Tag: banorëve

  • Dosja në SPAK/ Kalaja: Toni Gogu me zyrtarët në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr të përfshirë në afera dhe grup të strukturuar…

    Dosja në SPAK/ Kalaja: Toni Gogu me zyrtarët në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr të përfshirë në afera dhe grup të strukturuar…

    Dosja në SPAK/ Kalaja: Toni Gogu me zyrtarët në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr të përfshirë në afera dhe grup të strukturuar…

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dorëzuar sot një kallëzim të ri penal në SPAK. Kallëzimi lidhet me një skemë abuzive të ashtuquajtur , e cila sipas saj, është aplikuar në zonën nr.15 të Tiranës.

    Në këtë skemë përfshihen drejtuesit lokalë Gentjan Myrto, Besmir Kola dhe Xhavit Çeka, si dhe deputeti i zonës, Toni Gogu. Kalaja akuzon këta zyrtarë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal. Ajo përmendi edhe emrin e Arjan Poplit, një person pa funksion publik, i cili sipas denoncimeve të banorëve, ka ndikuar në blerjen e votës.

    Po ashtu, një tjetër shqetësim ishte keqmenaxhimi i procesit të rindërtimit dhe presioni ndaj banorëve për votë në këmbim të përfitimeve. Kalaja denoncoi edhe tjetërsime pronash në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr, ku banorëve u ofrohej vetëm 20% e vlerës për të marrë certifikatën e pronësisë. Në fokus ishte edhe një rrugë në fshatin Menik, e cila sipas saj, është përdorur për favorizim politik dhe për të mbuluar një aferë prej 80 milionë lekësh.

    “Sot kam ardhur për të denoncuar një skemë tjetër 5D, por në rastin konkret kjo skemë është aplikuar në zonën numër 15 të Tiranës që përfshin njësitë administrative Ndroq, Pezë dhe Vaqarr ku drejtuesit aktualë të këtyre zonave, Gentjan Myrto, Besmir Kola dhe Xhavit Çeka, në bashkëpunim me deputetin e zonës Toni Gogu, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave penale të cilat kallëzojmë ne sot, nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, pastrmi i produktit të veprave penale dhe deri në grup të strukturuar kriminal.

    Vepra të cilat lidhen me abuzime të personave të sipërcituar por edhe të një personi i cili nuk ka asnjë post publik dhe quhet Arjan Popli, ndaj të cilit në fakt kemi shumë reagime, denoncime nga banorë të zonave për ndikimin e tij për blerjen e votës, për ndikimin e tij për t’u dhënë oferta ose favore banorëve të zonës në këmbim të votës.

    Favore të cilat lidhen jo vetëm me probleme personale që kanë banorët e zonës por edhe sidomos me çështjen e pjesës së rindërtimit nga tërmeti.

    Ka shumë banorë të zonës të cilët kanë përfituar banesa nga rindërtimi por edhe sot e kësaj dite këto banesa jo vetëm që nuk dorëzohen por në mënyra të ndryshme u bëhet presion me qëllim që këta të japin votës pro Partisë Socialiste.

    Një problem shumë i rëndësishëm që lidhet me të kallëzuarit prej nesh është edhe tjetërsimi i pronave. Ka abuzime marramendëse me pronat në të tre këto njësi, edhe në Vaqarr, edhe në Ndroq edhe në Pezë.

    U shkohet banorëve të ndryshëm, u ofrohet 20% e vlerës me qëllim që këta banditë t’u japin certifikatat e pronësisë.

    Nga ana tjetër kemi evidentuar edhe disa investime të këtyre drejtuesve të këtyre njësive të cilat nuk kanë burime të ligjshme dhe për këtë i kemi kërkuar SPAK jo vetëm hetimin e burimit të ligjshëm të këtyre investimeve por edhe hetimin pasuror të tyre duke filluar që nga deputeti Toni Gogu dhe tër 3 personat e sipërcituar.

