Tag: banorëve

  • Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet. Siç raporton A2 CNN, efektivët e ushtrisë kanë nisur punën me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura, ku niveli ka arritur të rrezikojë seriozisht pronat e banorëve.

    Përveç largimit të ujit, ushtarët po ndihmojnë edhe në evakuimin e banorëve, si dhe në nxjerrjen nga banesat e pajisjeve dhe sendeve të domosdoshme që rrezikohen nga dëmtimi.

    Ndërhyrja e Forcave të Armatosura vjen pas përkeqësimit të situatës në zonë, ku prurjet e larta dhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë shkaktuar probleme.

  • Reshjet intensive, Prefektura Gjirokastër thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet e panevojshme!

    Reshjet intensive, Prefektura Gjirokastër thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet e panevojshme!

    Deklaratë e Prefekturës Gjirokastër
    Të nderuar qytetarë,
    Referuar situatës së rënduar të reshjeve të ditëve të fundit në territorin e qarkut Gjirokastër, Prefekti i Qarkut Gjirokastër është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.
    ⚠️U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku ka prezencë të rritjes së nivelit të ujërave, rrëshqitje dherash apo bllokime akse rrugore.
    ❗️Kufizoni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik.
    ❗️Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve.
    ❗️Shmangni kalimin në përroska, përrenj apo segmente të përmbytura.
    ❗️Njoftoni menjëherë strukturat përkatëse për çdo situatë problematike.
    Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë vijimësisht situatën.
    Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Prefekti i Qarkut Gjirokastër do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.
    Për çdo shqetësim, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e emergjencës 127, 128, 129.

  • Big Brother VIP Kosova 4 dj@g valixhet e banorëve

    Big Brother VIP Kosova 4 dj@g valixhet e banorëve

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash –  Aksioni qesharak në Ndroq

    SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash – Aksioni qesharak në Ndroq

    IMT-ja ka ndërmarrë një aksion për të “luftuar krimin” duke shembur kotecat e pulave dhe gardhet që fshatarët kishin ngritur për të rrethuar tokat e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mënik, njësia administrative Ndroq, ku gjatë të shtunës së kaluar, fadroma e IMT shembi kotecat e pulave të banorëve të zonës, ndërsa në mënyrë selektive vendosi edhe gjoba që arrijnë deri në 9 mln lekë për disa nga banorët. Sipas banorëve, mbrapa këtij aksioni fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre.

    Syri TV

    Sipas banorëve, shuma e gjobave arrin nga 400 në 900 mijë lekë të reja. Ata e vënë theksin tek fakti që janë gjobitur vetëm sepse kanë ndërtuar kotece për të mbajtur shpendët e tyre shtëpiake apo sepse kanë rrethuar tokat e tyre bujqësore, ndërkohë që përveç kësaj, ka edhe selektivitet nga ana e IMT sa i përket gjobave, pasi vetëm disa banorë janë ndëshkuar, e të tjerët jo.

    Banorët theksojnë se mbrapa këtij aksioni dhe vendimi të IMT fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre, për tua dhënë një apo disa personave të fuqishëm, që kanë lidhje të forta me pushtetin.

    Ata shprehen të shqetësuar për shumën e gjobave, pasi ata e kanë të pamundur për të paguar një shumë të tillë, duke e dërguar çështjen në gjykatë.

  • Arrestimi i 27-vjeçarit në Pogradec/ Kapri: U nisa nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin

    Arrestimi i 27-vjeçarit në Pogradec/ Kapri: U nisa nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin

