Tag: barazim

  • Kupa e Shqipërisë: Dinamos i rrëshket këmba në fund por shkon në finale, Partizani-Egnatia në shtesë

    Kupa e Shqipërisë: Dinamos i rrëshket këmba në fund por shkon në finale, Partizani-Egnatia në shtesë

    U luajtën sonte ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, Dinamo u përball me Vllazninë. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” kishte përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në sfidën e sotme Dinamo fitoi 4-3.
    “Blutë” gjetën avantazhin në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ku i zakonshmi Baton Zabërgja asiston bukur për Peter Itodo Mandela, i cili ndëshkon shkodranët. Në minutën e 36-të, Dinamo shënon golin e dytë me Zabërgja, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit shkodran, Jukaj, dhe dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
    Në fillim të pjesës së dytë Petr Itodo Mandela pas një kundërsulmi të shpejtë shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Dinamon. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja shënuan golin e katërt në minutën e 60-të, ku Zabërgja u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
    Pikërisht kur u mendua që Dinamo po fitonte pastër dhe po shkonte me qetësi drejt finales, vjen reagimi i Vllaznisë.
    Në minutën e 70-të, shkodranët shënuan golin e parë me Ildi Grudën, i cili gjeti rrjetën pas një topi të gjatë të marrë nga Rufati. Në minutën e 80-të, i zakonshmi Bekim Balaj shënon golin e dytë, duke dërguar me kokë në rrjetë topin e ardhur nga Kahrimanoviç.
    Në minutën e 85-të, Vllaznia do të gjente edhe golin e tretë, këtë herë me Kahrimanoviç. Minuta tensioni dhe ankthi për “Blutë”, por në fund fitojnë 4-3 dhe shkojnë në finalen e Kupës së Shqiëprisë.
    Në gjysmëfinalen tjetër, Partizani u përballëme Egnatia-n në “Arenën e Demave”. Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.

  • Milani, makthi i përballjeve direkte. 9 humbje me ‘top 10’ e Serie A, ka mposhtur vetëm Interin

    Milani, makthi i përballjeve direkte. 9 humbje me ‘top 10’ e Serie A, ka mposhtur vetëm Interin

    Pas disfatës së rëndë në shtëpi kundër Atalantës, që praktikisht ka minuar shanset për një kualifikim në Europë përmes kampionatit, Milani është i detyruar të shpëtojë ç’të mundet, duke u kapur pas derbit të Kupës së Italisë.
    Në “Derbin e Madonninës” kundër Interit, kuqezinjtë do të kërkojnë biletën për në finalen e madhe të Kupës, një objektiv që mungon nga pranvera e vitit 2016. Edhe pse sfida paraqet vështirësi, mbetet brenda mundësive të Milanit, pavarësisht krizës së thelluar dhe një Sergio Conceicao që do të donte ta mbyllte aventurën e tij në pankinën kuqezi me një tjetër trofe, pas Superkupës.
    Pikërisht ndaj Interit, më 6 janar, Milani siguroi trofeun e parë sezonal, duke përmbysur zikaltërit dhe fituar Superkupën Italiane. Tre muaj më pas, në një tjetër përballje të zjarrtë, Milani ëndërron ta përsërisë atë sukses. Por për ta bërë këtë, duhet të thyejë një trend shqetësues, sidomos përballë skuadrave të mëdha të Serie A.
    Vetëm Interi i mposhtur mes “top 10”Duke shikuar klasifikimin aktual, bie në sy një fakt që nuk mund të anashkalohet: Milani, i cili aktualisht ndodhet në vendin e nëntë, ka fituar vetëm një ndeshje kundër skuadrave që ndodhen në dhjetëshen e parë të tabelës.
    Dhe ajo fitore erdhi pikërisht në derbin e parë të sezonit ndaj Interit (2-1 më 22 shtator), me gola të Christian Pulisic dhe Matteo Gabbia, që përmbysën barazimin e përkohshëm të Federico Dimarcos. Ishte ende koha e Paulo Fonseca në stol. Që prej asaj dite, Milani nuk ka fituar më asnjë “përballje direkte”.
    9 humbje – një bilanc dramatikNëse marrim në analizë të gjitha ndeshjet kundër skuadrave në “top 10” të renditjes aktuale të Serie A, bilanci kuqezi është i frikshëm: 16 ndeshje, vetëm një fitore, 6 barazime dhe plot 9 humbje. Këto të fundit kanë ardhur ndaj:Napolit (2-0 në “San Siro” dhe 2-1 në “Maradona”)Atalantës (2-1 në Bergamo dhe 1-0 në shtëpi)Bologna, Juventus, Lazio, Fiorentina dhe Torino – të gjitha e kanë mundur të paktën një herë Milanin.
    9 pikë nga 48 të mundshmeNë terma pikësh, Milani ka mbledhur vetëm 9 nga 48 të mundshme ndaj rivalëve të fortë në kampionat. Statistikat janë të pamëshirshme dhe pasqyrojnë në mënyrë të qartë dështimin e kuqezinjve në ndeshjet e mëdha. Ky bilanc mund të rezultojë fatal për pjesëmarrjen europiane sezonin e ardhshëm, përveç nëse ndodh një mrekulli në Kupë.
    Bilanci i Milanit në përballjet direkte:Ndaj Interit: 1 fitore, 1 barazimNdaj Napolit: 2 humbjeNdaj Atalantës: 2 humbjeNdaj Bologna: 1 humbje (kthimi ende për t’u luajtur)Ndaj Juventusit: 1 barazim, 1 humbjeNdaj Romës: 1 barazim (kthimi ende për t’u luajtur)Ndaj Lazio: 1 barazim, 1 humbjeNdaj Fiorentinës: 1 barazim, 1 humbjeNdaj Torinos: 1 barazim, 1 humbje
    Kalendari i mbetur i Milanit në Serie A:Java 34: Venezia–MilanJava 35: Genoa–MilanJava 36: Milan–BolognaJava 37: Roma–MilanJava 38: Milan–Monza
    Pesë “finale” për një skuadër që ka mbetur pa alternativa. Kupa e Italisë është mundësia e fundit për të shpëtuar një sezon që rrezikon të përfundojë në harresë.

