Tag: banorët

  • Sipas Gjestit, këta janë 4 banorët që shkojnë në finale. Po Egli?

    Sipas Gjestit, këta janë 4 banorët që shkojnë në finale. Po Egli?

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 13:59
    Pas njoftimit të produksionit se këtë edicion të Big Brother VIP Albania do të ketë vetëm katër finalistë, banori Gjesti ka ndarë mendimin e tij për ata që e meritojnë të arrijnë në fund të garës.
    Sipas tij, katër banorët që duhet të shkojnë në finale janë:

    Rozana Radi – për përkushtimin e saj në loje
    Laert Vasili – për inteligjencën dhe strategjinë e tij
    Egli Tako – për sfidat që ka kaluar në shtëpi
    Gerta Gixhari – për qëndrueshmërinë dhe karakterin e saj luftarak

  • Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë qarkullimin për gjendjen e degraduar të rrugëve

    Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë qarkullimin për gjendjen e degraduar të rrugëve

    Banorët e njësisë administrative Bytyq në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë Golaj në Has janë ngritur në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh këto zona.
    Të revoltuar nga premtimet e pambajtura ndër vite, ata përshkallëzuan protestën duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë. Banorët shprehen se rruga nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje që prej ndërtimit të saj në vitin 1938, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë 30 viteve të fundit.
    Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të protestave nëse nuk merren masa konkrete

  • Gjendja e mjeruar e rrugës/ Banorët e Tropojës dhe Hasit në protestë: S’po kërkojmë luks

    Gjendja e mjeruar e rrugës/ Banorët e Tropojës dhe Hasit në protestë: S’po kërkojmë luks

    PAMJE NGA PROTESTA

    TROPOJË-Banorët e njësisë administrative Bytyq në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë Golaj në Has janë ngritur në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh këto zona. Banorët në shenjë revolte kanë kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë.
    “Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, shprehet një protestues.
    Ata shprehen se rruga nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje që prej ndërtimit të saj në vitin 1938, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë 30 viteve të fundit. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të protestave nëse nuk merren masa konkrete. Rruga ju shërben 2 mijë banorëve të 15 fshatrave të Tropojës dhe 5 fshatrave të Hasit dhe është në gjendje tejet të amortizuar me gropa të shumta në të gjithë gjatësinë e saj./ZËRI

  • “Premtime pafund, gropa pafund”/ Banorët për rrugën në Has e Tropojë! Bllokohet rruga nacionale Krumë-Qaf Prushi-Gjakovë

    “Premtime pafund, gropa pafund”/ Banorët për rrugën në Has e Tropojë! Bllokohet rruga nacionale Krumë-Qaf Prushi-Gjakovë

    Banorët e njësisë Administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë, si dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, janë ngritur në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës që lidh këto zona.

    Ata kanë përshkallëzuar protestën, duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë.
    “Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, shprehet një protestues.
    Banorët thonë se që nga viti 1938, kur është ndërtuar kjo rrugë, ajo nuk ka pësuar asnjë riparim, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

    Top Channel

  • Në protestë për rrugën e amortizuar në Tropojë dhe Has, banorët bllokojnë qarkullimin

    Në protestë për rrugën e amortizuar në Tropojë dhe Has, banorët bllokojnë qarkullimin

    Banorët e njësisë administrative Bytyq në Bashkinë Tropojë, si dhe ata të dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, kanë dalë në protestë për amortizimin e rrugës që lidh këto zona.

    Të revoltuar nga mungesa e investimeve, ata përshkallëzuan protestën duke bllokuar për rreth një orë rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë, duke ndalur qarkullimin e mjeteve.

    Sipas banorëve, kjo rrugë është ndërtuar që në vitin 1938 dhe nuk ka pësuar asnjë riparim që prej asaj kohe, pavarësisht premtimeve të shumta nga autoritetet gjatë tre dekadave të fundit.

    Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj, duke theksuar se infrastruktura e dëmtuar ka vështirësuar ndjeshëm jetesën dhe lëvizjen e tyre të përditshme.

  • Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë rrugën për gjendjen e degraduar të rrugëve

    Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë rrugën për gjendjen e degraduar të rrugëve

    Banorët e njësisë administrative Bytyq në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë Golaj në Has janë ngritur në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh këto zona.
    Të revoltuar nga premtimet e pambajtura ndër vite, ata përshkallëzuan protestën duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë. Banorët shprehen se rruga nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje që prej ndërtimit të saj në vitin 1938, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë 30 viteve të fundit.
    Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të protestave nëse nuk merren masa konkrete

  • “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    Banorët kanë filluar të dyshojnë në sjelljet e Gjestit, duke e akuzuar se po përdor një strategji të qëllimshme për t’i provokuar dhe për t’i nxjerrë nga vetja. Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të siguruar një vend në finale.

    Laerti: “Gjesti e deklaron dhe vetë që do të nxjerrë ty nga vetja. Është strategjia e tij që kur ka ardhur. Na shkatërroi dhe gjumin. Ajo që bën është të ndërtojë disa skema, t’i rrëzojë vetë dhe pastaj të provokojë fizikisht. Halli është të të nxjerrë nga vetja që të marrësh një zarf të zi dhe të largohesh nga shtëpia.”

    Gerta ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se kjo është një taktikë që ai e përdor për të mos e kufizuar lojën vetëm tek Egli: “Kjo është një mënyrë që Gjesti e zhvillon shumë në shtëpi pasi nuk do që lojën e vetë ta kufizoj vetëm tek Egli. Krenaria e tij është që t’i nxjerrë lojtarët jashtë me zarf të zi.”

    Edhe Rozana ka vërejtur ndryshime të mëdha në sjelljen e Gjesti që nga fillimi i lojës:“Kur ka ardhur, nuk ka qenë kaq agresiv. Ka një mllef të madh. Ne luajmë për t’u kënaqur, por ai gjuan me jastëk me një nervozizëm të panevojshëm. Ka thënë që i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia, por në të vërtetë ata kanë rënë në kurthin e tij.”

    Nga ana tjetër, Gjesti mohon qëllimin për të provokuar banorët në mënyrë strategjike, duke thënë:“Vetëm kam qejf të luaj me ata. Me Rozanën kam luajtur si me motrën time. Nëse doja t’i nxirrja nga vetja, kisha mënyra të tjera. Ka qejf njeriu ndonjëherë të heqë mërzinë.”

  • Selca e Pogradecit pret turistët, banorët ndërtojnë bujtina, të huajt interes për varret ilire

    Selca e Pogradecit pret turistët, banorët ndërtojnë bujtina, të huajt interes për varret ilire

    Fshati Selcë në Mokër të Pogradecit është një nga krahinat me të njohura të juglindjes së vendit për shkak të historisë së saj dhe varreve ilire.
    Pas një braktisje nga vendasit ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka filluar të rikthejë disa prej banorëve të fshatrave, përfshi të Selcës të cilët janë duke ndërtuar bujtina për të tërhequr sa më shumë turistë.
    Ilirjan Oparaku dhe Marsid Oparaku janë dy nga banorët që kanë lënë emigrimin e janë rikthyer në fshatin e tyre ku kanë ndërtuar dy bujtina.

