Tag: banori

  • Nga koshat e plehrave te Big Brother VIP: Nailir Piri tregon të kaluarën e errët

    Nga koshat e plehrave te Big Brother VIP: Nailir Piri tregon të kaluarën e errët

    Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailir Piri, ka hapur zemrën duke treguar për jetën e tij dhe sfidat që ka kaluar deri tani. Gjatë një rrëfimi të sinqertë brenda shtëpisë, ai ndau detaje nga rinia e tij e vështirë dhe momentet kur ndihej i humbur.
    “Në rini kam qenë shumë me problem, me sherre, kurrë s’kam qenë i urtë,” u shpreh Nailiri, duke pranuar se nuk ka qenë gjithmonë i qetë dhe i disiplinuar. Ai shtoi se është rritur nga një prind shumë strikt, me rregulla të forta që e kanë ndikuar thellë në formimin e tij.
    Banori zbuloi edhe një episod të frikshëm nga e kaluara: një herë ka qëndruar për 12 orë brenda një kosh plehrash, duke u fshehur nga policia. “Kur ndodhesha në burg, mendja ime ishte e mbushur me plane dhe reflektime për jetën,” tha ai, duke treguar se kjo përvojë e vështirë e ka bërë të rritet dhe të mendojë për të ardhmen.
    Pavarësisht sfidave të mëdha, Nailiri theksoi se tani ndihet krenar për veten dhe se ka mësuar shumë nga ajo që i ka ndodhur. Përtej rrëfimit të tij emocionues, ai mori edhe një surprizë të veçantë: një video-mesazh nga babai i tij, i cili e përmendi si një nga pikët e tij të dobëta, duke i dhënë një moment të veçantë emocionues brenda shtëpisë.
    Ky rrëfim i Nailirit nuk ishte vetëm një pasqyrë e së kaluarës së tij, por edhe një dëshmi e forcës së tij për t’u përballur me jetën dhe për të shkuar përpara, duke i dhënë fansave një pamje më të thellë të personalitetit të tij.

  • Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
    Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë.
    Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
    “Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.
    Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:
    Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.
    Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.
    Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.

  • Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Një moment që fillimisht u duk si lojë ka përshkallëzuar në një situatë të nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një prekje të çastit, Londrimi, nje nga banoret u pa duke kapur Klodianin për flokësh, veprim që menjëherë ndryshoi atmosferën në shtëpi.
    Klodiani reagoi ashpër, duke u ngritur në këmbë dhe duke e pyetur me ton të tensionuar: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
    Në atë moment, qetësia u zëvendësua nga një ndjesi e fortë përplasjesh mes dy banorëve.
    Pas incidentit, Klodiani iu drejtua Vëllait të Madh me një koment të qartë shqetësimi:
    “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…”

    Fjalët e tij lanë të kuptohej se kjo nuk ishte situata e vetme ku ai është ndier i cenuar fizikisht nga Londrimi.
    Veprime të tilla, që prekin integritetin personal, konsiderohen shkelje të rënda në rregulloren e “Big Brother VIP Kosova”. Në edicionet e kaluara, incidente të ngjashme kanë çuar deri në masa ekstreme, përfshirë edhe përjashtime të menjëhershme.
    Publiku tashmë është në pritje të vendimit të Vëllait të Madh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Londrimi do të përballet me penalitete apo nëse tensioni mes dy banorëve do të përshkallëzohet më tej në ditët në vijim.
    The post Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni? appeared first on iconstyle.al.

