Tag: banorëve

  • VIDEO/ Plas grushti brenda mbledhjes së Këshillit Bashkiak Pogradec

    VIDEO/ Plas grushti brenda mbledhjes së Këshillit Bashkiak Pogradec

    Konfrontim fizik në Këshillin Bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.

    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, ccka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

     

  • Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt për këtë vendim, njëri prej këshilltarëve Ë. Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me K. Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

    Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.

  • Vendimi që çoi në konfrontim fizik/ Kërcet grushti në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit

    Vendimi që çoi në konfrontim fizik/ Kërcet grushti në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muccllarin, një prej banorëve të CCërravës.

  • Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

    Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

    Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre, pas kthimit të dosjes nga gjykata.
    Mes personave të kallëzuar janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari Arbjan Mazniku, ndërkohë që hetimi po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj.
    SPAK kishte kërkuar fillimisht pushimin e çështjes, por gjykata e posaçme urdhëroi rihetim. Çështja lidhet me shembjen e banesave në zonën e “5 Majit” gjatë vitit 2022, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, në kuadër të një projekti për rindërtim dhe rikualifikim urban.
    Shembjet te “5 Maji”Vendimi i kontestuar për prishjen e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, krijoi një tjetër grup të madh të pastrehësh. Ky vendim la pa një çati mbi kokë 222 pronarë, një pjesë me banesa të hipotekuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.
    Në një dalje publike të datës 20 janar 2022, në atë kohë zëvendës kryetar bashkie i Tiranës, Arbian Mazniku i premtoi banorëve të “5 Majit“ se secili prej tyre do të kishte një objekt më të mirë dhe më të shtrenjtë, se ai që kishin aktualisht, por kjo nuk ndodhi kurrë.
    Më vonë, Bashkia Tiranë konfirmoi se në zonën e re zhvillimore “5 Maji” po ndërtohen 15 godina (seksione) të reja, nga të cilat kanë përfunduar dhe janë kolauduar punimet në 6 godina, si dhe janë drejt përfundimit ose në proces punimet për 9 godinat e tjera. Por, banorët që kanë përfituar një apartament të ri në këtë zonë, u përkasin njësive të tjera të prekura nga tërmeti në kryeqytetet, ku 40 pallate janë shembur deri tani.
    Në dy shorte të hedhura për shpërndarjen e apartamenteve në zonën e “5 majit”, emrat e ish–banorëve nuk figurojnë në listën e fituesve. Ata i humbën shtëpitë jo nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga një vendim i qeverisë shqiptare për ndërtimin e “Tirana Riverside”, një qytet futurist që do të strehojë të dëmtuarit e tërmetit, por edhe mjaft institucione publike.
    Trajtimi i banorëve prej shumë kohësh me qira, teksa rindërtimi po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, tregon një shpërdorim të financave të buxhetit.
    Gjatë protestave të banorëve, shumë prej tyre janë gjobitur dhe dënuar. Ivzi Hoxha, 62 vjeç, u dënua me një vit heqje lirie pasi kanosi kryeministrin Edi Rama në qershor të 2023. Laureta Nikolli është e vetmja banore e lagjes “5 Maji” e cila është gjobitur për ndërtim pa leje, me një milion e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë lekë, edhe pse në zonën e 5 majit janë identifikuar edhe 12 godina të tjera të cilat janë pa leje.

  • Parkime problematike në Fier, denoncojnë qytetarët policia nis pastrimi i lagjeve

    Parkime problematike në Fier, denoncojnë qytetarët policia nis pastrimi i lagjeve

    Në vijim të denoncimeve të banorëve të kompleksit “Mërtiri Tragjas”, Policia e Fierit ka nisur procedime penale dhe ka bllokuar automjete që parkojnë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Konferenca e Pezës”.
    Pas verifikimeve në terren, strukturat e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit konstatuan shkelje të përsëritura nga drejtuesit e mjeteve, të cilët pengonin lëvizjen e mjeteve të tjera dhe madje edhe hyrjen e automjeteve të emergjencës.
    Në disa raste, janë regjistruar konflikte dhe debate mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, çka detyroi Policinë të ndërhyjë dhe të nisë procedime penale për pengim të qarkullimit publik dhe prishje të rendit.
    Gjithashtu, disa automjete janë bllokuar për shkak të pengesave të përsëritura në hapësirat e parkimit, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në zonë.
    Policia e Fierit apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos pengojnë banorët, duke garantuar vijimin e masave ndëshkuese dhe administrative ndaj shkelësve.

