Tag: banorëve

  • MINUTA E FUNDIT – Shkrumbohet nga flakët një restorant në Theth, ndërhyrja e banorëve shuan zjarrin

    MINUTA E FUNDIT – Shkrumbohet nga flakët një restorant në Theth, ndërhyrja e banorëve shuan zjarrin

    Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.
    Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.
    Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të shtetasit me iniciale P. Gj., në fshatin turistik. /PanoramA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Qeveria u premtoi falje, sot i shemb”, Spahia: Ja çfarë fshihet pas sulmit të kryeministrit

    “Qeveria u premtoi falje, sot i shemb”, Spahia: Ja çfarë fshihet pas sulmit të kryeministrit

    Në një intervistë për  një emision televiziv, deputeti i PD në Shkodër, Bardh Spahia, kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës lidhur me situatën në Theth.
    Spahia e cilësoi veprimin e kryeministrit si një tradhti ndaj banorëve, të cilëve u kishte premtuar faljen e gjobave për ndërtimet pa leje gjatë fushatës, por që tani po shemb investimet e tyre në kulmin e sezonit turistik. Gjithashtu theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën dhe zinxhirin institucional që ka lejuar këtë situatë, duke e konsideruar si një reagim kriminal të strukturave shtetërore.“Po shohim në zbatim modelin e mirëfilltë të Edi Ramës. Në një moment të mirëfilltë të fushatës i premtoi atyre banorëve që do t’ua falte gjobat duke stimuluar ngritjen e ndërtimeve të reja pa leje. Nga ana tjetër, menjëherë pasi mori mbështetjen dhe votën e tyre, i penalizon menjëherë sot, duke i hedhur në tokë investimin e mijëra lekëve dhe eurove, të cilat janë kursimet e një jetë të tërë të atyre banorëve të asaj zone jashtëzakonisht të varfër, siç është Thethi. Në fakt, ky kryeministër aktualisht po tenton ta hedhë fajin tek banorët, ndërkohë që banorët janë të fundit të cilët duhet të fajësohen.
    Është pikërisht Edi Rama i pari dhe më pas të gjithë zinxhirët e institucioneve në krijimin e kësaj situate. Sot ky kryeministër, në tradhti të atyre premtimeve që i kishte bërë atyre banorëve, zgjedh të çojë fadromat dhe të rrënojë investimet e tyre në mes të sezonit turistik. Shkeljet e institucioneve shtetërore, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, janë ekstreme në gjithë këtë histori. Ndërtimet janë nxitur nga deklaratat e kryeministrit dhe ky është fakt. Për fat të keq ne shohim një reagim kriminal të strukturave të shtetit dhe të Edi Ramës.” – tha Spahia.
     
     
     

  • Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

    Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

    Një stuhi e fuqishme ka goditur dje pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve.
    Sipas raportimeve nga terreni, era e fortë dhe reshjet intensive zgjatën vetëm disa minuta, por mjaftuan për të rrëzuar pemë, dëmtuar çati dhe copëtuar pjesë të infrastrukturës lokale.
    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet nëpër rrugë dhe oborre, ku mobilie, llamarina dhe copa çatie janë shpërndarë në mënyrë kaotike.
    Stuhia nuk kurseu as qytetin e Bihaçit, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe bllokim të përkohshëm të disa rrugëve.
    Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, të ndikuara nga përplasja mes masave të ajrit të nxehtë dhe të ftohtë që po qarkullojnë mbi Ballkan. Përveç erës dhe shiut, rreziku nga rrufe, breshër dhe përmbytje mbetet i lartë.
    Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa moti të stabilizohet.
    Sakaq, ekipet e emergjencës janë tashmë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe mbështetjen e banorëve të prekur.

  • Stuhia godet fuqishëm Bosnjen, dëme të mëdha në pak minuta

    Stuhia godet fuqishëm Bosnjen, dëme të mëdha në pak minuta

    Një stuhi e fuqishme ka goditur pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve.

