Zvarritje, mungesë transparence dhe abuzime! Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje
Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i Rindërtimit, i cili sipas ekspertëve është dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparencës dhe abuzimet.Pas gjashtë vitesh pritje, një grup njerëzish u mblodh të enjten para portës së shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Me duart që shtrëngojnë letrat e aplikimeve, nervozë dhe të mbërthyer nga ankthi, ata mbajnë sytë nga zyrtari që lexon emrat një e nga një.
Zëri i tij kumbon mes zhurmës dhe trupave që shtyhen për t’u afruar sa më pranë portës.
Ndërsa lista vazhdon, banorët e Kombinatit qëndrojnë pezull mes frikës dhe shpresës, midis asaj që mund të fitojnë dhe gjithçkaje që kanë humbur gjatë viteve si të pastrehë.
Më 4 dhjetor u hodh shorti i rradhës për 80 banorët që presin të marrin një shtëpi nga programi i Rindërtimit, gjashtë vjet pasi tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkatërroi banesat e tyre.
Qeveria ka shpenzuar mbi 130 miliardë lekë për programin e Rindërtimin dhe pretendon se mbi 90 për qind e projekteve kanë përfunduar, por qindra familje vazhdojnë të mbeten ende mes katër rrugëve. Sipas ekspertëve, ky është rezultati i një procesi të dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparencës dhe abuzimet.
Urbanistja Doriana Musai i lidh vonesat me planet e pastudiuara dhe parregullsitë që shoqëruan programin e rindërtimit. Sipas saj, fatkeqësia natyrore u keqpërdor gjithashtu për qëllime të tjera.
“Brenda një periudhë 2-javore, ende pa kallur të vdekurit, filluam të mendojmë se si ta kalojmë këtë moment. Reagimi aq i shpejtë, i pastudiuar solli prodhimin e shumë akteve, dokumenteve dhe VKM-ve, të cilat me kalimin e kohës tani pas gjashtë vitesh kanë rezultuar totalisht fiktive,” tha Musai për BIRN.
“Kemi zona, të cilat u shpallën zona rindërtimi pa pasur lidhje me dëmet e tërmetit. Një prej tyre është lagja e Kombinatit dhe 5 Maji në Tiranë, ku është vënë re që rindërtimi u përdor si justifikim për të prishur ndërtesa dhe për të ndërtuar objekte të reja, të cilat ende sot janë ose të pabanuara ose të pandërtuara,” shtoi ajo.
Në Kombinat, një grup banorësh refuzuan vendimin e autoriteteve shtetërore për prishjen e pallateve të tyre dhe e çuan çështjen në gjykatë. Nga 67 pallate të shpallura të pabanueshme nga institucionet, u shembën vetëm 35 prej tyre. Në 22 raste, qytetarët e fituan betejën me institucionet dhe ndërtesat e tyre nuk u shembën, ndërsa shumica e tyre ende kërkon një zgjidhje.
Edmond Çata, banor i Kombinatit, thotë se të dy kategoritë e banorëve po përballen tashmë me probleme.
“Nëse ti ke një pallat në këmbë dhe qëndrove ose nëse ti pret të marrësh një apartament të ri, nuk është e qartë dhe nuk ka transparencë për mënyrën se si menaxhohen njerëzit e prekur nga tërmeti. Sepse unë di p.sh., që njerëz që banojnë në pallatet që janë në këmbë që nuk ka vendime për prishjen e tyre, janë ftuar për të marrë dhe kanë marrë apartamente në pallatet e reja,” tha ai.
Sipas Çatës, ata që bënë betejën për mosprishjen e pallateve po përballen tashmë me mungesën e shërbimeve, me sipërfaqe të lëna në mëshirë të natyrës dhe me shqetësimin për gjendjen fizike të pallateve.
Në këtë kompleks banesash në Kombinat, shumë prej apartamenteve janë të pabanuara, sepse pallatet janë ende të pakolauduara dhe ka probleme me ujin energjinë dhe kanalizimet. Situata është e ngjashme edhe tek lagja “5 maji”, ku disa prej banorëve nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen kushteve të bashkisë për strehimin dhe kanë refuzuar sipërfaqet e ofruara.
“Me kalimin e kohës, disa prej banorëve arritën të marrin një sipërfaqe minimale, pjesa tjetër vërtiten edhe sot që flasim nëpër Tiranë. Kjo sepse e para objektet nuk janë ndërtuar, e dyta sepse nuk ka pasur dakordësi midis pushtetit lokal dhe vetë banorëve përsa i përket sipërfaqes,” theksoi Musai.
Një pjesë e banorëve, sipas saj, janë të pakënaqur me sipërfaqet e marra, pasi kanë pasur godina 3-4 katëshe ku jetonin së bashku tre apo katër kurora.
Eksperti Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, kritikon mungesën e transparencës me programin e Rindërtimit, ndërkohë që thekson se abuzimi me fondet ka lënë të pastrehë një pjesë të konsiderueshme të banorëve.
“U bë në kushtet e mungesës së transparencës, kryesisht në kontrata të negociuara drejtpërdrejt me përfshirjen e kryetarëve të bashkive, me një rol kordinues por pa një letër të shkruar të ministrit përgjegjës për Rindërtimin, por që në thelb çon në devijimin e fondeve publike apo në cënimin e cilësisë së ndërtimit,” tha Preçi për BIRN.
“Disa ndërtime ngjajnë me geto, ngjajnë me Gazën shumë më tepër se sa me banesa të ndërtuara me para publike,” shtoi më tej ai.
Zvarritjet nuk gjendet vetëm në Kombinat apo në Lagjen 5 Maji, por edhe në zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti. Në Bashkinë e Vorës, rreth 160 familje presin ende zgjidhje për banesën e premtuar. Bashkia e Vorës i tha BIRN se ishte në pritje të fondeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Tag: banorëve
-

