Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, apeloi që të ndalet dhuna ndaj banorëve të Thethit në Shkodër.
DEKLARATA E BLUSHIT
Çizmja e pushtetit dhe fadromat e tiranisë të regjimit të “Ramaduros” prej ditësh po ushtrojnë një terror shtetëror të paprecedent ndaj banorëve të Thethit.
Vendimi i Edi Ramës për t’i shpallur luftë një komuniteti që kërkon vetëm të jetojë dhe të punojë në paqe në tokën e vet, është dëshmia më tronditëse e instalimit të një junte policore, shtypëse, kriminale dhe antikombëtare, që në kulmin e sezonit turistik, në vend të promovojë një nga perlat natyrore të Shqipërisë, po promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave.
Edi Rama, kjo qenie e pabesë dhe e paturp, që në adn ka mashtrimin, u premtoi banorëve të Thethit para zgjedhjeve se do u legalizonte pronat e do u falte edhe taksat, ndërsa tani kur zgjedhjet mbaruan u dërgon fadromat.
Pamjet nga Thethi, ku pushteti ka zbritur me makina të blinduara, kallashnikovë dhe fadroma si në një fushë beteje, janë dëshmia më e qartë e një regjimi që ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Ato nuk përfaqësojnë shtetin ligjor, por një juntë të verbër që përdor dhunën për të shuar çdo zë kundërshtie, për të kontrolluar çdo pëllëmbë toke dhe për të shkelur me çizmen e pushtetit çdo normë demokratike
Drejtimi i automatikëve ndaj banorëve që po mbrojnë pronat e tyre është dhunë e mirëorganizuar për të mbuluar terrorin elektoral të 11 Majit.
Është akt i pastër kriminal për të shuar me dhunë çdo zë kundërshtues, për të shtypur komunitete patriotike që nuk kanë kërkuar asgjë më shumë përveçse të ruhen, të mbrohen dhe të zhvillohen në paqe.
Partia e Lirisië, duke shprehur solidaritetin e thellë me të gjithë banorët e Thethit, bën thirrje të ndalet urgjentisht çdo formë e ndërhyrjes brutale policore dhe urbanistike me armë në dorë si dhe të nisin hetimet penale për urdhërdhënësit dhe autorët e këtij sulmi kundër qytetarëve të pambrojtur.
Thethi meriton të jetë zemra e turizmit malor shqiptar dhe jo një vend ku dërgohen tanke civile për të shuar zërin e njerëzve që nuk përkulen.
Kur një shtet i drejton armët kundër popullit të vet – ai nuk është më shtet. Është regjim represiv dhe duhet përballur si i tillë.
Nëse sot është Thethi, nesër do të jetë shtëpia jote, çdo fshat dhe çdo qytet i Shqipërisë, ku më nuk do të mbizotërojë ligji por junta e kallashnikoëve dhe buldozerave kriminale që do shkatërrojnë dhe rrëmbejnë pronat e qytetarëve, për llogari të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës.
Tag: banorëve
-

“Turizëm me armë e fadroma”/ Shpërthen Blushi: Shteti po terrorizon Thethin, jo zhvillon
-

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët e IKMT, pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë.
Në deklaratën zyrtare thuhet se Kisha Katolike qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes, duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe respekt për jetën njerëzore.
Po ashtu, në deklaratë thuhet po ashtu se themelore është mbrojtja e mjedisit, si dhuratë e çmuar nga Zoti, e cila duhet mbrojtur me punë dhe përkushtim.
Reagimi i plotë:
ARQIPESHKEVIA METROPOLITANE
SHKODËR-PULT
Prot. N 63/2025
Shkodër, 11.07.2025
DEKLARATË
Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.
Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.
-

Aksioni dhe përplasjet me IKMT, Kisha Katolike në Shkodër: Respekt për ligjin, por jemi në anën e banorëve të Thethit!
Arqipeshkvia Metropolitane në Shkodër ka reaguar për tensionet gjatë ditës së sotme në zonën e Thethit mes banorëve dhe punonjësve të IKMT, dhe kërkon të ndërhyhet për zgjidhjen e kësaj situate.
Kisha katolike e Shkodrës, në një letër të bërë publike thotë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
“Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë”, thuhet në reagimin e Kishës Katolike Shkodër.
Arqipeshkvia Metropolitane i ka bërë apel të gjitha palëve të përfshira, të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
“Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje.
Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë. Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në letrën publike të kishës katolike Shkodër. -

