Shqiptarët preferojnë t’i kyçin paratë e tyre në depozita me afat të gjatë në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i mbajnë kursimet e tyre në depozita me afat mbi 2 vite.
Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t’i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.
Sipas statistikave zyrtare, depozitat në lekë me afat mbi 2 vite kapin një vlerë prej 167.4 miliardë lekësh për individët, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 124.7 miliardë lekë dhe depozitat deri në 2 vite me 49.5 miliardë lekë në total.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes dhe sipas llojit të depozitave, kursimet e ruajtura në bankë për 2 vite, kanë pësuar rritjen më të madhe në tetor. Konkretisht, depozitat me afat 2 vite pësuan një rritje rekord me gati 3.7% vlerësuar me shtatorin. Në vend të dytë renditen depozitat me afat 1 muaj me 1.5% rritje, ndërsa kursimet pa afat janë rritur me 1.2%.
Nga ana tjetër, depozitat me afat 1 vit janë më pak të preferuarat në terma të rritjes. Në tetor, kursimet e ruajtura me një afat 1 vit rezultojnë me një rritje prej vetëm 0.1%.
Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e invesimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera të investimit, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera.
Tag: bankë
-

Ku i “kyçin” shqiptarët paratë e tyre?
-

Ku i ‘kyçin’ shqiptarët paratë e tyre? Ja depozitat që po sjellin fitime më të mëdha se kurrë
Shqiptarët preferojnë t’i kyçin paratë e tyre në depozita me afat të gjatë në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i mbajnë kursimet e tyre në depozita me afat mbi 2 vite.
Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t’i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.
Sipas statistikave zyrtare, depozitat në lekë me afat mbi 2 vite kapin një vlerë prej 167.4 miliardë lekësh për individët, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 124.7 miliardë lekë dhe depozitat deri në 2 vite me 49.5 miliardë lekë në total.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes dhe sipas llojit të depozitave, kursimet e ruajtura në bankë për 2 vite, kanë pësuar rritjen më të madhe në tetor. Konkretisht, depozitat me afat 2 vite pësuan një rritje rekord me gati 3.7% vlerësuar me shtatorin. Në vend të dytë renditen depozitat me afat 1 muaj me 1.5% rritje, ndërsa kursimet pa afat janë rritur me 1.2%.
Nga ana tjetër, depozitat me afat 1 vit janë më pak të preferuarat në terma të rritjes. Në tetor, kursimet e ruajtura me një afat 1 vit rezultojnë me një rritje prej vetëm 0.1%.
Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e invesimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera të investimit, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera. -

Tirana kursen, Elbasani shpenzon! Ja qarqet ku shqiptarët mbajnë më shumë lekë në bankë
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e depozitave në tremujorin e tretë të këtij viti me numrin e popullsisë sipas qarqeve nga Censi i vitit 2023, Tirana kryeson me kursimet më të larta për frymë në bankë.
Në vend të dytë renditet Vlora me 730 mijë lekë kursime që një banor mban mesatarisht në bankë dhe Durrësi me 574 mijë lekë.
Nga ana tjetër, Elbasani dhe Fieri kanë vlerën më të ulët të depozitave për frymë, vetëm 327 mijë lekë dhe 332 mijë lekë kursime për frymë mesatarisht. Ky tregues mund të lidhet me të ardhurat më të ulëta në këto dy qarqe ose prirje më të madhe për konsum në rastin e Fierit, por jo Elbasanit.
Por pse Tirana ka shumën më të lartë të depozitave për frymë?
Prirja për të kursyer është një faktor, por edhe niveli më i lartë i të ardhurave në kryeqytet, qasja më e lehtë në sistemin bankar dhe prania më e madhe e remitancave ndikojnë.
Kjo është vetëm një mesatare e përafërt, pasi çdo qytetar kyç shuma të ndryshme parash në bankë dhe ka një rënie të lehtë të numrit të popullsisë që nga Censi i vitit 2023, përmes shifrave të të cilit është bërë përllogaritja e shumës së depozitave për frymë.
Në tremujorin e tretë të 2025, ka pasur rritje të shumës së depozitave në secilin prej qarqeve të vendit. Pavarësisht se në Tiranë është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik, Lezha rezulton të jetë qarku me rritjen më të lartë të kursimeve në periudhën korrik-shtator, rreth 6%, ndjekur nga Vlora me 5.6%.
Ndërkohë, Elbasani është qarku që ka regjistruar rritjen më të ulët të depozitave me vetëm 1% dhe Fieri 1.6%.
Depozitat në monedhë të huaj, kryesisht euro, vijojnë të dominojnë ndaj atyre në lekë. -

