Tag: banorëve

  • Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

    Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

    Kryeministri Rama nuk pranoi se ka prerë në besë banorët e Thethit, me ndërhyrjet atje të këtoditshme ndaj ndërtimeve pa leje, ku po rrafshohen struktura akomoduese në një sfond të tensonuar social mes shtetit e banorëve të atyshëm.
    “Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e Bashkisë dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë ‘na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje’ dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit, jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar”, tha Rama në një takim me kryebashkiakë e deputetë të rinj të zgjedhur të PS-së.
    Siç tha ai, “Policia e Shtetit po merret me hetimin, se kush është mbrapa pushtetit kriminal të qendrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime për qëllime fitimi. Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amnistron shkelësin e ligjit, duke iu ngarkuar fajin strukturave të shtetit”.
    Rama rrëzoi dhe përfoljet se Thethi po shënjestrohet nga investitorë të mëdhenj për ndërtim aty të reosrteve turistike.
    “Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe ‘Paketën e Maleve;. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”, theksoi kreu i qeverisë. /tesheshi.com/
     

  • Theth – Kuvendi i Burrave shpall vendimin: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë pa miratimin e banorëve

    Theth – Kuvendi i Burrave shpall vendimin: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë pa miratimin e banorëve

    Në oborrin e Kishës së Thethit u mblodh sot Kuvendi i Burrave të Shalës, një nga format më të hershme të vetëqeverisjes tradicionale në Malësinë e Veriut. Nën praninë e Dom Kastriot Demajt, pleqtë e fshatit kërkuan ndalimin e menjëhershëm të prishjeve dhe mbrojtjen e pasurisë së banorëve autoktonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në përfundim të kuvendit, pjesëmarrësit vendosën njëzëri se asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth pa miratimin e komunitetit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Përmes një deklarate të përbashkët, kuvendi u bëri thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën zakonore dhe trashëgiminë kulturore të zonës, duke theksuar se zhvillimi duhet të vijë në harmoni me vullnetin e banorëve dhe jo në kurriz të tyre.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “Kuvend burrash” në Theth, kërcënojnë: Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet…do i mbrojmë me gjak kullat!

    “Kuvend burrash” në Theth, kërcënojnë: Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet…do i mbrojmë me gjak kullat!

    Pamje nga Kuvendi

    SHKODËR- Kur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e 7, para Kishës së Thethit u mblodh Kuvendi i Burrave, një takim që në foksu kishte diskutimin mbi aksion dhe pasojat e tij tek banorët e zonës. Në takim, i pranishëm ishte edhe prifti i Thethit, i cili ka bërë një thirrje për dialog mes autoriteteve dhe banorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së harmonisë dhe bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Po ashtu, Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka dalë në mbështetje të banorëve të zonës. Ndaj siç është “zakoni”, si në çdo situatë të vështirë, edhe sot “kuveni i burrave” ishte mbledhur për të diskutuar çështjen e shembjeve. Të ulur këmbëkryq, përfaqësuesit e familjeve dhe burrat e Dukagjinit diskutuan për qëndrimin që do të mbajnë përballë ndërhyrjeve të shtetit
    “Po bëjmë filozofira këtu, Thethi krahë ka boll, le të na japin fjalën dhe pasha emrin e Zotit, gjaku derdhet lumë. Atij burrit të huaj po i shkatërrohet jeta se është 300 mijë euro borxh, nuk ka sesi t’i lajë. Këtu nuk ka lekë me zarfa si në Sarandë. Atje në Sarandë ka lekë për Ramën. Ai mbyt të dobëtin. Famullin e kemi këtu, ai është anti-krisht. Ka mbaruar ai. Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet,”- u shpreh mes të tjerash njëri prej banorëve.
    Një tjetër, një prej pajtuesëve të gjakut nga Shala, bëri thirrje për dialog. 
    “Problemi është kjo, vërtetë përfaqësuesi i Kishës tha nuk punohet me Kanun. Ju kam ndjek me vëmendje dhe kam ardhur sot. I kam pa të gjitha. I kam bërë thirrje kryeministrit që të ndërpresë aksionin sa më parë. Por dua të them një gjë; ato shtëpiat tona nuk janë prishur akoma, por do u vijë dita edhe tyre. Në fund duhet ta vlerësoj si tek shpia ime. Edhe në Kosovë kur ra serbi, atje u derdh gjak. Pra prej Kosove, anë e mbanë botës më kanë çuar mesazhe që janë pro me ne, por me rregulla. I kemi mbrojtur me gjak këto kulla, nuk është e arsyeshme që të hyjnë në tokat tona. I kanë fshehur tapitë se ne i kemi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Natën dhe ditën më keni me arsyet e mia. Kërkoj prej Ipeshkëve që t’i bëjë thirrje qeverisë, se po del populli në rrugë të madhe. Fëmijëve në bark u ka hyrë tmerri. Pro me ju jam dhe unë. Nuk tërhiqem asnjëherë, por gjithçka brenda rregullave, brenda normave. Të dialogojmë: pse shembin? Motra e vëllezër jemi dhe ne.”
    Por çfarë është Kuveni i burrave?
    Kuvendi i Burrave ishte një mbledhje pleqësie që përbëhej nga burrat më të nderuar të fisit apo krahinës — zakonisht të moshuar, me autoritet moral dhe përvojë. Ata mblidheshin për të marrë vendime të rëndësishme për çështje që preknin të gjithë komunitetin. Çështjet që trajtonte: Zgjidhja e konflikteve mes familjeve apo fiseve; Ndëshkimi sipas Kanunit (sidomos Kanuni i Lekë Dukagjinit); Vendime për martesë, pajtime gjaqesh, prona etj.; Organizimi i jetës komunitare në mungesë të shtetit. Gratë nuk merrnin pjesë në këto mbledhje, por sot e pranishme ishte deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli. Deri më sot, Kuvendet e Burrave ishin rralluar dhe nuk kanë më funksione zyrtare, por në disa zona rurale mund të ekzistojnë ende në formë simbolike, por sot duket se funksioni i këtij institucioni është rikthyer. 
    Teksa takimi i mbajt mesditën e sotme, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele. Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve. Por bashkë me fadromat kanë shkuar edhe dhjetra forca të Policisë së Shtetit, pasi herë pas here ka tensione dhe përplasje. E ndërsa në një anë shembet, paralelisht, struktura nga Bashkia e Shkodrës kanë shkuar në terren për të hequr inertet dhe të pastrojnë zonën. Deri më sot, flitet për gati 80 godina dhe kabina të prishura, por aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, pasi autoritetet kanë identifikuar edhe objekte të tjera pa dokumentacion të rregullt. Në fund, do të ketë një bilanc total lidhur me aksionin e inicuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin./ZËRI

  • Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

    Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

    Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
    Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje të ashpër mes banorëve, policisë dhe IKMT-së, situata në ditën e gjashtë ishte më e qetë, por tensionet nuk munguan.
    Bëhet e ditur se situata u tensionua me mbërritjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, deputetit Luçiano Boçi dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, të cilët duke mbështetur banorët, tentuan disa herë të çajnë kordonin e policisë, por pa sukses.
    Aksioni u ndoq me kureshtje nga turistët e huaj, të cilët qëndronin në ballkonet e bujtinave të tjera.
    Deri më tani në Theth janë shembur rreth 60 objekte pa leje, nga rreth 80 të tilla që janë evidentuar në këtë zonë.
    Ndërkohë operacioni nuk do të ndërpritet edhe gjatë natës deri në shembjen e 80 objekteve.

  • Molotov e përplasje! Çfarë ndodhi në ditën e gjashtë të aksionit në Theth, banorëve që kanë ndërtuar pa leje u bashkohen deputetët e PD

    Molotov e përplasje! Çfarë ndodhi në ditën e gjashtë të aksionit në Theth, banorëve që kanë ndërtuar pa leje u bashkohen deputetët e PD

    Edhe në ditën e gjashtë të prishjes se ndërtimeve pa leje në Theth pati përplasje mes banorëve dhe policisë.

    Në mbështetje të banorëve shkuan edhe përfaqësuesit e opozitës. Drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër, Luçiano Boci dhe deputeti Bardh Spahia, ku edhe ata u përplasën verbalisht e fizikisht me drejtorin e ri të Policisë së Qarkut të Shkodrës, Gentian Berberi.
    “Policia dhe IKMT janë në kundërshti të plotë me ligjin. Qytetarët kanë ndërtuar shtëpiza në territoret e tyre, në pronën e tyre, në të drejtën e tyre”, tha Boçi.
    “Është hera e parë që në të gjithë këto vite, Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror shtetëror të paprecedentë”, u shpreh Spahia.
    Ndërkohë, në Theth mbizotërojnë uniformat e policisë. Grupe të FNSH-së nga Shkodra e Tirana kanë mbërritur në pikën turistike në ndjekje të autorëve që sulmuan me molotov fadromën e IKMT-së dhe një urë në fshat. Pamjet e sulmit tashme janë bërë publike.
    Kjo situate tensioni e përplasjesh në Theth është reflektuar menjëhere edhe te turizmi, ku vetëm gjatë kësaj jave, me qindra turistë janë larguar apo kanë anuluar rezervimet e tyre për në ditët në vazhdim.

