Tag: banorëve

  • Rama poston video: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

    Rama poston video: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

    Thethi është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky segment që është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit.
    ”Breg Lumi-Theth, është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor”,-shkruan Rama.

    Në këtë segment janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor. Ky aks mundëson rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth. Kjo rrugë është pjesë e projektit “Rrugët e bardha”. Ky projekt u shërben bashkive të vogla, të cilat kanë një zhvillim ekonomik të rëndësishëm vitet e fundit, siç mund të jenë rastet e bashkive që kanë zhvillim bujqësor apo turistik.
    Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve. Turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.

  • VIDEO – “Rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve”, Benet Beci publikon pamjet e rrugës Breg Lumi- Theth

    VIDEO – “Rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve”, Benet Beci publikon pamjet e rrugës Breg Lumi- Theth

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Breg Lumi – Theth është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone.
    Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zjarrfikësit në “luftë” me flakët në Sarandë, zjarri i afrohet Ksamilit

    Zjarrfikësit në “luftë” me flakët në Sarandë, zjarri i afrohet Ksamilit

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Ksamilit pasditen e kësaj të enjte, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve që ndodhen aty për pushime.

    Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, janë përhapur me shpejtësi dhe aktualisht po i afrohen zonave të banuara.

    Situata paraqitet problematike jo vetëm për banorët, por edhe për numrin e lartë të turistëve që ndodhen në Ksamil, një prej destinacioneve më të frekuentuara bregdetare gjatë muajve të verës.
    Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse , duke u përpjekur të izolojnë flakët por për shkak të terrenit të vështirë, situata vijon të mbetet e ndërlikuar.
    Hetimet pritet të nisin menjëherë pas vënies nën kontroll të situatës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
    Autoritetet u bëjnë thirrje po ashtu qytetarëve dhe turistëve të shmangin lëvizjet drejt zonave të prekura nga zjarri dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës për të garantuar sigurinë e tyre.
    Kjo është vatra e dytë pas zjarrit në Qafë Gjashtë në afërsi të Lëkurësit, që ka rënë ditën e sotme.
     

  • Shpërthimi me tritol në Vlorë, pronari i biznesit: Kam 30 vite që u shërbej banorëve, nuk kam konflikt me askënd…

    Shpërthimi me tritol në Vlorë, pronari i biznesit: Kam 30 vite që u shërbej banorëve, nuk kam konflikt me askënd…

    Pronarët e biznesit, ku mbrëmjen e kaluar u vendos një sasi tritoli, këtë mëngjes po bëjnë llogaritjen e dëmit.

    Viktor Bezhani, jashtë kamerave, shprehet se nuk ka konflikt me askënd.
    “Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, thotë ai.
    Ndërkohë, nga pamjet e dritares së dëmtuar, duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e madhe, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi. Po ashtu, dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.
    Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia vijon hetimin për ngjarjen.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës

    Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës

    Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një ndër figurat më të respektuara të komunitetit. Cara u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

    Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të qëndrojë në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, duke i qëndruar besnik qytetit dhe banorëve të tij. Ai ishte ndër të paktët drejtues vendorë që vijoi të jetonte dhe të shërbente në zonën që kishte drejtuar.

    Me profesion mjek, Ndue Cara nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj njerëzve. Ai ka pasur një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore dhe ka vijuar të ofrojë ndihmën e tij mjekësore edhe pas daljes në pension.

    Prej më shumë se një dekade, ai kishte zgjedhur të shërbente në një nga zonat më të thella të Pukës, në Fierzë, ku jetonte në kushte të vështira, në një kontejner, vetëm për të qenë pranë banorëve që kishin më shumë nevojë për kujdes mjekësor.

    Ndue Cara do të mbahet mend jo vetëm si drejtues i përkushtuar, por mbi të gjitha si një mjek human dhe njeri me zemër të madhe, i cili deri në ditët e fundit të jetës i qëndroi besnik profesionit dhe shërbimit ndaj njerëzve.