  • Thyen çdo rekord në historinë e Big Brother! Banori që po dominon çdo rrjet social

    Thyen çdo rekord në historinë e Big Brother! Banori që po dominon çdo rrjet social

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Përmbytjet në Lezhë/ Banori i Tales: Pompat e hidrovorit i lanë të fikura gjithë natën

    Përmbytjet në Lezhë/ Banori i Tales: Pompat e hidrovorit i lanë të fikura gjithë natën

    Niveli i ujit në zonën kënetore të fshatit Myltes në Tale të Lezhës është rritur ndjeshëm gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe toka bujqësore. Sipas banorëve, situata është rënduar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë.
    Njëri prej banorëve pretendon se pompat e hidrovorit u mbajtën të fikura gjatë gjithë natës, duke lejuar që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Mosfunksionimi i pompave të hidrovorit ka bërë që niveli i ujit të rritet më shpejt dhe presioni të shtohet mbi argjinaturën tashmë të dëmtuar.
    “Në fshatin Tale të Lezhës janë këto hidrovorët dhe i kanë fikur natën që të përmbytet vendi. I kanë ndezur vetëm kur më kanë parë mua,” është shprehur banori, duke ngritur shqetësimin se mungesa e ndërhyrjes në kohë mund të ketë kontribuar në përkeqësimin e situatës.
    Përballë rrezikut të përmbytjeve të mëdha, banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut Pjerin Nreut dhe strukturave të emergjencave civile të ndërhyjnë menjëherë, të rivendosin funksionimin normal të hidrovorit dhe të riparojnë argjinaturën, për të shmangur dëme të tjera në zonë.
     

  • Nuk qëndroi as 24 orë! Largohet banori i parë nga “Big Brother VIP Kosova 4”

    Nuk qëndroi as 24 orë! Largohet banori i parë nga “Big Brother VIP Kosova 4”

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: Uji arriti mbi 2 metra ujë dhe më shkaktoi 50 mln lekë dëm

    “M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: Uji arriti mbi 2 metra ujë dhe më shkaktoi 50 mln lekë dëm

    Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer në një prononcim për mediat sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore.
    Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë.
    “Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. Kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme. Më ka marrë 52 zgjoj blete 15 thi . Me këto jetoj unë. Dhe me këtë hotel çfarë kam pas në hotel të gjitha i ka marrë përveç mallit e dëmeve materiale në hotel. Shteti mirë është të na ndihmojë, por nuk besoj në të. Edhe herë të tjera jemi përmbytur, por jo si këtë herë”, tha ai.

  • “Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

    “Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

    Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit të pestë të spektaklit, këtë herë jo si konkurrent, por si opinionist.
    Në një deklaratë të dhënë pak kohë më parë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të donte ta shihte veten në krah të opinionistes Neda Balluku, ndërsa theksoi se Arbër Hajdari duhet të lërë vendin për sfida të tjera.

    “Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin,” – u shpreh ai.
    Mane shtoi se Hajdari duhet të përqendrohet në një fazë tjetër të angazhimit publik, duke dhënë kontributin e tij në integrimin e Shqipërisë në BE dhe në politikë.
    Sa i përket opinionistes Neda Balluku, Mane tha se do t’i jepte notën 7 nga 10, por me praninë e tij në karrigen e dytë, sipas tij, vlerësimi do të shkonte deri në 9.

  • Banorët e Divjakës zbërthejnë për ZËRI-n investimet në piramidat online: Luajmë të gjithë, janë të rregulltë, kemi fituar!

    Banorët e Divjakës zbërthejnë për ZËRI-n investimet në piramidat online: Luajmë të gjithë, janë të rregulltë, kemi fituar!