  • E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    Në Rubik, ura që dikur bashkonte komunitete, sot ndan jetën nga rreziku. Çdo ditë, banorët kalojnë mbi një strukturë të rrënuar që mund të shembet mbi lumin Fan në çdo moment. Gropat, dëmtimet dhe kamionët e rëndë që kalojnë mbi të e kanë kthyer urën në simbol të neglizhencës institucionale. Ndërsa autoritetet premtojnë rikonstruksion me fondet e Bankës Botërore, qytetarët presin me frikë, duke kaluar mbi një urë që s’mban më as peshën e vet.
    E ndërtuar mes viteve 1986–1987, Ura e Rubikut në Mirditë është shndërruar sot në një rrezik të përditshëm për dhjetëra qytetarë që kalojnë mbi të për të hyrë në qytezën e tyre. Dikur simbol i lidhjes mes fshatrave dhe qytetit, sot ajo është kthyer në një kërcënim real për jetën e banorëve.
    “Janë hapur gropa të mëdha në mes të saj, dëmtimet duken me sy që nga këtu,” tregon njëri nga banorët që kalon çdo ditë mbi urë për të çuar fëmijët në shkollë.
    Një tjetër banor shton me shqetësim: “Duhet rregulluar, ka shumë vite që është kështu. Tani e kanë bërë edhe më keq kamionët që kalojnë shpesh mbi të.”
    Kjo urë, që lidh anën jugore të Rubikut me disa fshatra përreth, është nyja e vetme që i lidh banorët me Rrugën e Kombit. Por këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe, janë dëmtuar rëndë dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen mbi lumin Fan. Mungesa e ujit në shtratin e lumit gjatë këtyre muajve e nxjerr edhe më në pah problemin, duke treguar qartë shkallën e dëmtimit.
    Për këtë çështje, ACQJ kontaktoi kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili thotë se që prej marrjes së detyrës ka kërkuar inspektimin e disa urave në territorin e bashkisë, pasi sipas tij, ura e Rubikut nuk është e vetmja që paraqet rrezik.
    “Që në fillim kemi kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësimin teknik të urës. Pas disa insistimesh, gjashtë muaj më parë u zhvillua një dëgjesë me banorët mbi këtë problem. Por që prej asaj kohe, nuk kemi marrë asnjë sqarim se çfarë do të ndodhë më tej,” shprehet Melyshi.
    Pas komunikimit me Bashkinë, ACQJ iu drejtua për koment Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili konfirmoi se ura është përfshirë në një projekt të Bankës Botërore.
    “Ura e Rubikut do të rikonstruktohet në kuadër të projektit të Bankës Botërore. Aktualisht jemi në fazën e oponencës teknike dhe më pas do të vijojmë me fazën e prokurimit,” thuhet në përgjigjen të ARRSH-së.
    Megjithatë, banorët e zonës janë ende në pritje. Sipas tyre, premtimet janë dhënë shpesh, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Ndërkohë, çdo ditë që kalon, ura dëmtohet më shumë.
    Kryetari i Bashkisë Mirditë thotë se nëse projekti nuk nis së shpejti, do të kërkojë zgjidhje alternative, pasi nuk mund të lejojë që banorët të rrezikojnë jetën në çdo kalim.
    “Do të shohim mundësi të tjera për t’i siguruar kalimin banorëve, por kjo situatë nuk mund të zgjasë më gjatë,” deklaron ai.
    Disa kohë më parë, një tjetër urë në zonë Ura e Milotit u mbyll për shkak të dëmtimeve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit veror. Pas saj, aksi Pllanë–Rubik u përdor si rrugë alternative, dhe kështu Ura e Rubikut u shndërrua në nyjen kryesore të kalimit, e domosdoshme për të shmangur trafikun në zonë.
    Por gjendja e saj e sotme e bën këtë nyje gjithnjë e më të rrezikshme.
    Në Rubik, edhe ura për këmbësorë që përshkon lumin Fan, afër Kishës së Shën Premtes, është po ashtu në gjendje të rënduar. E ndërtuar që në vitin 1967, ajo ka pësuar dëmtime serioze dhe çdo ditë rrezikon jetët e banorëve që e kalojnë në këmbë për të shkuar në punë, në shkollë apo në qendër të qytetit.
    Ekspertët e infrastrukturës lokale rendisin disa shkaqe kryesore për dëmtimin e këtyre urave:1. Erozioni, si pasojë e keqmenaxhimit të shtratit të lumit Fan;2. Mungesa e riparimeve dhe mirëmbajtjes ndër vite;3. Lejimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, sidomos kamionëve të gurorës që ndodhet pranë urës.
    Sipas banorëve, situata është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Kalimi i kamionëve të ngarkuar mbi një strukturë të amortizuar ka përshpejtuar dëmtimet, ndërsa mungesa e ndërhyrjes e ka lënë urën në mëshirë të kohës.
    Edhe pse autoritetet po shqyrtojnë projektin e restaurimit në bashkëpunim me Bankën Botërore, nevoja për ndërhyrje është e menjëhershme. Çdo ditë që kalon, rreziku për shembje shtohet, dhe bashkë me të frika e banorëve që e përdorin urën si rrugë për të hyrë e dalë nga Rubiku.
    Banorët e Rubikut e ndjejnë veten të lënë pas dore nga shteti dhe institucionet.Në këtë qytezë të vogël të Mirditës, ku shumë familje kanë zgjedhur të qëndrojnë përkundër emigrimit, një urë e sigurt është më shumë se një nevojë infrastrukturore është kusht për jetën e përditshme.
    Rikonstruksioni i saj nuk do të ishte thjesht një projekt ndërtimi, por një akt i domosdoshëm për sigurinë dhe dinjitetin e banorëve që kanë mbetur në Rubik, mes harresës dhe premtimeve që nuk po realizohen.
    / Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

