Tag: banorëve

  • “Dy ditë dhe netë të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

    “Dy ditë dhe netë të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës alarmante me zjarret në vend.

    Ai u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë në kohë çdo vatër zjarri.
    “Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.
    Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.
    Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • “Dy ditë dhe net të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

    “Dy ditë dhe net të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës alarmante me zjarret në vend.

    Ai u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë në kohë çdo vatër zjarri.
    “Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.
    Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.
    Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • LAJM I FUNDIT/ Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni nga banesat

    LAJM I FUNDIT/ Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni nga banesat

    Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

    Top Channel

  • Thirrje URGJENTE! Ministria:Të evakuuohen menjëherë banorët e Nartës, Gramshit dhe Delvinës

    Thirrje URGJENTE! Ministria:Të evakuuohen menjëherë banorët e Nartës, Gramshit dhe Delvinës

    Foto ilustruese

    TIRANË- Situata me zjarret vijon të jetë problematike. Flakët po përpijnë dhjetëra hektarë toke, ndaj në këto kushte, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për evakuuimin e banorëve nga 3 zona të vendit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve është kërkuar evakuuimi në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.
    THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM
    Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta./ZËRI

  • Ministria e Mbrojtjes, thirrje banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni urgjent nga banesat!

    Ministria e Mbrojtjes, thirrje banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni urgjent nga banesat!

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim në disa fshatra të Gramshit dhe në Delvinë për shkak të situatës së rëndë me zjarret.
    Ministria thotë se zjarret po përhapen me shpejtësi.

    “THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM!  Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

  • Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve

    Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve

    Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.
    Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve.
    Konkretisht në qarkun e Elbasanit:
    Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
    Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

    Top Channel

  • Flakë masive në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës! Nis evakuimi i banorëve me urgjencë

    Flakë masive në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës! Nis evakuimi i banorëve me urgjencë

    Zjarret në Tepelenë

    TEPELENË- Zjarret që kanë përfshirë qarkun e Gjirokastrës prej disa ditësh janë përshkallëzuar, duke e bërë zonën e Tepelenës më të prekurën nga flakët. Pas përfshirjes së fshatit Leklit, vatrat janë përhapur me shpejtësi dhe kanë mbërritur deri në Hormovë, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore.
    Flakët ndodhen shumë pranë banesave dhe po kërcënojnë drejtpërdrejt fshatin. Për shkak të rrezikut, ka nisur evakuuimi i banorëve, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të parandaluar një tragjedi më të madhe.
    Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile ndodhen në terren, por kushtet e vështira të terrenit dhe erërat e forta po e bëjnë të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Situata mbetet kritike./ZËRI

  • Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, lëshohet alarmi nga autoritet, nis evakuimi i banorëve

    Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, lëshohet alarmi nga autoritet, nis evakuimi i banorëve

    Alarm evakuimi është lëshuar për mijëra njerëz pas shpërthimit të zjarrit në Newfoundland, në Kanada.

    Më shumë se 13,000 njerëzve që jetojnë në periferi të St. John’s, N.L., u është thënë të përgatiten për të evakuuar shtëpitë dhe bizneset e tyre, ndërsa një zjarr i ri po përhapet pranë qytetit më të madh të provincës.
    Mbrëmë, Kryeministri John Hogan lëshoi një alarm evakuimi paraprak për pjesë të dy qyteteve në jugperëndim të St. John’s – Paradise dhe Conception Bay South.
    Banorëve iu tha të përgatisin paketa bazë emergjence që do t’u lejojnë atyre të jenë larg shtëpive të tyre për të paktën 72 orë.
    Në New Brunswick, tre zjarre kanë dalë jashtë kontrollit dhebanorëve në veri të Moncton u është thanë të përgatiten për evakuim.

    Top Channel

  • Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

    Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

    Alarm i kuq është nga situata e zjarreve në vend. Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u kërkon banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

  • Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve për evakuim, ministri Vengu mbërrin në Gramsh

    Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve për evakuim, ministri Vengu mbërrin në Gramsh

    Situata e zjarreve në vendin tonë paraqitet mjaft problematike ku më e rënduar duket në zonën mes Gramshit dhe Skraparit, ku është dashur edhe evakuimi i disa prej banorëve për arsye sigurie, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët.

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në Harunas të Gramshit ku ju është bashkuar Forcave të Armatosura dhe atyre zjarrfikëse në terren për të monitoruar situatën pas zjarreve.
    Ndërkohë që Drejtoria e Policisë Elbasan iu bën thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit e Policisë, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit.

    Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë në kontakt të pandërprerë me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, për të telefonuar çdo banor, për t’iu shkuar në ndihmë në rast nevoje, si dhe për t’i larguar nga zona e rrezikut.
    Shërbime të shumta të Policisë të DVP Elbasan, të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me zjarrfikësit, për të evakuuar banorët dhe për të neutralizuar flakët e zjarrit.
    Ndërkohë, grupe hetimore dhe shërbime policore po kontrollojnë të gjithë zonën e prekur nga zjarri.
    Shërbimet zjarrfikëse, Emergjencat Civile, punonjësit e Policisë dhe helikopterët po punojnë intensivisht për të neutralizuar dhe shuar zjarrin.
    Policia apelon edhe një herë për banorët, që të largohen nga zonat e prekura nga zjarri dhe të bashkëpunojnë me shërbimet policore, me Emergjencat, me pushtetin vendor dhe me çdo strukturë shtetërore që ndodhet në terren.