    Foto ilustruese

    DIVJAKË- ZËRI ka ndjekur një skemë mashtrimi, ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Bëhet fjalë për dy platformat TXEX dhe XEUX. Këto dy platforma paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Një ndër qytet me numrin më të lartë të përdoruesve raportohet të jetë Divjaka, ku ZËRI u intersua nga afër për mënyrën se si funksionon skema në këtë qytet. Banorët kanë treguar me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra s ii tërheqin lekët. Ajo që vihet re siç raporton edhe banori në fjalë është mosha e përdoruesëve ga fëmijët deri tek pensionistët. Për më tepër ndiqni banorin…
    Banori- Po doni të hyni ju…nuk jemi trembur asgjëkundi….pse trembeni ju vazhdon loja…një miku jonë ka shkuar 100 mijë euro e çfarë se humba një mijë euro.
    I drejtohet banorit tjetër: Cfarë thotë kjo loja është me humbje…banori tjetër: varet ca humbin ca fitojnë
    Banori: Janë dy lojra…ata që janë futur shpejt kanë marrë kanë hedhur dhe lekët i kanë marrë dorazi, pot ë vesh ti marësh tani merr por nëse ke 10 mijë euro do shkosh ti marrësh në bankë, por paguan dhe taksat nuk e di sa përqind. Keni futur ju…është një lojë e dytë jep shumë ajo po është pak me problem kjo e para është e rregullt. Ajo është kshu si rregull nëse fut 1 mijë dollarë, ajo është me përqindje dhe fillon 13 përqind, të jep dy sinjale dhe fillon pastaj vazhdon 14 përqind, 15, 16 sa më shumë lekë të kesh aq më shumë rritet përqindja …nëse ke 10 mijë euro merr 150 në ditë pastaj vazhdon në rritje prap. Ja un kam çunin, çuni ka kap 20 mijë.
    Si i tërheqin lekët?
    Një pjesë lekët i kam marrë në Kosovë unë për arsye se janë pa taksa…ajo ka edhe një rregull nëse ke 5 mijë ose 10 mijë nëse do të tërheqësh 2 mijë ose 3 mijë duhet ti hedhësh në bilanc ato i merr sti luan njeri në program i ke si bankë më vete. Nëse nga 10 tërhoqe tre ngelen 7 nuk i tërheq dot më derisa të shkojë 14 ose i tërheq po do paguash 20%, nëse do tërheqësh 5 mijë euro 2 mijë do ti mbajë ajo, është si rregull duhet të shkosh 10 mijë të mos paguash 20% e ka si kontratë. Unë ka 5-6 muaj që i kam fut, 1 mijë dollar, 800 mijë lekë zëre se hëngra një drekë një darkë…megjithatë ne i kemi marrë lekët tona ne kemi marrë më shumë…dhe po humbën 1 mijë dollar një darkë është
    Banori: Është në Kanada…është menatliteti i njerëzve që kanë frikë kjo loja ka 5-6 vite e di ti sa njerëz janë pasuruar me ktë lojën ..ksaj tani i doli si bojë dhe kanë marrë vesh dhe frikësohen njerëzit. Para ca kohësh kur ishte një si tërmet u ndërpre një ditë dhe i zuri paniku njerëzit dhe nxorri shpallje dhe tha ne do vazhdojmë lojën dhe lekët nuk i dha paradite por i dha në darkë të gjitha…kurse kjo loja e dytë jep shumë, futi çuni për tre ditë vajti 10 mijë euro. Duhet të vijë njëri me link dhe ai i shpërndan pastaj, ka një rregull ai personi që do hyjë ka për detyrim të fusë deri në 5 veta dhe krijon grup kalon si agjent.
    Banori tjetër: Këtu kanë luajtur gjithë plakat…ato kanë marrë plakat nga 70 vjeçe nga 80 vjeçe nga 20 mijë euro aty…janë shumë loja. Po u regjistrove ti pastaj fut tjetrin pa problem fare, pastaj kalon tjetrin tjetrin dhe ata që janë agjent marrin pak më shumë…quhet biznes
    Banori: Nusja ime lekët e mia i ka marrë …1 milion të miat i kam marr e un./ZËRI

  • Ish-banori i ‘BBVK’, bëhet baba për herë të parë!

    Ish-banori i ‘BBVK’, bëhet baba për herë të parë!

    Ish-banori i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë një lajm të gëzuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai dhe partnerja e tij, Elmedina, janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noe.
    Mirdoni ka postuar në Instagram një fotografi të parë familjare, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe i ka uruar mirëseardhjen me fjalët:
    “Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.