    Sipas raportimeve nga terreni, era e fortë dhe reshjet intensive zgjatën vetëm disa minuta, por mjaftuan për të rrëzuar pemë, dëmtuar çati dhe copëtuar pjesë të infrastrukturës lokale.

    Pamje të rënda të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet nëpër rrugë dhe oborre, ku mobilie, llamarina dhe copa çatie janë shpërndarë në mënyrë kaotike.

    Stuhia nuk kurseu as qytetin e Bihaçit, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe bllokim të përkohshëm të disa rrugëve. Automjete të dëmtuara, degë të thërrmuara dhe shi horizontal karakterizuan motin ekstrem në këtë pjesë të veriperëndimit të vendit.

    Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, të ndikuara nga përplasja mes masave të ajrit të nxehtë dhe të ftohtë që po qarkullojnë mbi Ballkan. Përveç erës dhe shiut, rreziku nga rrufe, breshër dhe përmbytje mbetet i lartë.

    Autoritetet vendase u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa moti të stabilizohet. Ekipet e emergjencës janë tashmë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe mbështetjen e banorëve të prekur.

  • Protestë kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Klos, banorët futen me forcë në bashki

    Protestë kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Klos, banorët futen me forcë në bashki

    Dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç janë mbledhur para Bashkisë së Klosit, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

    Fillimisht protesta u shoqërua  me tensione, ku banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake.
    Por situata u përshkallëzua pasi banorët u futen forcërisht në ambientet e Bashkisë Klos, ku më pas është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.
    Pas insistimit të banorëve kryebashkiakja Valbona Kola bëri një takim me banorët e fshatrave të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it.
    Kryetarja e Bashkisë Valbona Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo u shpreh se përgjegjësia bie tek ish-administratës së  djathtë që ka drejtuar bashkinë e Klosit  deri në vitin 2019.
    Administrata aktuale ka paraqitur një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë së Klosit Basir Çupa, i cili kishte firmosur lejen e dhënies me një afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që po ndërton hidrocentralin.
    Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë  në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.
    Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.
    “Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.
    Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”.
    Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje.

    Top Channel

  • Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

    Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

    Banorët e fshatrave të Suçit hynë forcërisht në Bashkinë e Klosit gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit Doma, ndërkohë që zyrtarët lokalë fajësojnë njëri-tjetrin për përgjegjësitë.

    Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

    Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë më pas ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

    Pas insistimit të banorëve, kryetarja Kola u takua me ta në një nga sallat e bashkisë, së bashku me disa nga drejtuesit e institucionit. Në një sallë të mbushur me banorë të ardhur nga disa fshatra të zonës, Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo dhe zyrtarët bashkiakë ia pasuan përgjegjësinë ish-administratës së djathtë që ka drejtuar bashkinë deri në vitin 2019.

    Administrata aktuale paraqiti një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë, Basir Çupa, për dhënien me afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që ndërton hidrocentralin. Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.

    I pyetur nga BIRN për kontratën e qirasë të firmosur në vitin 2018 me “Global Interprise Group” dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Klosit në vitin 2019, ish-kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.

    “Në atë periudhë, Këshilli Bashkiak në Klos nuk ka qenë vetëm i djathtë, por i përzierë,” tha Çupa, duke theksuar se në atë periudhë nuk ka pasur asnjë ankesë nga komuniteti.

    Sipas tij, vendimi është marrë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të firmës ndërtuese, ndërsa ndërtimi është planifikuar poshtë zonës ku banorët marrin ujin për vaditje. Ai shtoi se kundërshtimet nga banorët kanë ardhur më vonë dhe nëse kishte shkelje në kontratën e qirasë, ato mund të ishin korrigjuar nga administratat pasuese, që sipas tij “i kanë në dorë të gjitha pushtetet për vite me radhë”.

    Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.

    “Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.

    Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje.

  • Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, arrestohet 34 vjeçari

    Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, arrestohet 34 vjeçari

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31 vjeçar nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrim i pronës me zjarr.
    Sipas hetimeve, shtetasi J.S. është përgjegjës për ndezjen e 3 zjarreve përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e banorëve të zonës dhe një pikë karburanti që ndodhej aty pranë.
    Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre, pasi reagimi i strukturave të Policisë do te jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal.
    Gjithashtu, fton që të denoncohet menjëherë çdo indicie për këtë veprimtari kriminale, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi, si dhe të zbardhen menjëherë autorësia dhe rrethanat.

  • Situata mbetet e rrezikshme në Teksas, banorëve u kërkohet evakuim emergjent

    Situata mbetet e rrezikshme në Teksas, banorëve u kërkohet evakuim emergjent

    Teksas

    SHBA- Banorëve të Teksasit u është kërkuar të ‘evakuohen menjëherë’, ndërsa është lëshuar paralajmërim i ri për përmbytje. Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) ka lëshuar një emergjencë për përmbytje të menjëhershme në Qarkun Comal, në Teksasin jugor qendror.
    Autoritetet paralajmërojnë se një “stuhi me lëvizje shumë të ngadaltë” po prodhon reshje jashtëzakonisht të dendura shiu prej 4 deri në 6 inç në orë.
    NWS thotë se njerëzit duhet të “evakuohen menjëherë” dhe njerëzit aty pranë duhet të kërkojnë menjëherë “vende më të larta”.
    “Kjo është një situatë veçantërisht e rrezikshme”, shkruhej në paralajmërimin në faqen e internetit të NWS.
    Ai shtoi se vendet që do të përjetojnë përmbytjet e menjëhershme janë Rruga e Lumit poshtë Liqenit Canyon.

  • “Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

    “Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

    Përmes një video në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze.
    Në komunikimin e tij në Facebook, Rama u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përvetësojë hapësirat që janë pjesë e përbashkët e komunitetit dhe të përfitojë financiarisht nga to.
    “Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo saç janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate.
    Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretenduar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet. U bej thirrje që të fillojnë ti heqin vetë këto trarë dhe pengesa”, u shpreh Rama.
    Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama në videon e postuar në Facebook
    Kështu që, duke thënë këto, dua të sqaroj edhe një element tjetër dhe do t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar për fat të keq, prej vitesh, por kjo është një çështje në radhë të parë e pushtetit vendor në këto territore, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit, zhvilluesit e pallateve, po themi ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta dhe ata që kanë lokalet në këto pallate, kanë vazhduar të trajtojnë pronën përreth si pronë private, ndërkohë që ajo nuk është pronë private. Ajo nuk mund të jetë pronë private, ajo është po aq pronë private sa ç’është gjithë shkalla e pallatit, apo sa ç’janë ashensorët e pallateve që i përkasin minimalisht të gjithë atij komuniteti banorësh në atë pallat. Dhe askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se sa secili prej atyre banorëve dhe secila prej atyre familjeve që janë në ato pallate.
    Kështu që ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete që nga trarët që vendosin për t’u marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën më abuzive dhe më skandaloze, duke pretenduar që është prona e tyre private, nuk ka pronë private në sa kohë ajo është një pronë e cila ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull dhe nuk ka pronë private sa kohë që ajo është një hapësirë ku nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mundet dot të vendosë një tra në qytet me pretendimin se është prona jote dhe ti të marrësh lekë për të lejuar banorët aty apo cilido qoftë tjetër që qasen në atë territor për një arsye vizite, a çfarëdo qoftë, që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet.
     

  • A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

    A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

    Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me aludime për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Edi dhe Anisa. Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas një detaji të fundit që ka ngjallur reagime te fansat. Gjatë një interviste të fundit, Anisa u pyet për statusin e saj në jetën private. Ajo nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka në ajër:
    “As po them jo, as po them po. Ndoshta.”
    Deklarata e saj u ripostua menjëherë nga Edi në InstaStory, veprim që shumë e kanë parë si një sinjal të qartë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi.