Tag: banorëve

  • Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar

    Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar

    Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.
    Deri më tani janë konfirmuar të paktën tre viktima, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raporton Reuters.
    Më shumë se 23 mijë shtëpi janë përmbytur, duke dëmtuar rëndë pasuritë materiale të qytetarëve dhe duke lënë mbi 48,800 persona të izoluar, pa mundësi për të lëvizur apo për të marrë ndihma të menjëhershme.

    Situata mbetet jashtëzakonisht kritike dhe dinamike. Shërbimet e emergjencës po punojnë pandërprerë me mjete të specializuara si helikopterë, anije shpëtimi dhe dronë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të bllokuar, shumë prej të cilëve janë detyruar të ngjiten mbi çatitë e shtëpive për të shmangur rrezikun.
    Ndërhyrjet janë të vështira për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
    Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përkeqësuar më tej situatën. Nivelet e lumenjve janë në rritje të vazhdueshme dhe ka frikë se ato mund të tejkalojnë kufijtë e zakonshëm, duke shkaktuar përmbytje të reja dhe rrëshqitje dherash.
    Autoritetet vendore kanë paralajmëruar se më e keqja mund të jetë ende përpara dhe kanë rritur nivelin e gatishmërisë në rajonet më të rrezikuara.

  • Rama fushatë në Fushë-Krujë: Me kënetën nuk ka të ardhme. Votoni për Shqipërinë europiane

    Rama fushatë në Fushë-Krujë: Me kënetën nuk ka të ardhme. Votoni për Shqipërinë europiane

    Fushë-Kruja ishin ndalesa e radhës e kreut të Partisë Socialsite Edi Rama në kuadër të takimit përmbyllës të fushatës në këtë zone.
    Rama e nisi fjalën duke sjellë në vëmendje menaxhimin e situatës së tërmetit me strehimin që iu bë banorëve në apartamentet e reja.
    “Për familjet e goditura nga tërmeti u ndërtuan banesat e reja dhe u strehuan pas asaj ngjarje të rëndë. Janë shpërndarë apartamente dhe po vijon puna për pjesën e mbetur. Shpërndarja e 350 apartamenteve të fundit, ka mbetur për shkak të periudhës zgjedhore dhe do bëhet së shpejti, pasi të përfundojë ky proces që ka rregulla dhe ligje të caktuara, sepse nuk e bëjmë dot në fushatë. Do realizojmë edhe ëndrrën e vjetër të Krujës, për të pasur një rrugë lidhëse drejtpërdrejtë me Tiranën. Tani kjo rrugë është pjesë e programit tonë”, tha Rama.

    Kryesocialisti kishte nje kritikë për mediat dhe opozitën.
    “Ka të vërteta të shtrembëruara që ju servirin dhe ju s’keni nga i merrni vesh sepse ju flasin për gënjeshtra çdo mbrëmje, teksa këneta dhe bufi e la vendin në rrënim”, tha kryesocialisti.
    Kreu i qeverisë shpjegoi projektet aktuale duke kërkuar mbështetjen e banorëve  për më shumë investime.
    “Për 4 vitet e ardhshme do investojmë dhe bëjmë edhe më shumë. Duke realizuar profecinë e atij lart, që keni atje në Krujë, në hije të malit, që e përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Europa”, tha ai./vizionplus.tv 

