Tag: barazim

  • Reali zhgënjen ndaj Rayo Vallecanos, barazim pa gola

    Reali zhgënjen ndaj Rayo Vallecanos, barazim pa gola

    Real Madrid nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Rayo Vallecanos në La Liga. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për Los Blancos u pa që në pjesën e parë, me 45 minutat që përfunduan me rrjeta të paprekura.
    Ekip i Alonsos shtoi presionin në pjesën e dytë, ndërsa Rayo herë pas here tregohej e rrezikshme me kundërsulme. Reali kryeson kampionatin me 31 pikë. Rayo ka 15 pikë dhe është në vendin e 12-të.

  • Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola mes Juventusit dhe Torinos, në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, por nuk u treguan dot konkret. Torino realizoi gol me Simeone në fillimin e pjesës së dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
    Në këtë sfidë, Ismajli ishte titullar, ndërsa Asllani u aktivizua në pjesën e dytë. Juventus është në vendin e pestë. Torino është në vendin e 11-të.

  • VIDEO/ Xhaka me shokë i bëjnë surprizën e hidhur Arsenalit, kryesuesit ndalen në barazim

    VIDEO/ Xhaka me shokë i bëjnë surprizën e hidhur Arsenalit, kryesuesit ndalen në barazim

    Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sunderland në Premier League. Në Stadium of Light, Bellard befasoi mysafirët në pjesën e parë.
    Saka dhe Trossard përmbysën llogaritë, por gëzimi ishte i përkohshëm, pasi në fundin e takimit, Brobbey vendosi ekuilibrat duke i dhuruar një pikë skuadrës.

    Në këtë takim, nuk mund të mungonte për Southampton edhe Granit Xhaka, i cili luajti si titullar.
    Arsenal mbetet në krye me 26 pikë. Sunderland është në vendin e 3-të me 19 pikë.

  • Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Është mbyllur në barazim pa gola derbi torinez mes Juventusit dhe Torinos.
    Bardhezinjtë e kanë nisur vrullshëm sfidën, duke krijuar disa raste për shënim në pjesën e parë, por mbrojtja e “granatave”, e udhëhequr nga Ardian Ismajli, i ka rezistuar më së miri sulmit bardhezi, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes në fushë zbritën edhe Kristjan Asllani për Torinon dhe, në krahun tjetër, Edon Zhegrova për Juventusin.

    Pavarësisht rasteve të shumta të Juventusit, por edhe të Torinos, sfida u mbyll në barazpeshë pa gola.
    Java e 11-të e Serie A nuk ka përfunduar ende, pasi mbeten edhe disa ndeshje për t’u luajtur. Aktualisht, Juventusi renditet në vendin e pestë, jashtë zonës Champions, ndërsa Torino e shqiptarëve në vendin e njëmbëdhjetë.

  • VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    Rezultate interesante në Bundesligë, në ndeshjet e javës së 10-të. Kampionët e Gjermanisë, Bayern barazuan 2-2 me Union Berlin, në ndeshjen e luajtur në Stadion An der Alten Försterei.
    Holandezi Doekhi realizoi dopietë në këtë takim, duke shënuar përkatësisht në minutën e 27-të dhe 83-të. Goli i Diaz në fundin e pjesës së parë barazoi përkohësisht sfidat. Për të shpëtuar ekipin e Kompany mendoi Kane, me një gol në të 90-tën.

    Në sfidën tjetër, barazim 1-1 i Hamburg ndaj Dortmund. Verdhezinjtë, dukej se po fitonin, por pësuan gol në fund.
     

  • Donadoni kthehet pas 5 viteve, debuton me barazim në krye të Specias

    Donadoni kthehet pas 5 viteve, debuton me barazim në krye të Specias

    Ndeshja e raundit të 12-të të Serie B midis Specia-s dhe Barit luajtur sot, përfundoi në barazim. Ndeshja në ‘Picco’, e cila shënoi debutimin e Roberto Donadoni-t si trajner i Specias, u mbyll 1-1.

    Ish-mesfushori sulmues (62 vjeç) ishte një lojtar i shkëlqyer i Milanit dhe skuadrës ‘Axurre’ ndërsa e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2001 me Leko-n, më pas vazhdoi të drejtonte Livornon, Xhenoa-n, ekipin kombëtar italian, Napolin, Kaljarin, Bolonjen dhe Parmën.

    Pas pesë edicioneve jashtë fushave, që nga 4 nëntori 2025, rikthehet të trajnojë Specian në Serie B. Aktualisht skuadra liguriane po kalon krizë rezultatesh duke rrezikuar kategorinë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive nga Edon Zhegrova

    Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive nga Edon Zhegrova

    Është mbyllur me barazim 1-1 përballja Juventusi- Sporting Lisbonës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 
    Trincao (12’) dërgoi një pasim të mençur në zonë, ku Maximiliano Araujo goditi menjëherë dhe shënoi në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1-0. Portieri i Juventusit mbeti i pafuqishëm përballë ekzekutimit të saktë të uruguajanit. 
    Vetëm dy minuta më vonë, Trincao pati mundësinë të dyfishonte, por goditja e tij tronditi traversën. 
    Dusan Vlahovic ishte protagonisti kryesor për “Zonjën e Vjetër” në pjesën e parë. Ai u ndal dy herë nga portieri Rui Silva, fillimisht me një pritje fantastike në minutën e 10-të dhe më pas me një tjetër reagim të shpejtë në minutën e 17-të. 
    Megjithatë, insistimi i tij u shpërblye në minutën e 34-të, kur pas një kombinimi të bukur me Khephren Thuram, Vlahovic u gjend përballë portierit dhe shënoi saktë në cepin e poshtëm për 1-1. 
    Pak para fundit të pjesës së parë, Francisco Conceicao ishte shumë pranë golit për Juventusin, por një mbrojtës i Sportingut e ndali topin mbi vijën e portës. 
    Pjesa e dytë u karakterizua nga shumë duele të forta dhe kartonë të verdhë. Araujo (61’) dhe Hjulmand (73’) u ndëshkuan për ndërhyrje të ashpra, ndërsa të dy trajnerët bënë disa zëvendësime për të freskuar ekipet. 
    Sportingu pati një mundësi të mirë në minutën e 85-të kur Geny Catamo provoi nga distanca, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë. 
    Në këtë ndeshje debutoi edhe Edon Zhegrova i cili u fut në pjesën e dytë dhe për aq minuta sa luajti la përshtypje pozitive. 
     

  • Barazim me gola, Egnatia e Vllaznia dhurojnë show, Vora dhe Partizani nuk ndezin (VIDEO)

    Barazim me gola, Egnatia e Vllaznia dhurojnë show, Vora dhe Partizani nuk ndezin (VIDEO)

    Këtë të martë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 10-të të Superiores. Barazim spektakolar në Rrogozhinë 2-2 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kallaku shënoi për shkodranët në fund të pjesës së parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte Ihaja që vendosi ekuilibrat.
    Balaj riktheu epërsinë e mysafirëve duke ekzekutuar saktë një penallti, sakaq kampionët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangajt.

    Egnatia mori një pikë nga ky takim pas golit të Haime në minutat e fundit.
    Sfida tjetër mes Vorës dhe Partizanit u mbyll pa gola.
     

  • Elbasani në vendin e parë, barazim në Dinamo – Teuta

    Elbasani në vendin e parë, barazim në Dinamo – Teuta

    Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 10-të të Superiores, duke mposhtur minimalisht Flamurtarin në transfertë.
    Pjesa e parë u mbyll pa gola, me vetëm dy raste të pastra për shënim nga Ramirez dhe Diallo. Në fraksionin e dytë, një goditje nga këndi u shfrytëzua më së miri nga Lajthia, që me kokë shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
    Flamurtari tentoi disa herë të barazojë, por portieri Janaçek u tregua vendimtar me pritjet e tij. Në minutën e 84-t, një penallti fillimisht e akorduar për vlonjatët u anulua pas verifikimit në VAR.
    Me këtë sukses, Elbasani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me pesë pikë.
    Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Kryeqytetasit luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Maliqit në minutën e 62-të.
    Dinamo mban vendin e tretë në renditje me 18 pikë, tre pikë më shumë se Teuta e vendit të pestë.

  • Statistika/ Barazim i ngushtë dhe rivalitet i ndezur mes Tiranës dhe Elbasanit

    Statistika/ Barazim i ngushtë dhe rivalitet i ndezur mes Tiranës dhe Elbasanit

    Ndeshjet mes Tiranës dhe AF Elbasanit në kampionatin e fundit kanë treguar një rivalitet të fortë dhe të barabartë.

    Gjatë katër përballjeve të fundit, skuadrat kanë shënuar rezultate të ngushta, me shumicën e tyre që kanë përfunduar në barazim. Më konkretisht, në përballjen e fundit më 31 mars 2025, AF Elbasani triumfoi në shtëpi me rezultat 2-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme. Ndërsa tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar 1-1, duke treguar se të dy ekipet kanë arritur të mbajnë lojën të ekuilibruar edhe kur janë përballur në fushën e kundërshtarit.

    Ky seri rezultatesh tregon se, përveç një fitoreje të rrallë për Elbasanin, shumica e përballjeve kanë qenë shumë të luftuara dhe të tensionuara. Tirana ka pasur vështirësi për të gjetur avantazhin përfundimtar, ndërsa Elbasani ka treguar rezistencë dhe karakter, duke e bërë çdo përballje të paparashikueshme.

    Tifozët e dy ekipeve mund të presin ndeshje të forta edhe në të ardhmen, pasi historiku i përballjeve të fundit tregon se asnjë skuadër nuk ka fituar lehtësisht ndaj tjetrës. Çdo gol dhe çdo pikë do të ketë rëndësi të madhe për renditjen dhe për garën në krye të Superiores.