Zvarritje, mungesë transparence dhe abuzime! Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje
-

Ishte kthyer në tmerrin e banorëve në Varese, arrestohet “skifteri” shqiptar
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për grabitje. Sipas mediave italiane ai së bashku me disa persona të tjerë ishin kthyer në tmerrin e banorëve në zonën e Malnate të Vareses.
Karabinierët identifikuan një veturë “Alfa Romeo” me ngjyrë të errët, që po lëvizte nëpër rrugët e Vedano Olona, duke e zbuluar si mjet që ishte raportuar i përdorur nga vjedhje të dyshuara.
Kur “Alfa Romeo” hyri në një rrugë pa krye, oficerët e ndoqën, duke vërejtur dy nga personat që ngjiteshin mbi gardhin e një shtëpie private. Pasi panë karabinierët, autorët ikën me vrap. Por pas reagimit të menjëhershëm, njëri nga tre personat u kap, u ndalua dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.Doli se ai ishte një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, me një dënim të mëparshëm dhe një urdhër të veçantë burgu për të vuajtur një dënim të mbetur prej 2 vjetësh e 4 muajsh.
Brenda automjetit, i cili rezultoi të ishte një automjet me qira, u gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, duke përfshirë kaçavida, leva dhe sende të tjera, duke konfirmuar aktivitetin kriminal që të tre do të kishin kryer nëse nuk do të ishin ndaluar menjëherë nga karabinierët e Malnate, informon media italiane.
Pas hetimit, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg në Varese, ku do të mbahet nga autoritetet gjyqësore deri në fund të hetimeve. -

Shkurta habit me deklaratën në Prime: A mund të ua ha bubrekun?
Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 21:45
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu ka pasur një debat të ashpër me disa nga pjesëtarët e shtëpisë gjatë spektaklit të së hënës. Në një moment, ajo surprizoi publikun me një deklaratë të çuditshme që nuk pritej. “A mundem të ua ha bubrekun, këtyre që po ma hanë edhe mua?”, tha ajo. Deklarata e Shkurtës shkaktoi reagime të menjëhershme mes banorëve dhe publikut, duke treguar natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh të paparashikueshme brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. U diskutua gjithashtu për mënyrën e saj të shprehjes dhe për dinamikat që krijohen mes banorëve gjatë debateve.
-

