Tag: banorja

  • Ish banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të parë

    Ish banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të parë

    Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo në rrjete sociale, ku publikoi një foto nga spitali së bashku me partnerin e saj, Arbri, dhe vogëlushin e porsalindur.
    Në mbishkrimin e fotos, Genta shkruan se Joani erdhi pak më herët se pritshmëritë, por i mbushur me dashuri, duke falënderuar partnerin: “Love you zemra ime Arbri”, shoqëruar me zemra blu. Urime te shumta i kane ardhur Gentes nga ndjekesit e saj por dhe nga familjaret, te cilet kane ndare momente me te voglin ne spital, por duke mos ia zbuluar portretin.
    Screenshot
    Kujtojme se Genta ka nisur lidhjen e dashurise me Arbrin kohe me pare, me te cilin ka ndare edhe momente nga fejesa qe organizuan ne shtepite e tyre me familjaret.
    Urime të përzemërta Gentës dhe Arbrit për ardhjen në jetë të djalit të tyre!
    Kujtojmë se kohe me pare nje video e bërë publike në rrjetet sociale nxiti reagime të shumta, pasi Genta akuzohet se është sjellë në mënyrë të ashpër ndaj një vajze të mitur në një market. Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për vajzën e bashkëshortit të saj. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihej Genta dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.
    Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.

  • Pas BBVK, Anisa Veseli do bëhet pjesë e BBVA?

    Pas BBVK, Anisa Veseli do bëhet pjesë e BBVA?

    Anisa, ish-banorja e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, teksa duket se po konsideron një tjetër aventurë televizive, kësaj here në Big Brother VIP Albania. Gjatë një interviste në emisionin “Shok”, moderatorët nuk hezituan ta provokonin lidhur me thashethemet që qarkullojnë për pjesëmarrjen e saj në formatin shqiptar.
    E pyetur drejtpërdrejt: “A është e vërtetë që të kanë thirrur në Big Brother Albania?”, Anisa nuk dha një përgjigje me fjalë, por reagimi i saj tha shumë më tepër. Ajo ngriti vetullat lart në një mënyrë nënkuptuese, duke lënë të kuptohet se diçka mund të jetë në horizont.
    Ndërsa biseda vijoi, Anisa u pyet nëse do të pranonte të hynte sërish në një reality show. Pa hezitim, ajo u shpreh:
    “Po, pse jo.”
    Kjo deklaratë forcoi edhe më shumë dyshimet se ish-banorja mund të jetë një nga hyrjet surprizë të sezonit të ri të Big Brother VIP Albania.
    Moderatori e mbylli intervistën me një batutë që ndezi edhe më shumë kuriozitet:
    “Domethënë po hyn në Shqipëri pas nja dy javësh…”
    Anisa reagoi vetëm me të qeshura, pa e mohuar, por edhe pa e konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shtuar misterin rreth pjesëmarrjes së saj të mundshme.

  • Hygerta Sako, banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”

    Hygerta Sako, banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”

    Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 21:24
    Gazetarja e mirënjohur e ekranit, Hygerta Sako është banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”. Mbrëmjen e së dielës, shikuesit e “Rubrikës Sportive” u befasuan nga mungesa e moderatores Hygerta Sako në ekran. Në vend të saj, programi u drejtua nga Kristo Thoma, gjë që ngriti menjëherë pikëpyetje mbi arsyen e largimit të papritur të Sakos nga transmetimi i përjavshëm. Nga sot, për të nis loja.

  • Martohet ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’?

    Martohet ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’?

    Modelja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gres Hoti, ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
    Në disa foto që kanë qarkulluar me shpejtësi, Gresa shfaqet e veshur si nuse, me fustan të bardhë, vello elegante dhe një pamje plot shkëlqim. Në një nga imazhet, ajo shihet duke u përqafuar me një mashkull misterioz, çka i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se modelja i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.
    Megjithatë, postimi i saj nuk përmban asnjë përshkrim apo detaj shtesë, gjë që ka lënë të hapur mundësinë që gjithçka të jetë pjesë e një projekti profesional. Duke qenë se Gresa është një modele aktive dhe shpesh bashkëpunon me dizajnerë të njohur, disa ndjekës mendojnë se bëhet fjalë për një set fotografik për një shtëpi mode apo një fushatë nusesh.

    Në një nga postimet pasuese, ajo shfaqet duke pozuar në një ambient luksoz, gjë që i ka shtuar edhe më shumë dilemat e publikut: është vallë një ceremoni e vërtetë, apo thjesht një pjesë e botës së modelingut që Gresa e zotëron aq mirë?
    Për momentin, modelja nuk ka reaguar për të sqaruar situatën, duke e lënë publikun në pritje dhe fansat të ndarë mes urimeve për martesë dhe komenteve për “sekretin” e setit të ri.

  • ‘Marr në muaj…’/ Ish-banorja e BBVA4 zbulon sa lekë fiton nga ‘Instagrami’

    ‘Marr në muaj…’/ Ish-banorja e BBVA4 zbulon sa lekë fiton nga ‘Instagrami’

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk”

    Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk”

    Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka shpallur një lajm të rëndësishëm për fansat e saj. Ajo ka zbuluar se do të jetë moderatorja e re e programit “Big Talk”.
    Lajmi u bë i ditur gjatë një live në TikTok, ku Lela ishte e shoqëruar nga ish-banorja Xheneta Fetahu dhe partneri i saj, Leonardo Gashi.
    Në transmetim, Lela u shpreh me shumë entuziazëm: “Keni me më pa shumë shpejt, në Big Talk. Do të jem moderatore. Kështu që mezi po pres me ju pa!” Ajo gjithashtu theksoi se ndihej e lumtur dhe e vlerësuar për këtë mundësi të re në karrierën e saj.

  • “Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset, kam kujtimet këtu

    “Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset, kam kujtimet këtu

    Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë.

    Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon të lërë shtëpinë pasi thotë se i ka gjithë kujtimet aty.
    “Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë nuk iki dot. Me dhimbset, kam gjithë kujtimet, si të iki”-shprehet banorja.
    Ajo thotë më tej se organet kompetente nuk reaguan në kohë për zjarrin duke mos ndërhyrë me avionë.

    Top Channel

  • Statusi i Egli Takos? Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ përgjigjet troç

    Statusi i Egli Takos? Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ përgjigjet troç

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli, ka vendosur të jetë e sinqertë me ndjekësit e saj, duke zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje në Instagram.
    Egli iu përgjigj një sërë pyetjesh nga fansat e saj, por njëra prej tyre mori vëmendje të veçantë: “Cili është statusi yt aktual, e lidhur, e komplikuar apo single?”
    Pa hezitim, këngëtarja u shpreh:
    “Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”

  • Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

    Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

    Jeta sentimentale e Brikendës, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka hyrë në një kapitull të ri. Me një postim të shkurtër, por domethënës në Instastory, ajo la të nënkuptohet se ka thënë “po” një premtimi të rëndësishëm.
    Në fotografi vërehet qartë një unazë premtimi në dorën e saj, por misteri qëndron tek partneri, të cilin Brikenda ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
    Për momentin, asnjë emër, asnjë fytyrë, vetëm një unazë që flet shumë.
    The post Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze appeared first on iconstyle.al.