka vetë ministria e financës e cila para se të merrte vendime për të ndryshuar skemën e TVSH-së, duhet të bënte llogaritë me pas dhe letër. Bleva 100 lekë produkt në import dhe hyra në Shqipëri kam 20%TVSH e konvertojmë në 20 lekë, dal në treg me 120 lekë dhe 20 TVSH pra funksionon barazimi i TVSH dhe kështu dalim 24 lekë-20 lekë=4 lekë atëherë përse unë duhet të blej produktin vendas? Kur e marr më lirë atë të importit”, tha Braçe.

    Me një skemë TVSH ku qumështi më i lirë është ai importi se sa ai vendas, industria braktisi blegtorin shqiptar, për të shkuar tek ai serb. Zgjidhja sipas Braçes ka qenë gjithnjë në tavolinë dhe ajo është barazimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në shitje dhe në blerje. Por mendimi shkon edhe përtej TVSH-së, duke përmbysur formën e subvencionimit.

  • Barazimi me Serbinë dhe Letoninë, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s

    Barazimi me Serbinë dhe Letoninë, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s

    Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit në kuadër të Botërorit 2026. Konkretisht barazimi 0-0 me Serbinë dhe 1-1 kundër Letonisë. Pikërisht mungesa e fitoreve është reflektuar edhe në pozicionimin e fundit të publikuar nga FIFA.
    Tashmë, Shqipëria ka rënë me dy vende, nga 66-të në të 68-të. Është fakt se pas kualifikimit për në Kampionatin Europian të mbajtur verën e kaluar, kuqezinjtë e kanë ulur “stekën” e rezultateve. Në “timonin” e Sylvinhos, pozicioni më i mirë i Brojës me shokë përkoi me shkallën e 59-të.
    Shqipëria do të zbresë sërish në fushën e blertë në datën 9 shtator, kundër Letonisë, në stadiumin “Air Albania”. Ndërsa më pas do vijojë me duelet karshi Serbisë në transfertë, po ashtu dhe kundër Andorrës dhe e mbyll duke pritur Anglinë në Tiranë.

  • “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    10 Qershor 2025

    23:32

    Telesport

    Shqipëria nuk shkoi më shumë e barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen katërt kualifikuese për kuqezinjtë për Kupën e Botës 2026. Pas këtij barazimi, i cili zbeh shumë shanset për të mbajtur vendin e dytë, kanë folur për mikrofonin e “Supersport”, disa nga protagonistët kryesor të takimit.
    “Jemi të mërzitur shumë, pasi nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë kemi akoma. Ekipet e vogla si Letonia mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje dhe ta bëjnë shumë të vështirë të krijosh raste.
    “U zgjuam vonë në pjesën e dytë dhe nuk ishim të përgatitur mirë nga ana mendore. Duhej të ishim më të përqendruar. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar. Duhet të marrim pikët e plota në fushën tonë ndaj Letonisë”, tha Strakosha.
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë dhe nuk na lanë shumë hapësira. Kur të kthehemi në shtator, duhet një Kombëtare tjetër”, tha Asllani.

  • Merr fund ëndrra për kualifikimin në Botëror, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Letonisë

    Merr fund ëndrra për kualifikimin në Botëror, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Letonisë

    Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Letonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Me rezultatin e marrë sot, për fat të keq mund të themi që Kombëtarja jonë i ka dhënë fund shpresave për të zënë vendin e dytë në grup.
    Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
    Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë. UEFA në faqen e saj zyrtare e quajti autogol dhe jo gol të Manaj.
    Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, edhe pse kuqezinjtë dominuan lojën, nuk arritën dot të gjenin golin e avantazhit. As zëvendësimet e bëra nga Sylvinho, nuk dhanë ndonjë rezultat efektiv. Rezultati përfundimtar, Letoni-Shqipëri 1-1. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Serbia bëri detyrën në shtëpi duke fituar 3-0 ndaj Andorrës.
    Pas 4 ndeshjesh, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Serbia renditet e treta me 4 pikë, por ka dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Vendi i parë mbahet nga Anglia me 9 pikë, ndërsa Letonia në vendin e katërt me 4 pikë dhe mbyll Andorra me 0 pikë.

  • “Po të shënonim penalltinë, ndeshja mbaronte 3-0 për ne”, Gjimshiti: Barazimi është keqardhja ime më e madhe

    “Po të shënonim penalltinë, ndeshja mbaronte 3-0 për ne”, Gjimshiti: Barazimi është keqardhja ime më e madhe

    Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 përballja mes Shqipërisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje ku kuqezinjtë patën shanset e tyre, të cilat fatkeqësisht nuk arritën t’i finalizonin me tundjen e rrjetës. Fitorja ishte vetëm 11 metra larg për ekipin tonë kombëtar, por portieri serb ia doli të priste penalltinë e gjuajtur nga Rei Manaj në fund të pjesës së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e takimit kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”.
    Gjimshiti: “Barazimi është keqardhja ime më e madhe. Me atë penallti, nëse do ta jepnim gol, kjo ndeshje përfundonte 2, ose 3 me 0 për ne. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Kishte shumë presion. Vetëm me këtë zemër, duke lënë gjithçka në fushë, kemi kënaqësinë të luajmë. Shehu më befasoi në grumbullimin e parë në stërvitje. I kam pyetur djemtë: “Ku ka luajtur ky”? Sot të gjithë janë për t’u përgëzuar. Edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, ashtu si luaj te Atalanta. Por duhet të respektojmë taktikën e zgjedhur. Kemi shumë lojtarë me cilësi në sulm. Ishte pak rrezik të luanim në këtë mënyrë në sulm. I thashë çunave që sa herë të merrni topin, hyni një kundër një. E pamë që e bëri Broja me Pavloviçin. Vetëm kështu mund të realizojmë këtë ëndërr për të shkuar në Botëror”./Sport Ekspres/

  • Spanja me 8 bileta të UEFA-s, Sociedad mbetet jashtë Europe

    Spanja me 8 bileta të UEFA-s, Sociedad mbetet jashtë Europe

    Tani është zyrtare: Real Sociedad nuk do të marrë pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Barazimi midis Rayo Vallecano dhe Real Betis i ka mbyllur përfundimisht llogaritë, duke i penguar baskët të arrijnë vendin e tetë në renditje, i vlefshëm për akses në Ligën e Konferencës.

    Pas humbjes në shtëpi kundër Celta Vigo (0-1) që tashmë kishte vulosur lamtumirën e tyre nga Liga e Evropës, skuadra e Imanol Alguacil kishte vetëm një shpresë të zbehtë për të arritur në Konferencë. Por barazimi midis Rayo dhe Betis, i kombinuar me përplasjen direkte midis Rayo dhe Mallorca në ditën e fundit – e cila do të garantojë që të paktën një nga të dyja të kalojë 48 pikë – e ka përjashtuar matematikisht Real Sociedad nga kupat.

    Një goditje e rëndë për klubin e San Sebastian, i sapoardhur nga pesë pjesëmarrje radhazi evropiane. Formati i ri i UEFA-s, me LaLiga që do të jetë në gjendje të krenohet me tetë ekipe të kualifikuara falë zgjerimit të Ligës së Kampionëve, e bën vendimin edhe më të hidhur.

    Vazhdo leximin