  • Paradoksi / Mashtron shtetin, mashtron edhe qytetarët

    Paradoksi / Mashtron shtetin, mashtron edhe qytetarët

    Nga Artur Ajazi

    Prej 15 vitesh, një pallat 12 katësh në lagjen “Partizani” rruga Pellumb Isai” në Elbasan, është kthyer në “mollë sherri” dhe debatesh mes banorëve dhe pronarit L.P. i cili ka ikur dhe e ka braktisur objektin. Ai pallat ka nisur nga ndertimi prej 15 vitesh, madje banorët thonë se “ai ndertues ka shitur hyrjet edhe nga 2 herë, dhe ka futur gjithë dynjanë në sherr”. Banori i rrugicës ku gjendet pallati i braktisur  Kujtim Lufta shprehet se “mirë që nuk po e mbaron pallatin, i cili po degradon, mirë që po mashtron shtetin dhe ne, por ka vite që ambientet e pallatit janë kthyer në vend për drogaxhinjtë, po zihemi çdo natë me përdoruesit e drogave, njoftojmë policinë, ajo ose nuk vjen , ose na thotë “kapeni ndonjë drogaxhi dhe mbajeni derisa të vijmë ne”. Fajtori në rastin konkret  mbetet ndërtuesi, që e ngriti  si karabina pallatin, dhe tani e ka braktisur. Ku është shteti, ku janë Tatim-Taksat, ku është prokuroria dhe gjykata, që në 15 vjet kanë marrë me qindra denoncime, dhe heshtin ? Si ka mundësi që një ndertues, hap themelet e një pallati, mbledh para nga blerësit dhe arrin të ndertojë si karabina gjithë atë objekt, dhe të mbetet larg syrit të Degës së Tatim-Taksave Elbasan, duke kaluar çdo afat kohor ? Si ka mundësi që Policia Vendore Elbasan të heshtë, të mos marrë në konsideratë njoftimet dhe denoncimet e banorëve të lagjes “Partizani” Elbasan, mbi problemet e përditshme që u hapin atyre drogaxhinjtë që hyjnë çdo natë në pallatin e braktisur ? Banorët e rrugicës ku ndodhet pallati i braktisur nga ndërtuesi L.P, shprehen se “ne do të marrim masa të tjera më rradikale vetë, në rast se nuk nderhyn policia dhe prokuroria, pasi po degradon tarraca e pallatit, dhe po bie mbi banesat tona përdhese pjesë betoni dhe dërrasa , që janë ngjitur me pallatin”. Ata i bëjnë thirrje organeve policore dhe hetimore, të marrin urgjentisht masa, pasi mund të ndodhin ngjarje të rënda. Debatet dhe agravimi i tyre me drogaxhinjtë, ka arritur deri atje sa të ndodhin edhe përplasje fizike mes banorëve dhe personave që vijnë dhe drogohen në ambientet e braktisura të pallatit që po rrënohet çdo ditë. Ata i bëjnë thirrje organeve hetimore të shqyrtojnë denoncimet e banorëve, pasi situata në atë pallat të braktisur, mund të sjellë një ditë  të bukur edhe viktima. Ky nuk është rasti i vetëm në Elbasan dhe jo vetëm, kur pallatet ngrihen si karabina dhe pastaj ndertuesit pasi marrin paratë nga blerësit qysh në themel, ja mbathin, duke lënë në mëshirën e fatit qytetarët. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit, nuk duhet të heshtin dhe të bëjnë “sehirxhiun” por ti marrin seriozisht denoncimet e qytetareve, përpara se të kemi ngjarje të rënda.

  • Irani thirrje banorëve të Tel Avivit dhe Haifës: Shpëtoni kokat, operacioni ndëshkues nis tani

    Irani thirrje banorëve të Tel Avivit dhe Haifës: Shpëtoni kokat, operacioni ndëshkues nis tani

    Bota E Martë, 17 Qershor 2025 21:09
    Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, i është drejtuar banorëve të Tel Avivit dhe atyvre në Haifa, që duhet të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e tyre.
    Gjenerali Major Abdolrahim Mousavi thotë gjithashtu se “operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për parandalim” dhe një “operacion ndëshkues” nga Irani “do të kryhet së shpejti”.

    Edhe pse sulmet iraniane kanë vrarë të paktën 24 izraelitë që nga e premtja, shumica e raketave iraniane janë ndaluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

  • Fiks Fare/ “Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”! Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Fiks Fare/ “Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”! Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Në fshatin Drenovicë të Dimalit  banorët ankohen për ndotjen masive në koshat e mbeturinave të vendosur pranë banesave dhe bizneseve të tyre.