    Një reagim politik është bërë sot përpara Komisariatit të Policisë së Korçës, ku mbahet 27-vjeçari Kevi Muçllari, i arrestuar dy ditë më parë pas incidentit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit.
    Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka dalë para mediave duke mbrojtur veprimet e të riut dhe duke e quajtur arrestimin e tij një akt të padrejtë. Kapri tha se ishte nisur nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin, të cilin e cilësoi si shembull qytetarie dhe guximi.
    Sipas tij, arrestimi është i fabrikuar dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut, pasi i riu kishte reaguar në mbrojtje të interesave të banorëve të fshatit Çërravë.
    Deputeti kërkoi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit dhe njoftoi se ka kontaktuar me Avokatin e Popullit, i cili ka regjistruar çështjen për hetim. Ai deklaroi gjithashtu se do t’i kërkojë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të verifikojë ligjshmërinë e arrestimit.
    Sipas Kaprit, rasti i Muçllarit tregon se në Shqipëri ende ndëshkohet protesta dhe guximi qytetar, ndërsa e cilësoi si një mesazh politik që synon të frikësojë banorët që ngrejnë zërin kundër abuzimeve me pronat publike.
    Në përfundim, ai theksoi se ngjarja është një provë e qartë e mungesës së demokracisë dhe kërkoi drejtësi për 27-vjeçarin nga Pogradeci.
    “U nisa nga Tirana të paktën për të përshëndetur dhe për të inkurajuar Kevi Muçllarin për aktin e tij qytetar që bëri në Keshillin Bashkiak të Pogradecit. Në mënyrë tinëzare dhe aspak njerëzore u arrestua dhe ka një akuzë të fabrikuar vetëm se bëri detyrën e tij qytetare. Sot unë mendoj që të gjithë shqiptarët duhet të ishin krenarë se si një djalë qytetar, një student i 10-tës në shkencat politike ngrihet pro banorëve dhe shkon në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku në vend të inkurajohet, arrestohet dhe mbahet në burg pa patur mundësinë për ta takuar. Unë mendoj që nesër kushdo gjyqtar qe do ketë çështjen e tij të japë drejtësi, ta lenë në gjendje të lirë se kemi të bejmë qartësisht me një shkelje të kushtetutës dhe të drejtave të njeriut. Imagjinoni absurdin që një njeri merr guximin të protestojë, të ngrejë zërin, jetojmë në një vend demokratik, provokohet nga kryetari i bashkisë dhe i montohen akuza të paqëna duke parë videon të gjithë shqiptarët. Muçllari duhet përgezuar për të gjithë aktin që mori sepse ky është një model që duhet të inkurajohet në shoqëri. Duhet të protestojnë e jo të rrinë gojëkyçur dhe aq më tepër që kemi të bejmë me një akt korruptiv të Bashkisë Pogradec që u merr banorëve një pronë të përbashkët dhe pa treguar qëllimin se çfarë do ta bëjnë atë pronë, detyron e Këshillin Bashkiak të tjetërsojë atë pronë komunitare. Kam marrë kontakt edhe me avokaten e popullit sot e cila më ka konfirmuar që është rregjistruar çështja për të parë nëse ka shkelje në arrestimin e Muçllarit. Gjithashtu si deputet dhe si anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare, do i kërkoj AMP-së të hetojë rastin e Muçllarit se besoj se kemi të bëjmë me një shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, se si një qytetar arrestohet pse protestoi. Ky është një absurd tjetër sesi një vend synon të anëtarësohet pas disa vitesh në BE, i riu arrestohet se proteston. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik, për tu thënë të gjithë banorëve të Çërravës, një nga fshatrat me të mëdhenj të Korcës, por edhe gjithë Shqipërisë që kushdo që ngre zërin do ketë fatin e tij”, deklaroi Kapri.

  • “Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

    “Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

    KEVI MUCOLLARI

    POGRADEC- Banorët e Çërravës kanë protestuar sërish sot, kundër arrestimit të Kevin Muçollarit, që u vu në pranga pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
    Sipas banorëve, ngjarja është pasojë e një provokimi gjatë mbledhjes, ku u diskutua çështja e tokave të fshatit Çërravë. Ata e konsiderojnë reagimin e këshilltarit bashkiak të padrejtë dhe theksojnë se incidenti nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur provokim.
    Protestuesit shprehen se Muçollari ka vepruar në mbrojtje të interesave të banorëve dhe se arrestimi i tij është i padrejtë e me prapavijë politike.
    Sipas tyre, qëllimi i protestës është jo vetëm lirimi i tij, por edhe mbrojtja e tokave të fshatit nga projektet për vendosjen e paneleve diellore, të cilat, sipas banorëve, rrezikojnë aktivitetin bujqësor dhe jetesën e komunitetit. 
    “Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se “legen” e themi gjithë ditën dhe s’ishte ofezë që këshilltari të reagonte në atë mënyrë. I kërkojmë prokurorit të çështjes që ta lirojë sa më shpejt të jetë e mundur Kevin. Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe për mendimin tim arrestimi ishte politik. S’ka të bëjë farë reagimi që tha “jeni legena”. Përderisa voton pro, ashtu je. Reagoi keq këshilltari duke u ngritur. Këshilltarët e tjerë nuk u ngritën, e pranuan ofezën. Nëse ai s’do ngrihej, nuk do ndodhte incidenti. Të parët tanë që janë sistemuar këtu, e kanë lidhur jetën me këtë tokë dhe me këtë lumë”, tha njëri nga protestuesit.

