Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet mjaft e rënduar. Ministria emBrojtjes ju ka bërë apel për evakuim banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situara e zjarrit në Bashkinë e Poliçanit ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
Njoftimi:
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Ndërkohë raportohet se zjarri nga Slenderbegasi i është afruar fshatit tjetër Harunas, ndërsa banorët po evakuohen.