Parku fotovoltaik merr kullotat, banorët në fshatin Qinam të Kolonjës protestojnë kundër projektit energjitik
Dhënia me qira e 3.5 ha sipërfaqe kullosore në fshatin Qinam të Kolonjës në funksion të ndërtimit të një parku fotovoltaik kundërshtohet nga banorët, të cilët thonë se kjo është e vetmja sipërfaqe ku ata mund të kullotin bagëtitë.
Të shqetësuar nga kjo vendimmarrje banorët kanë protestuar duke kërkuar që sipërfaqja të mos tjetërsohet.
Sipas banorëve vendimi rrezikon më shumë se 100 familje të cilat merren me blegtori dhe kjo do të sillte dëme të mëdha për ekonominë e tyre.
Në fshat llogariten rreth 3000 krerë bagëti të cilat gjatë verës banorët i kullosin në Gramoz ndërsa në dimër shfrytëzojnë kullotën e fshatit të cilën e shohin jetike ndërsa shprehen se bashkia nuk ka zhvilluar asnjë konsultim publik me ta
Protestës së banorëve ju bashkuan edhe deputetët e PD të cilët mbështetën kërkesat e banorëve dhe kërkuan që kjo sipërfaqe të shfrytëzohet në interes të komunitetit
Banorët thonë se nuk janë kundër investimeve, por kërkojnë që ato të mos cenojnë jetesën e tyre dhe traditën shumëvjeçare të blegtorisë, nga e cila mbahen familjet e zonës.Top Channel
-

Hyrja e Labit trazoi shtëpinë, ja përplasjet që ndodhen mes banorëve
Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 21:34
Me të hyrë në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”, Labinot Rexha i ka trazuar ujërat këngëtari. Prej banorëve të parë që nisi debate me të është banorja tjetër Shkurta, e cila i tha atij se nuk e ka mik dhe se ai e ka keqpërdorur një fotografi që e kishte bërë me të. Labinoti u shpreh i prekur për pjesën kur Shkurta i tha se këngëtari i kishte dërguar emoji “zemra” në rrjete sociale. Debate Labi pati edhe me Edin, të cilit ia tha se ia njeh babanë jashtë. Edi tha se atë nuk mund ta nxjerrë nga vetja Labinoti. -

Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë rrezikojnë të bien/ Deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë: Banorët në…
Deputeti i PD për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj, ka ngritur sot shqetësimin për një rrezik serioz që i kanoset banorëve të Fierzës dhe Tropojës, për shkak të rënies së gurëve me përmasa të mëdha në aksin Fierzë–Bajram Curri.
Sipas deputetit, një banor nga Fierza i ka dërguar një mesazh alarmues, ku thekson se në zonën e Gegëhysenit, gurë gjigantë me peshë të konsiderueshme janë në prag të rrëshqitjes në rrugën nacionale, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë çdo ditë në këtë segment.
Në mesazhin e banorit thuhet: “Në aksin Fierzë–Bajram Curri, në fshatin Gegëysen, gurë me tonela janë gati të bien në rrugën nacionale. Nëse bien papritur, rrezikojnë jetën e çdo banori që përdor këtë rrugë çdo ditë. Kemi njoftuar Bashkinë dhe kemi kërkuar ndërhyrje emergjente, por nuk ka pasur asnjë reagim. Nëse situata vazhdon kështu, do të organizojmë një protestë me bllokim të rrugës dhe hyrjes në HEC-in e Fierzës. Si deputet i zonës, ju kërkojmë mbështetje dhe njoftimin e instancave përgjegjëse.”
Deputeti Çelaj u bashkohet shqetësimeve të banorëve, duke i bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë. “Thirrja ime shkon për Emergjencat Civile, Bashkinë Tropojë dhe Njësinë e Emergjencave pranë Prefekturës Kukës që të ndërhyjnë urgjentisht për eliminimin e këtij rreziku në aksin Fierzë–Bajram Curri, në zonën e Demushajve të Gegëhysenit. Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe dhe rreziku mund të neutralizohet brenda një dite pune,” deklaron Çelaj. Deputeti kërkon veprim të menjëhershëm, për të shmangur një situatë që mund të kthehet në tragjedi për banorët e zonës. -