  • 5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

    5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

    Pesë familje të lagjes Gjonaj në Bovillë prej 31 vitesh vuajnë përmbytjet dhe jetojnë mes mbeturinave në ujëmbjellësin e Bovillës. Ata nuk janë shponësuar prej kaq e kaq kohësh edhe pse për banorët që prekeshin nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës janë miratuar plot tre VKM.
    Banorët shprehen për Fiks Fare se që nga viti 1994 kur filloi puna për ujëmbledhësin e Bovillës, përmbyten sa herë rritet niveli i lumit Tërkuzë dhe jetojnë mes mbeturinave që sjell ky lumë, që derdhet në Bovillë.
    Ata banojnë në pikën ku lumi Tërkuzë derdhet në ujëmbledhësin e Bovillës. Me ndërtimin e Bovillës u ngrit dhe shtrati i lumit, i cili në vitet e fundit ka shumë prurje dhe shkakton përmbytje. Ndërkohë që prurjet e lumit kanë ‘gllabëruar’ mijëra metra tokë bujqësore të këtyre banorëve, duke e bërë edhe më të vështirë jetesën e tyre.
    Ata kalojnë mes përmes lumit me fëmijët në krahë për të shkuar në shtëpi se nuk kanë as rrugë. Fëmijët në shkollë i çojnë me zetora.
    Ata shprehen për Fiks Fare se pjesa tjetër e banorëve përfituan nga shpronësimet, këto 5 familje, sot pas 31 vjetësh, nuk kanë përfituar asgjë, janë të detyruar të jetojnë anës Bovillës.
    Gjithashtu një problem tjetër i cili përbën shumë rrezik është fakti se liqeni nuk është i rrethuar dhe përbën rrezik për fëmijët. Ata tregojnë se një fëmmijë është mbytur në liqen, fatmirësisht një tjetër është shpëtuar nga vetë banorët.
    Fiksi u interesua në Njësinë Administrative Zall Bastar , ku kryetari Hamza Sita shprehet se ka bërë masimunin e tij me kërkesa dhe sipas tij e ka në dorë Ministria e Bujqësisë shponësimin e këtyre banorëve.
    Fiks Fare u interesua edhe në Ministrine e Bujqësisë. Zëdhënësja e kësaj ministrie e hoqi pergjegjësinë e insticionit nga procesi i shpronësimit duke ia adresuar atë Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër Bashkia Tiranë në përgjigjen e saj për Fiks Fare sqaron se nuk ka asnjë përgjegjësi dhe as ka ndjekur ndonjëherë procesin e shpronësimit të këtyre banorëve.
    Bashkia thotë se 31 vite më parë kur u miratua ndërtimi i ujëmbledhësit të Bovillës , u morën masat për të gjitha familjet që përmbyteshin nga ujëmbledhësi në rrethinën e Tiranës dhe të Krujës që të shpërnguleshin në zonën e Bathores dhe të Babrrusë. Për këtë proces u ngarkuan Këshillat e rretheve Krujë dhe Tiranë që brenda muajit Mars të vitit 1994 të përcaktonin numrin e saktë të familjeve që do shpërnguleshin.
    Më pas u miratuan 3 VKM në vite të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk zgjidhi problemin e banorëve të lagjes Gjonaj.
    Në vitin 2000 u miratua një VKM për shpronësim dhe kompesimin e tokës bujqësore të familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh, që përmbyten nga ujëmbledhësi i Bovillës. Pika 5 e këtij vendimi ngarkon Ministria e Punëve Publike dhe Këshillin e rrethit të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
    Në vitin 2016 doli një tjetër VKM, e cila ngarkonte Aluizmin e atëhershëm për kalimin e pronësisë mbi objektin dhe truallin për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës.
    Edhe VKM e miratuar në vitin 2017 për kompensimin e familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh ku u ngarkua Ministria e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, nuk bëri shponësimin për lagjen Gjonaj.
    Pra 3 VKM për të njëjtin qëllim, por asnjëra nuk zgjidhi problemin e 5 familjeve që prej 31 vitesh kërkojnë të drejtën e tyre.
    /Emisioni “Fiks Fare”

  • Përfshihet nga zjarri një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

    Përfshihet nga zjarri një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

    Një pallat në zonën e Radhimës është përfshirë nga flakët këtë pasdite, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.
    Zjarri është shfaqur në hapësirat e hyrjeve të pallatit, duke shkaktuar tym të dendur dhe panik mes banorëve. Si pasojë, hyrjet dhe daljet e ndërtesës janë bllokuar për shkak të përhapjes së tymit dhe flakëve.
    Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Ende nuk ka raportime për të lënduar, por situata mbetet e tensionuar për shkak të prezencës së madhe të tymit.
    Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

  • Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

    Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

    Një pallat në zonën e Radhimës është përfshirë nga flakët këtë pasdite, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.