    Dhe e fundit ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrugës së fshatit Menik, rrugë e cila ka kohë që ka filluar dhe nuk është bërë asnjë investim serioz.

    Kjo rrugë ka probleme shumë të mëdha pasi në pjesën ku ka shumicën dërrmuese të banorëve, rruga nuk shkon, ndërsa në 3 familje të cilët janë socialistë patronazhistë, rruga i ka shkuar deri në derën e shtëpisë.

    Këtu flasim për rrugë çakull pasi nuk ka mbaruar, është një investim prej 80 milionë lekë të reja dhe për të cilin ne kemi kërkuar nga SPAK hetimin e kësaj afere”, tha Kalaja.

  • “Në Shqipëri mungon puna”, Kliti Hoti takime në Oblikë: Mbi 70% e banorëve punojnë në Mal të Zi çdo ditë

    “Në Shqipëri mungon puna”, Kliti Hoti takime në Oblikë: Mbi 70% e banorëve punojnë në Mal të Zi çdo ditë

    Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- së për qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Bashkë me Senadën ishim në Oblikë, ku takuam banorët e bllokut të pallateve dhe dëgjuam me vëmendje shqetësimet që i shoqërojnë prej vitesh. Realiteti është i ashpër: mbi 70% e banorëve detyrohen të shkojnë çdo ditë për të punuar në Malin e Zi, sepse në Shqipëri mungon puna, mungon mbështetja, dhe për shumë prej tyre mungojnë edhe pensionet.
    Partia Demokratike vjen me një plan të qartë dhe të ndershëm për të garantuar një jetë më të mirë për çdo qytetar. Do të vendosim një minimum jetik prej 200 eurosh në muaj për çdo individ. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro dhe atë mesatare në 1200 euro. Dhe do të sigurojmë që askush të mos ketë më një pension nën 200 euro.
    Oblika dhe shumë zona të tjera si kjo meritojnë më shumë. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një shtet që punon për njerëzit. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Aksi Elbasan-Qafë Thanë, banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku nuk erdhi në takimin e paralajmëruar, absurditet

    Aksi Elbasan-Qafë Thanë, banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku nuk erdhi në takimin e paralajmëruar, absurditet

    Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd kanë dalë sot në protestë, duke bllokuar segmentin rrugor që kalon nëpër fshat, si reagim ndaj mungesës së transparencës për projektin e aksit të ri Elbasan–Qafë Thanë. Ata shprehen se prej tetë muajsh presin një përgjigje zyrtare për fatin e banesave dhe tokave të tyre, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim.
    Sipas banorëve, projekti aktual parashikon shembjen e rreth 30 shtëpive, duke prekur drejtpërdrejt jetën e qindra banorëve. Ata propozojnë si alternativë ndërtimin e një tuneli, i cili do të reduktonte ndikimin social dhe mjedisor të projektit.
    Një tjetër shqetësim madhor është kompensimi i ofruar nga shteti, të cilin banorët e cilësojnë të papërshtatshëm për të rindërtuar jetën e tyre. Në veçanti, çmimi prej 174 lekësh për metër katror për tokat bujqësore është konsideruar qesharak dhe i papranueshëm nga protestuesit.
    Pakënaqësia është përqendruar gjithashtu te zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila, sipas banorëve, nuk iu përgjigj thirrjes së tyre për një takim sqarues, ndonëse ishte paralajmëruar një vizitë e saj në zonë këtë të martë.
    “Veprimi i ministres Balluku për të mos ardhur dhe për të sqaruar këta banorë është një absurditet shumë i madh”, deklaroi një protestues.
    Banorët e Hotolishtit paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të 11 majit, nëse nuk jepet një vendim transparent dhe i drejtë për rrugën, shtëpitë dhe tokat që rrezikojnë të zhduken nën asfaltin e një projekti të diskutueshëm.

