Tag: banorëve

  • Izraeli nis tjetër ofensivë në Gaza/ Netanjahu: Ndodhemi në një fazë kritike të luftës

    Izraeli nis tjetër ofensivë në Gaza/ Netanjahu: Ndodhemi në një fazë kritike të luftës

    Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në qytetin e Gazës, thanë dy zyrtarë izraelitë për CNN. Ky veprim e përshkallëzon luftën, duke sfiduar dënimin ndërkombëtar dhe kundërshtimet nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të evakuohen nga qyteti i Gazës, duke thënë se po shkatërron infrastrukturën e Hamasit në qendrën më të madhe urbane të enklavës.

    “Qyteti i Gazës konsiderohet zonë e rrezikshme luftarake dhe qëndrimi aty ju vë në rrezik,” tha në X zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee.

    IDF u kërkoi banorëve të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” përmes Rrugës Al-Rashid dhe të shkojnë në jug të qytetit të Gazës, “me automjet ose në këmbë.”

    “Bashkohuni me mbi 40% të banorëve të qytetit që e kanë lënë për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të dashurve të tyre,” tha Adraee.

    CNN nuk mund të verifikojë nëse 40% e banorëve kanë braktisur qytetin.

    Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se planet e Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës do të vinin rreth 1 milion palestinezë që jetojnë aty në rrezik zhvendosjeje të detyruar.

    Nga ana e tij, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se një “operacion intensiv” ka filluar në Gaza.

    “Ne filluam një operacion intensiv dje në Gaza,” tha ai gjatë seancës hapëse në gjyqin për korrupsion që po zhvillohet kundër tij.

    “Shteti i Izraelit ndodhet në një fazë kritike të kësaj lufte dhe ka pasoja,” tha ai, sipas një zëdhënësi të kryeministrit.

  • Izraeli kërkon “zbrazjen” e Gazës, Netanyahu: Ju kemi paralajmëruar, largohuni tani!

    Izraeli kërkon “zbrazjen” e Gazës, Netanyahu: Ju kemi paralajmëruar, largohuni tani!

    Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e qytetit të Gazës të evakohen menjëherë këtë të martë përpara nisjes së një ofensive të re, një ditë pas paralajmërimeve për zgjerimin dhe shpeshtimin e sulmeve ushtarake në territor.
    Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës.
    “U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Kryeministri izraelit tha gjithashtu se forcat tani po organizoheshin dhe po grumbulloheshin në Qytetin e Gazës për një manovër tokësore.
    Kjo është zhvendosje për të disatën herë e banorëve të qytetit të Gazës ku është e përqëndruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë palestineze.
    Marrja nën kontroll e qytetit i komplikon përpjekjet për armëpushim, i cili do t’i jepte fund pothuajse dy vjetëve luftë por ka nxitur gjithashtu alarm ndërkombëtar për situatën humnitare dhe kushtet në të cilat banorët e zonës duhet të përballen gjatë zhvendosjes.
    Katari po u bën trysni udhëheqësve të Hamasit t’i përgjigjen pozitivisht marrëveshjes së fundit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh megjithatë deri tani nuk asnjë shenjë se një gjë e tillë do të ndodhëë. Hamasi po mban ende 30 pengje izraelitë, pjesa më e madhe e të cilëve besohet të kenë vdekur./vizionplus.tv

  • Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

    Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, teksa ushtria e tij po përshkallëzon sulmin ndaj qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez.

    Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj qytetit në Rripin e Gazës në përgatitje të operacionit për të marrë kontrollin e plotë të tij, pavarësisht thirrjeve nga shtetet perëndimore dhe agjencitë e ndihmës që të mos e shtyjë përpara këtë plan.
    Ndërkaq, agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 39 persona u vranë nga Izraeli, përfshirë 25 në Qytetin e Gazës të hënën, më 8 shtator.
    Paralajmërimi i Netanyahut erdhi disa orë pasi ndodhi një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në Jerusalem që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, pasi dy sulmues palestinezë hapën zjarr në një autobus duke vrarë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite.
    Policia izraelite tha se dy sulmuesit u vranë nga policia dhe një civil i armatosur.
    Pas sulmit, Netanyahu tha: “Të jemi të qartë, këta vrasës e forcojnë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin”.
    Thirrja e Netanyahut për evakuimin e banorëve të Qytetit të Gazës po ashtu vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohet se një marrëveshje për Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti për ta siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Paraprakisht, Trumpi tha se po e paralajmëronte “për herë të fundit” Hamasin që t’i pranojë kushtet e marrëveshjes.
    Trump tha se izraelitët kanë pranuar kushtet e paraqitura nga ai, duke shtuar se edhe Hamasi duhet t’i pranojë ato.
    Më pas, grupi radikal palestinez deklaroi se ishte i gatshëm për negociata pas atyre që i përshkroi si “ide nga pala amerikane për arritjen e një marrëveshje armëpushimi”.
    Muajin e kaluar, Hamasi u pajtua për një marrëveshje armëpushimi që përfshinte një armëpushim 60-ditor, kohë kur do të liroheshin pengjet.
    Megjithatë, Izraeli kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve, çarmatosjen e grupit dhe vendosi edhe kushte të tjera.
    Nga 251 pengjet e marra më 7 tetor – kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë – Izraeli thotë se 47 pengje janë ende në Gazë, përfshirë 25 që besohet se janë të vdekur.
    Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau edhe afër 1.200 persona.
    Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara. /rel

    Top Channel

  • Pesë mijë dollarë për këdo që largohet nga vendi, zbulohet plani për ndërtimin e Gazës

    Pesë mijë dollarë për këdo që largohet nga vendi, zbulohet plani për ndërtimin e Gazës

    Një dokument strategjik 38-faqësh i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë” po qarkullon në qarqet e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.

    Sipas burimeve nga Washington Post, plani paraqet një vizion të ri për të ardhmen e Rripit të Gazës pas konfliktit, përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë amerikane për të menaxhuar dhe rindërtuar zonën për një periudhë prej të paktën dhjetë vitesh.
    Plani është hartuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, por që ka ngjallur debat për shkak të qëndrimeve të saj kontroverse. Ai përfshin propozime për zhvendosjen e përkohshme të banorëve palestinezë gjatë procesit të rindërtimit dhe transformimin e Gazës në një qendër industriale dhe turistike në Mesdhe.
    Sipas dokumentit, banorëve palestinezë do t’u ofrohet largimi “vullnetar”, ose në vende të tjera, ose në zona të kufizuara brenda vetë Gazës, ndërsa ndërtohen infrastruktura të reja. Për ata që pranojnë të largohen, parashikohen 5,000 dollarë ndihmë direkte, subvencione për qira për katër vite dhe ndihmë ushqimore për një vit.
    Gjithashtu, pronarëve të tokës do t’u jepet një “kupon digjital” në këmbim të së drejtës për të rindërtuar pronat, me synim krijimin e një baze të re ekonomike për enklavën.
    Plani, i emërtuar zyrtarisht si “Trusti për Rindërtimin, Përshpejtimin Ekonomik dhe Transformimin e Gazës” (i njohur si Trusti i MADH), përmban sloganin: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik.”
    Ndërkohë, reagimet kanë qenë të ashpra. Grupi Reuters kishte raportuar më parë për ndërtimin e zonave të përkohshme humanitare brenda dhe jashtë Gazës. Në një deklaratë publike më 4 shkurt, Presidenti Trump theksoi nevojën që SHBA të “marrë nën kontroll” Gazën, për ta shndërruar në një vend të zhvilluar dhe të sigurt, duke e përshkruar si një potencial “rivierë të Lindjes së Mesme”. Këto komente kanë shkaktuar zemërim mes palestinezëve dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, që i frikësohen një zhvendosjeje të detyruar të popullsisë.
    Paralelisht, situata në terren mbetet e tensionuar. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme intensive në periferi të qytetit të Gazës gjatë fundjavës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe zhvendosje të reja të banorëve. Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është mbledhur për të shqyrtuar një plan për marrjen nën kontroll të plotë të qytetit të Gazës.