    Por ajo çfarë shqetëson më shumë është fakti se aty pranë është një pikë grumbullimi (magazinë+ sera) fruta perime  dhe sipas banoreve koshat e mbeturinave nuk pastrohen me ditë e javë te tëra dhe në to shpesh ka dhe kafshë të ngordhura.
    Ata shprehen për Fiks Fare se ndotja dhe insektet e shumta që vijnë nga këto mbeturina është bërë problem. Për ata që kanë dhe banesat aty pranë jetesa është edhe më e vështirë.
    Pas më shumë se dy javësh në momentin që Fiks Fare ishte i pranishëm duke marrë ankesat e banorëve vjen dhe makina e mbledhjes së mbeturinave e sinjalizuar që Fiksi ndodhej në fshatin Drenovicë. Dy punonjësit  dhe shoferi makinës iu futën direkt punës duke grumbulluar mbeturinat.
    Pas disa minutash afër grupit të xhirimit të Fiks Fare vjen edhe përgjegjësi i pastrimit z.Eduart Ibrahimi i cili u njoftua nga një prej punonjësve. Ai u shpreh për Fiks Fare se mbledhja e plehrave ishte bërë para 3-4 ditëve,  gjë të cilën e mohuan banorët dhe e faktuan me foto e video. Gjithashtu përgjegjësi u justifikua me faktin se banorët hedhin shumë plehra madje disa prej tyre nuk duhet të hidhen aty. ” Nuk duhet të hidhen divanët , lavatriçe , frigoriferë, pasi banorët duhet të njoftojnë kompanitë që ua kanë shitur të vijnë t’i marrin” shprehet Ibrahimi. Pra duke nënkuptuar që banorët e fshatit Drenovicë duhet të bëjnë edhe diferencim të plehrave, por pa ua vënë koshat përkatës.
    Kjo kompani pastrimi ka fituar tenderin në Bashkinë e Dimalit që në vitin 2021, me vlerë rreth 1.2 milion euro dhe prej 4 vitesh operon në  Bashkinë e Dimalit. Objekti i kësaj kontrate është shërbimi i pastrimit në territorin administrativ të Bashkisë Dimal.
    Fiks Fare u interesua edhe në  Bashkinë Dimal ku tek shërbimi i informacionit morën si përgjigje që njiheshin me situatën nga ankesat e banorëve që i kishin depozituar pranë bashkisë.  Punonjësja pohon” Kujtonim se problemi ishte zgjidhur, nuk e dinim që vazhdon akoma”. Pas vënies në dijeni nga Fiksi punonjëset konfirmuan se për problematikën do të njoftohet kompania e pastrimit dhe do t’i jepet zgjidhje sa më shpejt.

    Top Channel

  • ‘Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra’/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    ‘Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra’/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Në fshatin Drenovicë të Dimalit banorët ankohen për ndotjen masive në koshat e mbeturinave të vendosur pranë banesave dhe bizneseve të tyre. Por ajo çfarë shqetëson më shumë është fakti se aty pranë është një pikë grumbullimi (magazinë+ sera) fruta perime dhe sipas banoreve koshat e mbeturinave nuk pastrohen me ditë e javë te tëra dhe në to shpesh ka dhe kafshë të ngordhura.

    Ata shprehen për Fiks Fare se ndotja dhe insektet e shumta që vijnë nga këto mbeturina është bërë problem. Për ata që kanë dhe banesat aty pranë jetesa është edhe më e vështirë. Pas më shumë se dy javësh në momentin që Fiks Fare ishte i pranishëm duke marrë ankesat e banorëve vjen dhe makina e mbledhjes së mbeturinave e sinjalizuar që Fiksi ndodhej në fshatin Drenovicë. Dy punonjësit dhe shoferi makinës iu futën direkt punës duke grumbulluar mbeturinat.

    Pas disa minutash afër grupit të xhirimit të Fiks Fare vjen edhe përgjegjësi i pastrimit z.Eduart Ibrahimi i cili u njoftua nga një prej punonjësve. Ai u shpreh për Fiks Fare se mbledhja e plehrave ishte bërë para 3-4 ditëve, gjë të cilën e mohuan banorët dhe e faktuan me foto e video. Gjithashtu përgjegjësi u justifikua me faktin se banorët hedhin shumë plehra madje disa prej tyre nuk duhet të hidhen aty. ‘ Nuk duhet të hidhen divanët , lavatriçe , frigoriferë, pasi banorët duhet të njoftojnë kompanitë që ua kanë shitur të vijnë t’i marrin’ shprehet Ibrahimi. Pra duke nënkuptuar që banorët e fshatit Drenovicë duhet të bëjnë edhe diferencim të plehrave, por pa ua vënë koshat përkatës.