    Top Channel

  • PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave

    PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave

    Partia e Lirisë ka dënuar aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit ndaj banorëve të zonës së Thethit në Shkodër, duke fajësuar kryeministin Edi Rama se qëndron në krye, kurse si qëllim ka që t’i shërbejë oligarkëve dhe klientëve të tij.
    Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një deklaratë për mediat, ku teksa publikoi ehde pamje nga situata në Theth, akuzoi Ramën se pasi u bëri premtimet për legalizim, pas zgjedhjeve të 11 majit po u shëmb edhe ndërtimet, në kulmin e sezonit turistik.
    Ai shprehu solidaritetin me banorët e zonës dhe i bëri thirrje autoriteteve që të “ndalin terrorin shtetëror”.
    Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
    “Çizmja e pushtetit dhe fadromat e tiranisë të regjimit të “Ramaduros” prej ditësh po ushtrojnë një terror shtetëror të paprecedent ndaj banorëve të Thethit.
    Vendimi i Edi Ramës për t’i shpallur luftë një komuniteti që kërkon vetëm të jetojë dhe të punojë në paqe në tokën e vet, është dëshmia më tronditëse e instalimit të një junte policore, shtypëse, kriminale dhe antikombëtare, që në kulmin e sezonit turistik, në vend të promovojë një nga perlat natyrore të Shqipërisë, po promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave.
    Edi Rama, kjo qenie e pabesë dhe e paturp, që në adn ka mashtrimin, u premtoi banorëve të Thethit para zgjedhjeve se do u legalizonte pronat e do u falte edhe taksat, ndërsa tani kur zgjedhjet mbaruan u dërgon fadromat.
    Pamjet nga Thethi, ku pushteti ka zbritur me makina të blinduara, kallashnikovë dhe fadroma si në një fushë beteje, janë dëshmia më e qartë e një regjimi që ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Ato nuk përfaqësojnë shtetin ligjor, por një juntë të verbër që përdor dhunën për të shuar çdo zë kundërshtie, për të kontrolluar çdo pëllëmbë toke dhe për të shkelur me çizmen e pushtetit çdo normë demokratike
    Drejtimi i automatikëve ndaj banorëve që po mbrojnë pronat e tyre është dhunë e mirëorganizuar për të mbuluar terrorin elektoral të 11 Majit. Është akt i pastër kriminal për të shuar me dhunë çdo zë kundërshtues, për të shtypur komunitete patriotike që nuk kanë kërkuar asgjë më shumë përveçse të ruhen, të mbrohen dhe të zhvillohen në paqe.Partia e Lirisië, duke shprehur solidaritetin e thellë me të gjithë banorët e Thethit, bën thirrje të ndalet urgjentisht çdo formë e ndërhyrjes brutale policore dhe urbanistike me armë në dorë, si dhe të nisin hetimet penale për urdhërdhënësit dhe autorët e këtij sulmi kundër qytetarëve të pambrojtur.
    Thethi meriton të jetë zemra e turizmit malor shqiptar dhe jo një vend ku dërgohen tanke civile për të shuar zërin e njerëzve që nuk përkulen. Kur një shtet i drejton armët kundër popullit të vet – ai nuk është më shtet. Është regjim represiv dhe duhet përballur si i tillë. Nëse sot është Thethi, nesër do të jetë shtëpia jote, çdo fshat dhe çdo qytet i Shqipërisë, ku më nuk do të mbizotërojë ligji por junta e kallashnikoëve dhe buldozerave kriminale që do shkatërrojnë dhe rrëmbejnë pronat e qytetarëve, për llogari të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës”.

  • “Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

    “Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

    Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit në Theth ku banda qeveritare ka dërguar IKMT dhe policinë e shtetit për tu shembur shtëpitë banorëve të Thethit, ndërtime që i kanë bërë në tokat e tyre me djersën e punës së shumë viteve.
    Ai në mesazhin e tij ka akuzuar, “Fallanget e Ramduros që pengojnë, nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët”.
    Postimi i Berishës:
    Më të zi se pushtuesit, fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba! Pengojnë Nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët!
    Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe terrorin e Ramaduros dhe fallangave të tij të krimit ndaj banorëve të Thethit. Mbështetje të plotë banorëve për qendresën e tyre ndaj krimit dhe terrorit shtetëror.

  • Turisti në Theth rrëfen tmerrin: Na nxorrën me të bërtitura, pasaporta britanike më ngeli në rrënoja!

    Turisti në Theth rrëfen tmerrin: Na nxorrën me të bërtitura, pasaporta britanike më ngeli në rrënoja!

