Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Berisha tha se prishja e ndërtesave është hakmarrje e kryeministrit Rama ndaj banorëve të Thethit, pasi më 11 Maj ata votuan për PD-në dhe jo për PS-në.
Berisha: Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.
Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre. Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.
Tag: banorëve
-

Prishja e ndërtesave në Theth, Berisha: Është hakmarrje e Ramës ndaj banorëve, sepse…
-

Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!
Kujtim Gjuzi dhe 74-vjeçari nga Thethi
SHKODËR- Një grup qytetarësh nga Mirdita kanë shkuar këtë të martë në Theth, atje ku tensionet kanë vijuar deri në shembjen e ndërtesës së fundit. Ata kanë mbërritur ditën e sotme, në mbështetje të banorëve thethianë, teksa iu bëjnë thirrje edhe krahinave të tjera të veprojnë në mbështetje të këtij populli. Njëri prej tyre, madje ka kërkuar llogari nga kryeministri Rama, duke i kujtuar atij se shembi banesat e atyre qytetarëve të cilëve iu kërkoi votën në zgjedhjet e 11 prillit.
“Erdhëm këtu një grup nga mirdita për të ngushëlluar vëllezërit tonë, për t’i ndihmuar në këtë fatkeqësi qeveritare. Pra është një tërmet qeveritar, jo nga zoti. Kudo nëpër gërmadha gjetëm njerëz të depresionuar, janë në një terror të tmerrshëm e as nuk flasin para mediave, kanë frikë. Ne kemi ardhur për tu dhënë një moral, nuk kemi mundësi t’i ndihmojmë sepse kjo fatkeqësi ka ardhur nga shteti. Qeveria është borxhlie ndaj banorëve. Kryeministri jonë kënaqet duke shembur shtëpia. Degjvoa që kryeministri ka sulmuar edhe priftin që predikonte një meshë, prandaj edhe banorët nuk kanë më besë të kjo qeveri. Dikush tjetër në Europë të vijë ta ndihmojë këtë popull, sepse ne në Shqipëri nuk kemi më. Unë i bëj thirrje të gjithë krahinave të ndihmojnë këtë popull. Unë mendoj që reagimi jonë do të jetë edhe një mësim për tjerët, të vjnë ta mbështetin këtë popull.”, është shprehur qytetari për mediat.Ndërkohë, në mesin e qytetarëve mirditorë ndodhej edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili drejtoi akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa me tone të ashpra e paralajmëroi atë që të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Ish-deputeti i kërkoi kryeministrit të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u shembi shtëpitë apo bizneset e tyre. Ish-deputeti, me tone të ashpra, paralajmëroi kryeministrin të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Duke folur për mediat, Gjuzi shprehu gatishmërinë e tij për të qëndruar në krah të banorëve, madje duke siguruar nga pensioni i tij, 100 euro çdo muaj, duke filluar nga data 20 korrik.
“100 euro, Kujtim Gjuzi, në bashkëpunim me ju për cdo muaj deri në ditën që ju do thoni nuk keni nevojë më. Duke filluar nga data 20 e këtij muaj, hapni numrin e llogarisë. Kujtim Gjuzi do t’i dorezojë nga pensioni i vet. Edi Rama, mos bëj shaka me komunitetin katolik. Kaq të them.”, u shpreh Gjuzi.Një 76-vjeçar, banor i Thethit, ka pritur dhe falenderuar qytetarët nga Mirdita për mbështetjen që këta të fundit po tregojnë ndaj thethianëve. I moshuari ka shprehur zhgënjimin e tij para kamerave, teksa në përgjigje të kryeministrit për, ai thotë se ndodhet në trojet e veta, lind e rritur në Theth. “Unë ju falenderoj për mbështetjen e komunitetit të Thethit. Sot jemi bashkë me njëri-tjetrin. Ishalla na ndihmon zoti. I bëjmë thirrje kësaj qeverie të pendohet se ca ka bë me ne. Na e ka këtë borxh, jemi në trojet tona. Shteti shqiptar, të kanunit, tash 500 vjet jemi thethianë, s’jemi të ardhur. Jam 76-vjeç, kam lind e jam rritur këtu.”, tha 76-vjeçari.
Kujtojmë se aksioni i shembjes në zonën turistike të Thethit ka vazhduar prej më shumë se një jave, ndërsa është përmbyllur paraditen e sotme me shembjen e ndërtesës së fundit me tritol, një godinë 3-katëshe. Aksioni ka vijuar në Thesh prej më shumë se një jave, teksa është shoqëruar me tensione të vazhdueshme duke u përballur me rezistencën e banorëve të zonës.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/ -

Prishet dhe ndërtesa e fundit pa leje në Theth
Pas tensioneve dhe përplasjeve mes banorëve, policisë dhe IKMT-së, është prishur edhe ndërtesa e fundit pa leje në Theth.
Mbrëmjen e sotme pavarësisht rezistencës së banorëve, IKMT me mbëhstetjen e forcave të policisë ka prishur edhe ndërtesën e fundit pa leje në Theth.Lexo edhe :Related Posts
Ndëkrohë prej ditës së sotme në Theth ka vijuar punën forcat xheniere të cilat po pastrojnë zonën nga mbetjet dhe inertet.
-