  • Siti thyen në shtesë Aston Vilën, Barça një gol ndaj Majorkës

    Siti thyen në shtesë Aston Vilën, Barça një gol ndaj Majorkës

    Barcelona për javën e 33, dominon Majorkën por në fund vetëm një gol me vlerën e tri pikëve për të mbajtur larg Real Madrid që luan nesër derbin me Getafe. Vetëm barazim Valencia ndaj Espanjol (1-1)

    Fitore në frymën e fundit në Angli (java e 34) për Mançester Sitin ndaj Aston Vilës 2-1 në betejën e një vendi në zonën Champions League.

    Ndalet në barazim PSG tashmë kampion i ri në Lugue 1 në sfidën me Nantë 1-1 teksa takimi ishte për llogari të xhiros së 29-të..

    Vazhdo leximin

  • “Ata nuk janë sulmues të denjë për Manchester United, aty kënaqen edhe me një barazim”

    “Ata nuk janë sulmues të denjë për Manchester United, aty kënaqen edhe me një barazim”

    Ish-lojtari i Manchester United, Roy Keane, një legjendë e këtij klubi, ka dhënë një intervistë për “Sky Sports”. Ai ka folur për gjendjen aktuale të Manchester United, në një sezon të vështirë.
    “Djajtë e kuq” dolën me një 1 pikë nga “Old Trafford” në derbin me Manchester City (0-0). “E di që United mundi Leicester dhe Real Sociedad, por nëse shikoni ndeshjet e fundit kjo nuk mjafton”, tha Keane.
    “Nuk është mjaftueshëm ajo që shohim. Dy sulmuesit që ata kanë në klub nuk janë mjaftueshëm të mirë për Manchester Utd, por ka lojtarë të tjerë në skuadër. Ka lojtarë të krahut, mbrojtës që mund të shënojnë gola”, tha Roy Keane.
    “Ky impuls duhet të vijë nga trajneri dhe stafi, nga drejtuesit e caktuar dhe të gjithë lojtarët me eksperiencë në dhomën e zhveshjes. Maguire, Casemiro, Fernandes mund të bëjnë më shumë me grupin”, tha Keane.
    Në fund, Keane tha: “Unë e shoh skuadrën e United sot jo në atë nivel që duhet të jenë. Ata thonë se “një barazim nuk është rezultat i keq”. Një barazim nuk të çon askund shpejt”.
    “Ishte e njëjta gjë kundër Arsenal disa javë më parë. Unë do të doja të provoja gabim dhe ta shihja United të jetë në top pesëshen ose gjashtë sezonin e ardhshëm dhe t’i kthej të gjitha, por nuk mundem“, tha Roy Keane.