    Kjo kompani pastrimi ka fituar tenderin në Bashkinë e Dimalit që në vitin 2021, me vlerë rreth 1.2 milion euro dhe prej 4 vitesh operon në Bashkinë e Dimalit. Objekti i kësaj kontrate është shërbimi i pastrimit në territorin administrativ të Bashkisë Dimal.

    Fiks Fare u interesua edhe në Bashkinë Dimal ku tek shërbimi i informacionit morën si përgjigje që njiheshin me situatën nga ankesat e banorëve që i kishin depozituar pranë bashkisë. Punonjësja pohon’ Kujtonim se problemi ishte zgjidhur, nuk e dinim që vazhdon akoma’. Pas vënies në dijeni nga Fiksi punonjëset konfirmuan se për problematikën do të njoftohet kompania e pastrimit dhe do t’i jepet zgjidhje sa më shpejt./ TCH

  • IMT tek ish uzina ‘Dinamo’, banorët përplasen me punonjësit e OSHEE dhe UKT: Jemi pronarë me VKM!

    IMT tek ish uzina ‘Dinamo’, banorët përplasen me punonjësit e OSHEE dhe UKT: Jemi pronarë me VKM!

    Pamje nga protesta

    TIRANË- Tensionohet situata tek ish-Uzina Dinamo! 9 familje janë kërkuar që të dalin nga banesat e tyre në mënyrë që në zonë të ndërtohet. Bëhet fjalë për një pallat ku prej 30 vitesh banojnë disa familje, të cilit së fundmi i ka dalë një pronar i cili kërkon privatizimin e pallatit me të cilin janë në proces gjyqësor. Ndaj, edhe sot në rrugën “Misto Mane” kanë shkuar punonjësit e Operacionit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe ata të Ujësjellësit, në mënyrë që të “presin” energjinë dhe ujin e pijshëm. Por kanë hasur në resistencë nga banorët e pallatit që kërkohet të lënë banesat e tyre. 
    Banorët pretendojnë se ata kanë 30 vite që banojnë në këtë pallat.
    “Na kanë ardhur dhe na kanë ndryshuar kontratën e dritave, del emri i pronarit tjetër. Kanë dy ditë, kanë ardhur ti presin, ne nuk i kemi lënë. Këto janë shqetësimet tona. Ne kemi 30 vite që rrimë në këtë pallat. Jemi në gjyq. Ne kemi fillimisht VKM, një pjesë e madhe e Uzinës është privatizuar me lekë. Ne i kemi nxjerr në gjyq. Unë me zotin e tokës e kemi bërë llogarinë që edhe po të prishej sa lekë do merrte. Pa pritur pa kujtuar kanë ardhur të heqin kabinën elektrike. Nuk jam debitor. Ai që është i zoti i tokës të vijë të flasë me mua,”-tha një prej banorëve.

    Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

    Ndërsa një sqarim më të qartë për mediat ka dhënë avokatja e banorëve.
    “Këto prona kanë kaluar për ti privatizuar dhe të gjithë këto godina i kanë kaluar entit të banesave dhe janë ata që duhet të bëjnë kontratën me banorët. Ka një vendim qeverie të vitit 2013, që këto banesa u takojnë ketyre banorëve. Këta duan tu presin ujin dhe dritat që banorët të ikin nga banesat dhe ata të ndërhyjnë natën. Ne kemi shkuar edhe në gjykatë sepse e kanë njohjen pronarë. Janë 7 institucione në gjyq. Duan që të vijnë natën dhe t’u shembin natën. Si rrethimi i Krujës, i presin ujin, i presin dritat dhe janë të detyruar, o do vdesin brenda, o do largohen dhe do të shembet godina. Ndërkohë që ne jemi në gjyq. Ky është konflikti. Kanë lajmëruar se do të vijnë por kanë parë mediat dhe nuk kanë ardhur. I kam kërkuar Bashkisë informacion se çfarë po ndodh këtu. Sepse ishte vendosur një tabelë se këtu ishte dhënë leje ndërtimi. Bashkia më thotë nuk ka as kërkesë dhe as leje për ndërtim. E dinë që nuk mund ta jepin leje, kështu nxjerrin pretendimin se këtu gjoja do të bëhet rrugë. A ka një dokument? A ka një projekt? Vijnë këtu dhe u presin ujë e drita banorëve. Se janë të vendosur, nuk i lënë pronat e tyre se kanë 27 vjet këtu. Kjo është skemë korruptive,”-tha avokatja e banorëve.
    vijon…