    Zjarri është shfaqur në hapësirat e hyrjeve të pallatit, duke shkaktuar tym të dendur dhe panik mes banorëve. Si pasojë, hyrjet dhe daljet e ndërtesës janë bllokuar për shkak të përhapjes së tymit dhe flakëve.
    Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Ende nuk ka raportime për të lënduar, por situata mbetet e tensionuar për shkak të prezencës së madhe të tymit.
    Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

    Top Channel

  • “Ose ne, ose ju!”/ Protesta e banorëve “agravon” si asnjëherë, sjellin arkivol në rrugë: Jemi gati të përgjigjemi…

    “Ose ne, ose ju!”/ Protesta e banorëve “agravon” si asnjëherë, sjellin arkivol në rrugë: Jemi gati të përgjigjemi…

    Teksa fshati ndahet në dysh, si asnjëherë më parë protestuesit sjellin arkivol në rrugën e re që kalon mespërmes fshatit të tyre dhe që bëhet burim aksidentesh dhe rreziku për jetët e tyre.
    Banorët tentuan të bllokonin rrugën, teksa Policia nuk i ka lejuar, por më vonë ata janë ulur këmbëkryq duke u rreshtuar në të. Nuk kanë munguar as përplasjet me policinë që kishte marrë masat për këtë tubim, por për momentin nuk raportohen incidente.
    Banorët në një shenjë simbolike kanë sjellë me vete edhe një arkivol ndërsa në pankarta shkruhet: Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!
    “Institucionet vijojnë të heshtin ,asnjë reflektim dhe asnjë dialog. Jemi të detyruar të shprehim një protestë me simbolin e shtëpisë së fundit për ne, arkivolin. Komuniteti do të reagojë në mënyrën e tij. Ne deklarojmë qartë, kush tenton të prekë Hotolishtin pa një marrëveshje të ndershme me banorët, do të shtyjë situatën në një rrugë pa kthim. Pa dhunë, por me vendosmëri absolute. Ne kërkojmë zgjidhje pa kosto sociale. Duam vendin tonë dhe jemi të gatshëm ta mbrojmë me çdo mjet ligjor. Nesër mund të jetë shumë vonë”, u shpreh një prej banorëve në fjalën e tij.

  • Mes tensioneve me Indinë, Pakistani i jep urdhër banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për dy muaj!

    Mes tensioneve me Indinë, Pakistani i jep urdhër banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për dy muaj!

    Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.

    India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, që la të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.
    Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.
    “Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anwar ul Haq, më 2 maj.
    Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.
    Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë.
    Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.
    Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet.
    India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947. /rel

    Top Channel

  • Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë

    Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë

    Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në vesh të shurdhët të qeverisë Rama.
    Projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, parashikohet të kalojë në mes të fshatit. “Kjo është rrugë e florinjtë për ata që investojnë e ata që përfitojnë por është fatkeqësi për një komunitet të tërë” thotë Ilirjan Alliu, kandidati i PD-së në Librazhd i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ Syri Tv.Për projektin që banorëve u shkatërrohen shtëpitë, qeveria jo vetëm që nuk i ka dhënë një zgjidhje por dhe kompensimi është minimal me të cilën ata nuk mund të bëjnë asgjë dhe e vetmja rrugë është shpërngulja.“Qëllimi i qeverisë është si tjua nxijë jetën që të ikin sa më shumë nga Shqipëria. Janë kujdesur që banorët të mos kenë asnjë zgjidhje. Dhe dëmshpërblimi nuk i përgjigjet cmimeve të tregut. Ai po largon dhe shpërngul nga vendi një lagje të tërë. Nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, por rruga në zonat e banuara me vite bëhet kur nuk ka asnjë shans tjetër alternativ.Kemi një investim që nuk ka projekt. Sot e kësaj dite jemi në fazën kur do të shkohet në shtëpitë e banorëve por ata nuk kanë njoftimi se cila do të preket. kjo është katastrofë. Tallja e qeverisë shkon deri aty sa zv/kryeministrja, Belinda Balluku përpiqet të organizojë një takim me patronazhistë, dhe për të takuar banorët që dëmtohen nga ky projekt çojnë ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,Bora Muzhaqi“Tallen me komunitetin e Hotolishtit.  Zv.kryeministrja zgjedh të mos përballet me banorët e çon  ministren e kalamajve, Bora Muzhaqi e cila u thotë kujt i preket shtëpia,  ndërkohë që banorët nuk kanë asnjë dijeni për projektin dhe kërkojnë transparencë”