  • SPAK e dërgoi për gjykim, Kristian Shkreli: S’u kam kërkuar të votojnë Tom Doshin, linjën elektrike s’e bëj unë

    SPAK e dërgoi për gjykim, Kristian Shkreli: S’u kam kërkuar të votojnë Tom Doshin, linjën elektrike s’e bëj unë

    Kristjan Shkreli

    TIRANË-Sot, SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes metodave speciale hetimore si përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe veprime të tjera procedurale, SPAK ka arritur në përfundimin se Kristian Shkreli, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që synonin ndikimin e votuesve në zonën e fshatit Stajkë. 
    Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës”. Por vetë kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës e ka hedhur poshtë hetimin e SPAK, duke deklaruar për Reportt.Tv se nuk u ka premtuar banorëve se do u bëjë linjën elektrike. Ai ka mohuar edhe kontaktet me banorët për të votuar Tom Doshin. 

    Kristjan Shkreli: Investimi është kryer nga OSHEE. Nuk u kam premtuar banorëve se do u bëj linjën elektrike, sepse nuk kam çfarë linje të bëj unë. Nuk i kam kërkuar banorëve të votojnë për Tom Doshin. Janë biseda të banorëve mes njëri-tjetrit, që shprehen se “ia kemi borxh Kristjanit votat”. Shpresoj që gjykata të vendosë drejtësi.
    Në muajin muaj të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës./ZËRI

  • Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të veproni për të marrë Certifikatën e Pronësisë

    Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të veproni për të marrë Certifikatën e Pronësisë

    Përgjatë një viti, nga tetori 2024 e deri në tetor 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka legalizuar 28 pallate në Tiranë, duke i hapur rrugë banorëve të pajisen më në fund me Certifikatë Pronësie. Në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë.
    Veç të tjerash të gjitha këto prona këtej e tutje do të kenë një vlerë më lartë në treg.