    “Zona ka mjaft vlera historike duke tërhequr turistë të huaj, të cilët i kanë pasur të vështira netët në këtë zonë për mungesë të akomodimit”.
    Edhe për Besnik Xhyra, banor i Selcës, mungesa e shërbimeve ka ulur numrin e vizitorëve të huaj.
    Selca e Poshtme me varret monumentale ilirie por dhe vlera të tjera të trashëgimisë kulturore tërheqin afro 5000 vizitorë vendas e të huaj./vizionplus.tv

  • Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, Banorët: Ja si na u grabit prona, t’i tregojmë…

    Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, Banorët: Ja si na u grabit prona, t’i tregojmë…

    Prej vitit 2008, banorë të fshatit Baks Rrjoll të Velipojës, përpiqen të marrin pronësinë e tokave të tyre, por nuk ia dalin, derisa të tjerë njerëz me pushtet, e me aq para sa për të korruptuar drejtësinë siç ata thonë, ia grabitën ato. Mbi këto prona të cilët banorët me lot dëshpërimi në sy thonë se iu vodhën me dokumente të falsifikuara, botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj do të ndërtojë një resort me 5 yje në perlën e Adriatikut, pranë Ranës së Hedhun. Dokumentet e pronësisë të cilat për institucionet e Shkodrës nuk pinë ujë, banorët i dorëzuan në SPAK përmes një kallëzimi, me shpresën se kjo strukturë e posaçme do të zbulojë korrupsionin sipas tyre deri tek gjyqtarët. “Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata më parë, por të gjithë më thonë s’i ke. I ka marrë i forti, s’kanë për të mi dhënë mua”, tha dje një banor para SPAK.
    Sipas banorëve dhe avokatit të tyre Ndue Pjetra, në vitin 2016 me dokumente të falsifikuara që pretendohet se mbajnë datën e largët, 3 ditë para luftës së ’97-ës, pronat e tyre i mori me vendim gjykate Fatmir Shpellzaj, ish-punonjës në bashki, sot kryetar i Partisë së Lirisë në Malësinë e Madje. “Dihet që janë false, sapo të merren provohen me akt ekspertimi se kur janë shkruar në 1997 apo në 2016”, shprehet avokati i banorëve, Ndue Pjetra. Megjithatë, sipas banorëve, këto dokumente dhe lekë të dhëna ryshfet i shërbyen dy gjyqtarëve të Shkodrës Vojsava Osmanaj dhe Astrit Kalaja ta bëjnë zyrtarin, pronar në një kohë të shpejtë, pa pasur lidhje me tokat në këtë fshat.
    “I pari që ka nisur falsifikimin është Fatmir Shpellzaj. Vosjava Osmanaj me Astrit Kalanë që nga 2016-a deri kur ka marrë pronën Shpellza ma kanë mbajtur dosjen peng deri në 2023. Në momentin që Shpellzaj mori pronën mbi pronat tona, atëherë zhvilloi gjyqin tonë”, thotë një tjetër banor “Është grup i strukturuar kriminal. Janë gjyqtarë, ekspertë, punonjës të hipotekës së Shkodrës së asaj kohe”, shprehet avokati. Kjo skemë sipas avokatit u përdor kur doli ligji për investitorët strategjik. “Këta shfrytëzuan rastin dhe gjetën ku ka toka të lira malesh dhe gjetën këto që nuk i kanë regjistruar”, thekson avokati Pjetra. Të brengosur, por me këmbëngulje, banorët, të cilët më herët kanë bërë rezistencë edhe përballë policisë për të ruajtur tokat e tyre, thonë se nuk do të lejojnë që ky projekt korruptiv sipas tyre nga botuesi dhe pronari i stacionit televiziv A2, të vihet në zbatim. “Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë. kemi ardhur për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu”, insiston një banor.
    “Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë”, tha mes lotësh një banor në protestën para SPAK.

  • VIDEO – “Të lirohen banorët e ndaluar”, protesta kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, reagon PD Shkodër

    VIDEO – “Të lirohen banorët e ndaluar”, protesta kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, reagon PD Shkodër

    Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipoje kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit.
    Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë në këtë rast është i patolerueshem, dhe i dënueshëm.

    Kerkojme lirimin e menjehershem te banorëve të ndaluar sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.
    I bejmë thirrje policisë së Shkodres, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetatarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qyetetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrëa të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në sherbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejten e protestës. /Deklaratë për mediat e kryetares së PD- së Shkodër, Eliona SHKRELI/

    Continue Reading