    Top Channel

  • Zjarr në fshatin Kodër Lumë, ndërhyrja e banorëve dhe zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

    Zjarr në fshatin Kodër Lumë, ndërhyrja e banorëve dhe zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

    Një sipërfaqe me shkurre dhe pemë u përfshi nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Kodër Lumë të Njësisë Administrative Shtiqën, në Kukës.
    Zjarri rrezikoi banesat për shkak se vatra e flakëve ishte pranë tyre.
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve dhe shërbimit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll duke shmangur përhapjen e tyre dhe rrezikun për dëmtime në banesat përreth.

    Autoritetet vendore njoftuan se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Nuk përjashtohet mundësia që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.

     

  • Kukës, ndalohet në kohë përhapja e zjarrit të rënë në Kodër Lumë

    Kukës, ndalohet në kohë përhapja e zjarrit të rënë në Kodër Lumë

    Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, një vatër zjarri ka shpërthyer në një zonë me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në fshatin Kodër Lumë, pjesë e njësisë administrative Shtiqën.
    Reagimi i menjëhershëm i banorëve që njoftuan autoritetet, si dhe ndërhyrja profesionale e forcave zjarrfikëse nga Kukësi, bëri të mundur shuarjen e flakëve në kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikun për banesat e afërta.
    Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri përfshiu një sipërfaqe me bimësi të thatë, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në ndërtesa apo rrezik për jetën e banorëve, falë veprimit të koordinuar të zjarrfikësve.

  • Kukës/ Bie zjarr në Kodër Lumë, ndërhyjnë banorët

    Kukës/ Bie zjarr në Kodër Lumë, ndërhyjnë banorët

    Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, një vatër zjarri ka shpërthyer në një zonë me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në fshatin Kodër Lumë, pjesë e njësisë administrative Shtiqën.

    Reagimi i menjëhershëm i banorëve që njoftuan autoritetet, si dhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Kukësi, bëri të mundur shuarjen e flakëve në kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikun për banesat e afërta.

    Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri përfshiu një sipërfaqe me bimësi të thatë, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në ndërtesa apo rrezik për jetën e banorëve, falë veprimit të koordinuar të zjarrfikësve.

  • Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fermerët paralajmërojnë beteja ligjore

    Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fermerët paralajmërojnë beteja ligjore

    Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Pogradec, ku në qendër të diskutimit ishte propozimi për kthimin e kullotave të fshatit Çërravë në hapësira për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
    Mbledhja u shoqërua me tone të larta mes këshilltarëve, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të zonës.
    Sipas drejtuesve të Bashkisë Pogradec, dhënia me qira e këtyre tokave për energji të rinovueshme do të sillte të ardhura të rëndësishme për buxhetin vendor, duke argumentuar se kullotat nuk kanë më cilësinë e dikurshme.
    Por nga ana tjetër, këshilltarë të pavarur dhe përfaqësues të fermerëve të këtij fshati, kundërshtuan ashpër këtë vendim, duke theksuar se toka është jetike për blegtorinë dhe se ndryshimi i statusit të saj bie ndesh me një sërë ligjesh në fuqi.
    “Jo vetëm është një vendimmarrje jo morale por gjithashtu edhe jo legjitime. Edhe unë si anëtar i Këshillit Bashkiak kam qenë prej fillimit kundër dhe do të jem deri në fund kundër kësaj vendimmarrje e cila prek interesat e banorëve të Çërravës. Sot u shty nga bashkia e Pogradecit si projektvendim, për ta konsultuar më tepër dhe për të dalë në konkluzionet e duhura. Fakti që sot është tërhequr, do të thotë që ajo do të diskutohet edhe një herë me banorët dhe kam shumë shpresë se do të marrin vendimin e duhur.”
    Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që kullotat e tyre të shndërrohen në hapësira për panele fotovoltaike. Përfaqësuesi i tyre ligjor theksoi se, nëse Këshilli Bashkiak i Pogradecit do të miratojë ndryshimin e statusit të tokës, do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim.
    “E para, proçedura që është ndjekur nga ana e bashkisë është në shkelje të udhëzimit përkatës, se si duhet të jetë për dhënien e tokave kullotë që i nevojiten banorëve të këtij fshati. Së dyti, ka një parim. Legjitimiteti i vetë Këshillit Bashkiak vjen pikërisht nga momenti kur dëgjon dhe merr parasysh edhe vullnetin e të tjerëve që preken nga vendimi i tyre. Ne do të kërkojmë të mos miratohet nga prefekti, do ti drejtohemi gjykatës sa i përket gjithë proçedurës që do të ndiqet nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkisë Pogradec. Nuk mund të jetë interesi i një individi të tretë për të nxitur bashkinë që ta ndryshojë tokën nga kullotë në panele fotovoltaike”, tha avokati Gent Serjani.
    “Ishim pesë veta të pranishëm në mbledhje si përfaqësues të fermerëve e banorëve të Çëravës. Na i dëgjuan kërkesat tona bashkë me firmat që kishin marrë nga fshati. Ato janë kullota dhe do të ngelen kullota se ne me ato jetojmë sot për sot. Janë 2500 krerë të imëta që kullosin në ato kullota, plus që kemi edhe ujin e pijshëm po në ato kullota”, u shpreh banori Genci Beshello.
    Në sallën e Këshillit Bashkiak tensionet arritën deri në përplasje të forta dhe debate të ashpra mes këshilltarëve dhe banorëve të pranishëm. Diskutimet për çështjen e kullotave të Çërravës nuk sollën një vendim përfundimtar, pasi votimi u shty për një mbledhje të ardhshme.
    Ndërkohë, jashtë institucionit, një pjesë e banorëve protestuan duke shoqëruar zhvillimet brenda sallës me thirrje kundërshtuese.

  • Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë

    Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë

    Një shpërthim i ndodhur dje rreth orës 21:00 në një kabinë elektrike në një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnje ka shkaktuar panik dhe asfiksi për dhjetëra banorë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë.
    Sipas informacioneve paraprake nga policia dhe shërbimi zjarrfikës, një mbingarkesë në rrjetin elektrik ka bërë që linjat të marrin flakë, duke përfshirë kabllot e gjithë pallatit. Zjarri u pasua nga një sasi e madhe tymi që u përhap nëpër shkallë dhe apartamente, duke bllokuar hyrje-daljen dhe pamundësuar evakuimin e banorëve në katet e sipërme.
    Një njësi zjarrfikëse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe arriti të lokalizojë flakët përpara se ato të përhapeshin në strukturën e ndërtesës. Megjithatë, për shkak të tymit të dendur, shumë banorë mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre.
    Zjarrfikësit ndërhynë në çdo apartament për të verifikuar gjendjen e banorëve, ku 10 persona u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Tre prej tyre – dy të moshuar dhe një shtetas i huaj nga Afrika – u mbajtën nën kujdes për shkak të gjendjes më të rënduar nga asfiksia dhe ankthi.
    Energjia elektrike në zonë u ndërpre menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie për të ndaluar hyrjen e banorëve deri në normalizimin e situatës. Dy autoambulanca qëndruan pranë pallatit për t’u ardhur në ndihmë banorëve që ndoshta do të kalojnë natën jashtë ose tek të afërmit e tyre.
    Autoritetet kanë njoftuar se kthimi në apartamente nuk do të lejohet derisa të sigurohet që nuk ka më rrezik nga zjarri dhe tymi është zhdukur plotësisht.

  • Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar

    Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar

    Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.

    Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
    Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.
    Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim.

    Top Channel