    Në mbështetje të protestuesve është shprehur edhe këshilltari i pavarur Arbër Male, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Muçollarit dhe ka theksuar se ai ishte në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Çërravës.
    Ai dhe komuniteti janë shprehur të vendosur të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e çështjes. Gjatë ditës së djeshme këshilli bashkiake i Pogradecit, vendosi dhënien me qera të dhjetra hektarë tokë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, hapësira që deri tani janë shfytëzuar për kullota bagëtish nga ana e banorëve vendas. /ZËRI

  • Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

    Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

    Banorët e Çërravës në Pogradec ngritën sërish sot një protestë në mbështetje të Kevi Muçollarit, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
    Raportohet se banorët kërkojnë lirimin e bashkëfshatarit të tyre, duke thënë se ai është provokuar dhe se është goditur nga këshilltari Engjëll Shyti.
    Ndër të tjera, banorët vijojnë të protestojnë edhe kundër vendimit të miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak, e cila u zhvillua mesditën e djeshme.
    Banorët thonë se arrestimi i Kevi Muçollarit ishte politik dhe i padrejtë, pasi ai mbrojti dje sipas tyre të drejtat e banorëve.
    “Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se “legen” e themi gjithë ditën dhe s’ishte ofezë që këshilltari të reagonte në atë mënyrë. I kërkojmë prokurorit të çështjes që ta lirojë sa më shpejt të jetë e mundur Kevin. Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe për mendimin tim arrestimi ishte politik. S’ka të bëjë farë reagimi që tha “jeni legena”. Përderisa voton pro, ashtu je. Reagoi keq këshilltari duke u ngritur. Këshilltarët e tjerë nuk u ngritën, e pranuan ofezën. Nëse ai s’do ngrihej, nuk do ndodhte incidenti”, tha njëri nga protestuesit.
    Kujtojmë se gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve, Kevi Muçollari sulmoi fizikisht një prej anëtarëve të këshillit.
    Sherri mes tyre nisi pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.
    Pas incidentit, Kevi Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti.
    “Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër”, tha ai, ndërsa shtoi se situata ishte e qetë deri në momentin që kryetari i bashkisë i cilësoi kundërshtimet si “teka”.
    Muçllari u shpreh se banorët dhe përfaqësuesit e tyre nuk do ta lënë çështjen me kaq, duke paralajmëruar ndjekje ligjore.
    Çfarë deklaruan protestuesit
    “Unë po protestoj sot si të gjithë shokët për të mbrojtur fshatin, mos venë panele diellore. Po i vunë ato, s’kemi ku vemë, mbaron fshati. Kevin ta lëshoni se ne do vazhdojmë të rrimë këtu, do shkojmë të protestojmë edhe në Pogradec.”
    “Filli i kësaj proteste sot është për lirimin e djalit të fshatit tonë. Ai është arrestuar pa të drejtë. Kam qenë vetë prezent në këshillin bashkiak dhe ai është provokuar nga një këshilltar i bashkisë sepse në atë mbledhje u votua pro për çështjen e tokave të fshatit Çërravë që është çështje e stërzgjatur. Ne u acaruam por provokimi ishte nga vetë këshilltari i bashkisë. Këshilltari bëri të fortin e bashkisë duke u ngritur kundra nesh sepse ai është prej atyre të bashkisë, i paguar, i punësuar, kjo është e gjitha.”
    Arbër Male, këshilltar i pavarur: “Sot bashkë me banorët e fshatit Çëravë po protestojmë për lirimin e Kevi Muçllarit i cili dje ishte në mbrojtje të të drejtës së pronave të aktiviteteve ekonomike të këtyre banorëve. Edhe pse ka qenë i provokuar nga një këshilltar pasi ka qenë duke ikur, arrestohet me urdhër politik. I bëj thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë menjëherë Kevi Muçllarin në të kundërt ne si anëtarë të KB dhe banorët do të jemi në mbrojtje të të drejtës së Kevit dhe të banorëve të Çëravës.”

  • Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:39
    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

  • Plas sherri i dhunshëm, në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Këshilltari përleshet me qytetarin në sallë për…

    Plas sherri i dhunshëm, në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Këshilltari përleshet me qytetarin në sallë për…

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

  • “Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia

    “Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
    Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.
     

    Top Channel