  • Riasfaltimi i plotë i segmentit, Bashkia Shkodër njofton mbylljen për 24 orë të bulevardit “Skenderbeu”

    Riasfaltimi i plotë i segmentit, Bashkia Shkodër njofton mbylljen për 24 orë të bulevardit “Skenderbeu”

    Të nderuar qytetarë!
    Ditën e sotme nga ora 16:00, deri në orën 16:00 të datës 8 Prill, bulevardi “Skenderbeu” do të jetë i bllokuar plotësisht për shkak të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugorë.
    Duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve, ju bëjmë thirrje të evitoni plotësisht qarkullimin në këtë zonë. Policia e shtetit dhe Policia bashkiake do të jetë në ndihmë të banorëve për orientimin e trafikut.
    Faleminderit!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Apartamenti në Shkozë përfshihet nga flakët, në rrezikbanorët, mes tyre edhe fëmijë

    Apartamenti në Shkozë përfshihet nga flakët, në rrezikbanorët, mes tyre edhe fëmijë

    Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, një zjarr ra në katin e tretë të një pallati në zonën e Shkozës.
    Raportohet se nga ky incident pati vetëm dëme materiale, ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan rreth 30 forca zjarrfikëse që ndihmuan edhe në evakuimin e banorëve të pallatit.
    Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
    “Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi policia.

  • Zjarr në Astir/ Tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

    Zjarr në Astir/ Tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

    Zjarri në Astir

    TIRANË- Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga një paketë elektrike. Për shkak të tymit, banorët kanë pasur vështirësi që të dalin nga banesat e tyre. Por me mbërritjen e shërbimet e zjarrfikësve, të gjithë kanë mundur që të dalin jashtë dhe flakët janë shuar.
    Tiranë/Informacion paraprak
    Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ZËRI

  • Berisha firmos para banorëve: Nuk do ketë urbanizim pa legalizim të banesave, ja dokumenti me 6 pika

    Berisha firmos para banorëve: Nuk do ketë urbanizim pa legalizim të banesave, ja dokumenti me 6 pika

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha firmos para banorëve: Nuk do ketë urbanizim pa legalizim të banesave!

    Berisha firmos para banorëve: Nuk do ketë urbanizim pa legalizim të banesave!

    Sali Berisha ka bërë një premtim se nuk do të “ketë urbanizim pa legalizim”, madje për ta bërë edhe më të besueshëm për banorët ai ka firmosur live përpara tyre.
    Dokumenti me 6 pika që kreu i Partisë Demokratike firmosi kishte të bënte me legalizimin e banesave, si një kontrate e tij me banorët.
    Çfarë përmban programi:
    1-Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut.
    2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme
    3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme
    4-Legalizim i përshpejtuar i banesave
    5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje
    6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike

  • SYRI TV/ Breshër në Polis të Librazhdit, dëmtohen pemët dhe të mbjellat, banorët: Humbëm prodhimin vjetor

    SYRI TV/ Breshër në Polis të Librazhdit, dëmtohen pemët dhe të mbjellat, banorët: Humbëm prodhimin vjetor

    SYRI TV

    Breshëri i rënë  gjatë pasdites të së dielës, ka dëmtuar pemët frutore dhe të mbjellat e stinës në zonën e Polisit në Librazhd. Sipas banorëve, dëmet janë të mëdha, aq sa ata pretendojnë se është shkatërruar i gjithë prodhimi i pritshëm i sezonit. Nga institucionet nuk ka pasur reagim deri më tani.

    Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në Bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të Dielës  nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij.

    Syri Tv shkoi në zonën e prekur nga stuhia, ku sipas banorëve në 30 minuta është shkatërruar prodhimi i pritshëm i gjithë sezonit.

    Deri më tani, sipas banorëve në këtë zonë, nuk ka shkuar askush nga emergjencat civile për të kryer inspektim të dëmeve.

    Demi financiar i tyre për shkak të fatkeqësisë natyre është jashtëzakonisht i madh, teksa shpresa për kompensim u ka humbur.