  • Frenoi Romën pas 7 fitoresh radhazi, Tudor: Më pëlqeu mentaliteti i ekipit tim, ky barazim na jep besim

    Frenoi Romën pas 7 fitoresh radhazi, Tudor: Më pëlqeu mentaliteti i ekipit tim, ky barazim na jep besim

    Igor Tudor u shfaq gjithsesi i kënaqur, pavarësisht barazimit të Juventusit të tij kundër Romës në kryeqytet, pas avantazhit fillestar të arritur nga Locatelli: “Kapiteni ynë shënoi një gol të madh, me cilësi. Më pëlqyen qasja dhe mentaliteti i treguar në fillim të ndeshjes, nuk ishte diçka e vetëkuptueshme duke parë momentin nga i cili vinim (i referohet ndërrimit të stafit teknik).
    Shtymë përpara dhe bëmë gjëra interesante, pastaj në pjesën e dytë Roma ndryshoi sistemin e lojës. Pësuam gol nga një goditje standarde, që është një detaj jo i parëndësishëm. Në fund treguam se ne e donim më shumë fitoren. Gjithsesi, është një barazim që na jep besim, i arritur në fushën e një skuadre që vinte nga 7 fitore radhazi. Jemi në rrugën e duhur”.
    Goli i Romës erdhi nga një goditje nga këndi, në një sezon ku bardhezinjtë kanë pasur shumë përqendrim të dobët në goditjet standarde: “Në ato situata duhet përqendrim, por duhet thënë se shumëçka varet edhe nga struktura fizike e lojtarëve. Ne na mungojnë Gatti, Bremer dhe gjithashtu Cabal. Sigurisht që në të ardhmen do të duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.
    Përsa iu përket risive taktike: “Donim të shtynim përpara me mbrojtësit anësorë pa lënë hapësira për kundërsulme, pasi është një veçori shumë e rrezikshme e Romës. Për këtë arsye punojmë shumë në markimet parandaluese”.
    Së fundi, Tudor shpjegoi përzierjen e emocioneve dhe tensionit që ka përjetuar që kur mori drejtimin e Juves: “Udhëtova 10 orë me makinë për të mbërritur në Torino, sepse nuk doja të merrja avionin. Edhe në vitin 1998, kur erdha si lojtar te Juventusi, udhëtova për orë të tëra me makinë.
    Tani kam rreth 10 ditë këtu, emocionet po bien dalëngadalë. Po mendoj për punën dhe objektivin; vendin e katërt në renditjen finale të kampionatit. Nga jashtë duket një punë ku mund t’i shijosh shumë gjërat, por nga brenda nuk është aspak kështu…”

  • Abissnet Superiore: Dinamo dhe Teuta ndahen në barazim në “Elbasan Arena”, një pikë që nuk kënaq asnjë nga dy ekipet

    Abissnet Superiore: Dinamo dhe Teuta ndahen në barazim në “Elbasan Arena”, një pikë që nuk kënaq asnjë nga dy ekipet

    6 Prill 2025

    20:14

    Telesport

    Ka përfunduar dhe ndeshja e tretë e programuar për sot për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” u përballën Dinamo me Teutën, ndeshje e përfunduar në barazim 1-1.
    “Djemtë e Detit” gjetën të parët golin me Gjinollarin në minutën e 18-të, ndërsa Dinamo barazoi me të zakonshmi Zabërgja në fillim të pjesës së dytë. Rezultati përfundimtar 1-1.
    Kjo pikë nuk është se kënaq asnjërin nga të dy ekipet. Teutës i duhej fitorja për të shpëtuar nga zona e ftohtë, ku aktualisht renditet në vendin e tetë me 35 pikë. Dinamos i duhej fitorja për të siguruar vendin e dytë dhe për të qenë më të qetë javët e mbetura.

  • Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Ka përfunduar sfida mes Luftëtarit dhe Butrintit me rezultatin 2-1.
    Butrinti kaloi i pari në avantazh me golin e Ohuh në minutën e 11-të, por Luftëtari përmbysi rezultatin me golat e Miranit në minutën e 32-të dhe Mërkurit në minutën e 50-të.
     
    Ndërkohë, Delvina ka arritur një barazim dramatik në transfertë ndaj Maliqit, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.
    Maliqi shënoi i pari me golat e Devollit në minutat 41 dhe 57, ndërsa Delvina reagoi me golin e Mustës në minutën e 71-të dhe barazoi në minutën e 90-të me një finalizim të Boçit.