Flamurtari në ndeshjen e tretë radhazi në shtëpi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1. Pasi kaloi Bylisin erdhi barazimi me Tiranën ndërsa sot u ndal nga Vora duke sfumuar për të dytën herë mundësinë për t’u bashkuar me skuadrat e mesit të tabelës.
Në përballjen e javës së 13-të ishte skuadra e Morieros e cila kalo përpara me Todorovskin në të 34-ët. Mbrojtësi ndoqi një aksion nga e majta dhe shfrytëzoi në makimum rastin e paarqitur për të shënuar. Megjithatë Vora barazoi pa u mbyllur pjesa e parë.
Një top i humbur nga Trashi, rivenja anësore e më pas gabimi i Kantakis që dhuron një top Barjamajt. Mesfushori hedh një top drejt portës teksa devijimi i topi kthehet në asist për Kasallën i cili përshëndet rrjetën për 1-1 (40′).
Në pjesën e dytë edhe pse inisiativa mbeti te kahu i kuqezinjëve, raste pati edhe Vora por deri në fund shifrat nuk ndryshuan.
Vazhdo leximin