    Qeveria u jep mundësi banorëve të pallateve në shkelje të lejes së ndërtimit që, në mungesë të veprimit të investitorit, të marrin vetë iniciativën për përfundimin e legalizimit, duke plotësuar dokumentacionin për njësinë që posedojnë, duke bashkëpunuar me ASHK-në për përmbylljen ligjore të procesit. Më konkretisht, kur investitori nuk ka përmbushur detyrimet ligjore, banorët duhet të ndjekin këto hapa për të vijuar procedurat e legalizimit në emër të tyre:

    Të përfaqësohen nga administratori ose një përfaqësues me prokurë, për koordinimin e procesit të dokumentacionit teknik dhe juridik për gjithë objektin.
    Të dorëzojnë dokumentacionin bazë, që përfshin:
    Kopje të dokumentit të identifikimit (ID/pasaportë);
    Kontrata e sipërmarrjes/porosisë, apo çdo kontratë tjetër e lidhur me ndërtuesin/investitorin;
    Të dorëzojnë dokumentet e përbashkëta për objektin, si: Aktekspertiza e ndërtimit.
    Të bashkëpunojnë me specialistët e ASHK-së gjatë matjeve dhe evidentimeve në terren, për përcaktimin e saktë të sipërfaqeve dhe kufijve të çdo njësie.
    Të paguajnë tarifat përkatëse për legalizimin, sipas përllogaritjeve që kryhen nga ASHK pas verifikimit teknik dhe ligjor të objektit.
    Të marrin vendimin individual të legalizimit për çdo njësi banimi apo shërbimi.
    Pas miratimit të vendimit, banorët duhet të vijojnë me regjistrimin përfundimtar të pronësisë në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, ne portalin unik qeveritar e-albania.

  • Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet

    Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet

    Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet
     
    Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të banorëve të fshatit Vanë në Delvinë për gjendjen e rënduar të rrugës lidhëse, ka ardhur reagimi nga deputeti i zonës, Ardit Bido, i cili ka njoftuar nisjen e investimeve për asfaltimin e aksit.
     

     
     
    Në një deklaratë publike, Bido bëri të ditur se ka inspektuar nga afër urën e Vanës dhe rrugën që lidh fshatin me rrugën kryesore, së bashku me ministrin Pirro Vengu dhe kryetarin e Bashkisë Delvinë, Besmir Veli.
     
     
    “Falë ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, ura ka lidhur fshatin Vanë me rrugën kryesore. Diskutuam vijimin e investimit përmes asfaltimit të rrugës lidhëse dhe urës. Ky aks do të shërbejë si damar zhvillimi për bujqësinë, transportin dhe ekonominë lokale,” – shkruan Bido.
     
    Banorët e Vanës prej kohësh kanë kërkuar ndërhyrje për këtë rrugë, e cila gjatë dimrit bëhet pothuajse e pakalueshme, duke izoluar komunitetin dhe vështirësuar jetën e përditshme.
     
    Sipas zotimit të Ardit Bido, asfaltimi pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të forcojë lidhjen e Vanës me pjesën tjetër të zonës, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin e bujqësisë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

    Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

    Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 09:18
    Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur punimet për ndërtimin e urës mbi përruan që ndan fshatin, një investim i shumëpritur nga banorët prej vitesh.Kjo urë konsiderohet një infrastrukturë jetike për lëvizjen e banorëve, veçanërisht të fëmijëve dhe nxënësve që përballeshin çdo ditë me vështirësi gjatë kalimit të përroit, sidomos në periudhën e reshjeve, kur niveli i ujit rritej dhe qarkullimi bëhej i rrezikshëm.Punimet po vijojnë me ritme të kënaqshme dhe pritet që shumë shpejt ura e re të vihet në shërbim të komunitetit, duke i dhënë fund izolimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e lëvizjes.
    Ky investim është në përputhje me angazhimin e Bashkisë Elbasan për të përmirësuar jetën e qytetarëve edhe në zonat rurale, duke realizuar një nga kërkesat më të hershme të banorëve të Papërr-Sollakut.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në nisjen e punimeve, theksoi se “ky investim është pjesë e përpjekjeve tona për të sjellë zhvillim dhe siguri për çdo komunitet të Bashkisë Elbasan. Ura e Papërr-Sollakut është një premtim që po e bëjmë realitet, duke i dhënë fund një problemi të përhershëm të banorëve dhe duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e tyre të përditshme. Çdo investim në infrastrukturë rurale është një hap drejt barazisë dhe shërbimeve më cilësore për të gjithë.” LK