Tag: barazime

  • Një mini cikël thuajse perfekt, Allegri kalon valën e parë, tani tifozët ëndërrojnë titullin

    Një mini cikël thuajse perfekt, Allegri kalon valën e parë, tani tifozët ëndërrojnë titullin

    6 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në 10 javë, 21 pikë nga 30 të mundshme. Në shtëpinë e “djallit” është koha për të bërë llogari, 10 ndeshje janë mjaftueshëm për të dalë në një përfundim, sigurisht jo përfundimtare, por ky është një minicikël që Allegri e kaloi me sukses. Nga Napoli, Fiorentina e Roma, 3 fitore ndaj 3 rivalëve me peshë, 9 pikë të plota brenda në shtëpi, por Milan i tij nuk ka zhgënjyer as në transfertë, 2 barazime të rëndësishme ndaj Juves dhe Atalantës. Vetëm 1 hap falas në 10 javë, në sfidën e parë ndaj Cremoneses.
    Këto janë shifrat e Allegrit në këtë rikthim të tij në Milano, e të mendosh që këtë valë të parë Allegri e kaloi duke bërë llogari me shumë mungesa të rëndësishme. Pjesën më të madhe të këtij fillim sezoni e ka kaluar në kushte emergjence, pa lojtarë si Pulisic, Rabiot, Loftus-Cheek, Estupinan, Tomori, Saelemaekers, Nkunku, Jashari etj, por sërish nuk u dorëzua duke mbajtur hapin e ekipeve si Napoli, vetëm një 1 pikë larg kreut dhe po aq sa Inter, 21 pikë. Allegri dhe stafi i tij, kërkojnë dhe një sforco të fundit nga lojtarët, të kalojnë me sukses edhe sfidën kundër Parmës, por të përgatitur më pas me qetësi derbin kundër Inter. Pauza që sjellin ekipet përfaqësuese i jep kohën e duhur për të rikuperuar plotësisht të gjithë grupin e lojtarëve.

    Në fillim, kur Allegri zbarkoi në Milano, objektivi kryesor i vendosur nga drejtuesit e klubit ishte rikthimi në Champions League, por ky objektiv me sa duket i rri ngushtë tifozëve të “djallit”, në sytë e tyre, referuar edhe këtij fillimi sezoni, ku ekip mund të konkurrojë me kohë të plotë në garën për titull në Serie A.
    Për këtë çështje u pyet edhe presidenti Scaroni: “A është ky Milan për titull? Këtë nuk e di, por di të them që ky Milan të bën që zemra të rrahë fort”, u shpreh bosi kuqezi.
    Sigurisht është ende herët të flitet për titull, por pa diskutim ky ekip i ka të gjithë mjetet për ta luajtur këtë lojë, fundja askush nuk ka bërë më mirë se sa ata deri në këtë pikë të sezonit.
    ()

  • Conte dhe “makthi” i Ligës së Kampionëve. Nga Juve te Napoli, shifrat janë të pamëshirshme

    Conte dhe “makthi” i Ligës së Kampionëve. Nga Juve te Napoli, shifrat janë të pamëshirshme

    Te Napoli diçka nuk shkon, kjo është e qartë. Mund të jenë afrimet e shumta të reja në merkaton verore, ndoshta tepër për Antonio Conte. Ndoshta ndryshimi i modulit të lojës. Pastaj vijnë dëmtimet e shumta, mungesa e grintës dhe njëfarë relaksimi pas suksesit të madh të sezonit të kaluar. Edhe forca e rivalëve ka ndikuar, pa harruar një dozë fati të keq.
    Humbja turpëruese ndaj PSV tregoi gjithashtu limitet e vetë trajnerit, i cili historikisht ka pasur vështirësi në Europë, veçanërisht në Champions League. Statistikat e tij flasin vetë: Conte në 45 ndeshje si trajner në Champions ka 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje. Pra, mesatare prej 1.38 pikësh për ndeshje.
    Me Juventusin: 14 ndeshje (6 fitore, 4 humbje, 4 barazime).
    Me Chelsea: 8 ndeshje (3 fitore, 2 humbje, 3 barazime).
    Me Interin: 12 ndeshje (3 fitore, 5 humbje, 4 barazime).
    Me Tottenhamin: 8 ndeshje (3 fitore, 2 humbje, 3 barazime).
    Me Napolin: 3 ndeshje (1 fitore, 2 humbje).
    Rezultati më i mire? Çerekfinalet e edicionit 2012-2013 me Juven (u eliminua ndaj Bayernit). Dy herë të tjera arriti në 1/8 finale, me Chelsea (2017/18, eliminuar nga Barcelona) dhe Tottenham (2022/23, eliminuar nga Milani). Në pjesën tjetër të rasteve është eliminuar që në fazën e grupeve. Në Europë, Conte mbetet një trajner që “lundron”, por nuk shkëlqen.

  • Cambiaso karikon Juventus: Shumë barazime këtë sezon, por duhet të jemi të durueshëm

    Cambiaso karikon Juventus: Shumë barazime këtë sezon, por duhet të jemi të durueshëm

    6 Tetor 2025

    10:12

    Telesport

    Barazimi pa gola ndaj Milan ishte i tretë në kampionat për Juventus, i pesti radhazi për bardhezinjtë, që mbeten ende të pamposhtur në Serie A. Për Andrea Cambiaso, ky rezultat nuk ishte ai që priste.
    “Pesë barazime radhazi janë shumë, por duhet të ecim përpara me entuziazëm, që duhet ta kemi në çdo moment”, tha Andrea Cambiaso.
    “Nuk prisja asgjë ndryshe në sulm. Patjetër që mund të kishim bërë më shumë, të kishim krijuar më shumë. U përpoqëm, por nuk ia dolëm”, shtoi më tej mbrojtësi bardhezi.
    Në fund, Cambiaso tha: “Milan, krahasuar me fillimin e sezonit, ka arritur një fazë të shkëlqyer mbrojtëse. Dje ata luajtëm një fazë të mirë mbrojtëse dhe nuk na lanë shumë hapësira“.

  • Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

    Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

    Dy javë, dy barazime ndaj ekipeve pretendente në Kategori të Parë. Kjo është Lushnja e teknikut Erion Xhafa e cila fillimsht barazoi në transfertë 0-0 ndaj Pogradecit dhe këtë fundjavë ndali Skënderbeun në “Roza Haxhiu” 1-1.

    Ky takim u ndoq dhe nga presidentja e klubit lagunar njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa.

    Pas takimit ajo ka shkruar në rrjete sociale:

    Sefa shkruan:

    “Nga Lushnja vs Skënderbeu 1-1!

    Ndeshje e fortë, kundër një rivali pretendent! Një barazim jo për tu hedhur tej, përkundrazi! Shpresojmë që skuadra të rritet edhe më shumë për të qenë aty ku e duan dhe e meritojnë tifozët tanë të mrekullueshëm!”/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin