Tag: banues

  • Dhunë mes familjarëve në Kukës, dy vëllezër shpallen në kërkim

    Dhunë mes familjarëve në Kukës, dy vëllezër shpallen në kërkim

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:17
    Dy vëllezër, banues në fshatin Çam të Kukësit, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj tre kushërinjve të tyre.
    Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe shkelma shtetasit: A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç, dhe N. D., 23 vjeç. Të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre. Policia vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

    Në të njëjtën kohë, Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë ndaluan shtetasin G. O., 55 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Kontrolli u bë në hyrje të Shqipërisë, ku rezultoi se shtetasi kishte kryer prerje pemësh, punime ndërtimi pa leje dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në fshatin Myç Mamëz.

    Gjithashtu, materialet procedurale u referuan Prokurorisë për tre raste të tjera: Në Tropojë, shtetasi H. B., 62 vjeç, banues në fshatin Margegaj, është proceduar penal për bllokim të rrjedhës së përroit të fshatit, pas kallëzimit të shtetasit G. B.

    Në Has, shtetasi M. G., 42 vjeç, banues në Krumë, është proceduar penal për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë për ndalimin dhe kontrollin e automjetit të tij.
    Materialet e të gjitha rasteve i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Policia e Shkodrës arreston 3 shoferë të dehur në timon, 4 të tjerë procedohen penalisht…

    Policia e Shkodrës arreston 3 shoferë të dehur në timon, 4 të tjerë procedohen penalisht…

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
    -arrestuan shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -arrestuan shtetasin F. Ç., banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë;
    -arrestuan shtetasin Gj. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., banues në fshatin Mali i Jushit, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 71 vjeç, banues në fshatin Dragoç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po mjekim në Spitalin e Traumës;
    -referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Liria”, shtetasi M. Th., 49 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U kap mat në lokal me drogë, arrestohet i riu në Bulqizë. Një tjetër pas hekurave për…

    U kap mat në lokal me drogë, arrestohet i riu në Bulqizë. Një tjetër pas hekurave për…

    Dy persona janë arrestuar sot në Bulqizë, pasi akuzohen për shitje dhe kultivim droge. Rasti i parë është ai i një të riu, i cili u arrestua në një lokal, ndërsa akuzohet se shiste drogë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj. Ndërkohë, rasti i dytë është ai i një 49-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për drogë.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 49-vjeçar nga Kruja, i cili ishte në kërkim policor për kultivim bimësh narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën, ku në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, është lokalizuar në Krujë dhe është vënë në pranga shtetasi A. K., 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është bashkëautor me djalin e tij (i arrestuar më parë), i kultivimit të 1800 fidanëve dhe bimëve narkotike në fshatin Okshtun të Bulqizës, të evidentuar dhe goditur nga Policia, më 10 qershor 2025. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Fier – Tre procedime penale për dhunë dhe shkelje të urdhrave të mbrojtjes

    Fier – Tre procedime penale për dhunë dhe shkelje të urdhrave të mbrojtjes

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar për tre raste të evidentuara në Fier dhe Lushnjë, ku janë marrë masa penale ndaj tre shtetasve të ndryshëm.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë 50-vjeçarin L. Sh., banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 17-vjeçare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin K. M., banues në fshatin Vreshtas, i cili dyshohet se ka goditur me një send të fortë një 34-vjeçar, për motive të dobëta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçarit B. B., banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes në fuqi, duke shkuar në banesën e vëllait të tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

    VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

    Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
    
    Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.
    Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.
    Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.
    Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
    Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.
    Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex , 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zbulohet magazina me kanabis në Shkodër, grupi kriminal kultivonte lëndë narkotike me llamba

    Zbulohet magazina me kanabis në Shkodër, grupi kriminal kultivonte lëndë narkotike me llamba

    Operacioni policor “Neonët 3” ka çuar në zbulimin e një tjetër godine të kthyer në laborator për rritjen e kanabisit me llamba, duke e çuar në gjashtë numrin e ambienteve të goditura në kuadër të këtij operacioni.
    Tre persona ranë në pranga, Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.
    Blutë kanë ndaluar gjithashtu dy punonjës të OSHEE, Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë. Këta të fundit dyshohet se kanë patur dijeni për aktivitetin kriminal por nuk kanë kallëzuar.

    Ndërkohë besohet se ata kanë ndihmuar kundrejt parave për mbulimin e energjisë elektrike që ka konsumuar magazina e përdorur për kanabisin.
    Magazina në lagjen “Mark Lula”, e kthyer në një serë të plotë të kanabisit, u bastis nga forcat policore, të cilat sekuestruan 119 bimë narkotike, mbi 2.1 kg kanabis të tharë dhe 284 pajisje elektrike të përdorura për kultivim.
    Kontrolli në banesën e personit në kërkim zbuloi armë zjarri, municion, dokumente dhe targa të dyshuara të falsifikuara etij.
    NJOFTIM:
    Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
    Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.
    Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.
    Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.
    Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
    Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.
    Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex ,  1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.

  • Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër

    Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër vunë në pranga shtetasinA. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. K., disa vegla bujqësore dhe pune. Në cilësinë e provës materiat e u sekuestruan veglat e vjedhura;
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Automjeti aksidenton furgonin e policisë në Laç – Milot, dy të plagosur

    Automjeti aksidenton furgonin e policisë në Laç – Milot, dy të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Laç-Milot, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon policie.

    Në përplasjen u përfshinë drejtuesi i furgonit, I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, dhe pasagjeri në mjetin e njëjtë. Si pasojë, E. T. mbeti i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital, ndërsa dy të tjerët morën ndihmën e nevojshme.
    Njoftimi: 

    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor dytësor “Laç-Milot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një furgon të Policisë, me drejtues shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi E. T., i cili po merr mjekim në spital, shtetasi I. M. dhe pasagjeri në furgonin e Policisë (të dy punonjës policie), të cilët morën morë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan në banesa.

  • Vlorë – Katër persona nën hetim në Sarandë, zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një mobileri

    Vlorë – Katër persona nën hetim në Sarandë, zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një mobileri

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    G. M., 39 vjeç dhe F. A., 50 vjeç, të dy banues në Sarandë, u kapën nga shërbimet e Policisë me një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis dhe dy thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    I. S., 57 vjeç, banues në Sarandë, procedohet pasi ka bllokuar rrugëkalimin e një automjeti zjarrfikës në rrugën “Telat Noga”.

    O. P., 38 vjeç, banues në Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi F. O., 32 vjeç, për thirrje telefonike shqetësuese.

    Ndërkohë, në Vlorë, rreth mesnatës, në lagjen “28 Nëntori”, një zjarr i dyshuar i qëllimshëm është vendosur në pjesën e jashtme të një mobilerie në pronësi të shtetasit E. A.. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si pasojë, është djegur një mobilje pranë vatrës së zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

    Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
    -arrestuan shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;
    -shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua se kishte bërë një rrethim me rrjetë teli, të cilin e kishte mbushur me inerte dhe e kishte përshtatur si parking;
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!