Moti i keq/ “Mbrojtja” informon mbi situatën në qarqe: Në përmirësim, vijon puna për pastrimin e akseve
Foto ilustruese
TIRANË- Situata në të gjithë vendit paraqitet në përmisim pavarësisht se reshjet e shiut kanë vijuar në disa zona. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka pasur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa vijon puna për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Më tej, Mbrojtja raporton situatën aktuale për çdo qark.
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND
Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Situata sipas qarqeve:
QARKU VLORËNiveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m.Po vijon puna në bashkitë; Delvinë, Finiq dhe Konispol, ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra.Dje është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor. Në mbështetje të bashkisë kanë shkuar 30 forca dhe 3 mjete nga FA.Në fshatin Vrion është bërë evakuimi I banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit. Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
QARKU FIERVazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman. , situata është si më poshtë: Rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras. Nuk ka patur evakuime të banorëve, por është punuar për largimin e ujit nga oborret e banesave ku gjatë ditës së djeshme është evidentuar kjo problematikë. Autoritetet vendore janë në monitorim të argjinaturave pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur cënim të infrastrukturës kritike.Strukturat vendore kanë kaluar në gatishmëri të plotë me gjithë kapacitet teknike e logjistike që kanë në dispozicion. Në afërsi të lumit Vjosë, në fshatin Ferras janë vendosur për mbështetje edhe kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me mjete të kalueshmërisë së lartë, varka shpëtimi, trupa e të tjerë.
QARKU KORÇËEkipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec.Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren.Bashkia Pustec: Po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin, ku uji herë pas here depërton në katet përdhese të banesave.Bashkia Pogradec: Prurje të larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe qytetit.Ndërkohë po punohet për pastrimin e dherave në Dardhas, Proptisht, Çërravë.Tek hidrovori i Tushemishtit po punohet për stabilizimin e situatës, vijon me kapacitet të plotë, janë 4 pompa në punë.Strukturat e bashkisë, UKT dhe zjarrfikësit vijojnë në terren. Bashkia Kolonjë: Rezervuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik, po punojnë me kapacitet maksimal.Po punohet në infrastrukturë për riparimin e disa urave në: Qafzezë, Shtikë, Gostivisht, Psar.Pas disa orëve kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të FA kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të zonjës 76 vjeç, në Progër.
QARKU LEZHËNë të gjithë qarkun ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta. Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkollë dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale). Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalishtNë bashkinë Lezhë Të gjitha strukturat e MC janë në terren tek argjinatura në Lagunën Vain. Riparimi/mbyllja e argjinaturës së dëmtuar përfundoi si fazë e parë, por do të vazhdojë puna për ngritjen në lartësi të saj si dhe në ndarjen e ndihmave ushqimore për banorët, evakuim të personave të izoluar, etj.Ekipet me varka kanë punuar për evakuimin e disa banorëve që kanë kërkuar ndihmë.Në bashkinë Kurbin Prezencë uji, ka vetëm pjesërisht, në zonën e ulët të Gjormit.Vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, me eskavatorin e bashkisë. Njëkohësisht, me mjetet e bashkisë, po punohet për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugës alternative të fshatit Shpërdhet, që banorët të kenë akses dhe me mjetet e tyre. -Vijon puna në aksin rrugor Skuraj-Vinjollë-Gallatë. Janë duke punuar, eskavatori me zinxhir i FA-se, Fadroma dhe një kamion i bashkisë. Aksi është i kalueshëm, pasi edhe ura është riparuar. -Po ndërhyhet në shtratin e lumit Skuraj, (Vinjollë), për devijimin e rrjedhës në afërsi të rrugës.Në bashkinë Mirditë Vazhdojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet e shirave. Po punohet në njësinë administrative Rrëshen, Kaçinar dhe Fan.Nuk ka dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore.