    Për të evidentuar më mirë vjedhjen që qeveria po kërkon u bëjë banorëve kandidati i PD-së në Librazhd, Alliu sjell shifrat.“Çmimi i tokës që prek rruga e re kompensohet me 4 kokrra vezë, 1700 lekë për një pronë që nuk do e kesh më. Në kohën e PD-së çmimi i referencës ka qenë 3 7 00 lekë.. kanë ardhur këta në pushtet, e kur vlera e pornës është më e madhe ata e kanë ulur referencën në 1700 lekë. Nuk i japin mundësi këtyre banorëve të ndërtojnë një shtëpi tjetër. Me aq lekë as në fshat nuk e blen dot. As tjegullat me çatinë nuk i blen dot..”Partia Demokratike u premton banorëve të Hotolishtit se projekti do të realizohet duke u respektuar prona e tyre dhe kjo është një arsye pse më 11 maj duhet votuar numri 1  Koalicioni PD- ASHM“ Më 12 maj kur PD do të jetë në pushtet rruga do të kalojë si është interesi më i mirë i banorëve të zonës , gjithashtu kompensimi do të jetë sipas tregut. Nuk do të shkatërrohet fshati. Nuk do të ketë çarje të fshati në mes’

  • “Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës

    “Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës

    Ka nisur protesta e banorëve të Hotolishtit në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon aty.
    Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit.
    Gazetari Osman Stafa deklaron se është premtuar që shpronësimi të premtuar të bëhet me shifrën 250 euro/ metri2, ndërsa sipas banorëve kjo shifër është e pamjaftueshmepër të ndërtuar nga e para shtëpitë.
    “Mosbindje qytetare është rruga jonë. Kërkojmë mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe dinjitetit tonë. Do të vijojmë me protestat dhe bojkotin e zgjedhjeve”, deklarojnë ata.Ndërkohë banorët dhe fëmijët janë ulur këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste.

  • ‘Përbindëshi’ i betonit 16-të kat tek ‘Emin Duraku’/ Prindër, nxënës e qytetarë, thirrje publike: Na u bashkoni kundër projektit mafioz

    ‘Përbindëshi’ i betonit 16-të kat tek ‘Emin Duraku’/ Prindër, nxënës e qytetarë, thirrje publike: Na u bashkoni kundër projektit mafioz

    Banorë të tre pallateve ekzistuese pranë shkollës 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranës, stafi pedagogjik dhe nxënës të kësaj shkolle u janë drejtuar me një letër publike, kandidatëve për deputetë të Qarkut të Tiranës, të bëhen pjesë e protestës së tyre, të enjten e 24 prillit, për të parandaluar atë që e cilësojnë si ‘krim mjedisor’ dhe që po u cenon rëndë jetën dhe sigurinë publike.

    Në letër, thuhet se leja për projektin për ndërtimin e pallatit 16-të kat, ngjitur me shkollën, jo vetëm që është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, por pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht nga banorët denoncues.

    Sipas tyre, si pasojë e këtij projekti që ka nisur të ndërtohet pavarëisht protestave prej marsit, jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve është me rrezik të lartë, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar.

    ‘Prej tre ditë kompania e ndërtimit ka ndërprerë furnizimin me ujë si dhe ka shkatëuar sistemin e ujërave të zeza ndërsa policia e shtetit nuk u përgjigjet thirrjes se banorëve ndërsa vijon punimet deri në mesnatë’, thuhet në letrën publike të banorëve.

    Ata paralajmërojnë ta dërgojnë këtë çështje në gjyq, përmes edhe një kallëzimi në SPAK për cdo institucion dhe zyrtar, por edhe përfaqësues të kompanisë së ndërtimit, që ka thyer ligjin dhe rregullat për ndërtimin e pallatit 16 kat shumë pranë shkollës ‘Emin Duraku’ dhe pallateve të banorëve.

    Letra Publike:

    Drejtuar të gjithë kandidatëve për deputetë të qytetit të Tiranë

    Tiranë, 22  Prill 2025

    Të nderuar kandidate dhe kandidatë për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

    Ne, banorët e tre pallateve përreth shkollës 9 vjeçare “Emin Duraku”,  si dhe prindërit e qindra nxënësve dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle, ju drejtohemi me këtë thirrje të hapur për t’u përballur së bashku me një krim urban që po merr formë në zemër të kryeqytetit: ndërtimi i një kulle 16 katëshe me katër kate parkim nëntokë, mes banesave tona dhe në afërsi të menjëhershme të shkollës Emin Diraku.