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e sotmja në Theth, ku nuk kanë munguar përplasjet e herëpashershme mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së.
Fillimisht ka qenë një banor, i cili hodhi një shishe benzinë në urën e fshatit duke tentuar ta djegë. Po ashtu, një situatë e tillë ndodhi edhe me një fadromë të IKMT-së.
Pas këtij rasti, mes banorëve dhe një përfaqësuesi të IKMT-së ka pasur një debat. Ky i fundit është shprehur se ndaj punonjësve është qëlluar me armë dhe është hedhur molotov.
Pjesë nga debati:
“Po ti nuk ke ndërmend të hedhësh molotov të vrasësh punonjësit e shtetit. Asi, as Zoti. As ka Zot të vrasë punonjësit e shtetit. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Kjo të jep të drejtë të vrasësh njerëzit? Është krim.
Mund të ishte dhe vëllai jot, nuk është normale. Mund të ishe dhe ti atje. Më fal, të lutem. Çfarë faji ju ka fëmija atij punëtorit që merr 400 mijë lekë, ta vrisni juve? Më thoni çfarë faji ka? Juve të na prisnit, të bisedonim, hajde të japim një zgjidhje, jo me molotov mo zotëri. Nuk e kthen dot shtetin as me molotov, as me armë e as me kallash. Na keni qëlluar me armë dhe me molotov”, shprehet ai.
Aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Theth nisi pas denoncimit publik që bëri kryeministri Edi Rama se atje ishte ndërtuar “një fshat pa leje”. Prej asaj kohe, e deri më tani, ka vijuar aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. -

Tensione në Theth, banorët përplasen më IKMT – Hidhet molotov
Protestat e banorëve dhe sipërmarrësve në Theth kundër prishjes së strukturave të ndërtuara në zonë kanë marrë një kthesë të rrezikshme. Situata, e cila prej disa ditësh ka qenë e tensionuar, ka përshkallëzuar sot me një incident të rëndë.
Raportohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) si dhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”. Ky akt ka ndezur alarmin në zonë dhe ka rritur ndjeshëm tensionin mes banorëve dhe autoriteteve.
Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, raportohet se efektivë të Forcës Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Thethit për të përforcuar sigurinë..
Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit. Banorët e zonës, të cilët po shprehin publikisht me lot në sy dëshpërimin e tyre për prishjen e bizneseve të cilat ishin burimi i vetëm i jetesës dhe e kanë dënuar ashpër këtë akt dhune. -

‘Tradhëti ndaj Thethit’, Spahia shpërthen pas revoltës së banorëve: Rama dhe Beci po shesin Shqipërinë, plagë kombëtare
Ligjvënësi i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, konsideron përgjegjës dyshen Rama-Beci, për akuzën e banorëve të Thethit, që sipas tij tregon një të vërtetë të madhe.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se: ‘Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”
Statusi:Akuza e fortë e banorëve të Thethit është e vërteta e madhe që mbulon me përgjegjësi Edi Ramën dhe Benet Becin.Kur shteti, i cili duhet të jetë garant i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e të mbrojë interesin e qytetarëve, vepron në mënyrë të pabesë ndaj tyre, ai nuk dëmton vetëm të tashmen, por plagos rëndë të ardhmen e një kombi.Dëmi që shkakton një shtet i pabesë nuk matet vetëm me shifra të dëmit ekonomik të atyre që e vuajnë direkt në kurriz por edhe me humbje shprese, me zbrazje qytetesh, me zemërim të heshtur në sytë e njerëzve punëtorë e të ndershëm dhe sidomos të brezave të rinj.Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.” -

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë
Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje, një grua ka humbur ndjenjat në Theth.
Siç shihet edhe në foto, gruaja është marrë në krahë nga familjarët e saj dhe është transportuar drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.
Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve.
Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër. -

Sërish tensione në Theth – Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë
Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.
Pamjet e publikuara nga media tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.
Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.
Të enjten në mëngjes, në Theth ishte e pranishme edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kërkoi që operacioni të vijojë me ritme më të shpejta. Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.
Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve. Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër. -

Përplasje në Theth/ Ndërhyrja e IKMT shkakton tensione, një grua humb ndjenjat
Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.
Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.
Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.
Të enjten në mëngjes, në Theth ishte e pranishme edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kërkoi që operacioni të vijojë me ritme më të shpejta. Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.
Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve. Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër. -

Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve
Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zjarri u vu re në orët e para të mëngjesit dhe u shua falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës, të cilët parandaluan përhapjen e tij në ambientet e tjera përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.