Tag: banorëve

  • Delvinë/ PD, Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

    Delvinë/ PD, Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

    Pas zjarreve që lanë pas dëme të shumta në jug të vendit, kryesisht në Delvinë e jo vetëm, për PD me rëndësio tanimë është procesi I dëmshpërblimit të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.

    Në një deklaratë për mediat nga Njësia Administrative Vergo në Delvinë, ligjvënësja e zonës, Ina Zhupa tha se dëmet në agrume, ullinj dhe blegtori janë të jashtëzakonshme për banorët, duke kërkuar që të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

    ‘Është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën e tyre në këto fshatra të bekuara nga Zoti, por mesa duket të pamundura për të jetuar në këto kushte që u janë shkaktuar tashmë nga zjarri’, u shpreh Zhupa.

    Ndodhemi në njësinë administrative Vergo, pasi kemi takuar banorët e fshatrave të kësaj njësie administrative që, fatkeqësisht, u përfshinë nga flakët e zjarrit, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e banorëve të kësaj zone – në agrume, në ullinj, në blegtori.

    Sigurisht që është një situatë për të ardhur keq, shumë katastrofale. Banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

    Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje atyre, por për të bërë thirrje nga kjo zonë për qeverinë dhe bashkinë, që të ndjekin atë që kërkon ligji.

    Të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror, që të kalojë shtëpi më shtëpi dhe të bëjë evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeqësi e madhe që u ka ndodhur banorëve.

    Është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën e tyre në këto fshatra të bekuara nga Zoti, por mesa duket të pamundura për të jetuar në këto kushte që u janë shkaktuar tashmë nga zjarri.

    Dëmet duhet të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë.

    Nuk duhet të shohim të njëjtin menaxhim siç ndodhi me zjarret edhe në situatën pas zjarreve.

    Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë të tillë që të kemi shpresë për këto fshatra, që edhe ata të zgjedhin të qëndrojnë në vazhdimësi në Shqipëri.

  • Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura pasi nisen për Ksamil…

    Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura pasi nisen për Ksamil…

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera

    Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera

    Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.
    Zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.
    Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
    Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore.
    Ndërkohë, po pritet edhe ndëryrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.

  • Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve.
    Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë.
    Ai është parë edhe duke i thënë një banori se pasi të verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri, do t’i njoftojnë që të rikthehen.
    “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë banorit.

  • SITUATË ALARMANTE NË DELVINË – ZJARRET DETYROJNË EVAKUIMIN E BANORËVE

    SITUATË ALARMANTE NË DELVINË – ZJARRET DETYROJNË EVAKUIMIN E BANORËVE

    Delvinë – Situata nga zjarret në jug të vendit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në një emergjencë të vërtetë për banorët dhe autoritetet lokale. Prej orësh, flakët kanë pushtuar zona të gjera në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e njerëzve dhe pronat e tyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas pamjeve më të fundit që vijnë nga terreni, zjarri po avancon me shpejtësi të madhe, duke përpirë gjithçka në rrugën e tij. Kolona tymi dhe flakë të fuqishme janë të dukshme nga disa kilometra larg, ndërsa përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll po përballen me vështirësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në një njoftim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, si masë parandaluese për të mbrojtur jetën e tyre.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, strukturat e Mbrojtjes Civile kanë nisur procedurat për evakuimin e menjëhershëm në zonat e prekura”, thuhet në deklaratën e ministrisë.Reklama në FieriWeb – “MIMA SOLAR”

    Forca të shumta të zjarrfikësve, ndihmuar nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe strukturave lokale, janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e banorëve.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin qëndrimin në zonat e rrezikuara, pasi situata mbetet kritike dhe me potencial për përkeqësim të mëtejshëm.

  • Vengu në Delvinë, efektivë të FA, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve

    Vengu në Delvinë, efektivë të FA, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve

    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ndërkohë që dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë shkuar në Delvinë për shuarjen e zjarreve.
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa fshatra të Delvinës, për të cilët Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
    Ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, banorët janë evakuuar. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe kisha e Shën Dhimitrit duke u djegur plotësisht.
    Në ndihmë të banorëve dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe dy helikopterë duke neutralizuar flakët, falë ndërhyrjes nga ajri.
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

  • Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

    Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

    Ministria e Mbrojtjes, këtë të premte ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
    Ministria u bën thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

    Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

  • Dogji 4 banesa dhe rrezikoi jetën e banorëve në Kakavijë, arrestohet zjarrvënësi

    Dogji 4 banesa dhe rrezikoi jetën e banorëve në Kakavijë, arrestohet zjarrvënësi

    Një 39-vjeçar është arrestuar në Dropull si autor i zjarrvënies së djeshme në fshatin Kakavije, ku flakët dogjën katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, duke rrezikuar jetën e banorëve.
    Sipas Policisë, K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat, gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
    Falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, Zjarrfikëses, FRONTEX-it, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve të autoriteteve greke, u bë e mundur evakuimi i banorëve dhe shuarja e flakëve.
    Policia e Gjirokastrës e identifikoi dhe arrestoi menjëherë autorin, ndërsa ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprat penale:

    “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
    “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”

    Policia apelon qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe t’i denoncojnë rastet në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.
    Njoftimi i policisë:
    Dropull/Identifikohet dhe nxirret përpara përgjegjësisë penale, autori i zjarrvënies së djeshme, në fshatin Kakavije.
    Gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, arrestohet 39-vjeçari.
    Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke.
    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
    Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

  • Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

    Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot sërish lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth.
    Në një konferencë për mediat, Berisha tha se prishja e ndërtesave është hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj banorëve të Thethit, pasi më 11 Maj ata votuan për PD-në dhe jo për PS-në.
    “Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.
    Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.
    Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
    Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
    Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.
    Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot”, tha Berisha.

  • Shembja e ndërtimeve pa leje, Berisha thirrje banorëve të Thethit: Ngrihuni dhe ndahuni nga e keqja

    Shembja e ndërtimeve pa leje, Berisha thirrje banorëve të Thethit: Ngrihuni dhe ndahuni nga e keqja

    Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të  Thethit t5ë cilëve iu shembën n dërtimet paleje, që të ngrihen kundër qeverisë.

    Berisha e bë ri këtë thirrje gjatë konferencës së sotme për mediat.
    “Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
    Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
    Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot”, tha Berisha.

    Top Channel