     Çfarë po ndodh?

    Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, vetëm pesë metra larg pallateve dhe ngjitur me oborin e shkollës, dhe nga klasat ku mësojnë fëmijët tanë.

    Punimet kanë nisur më 29 Mars 2025, pavarësisht protestave të vazhdueshme të banorëve, si dhe prindërve të  nxënësve.

    Pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht në materialet që do t’ju  vëmë në dispozicion.

     Çfarë rrezikohet?

    Jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar.

    Integriteti struktural i pallateve ekzistuese dhe i godinës së shkollës.

    E drejta e qytetarëve për një mjedis të sigurt, transparencë dhe zhvillim të drejtë urban.

     Thirrja jonë publike :

    Ne ju ftojmë të  Enjten, më 24 Prill 2025, ora 17:00, në sheshin mes tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” :

    Për të dëgjuar zërat e banorëve, prindërve dhe mësuesve që preken drejtpërdrejt.

    Për të parë nga afër  kantierin  e ndërtimit  – një krim urban  dhe me pasoja  për jetën  dhe sigurinë tonë.

    Për të shprehur publikisht qëndrimin tuaj për:

    Pezullimin e menjëhershëm të punimeve derisa çështja të vlerësohet nga gjykata civile dhe gjykata e SPAK u;

    Anulimin e lejes së ndërtimit të dhënë  jahstë  cdo norme urbaniztike  dhe standarti europian kundër interesit publik duke favorizuar interesat e dy tre individëve

    Revokimin ose rishikimin e kuadrit ligjor që lejon vendime arbitrare të KKT së në dëm të interesit publik;

    Rikthimin e truallit në funksion publik (hapësirë e gjelbër / kopësht komunitar).

    Për  të nënshkruar  një angazhim moral e politik për të mbrojtur sigurinë, ligjin dhe interesin publik mbi interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive.

    Të nderuar kandidatë për deputetë

    Kjo lejë ndërtimi është dhënë  në Maj të vitit të kaluar një , një kompanie  ndërtimi  që është themeluar  më 2023 dhe ka kapital vetëm 1000 euro.  Firma  e ndërtimit ka pritur një vit, në mënyrë që të përurohet shkolla e re Emin Duraku për të filluar ndërtimin sapo nisi fushata elektorale , ku vëmëndja e autoriteteve dhe institucioneve është e pakët.

    Kjo lejë ndërtimi është dhënë me 2024 .Megjithëse me një vendim gjyqësor të  formës së prerë të vitit 1999, është refuzuar ndërtimi I një pallati katër katësh. Dhe tani pas njezet e pesë vjetësh jepet lejë ndërtimi për 16 kate megjithëse asnjë prej kushteve  për të cilat  më 1999 u rëzua dhënia e lejës për  katër kate, nuk ka ndnryshuar.

    Në jemi të vendosur të cojmë  në gjyq  dhe aktualsiht po përgatisim  padinë për në spak për cdo institucion  dhe zyrtar por edhe për cdo  përfaqësues të kompanisë së ndërtimit  që ka thyer ligjin dhe rregullat.

    Prej tre ditë kompania e ndërtimit ka ndërprerë furnizimin me ujë si dhe ka shkatëuar sistemin e ujërave të zeza ndërsa policia e shtetit nuk u përgjigjet thirrjes se banorëve ndërsa vijon punimet deri në mesnatë

    Të nderuar kandidatë për deputetë,

    Rasti I këtij krimi urban në zemër të Tiranës, është një mundësi e mirë për të gjithë ju, që të bëheni bashkë, qoftë edhe njëherë të vetme  dhe të mbështesni interesin publik.

    Ju presin në datën 24 Prill ora  17.00 , ju kandidatëve për deputetë, si dhe përfaqsues të të gjithë medias dhe  organzatave të të drejtave të njeriut.

    Me respekt

    Banoret e tre pallateve dhe prindër të nxënësve të shkollës ‘Emin Duraku’