Banorët ngujohen në godinë, policia i nxjerr me forcë, shembet mes kaosit ndërtesa e fundit në Theth
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me skena të tensionuara dhe përplasje të forta mes banorëve dhe autoriteteve.
Fadroma e IKMT-së mbërriti në objektin e fundit të listuar për shembje, por u përball me rezistencën e fortë të banorëve, të cilët kërkuan një vendim gjykate që të justifikonte ndërhyrjen.
Banorët u ulën në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së dhe duke e kthyer terrenin në një skenë proteste. Ndërsa situata përshkallëzohej, forcat e policisë ndërhynë fuqishëm, duke krijuar një kordon sigurie dhe më pas duke hyrë me forcë në banesë. Banorët, u nxorën me dhunë nga shtëpia që përpiqeshin të mbronin.
Pavarësisht rezistencës së tyre, pas disa orësh tension dhe përballje, godina u shemb. Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale.
-

Tension dhe përplasje mes policisë dhe banorëve në Theth për prishjen e banesave pa leje
Ka patur tension dhe përplasje mbrëmjen e sotme në Theth mes policisë, IKMT-së dhe banorëve të cilët do ju prishet ndërtimet pa leje.
Bëhet me dije se në orët e mbrëmjes policia dhe IKMT kanë mbërritur në dy banesat pa leje të mbetura pa shembur ën Theth, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit.
Raportohet se aktualisht ka tension mes banorëve dhe policisë, ku këta të fundit bëjnë thirrje për hapjen e rrugës dhe lejimin e punës për forcat e IKMT.
-

“Kursimet e jetës u hodhën në lumë”, Spahia godet Ramën për prishjet në Theth: Qeveria i nxiti të ndërtonin, tani i..
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tradhti ndaj banorëve të Thethit, të cilët iu shembën banesat dhe bujtinat e ndërtuara vitin e fundit.
Në një emision televiziv, Spahia tha se shumica e këtyre ndërtimeve janë kryer pas thirrjeve publike të Ramës për legalizim dhe investim, por vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, qeveria u ccoi fadromat dhe policinë për t’i rrënuar ato.
Spahia e quan këtë një akt të pastër manipulimi elektoral dhe terror institucional ndaj banorëve, që kanë investuar kursimet e një jete për të ndërtuar një strehë.
Bardh Spahia: E kam thënë në të gjitha prononcimet e mia, që të gjitha ndërtimet që po shemben aktualisht me urdhër të Edi Ramës, janë të gjitha ndërtime të filluara, shumica të mbaruara gjatë dy vjeçarit të fundit dhe sidomos pas deklaratave të Edi Ramës gjatë qershorit të vitit të kaluar.
Jo më kot e kam konsideruar dhe e kam quajtur si stimulim verbal i Edi Ramës ndaj atyre banorëve për të investuar një thirrje, për të investuar edhe pse në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, pa u mbushur mirë viti, menjëherë pas procesit zgjedhor të 11 majit, po Edi Rama vetë në kundërshtim me ato deklaratat e tij, u solli ruspat, policinë, IKMT, duke i hedhur në lumë investimin me kursimet e një jete të tërë atyre banorëve që për hir të vërtetës që e them vazhdimisht, janë banorë me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike.
Këtu qëndron edhe thelbi i asaj tradhtisë së made, psi duhet të shohim dhe të vëmë veten edhe në pozicionin e atyre banorëve. Nuk është pak një premtim i kryeministrit të vendit për dhënie leje, legalizim dhe për hapje rrugë të investimeve ndaj atyre banorëve. Nuk është faji i tyre.
Janë të gjithë banorë vendas, nuk ka të ardhur. Kanë investuar në godina banimi siç është normale për familjet e tyre apo në rastet e bujtinave, në shumicën dërrmuese pa themele dhe pa betonizim, edhe pse tek-tuk ka edhe ndërtesa me beton dhe themele. Por edhe njëherë, e them që është e trishtë kur sheh një kryeministër që i premton dhe më pas i tradhton. E kemi konsideruar si një përdorim elektoral të kryeministrit Edi Rama. U pa qartë sepse ndryshe ishte sjellja para zgjedhjeve të 11 majit. Ishte një mbyllje sysh të të gjitha institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësinë shumë të gjatë në zgjedhjet elektorale dhe shohim sot ato banorë në një terror absurd krejtësisht të paligjshëm nga ana e institucioneve qeveritare.
-

Avokati i Popullit pret denoncimet e banorëve, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS
Institucioni i avokatit të popullit pret denoncimet e qytetarëve për tu aktivizuar e për të kuptuar nëse ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të banorëve të Thethit, atu ku prej ditësh po mbahet aksioni për shembjen e objekteve pa leje
“Nuk ka ende ankesë nga qytetarët, por ata mund të na çojnë sms e të na tregojnë”, tha Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Këtu nga Tirana zonja Ballanca e vuri theksin tek monitorimi i situatës përmes medias
“Ne duhet ta shohim situatën, por presim ankesa. Ndërkohë që dua të bëj të qartë se avokati i popullit është kundër ndërtimeve pa leje”, u shpreh Ballanca.
Top Channel
-

VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar në hapje të konferencës së sotme për shtyp aksionin e IKMT- së në zonën e Thethit. Lideri i opozitës ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu”, ka thënë Berisha duke shtuar se “armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre”.
Fjala e Berishës për Thethin: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura. Terrori shtetëror, dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi.
Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu. Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër. Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre.
Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv.
Shqiptarët duhet ta dinë se në Theth absolutisht nuk ekziston absolutisht asnjë pëllëmbë tokë e xanun, jo në Theth, po as në veri askund sepse tokën ata e kanë trashëgimi shekullore të paraardhësve të tyre dhe nuk kanë marrë kurrë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt apo tokë të askujt. Ka edhe toka të askujt, mera quhen, toka publike.
Pra, kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit.
Pasi u kishte kërkuar që të ftojnë njerëzit e tyre në emigracion të vijnë dhe të investojnë në Theth, Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar. E thashë edhe njëherë, shfrytëzoi pabesinë, mashtrimin dhe ka dëmtuar më shumë se çdo pushtues tjetër atë zonë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët
Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve të Thethit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij terrori.
Në konferencën e fillim javës nga selia blu, Berisha tha se lidhur me akisionin e IKMT-së, banorët duhet të dëmshpërblehen për të gjitha ndërtesat e prishura, duke shtuar se sjellja e Ramës ndaj banorëve, është e njëjtë me ato të malazezëve, turqve, serbëve dhe Mehmet Shehut.
‘Kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Terrori shtetëror, dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi.
Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu.
Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër.
Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre.
Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv.
Shqiptarët duhet ta dinë se në Theth absolutisht nuk ekziston absolutisht asnjë pëllëmbë tokë e xanun, jo në Theth, po as në veri askund sepse tokën ata e kanë trashëgimi shekullore të paraardhësve të tyre dhe nuk kanë marrë kurrë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt apo tokë të askujt. Ka edhe toka të askujt, mera quhen, toka publike.
Pra, kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit.
Pasi u kishte kërkuar që të ftojnë njerëzit e tyre në emigracion të vijnë dhe të investojnë në Theth, Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar.
E thashë edhe njëherë, shfrytëzoi pabesinë, mashtrimin dhe ka dëmtuar më shumë se çdo pushtues tjetër atë zonë.
Armik i shpallur i veriut. Në 12 vite të qeverisjes së tij, në qarqet e veriut po të heqim Rrugën e Arbrit, e përfunduar më shumë se gjysma gjatë qeverisjes sonë, por në fakt investimet janë të barabarta me ato të një rrethi të vetëm të kategorisë së tretë në zonat e tjera të vendit.
Shikoni ç’ndodh me autostradën Lezhë-Shkodër, autostradë e vdekjes. Çdo tre ditë aty ndodhin aksident pas aksidenti.
Ajo është rruga, pas Rrugës së Kombit, rruga me trafikun më intensiv në vend. Dhe investohet kudo tjetër, por jo në atë rrugë, sepse ky e urren veriun, e urren Shkodrën, e urren zonën dhe ka dy vjet që inauguron dhe çinauguron 10 kilometra rrugë me projekt të bërë nga ne, jo nga Shëngjini në Velipojë, por thjesht nga Shëngjini në Rrjoll.
Kjo në një kohë kur të vish nga Shkodra në Tiranë është më gjatë se të shkosh dhe kthehesh nga Tirana në Gjirokastër.
Dënoj me forcën më të madhe aktet e terrorit shtetëror, krimit shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori.
Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama.
Merrini, i ka me zë dhe figurë premtimet e tij, inkurajimin, mashtrimin e tyre.
Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 Majit apo farsën elektorale të 11 Majit 2025. -

“Rama u soll si malazezët”, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se “dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi”.
“Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu. Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër. Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre. Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv. Shqiptarët duhet ta dinë se në Theth absolutisht nuk ekziston asnjë pëllëmbë tokë e xanun, jo në Theth, po as në veri askund sepse tokën ata e kanë trashëgimi shekullore të paraardhësve të tyre dhe nuk kanë marrë kurrë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt apo tokë të askujt. Ka edhe toka të askujt, mera quhen, toka publike”, tha Berisha, shkruan A2.
“Pra, kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit. Pasi u kishte kërkuar që të ftojnë njerëzit e tyre në emigracion të vijnë dhe të investojnë në Theth, Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar. E thashë edhe njëherë, shfrytëzoi pabesinë, mashtrimin dhe ka dëmtuar më shumë se çdo pushtues tjetër atë zonë. Armik i shpallur i veriut. Në 12 vite të qeverisjes së tij, në qarqet e veriut po të heqim Rrugën e Arbrit, e përfunduar më shumë se gjysma gjatë qeverisjes sonë, por në fakt investimet janë të barabarta me ato të një rrethi të vetëm të kategorisë së tretë në zonat e tjera të vendit”, shtoi Berisha.