    Një turist shqiptaro-britanik ka treguar përvojën tronditëse që përjetoi në Theth mëngjesin e së shtunës, kur fadromat e IKMT-së nisën shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë.
    Turisti, i identifikuar si Kujtim, ndodhej në një nga objektet që u shembën. Ai u shpreh se ndërhyrja ishte e papritur dhe pa asnjë paralajmërim zyrtar. Sipas tij, efektivët dhe punonjësit e IKMT-së e zgjuan duke bërtitur që të dilte menjëherë jashtë.
    “Po flija, kur papritur filluan të bërtasin ‘Dilni jashtë’. I pyeta se çfarë po ndodhte dhe nëse kishin ndonjë dokument, por nuk më dhanë asnjë përgjigje. Thjesht më thanë se godina do të shembej”, rrëfen Kujtimi.
    Ai tregon se nuk u lejua të merrte as sendet personale, përfshirë pasaportën dhe dokumentet e tjera, të cilat ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesës. Tani, ai ka vendosur t’i drejtohet Ambasadës Britanike për ndihmë.
    “Do të shkoj te ambasada. Kam filmuar gjithçka. Kjo që ndodhi ishte shumë e rëndë për mua dhe nuk dua që të tjerët të kalojnë të njëjtën situatë,” u shpreh ai.
    Pavarësisht përjetimit të tij, Kujtimi vlerëson mikpritjen e banorëve lokalë. Ai solli në vëmendje një rast kur një prej banorëve, të cilit iu shemb prona, i ofroi ujë forcave të policisë në vend që të konfrontohej me ta.
    “Janë njerëz të mrekullueshëm këtu. Ky vend ka potencial të madh turistik dhe është mëkat që vizitorët të përballen me situata të tilla,” përfundoi ai.
    Ndërhyrja e IKMT në Theth ka sjellë tensione të forta mes banorëve dhe autoriteteve, ndërsa kritikat ndaj mënyrës së operacionit po shtohen nga qytetarët dhe figura publike.

  • Tensionet në Theth/ PD në mbështetje të banorëve kundër aksionit të prishjes së ndërtimeve

    Tensionet në Theth/ PD në mbështetje të banorëve kundër aksionit të prishjes së ndërtimeve

    Situata në Theth është tensionuar sërish këtë të shtunë teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Në Theth kanë mbërritur dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë drejtuesin politik të Shkodrës, Luçiano Boçi dhe deputetin e zgjedhur të qarkut, Bardh Spahia.
    Gjatë mbërritjes së tyre është vërejtur një përplasje verbale mes përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe forcave të policisë në vendngjarje.
    “Atëherë, në fakt përfaqësues të PD-së, nga drejtuesi politik i Shkodrës Luçiano Boçi dhe deputeti i zgjedhur Bardh Spahia, kanë mbërritur në një nga objektet e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar 24 orë më parë që të largohen. Ndërsa ditën e sotme disa përfaqësues të PD-së janë këtu në mbështetje të tyre.” -ka raportuar gazetai i Euroneës Albania Teodor Gjergo.
    Më tej, drejtuesi politik i Shkodrës për Partinë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur:
    “Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim të terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre dhe që nuk përputhet me atë që bën Edi Rama.”-tha Boçi/
    Boçi vijoi më tej duke theksuar se situata është e nxitur politikisht.
    “Paketën e ka bërë gati, është ajo Paketa e Maleve dhe kjo është arsyeja përse ushtrohet ky terror. Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. Kemi urdhër dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese; këtu vepron dhe sundon një njeri.”-tha Boçi.
    Edhe deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, i cili ndodhej në Theth për të monitoruar zhvillimet, deklaroi:
    “Po asistojmë, siç e shikoni, ndaj banorëve për t’i mbrojtur nga terrori i Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit.”-tha Spahia.

  • “Terror i paprecedentë dhe hakmarrje politike në Theth”/ Spahia denoncon dhunën e qeverisë Rama

    “Terror i paprecedentë dhe hakmarrje politike në Theth”/ Spahia denoncon dhunën e qeverisë Rama

    Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.
    Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarre emirëfilltë e ramës karshi thethir që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit.
    “Siç e shikoni ndodhemi në një terror të vërtetë të shtetit të Ramës ndaj banorëve të Thethit dhe Dukagjinit. Kjo zonë si ka provuar këto pamje që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriot të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë. Këtyre qytetarëve të ndershëm që me mund e sakrifica mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira ekonomike. Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarrje e mirëfilltë e Ramës karshi Thethit që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit. Bespremje dhe tradhti e mirëfilltë e Ramës ndaj këtyre qytetarëve që nuk kanë alternativa të tjera. Nga mungesa e shtetit dhe aftësia për t’i pajisur me tituj pronësie gjenden sot në këtë situatë.”, tha mes të tjerash Spahia.