QARKU DIBËRSituata është në përmirësim. Po punohet me mjete për thellimin e kanalit kullues dhe largimin e ujit në bashkinë Bulqizë, ku ka patur probleme në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri, te terminali.Po mbahet nën monitorim situata në fshatin Urakë dhe në liqenin e Ulzës, ku ka rritje të nivelit të ujit. Në terren janë edhe mjete dhe forca nga FA, për të shmangur rrezikun e përmbytjes së banesave dhe për sistemimin provizor të argjinaturës.
QARKU SHKODËRNë bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Qafë Mali, ku po punohet për pastrimin e dherave në disa segmente rrugore.Në bashkinë Malësi e Madhe është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.
QARKU BERATSituata është në përmirësim. Ka rënie të theksuar të nivelit të lumit Osum, i cili është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore ne fshatrat përreth.Po ashtu edhe lumi Devoll ka shënuar rënie të nivelit. Nga shërbimet e bashkisë Dimal dhe MZSh do të filloj puna për pastrimin e baltës dhe llumit nga rrugët dhe oborret e banesave.
QARKU GJIROKASTËR -Në bashkinë Dropull, ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut. Policia e Shtetit ka ndaluar qarkullimin mbi urë dhe nga bashkitë dhe bizneset private po merren masa për vënien në funksion të një rruge alternative, e cila do të mundësojë kalimin e mjeteve dhe banorëve.-Në bashkinë Libohovë është punuar për riparimin e urës në fshatin Suhë.Në Përmet është bërë i mundur riparimi i rrugës Frashër–Përmet (afër depos së ujit të fshatit, duke lejuar kalimin e mjeteve.
QARKU ELBASAN Në Bashkinë Gramsh po punohet në segmetin e rrugës, në njërin krah të urës së Shëmrizës.Punohet edhe në aksin rrugor Kodovjat -Mashan, ku ishte shembur një masiv dheu si dhe në aksin nacional Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur Mashan, ku pas ndërhyrjes, kalimi është I lirë.Po punohet edhe në aksin rrugor nacional Elbasan-Peqin, tek vendi i quajtur kthesa e Broshkes për pastrimin e gurëve të rënë.
QARKU TIRANË Po vijon monitorimi si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit Shkumbin në Rrogozhinë, I cili dje doli përkohësisht nga shtrati.Ekipet e OSHEE në terren janë duke punuar gjithashtu pa ndërprerje për rilidhjen e energjisë në ato zona, ku ka patur dnërprerje, si pasojë e motit të keq.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat në varësi janë pa ndërprerje në terren për të siguruar jetën e banorëve, gjësë së gjallë dhe të pronës. Ju bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet, në rast të nevojës së evakuimeve! -

Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin.
Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim.
Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.
Bashkia Dropull po shqyrton hapjen e një rruge dytësore të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të nevojshme.Top Channel
-

Moti i keq, policia shpëton 100-vjeçaren e bllokuar nga uji, evakuohen 5 persona
Policia e Shtetit ka qenë në gatishmëri të plotë në shërbim të qytetarëve ditët e fundit, ku u ka shkuar në ndihmë banorëve që kanë pasur nevojë për evakuim për shkak të prurjeve të ujit që kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura.
Forcat e policisë kanë evakuuar 5 shtetas në Bashkinë Dimal, mes tyre edhe një 100-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar nga uji.
Po ashtu, forcat e policisë po kërkojnë një 75-vjeçare, e cila dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit në fshatin Progër në Devoll.Njoftimi:
Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policive Vendore, Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat shkuan në ndihmë të banorëve, ku u kërkua ndihmë. Në zonat më problematike u angazhuan edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe të Delta Forcës.
Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik.
Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Gjithashtu, specialistët e Policisë në zona janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.
Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi, duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.
Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me Emergjencat Civile, dhe për çdo nevojë e ndihmë nga forcat e policisë, qytetarët të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112.
-

Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve
Aktualitet E Premte, 21 Nëntor 2025 15:36
Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.