Gjithçka po kthehet në bankë
Shumica e korporatave të mëdha, nga linjat ajrore deri te platformat e mediave sociale, tani synojnë të bëhen banka të parregulluara. Procesi i “bankifikimit” sot përfaqëson marzhet më të larta të fitimit në ekonominë amerikane, duke dëmtuar kapacitetin prodhues dhe duke përgatitur terrenin për krizën e ardhshme financiare. Ekonomia amerikane po shndërrohet në një bankë gjigante të vetme.S…
-

Shqiptarët po kursejnë më shumë, ja sa para kanë të depozituara në banka
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë rezultojnë të kenë arritur në 1.45 trilionë lekë në shtator, një rritje e lehtë kjo me 0.9% në krahasim me gushtin.
Kjo shifër dëshmon një rritje të kursimeve të qytetarëve, fitimit të bizneseve, por edhe shtimit të besimit të tyre në banka, pasi ata po zgjedhin gjithnjë e më tepër t’i kalojnë këto para në bankë.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët, bizneset publike dhe private, institucionet financiare jobankare apo institucionet publike, mbajnë në bankë. Gjithsej, 1.45 trilionë lekë është shuma e parave në llogari rrjedhëse, llogari kursimi, në depozita afatshkurtra, afatgjata, pa afat dhe të tjera.
Por si është raporti ndërmjet depozitave në lekë dhe atyre në valutë?
Pavarësisht se shumica e parave në bankë gjenden në monedhë të huaj, kryesisht euro, depozitat në lekë kanë pësuar rritjen më të madhe këtë shtator me 1.4%, ndërsa ato në valutë me vetëm 0.4%. Zhvlerësimi i monedhës evropiane rezulton të ketë dhënë një ndikim tepër të lehtë në zhvendosjen e kursimeve nga depozitat në valutë tek ato në monedhën kombëtare.
Nga ana tjetër, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat e transferueshme në lekë, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, kanë arritur për herë të parë në 400 miliardë lekë në shtator, ndërsa ato në valutë në 387 miliardë lekë.
Depozitat pa afat dhe llojet e tjera të depozitave vijnë me një shumë më të vogël dhe me një rritje më të lehtë krahasuar me shtatorin.
Për sa i përket depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin për një rënie të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe rritje të llojeve të tjera të depozitave. -

Shfrytëzonte detyrën për përfitimet e tij/ I vidhte paratë në bankë klientit, zbulohet avokati hajdut
Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për një avokat, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.
Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin, Arben Lena 56-vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.
Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij. -

Dashnor Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër mbi situatën e brendshme të opozitës, duke e krahasuar atë me kriteret e bankave për dhënien e kredive.
Në një intervistë për TemA, Sula u shpreh se një person mbi 65 vjeç nuk mund të marrë kredi në bankë, ndërkohë që sipas tij, opozita i ka besuar drejtimin një 81-vjeçari.Sipas ish-deputetit, demokracia funksionon vetëm kur qeveria ka përballë një opozitë të fortë, e cila e kontrollon dhe e denoncon. Por ai shtoi se aktualisht kjo balancë mungon, duke e lënë hapësirë arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë.
“Një qeveri e mirë, e përgjegjshme është kur ka përballë një opozitë të fortë, që e kontrollon, që e denoncon,” theksoi Sula, “kurse një qeveri bëhet arrogante, bëhet e korruptuar, ka përballë një opozitë të mbaruar. Kaq thjeshtë është.”
Në fund, ai paralajmëroi se pa një opozitë funksionale, natyra njerëzore e pushtetit do të shpjerë drejt abuzimit. -

Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër mbi situatën e brendshme të opozitës, duke e krahasuar atë me kriteret e bankave për dhënien e kredive.
Në një intervistë për TemA, Sula u shpreh se një person mbi 65 vjeç nuk mund të marrë kredi në bankë, ndërkohë që sipas tij, opozita i ka besuar drejtimin një 81-vjeçari.
Sipas ish-deputetit, demokracia funksionon vetëm kur qeveria ka përballë një opozitë të fortë, e cila e kontrollon dhe e denoncon. Por ai shtoi se aktualisht kjo balancë mungon, duke e lënë hapësirë arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë.
“Një qeveri e mirë, e përgjegjshme është kur ka përballë një opozitë të fortë, që e kontrollon, që e denoncon,” theksoi Sula, “kurse një qeveri bëhet arrogante, bëhet e korruptuar, ka përballë një opozitë të mbaruar. Kaq thjeshtë është.
Në fund, ai paralajmëroi se pa një opozitë funksionale, natyra njerëzore e pushtetit do të shpjerë drejt abuzimit.
-

‘Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë me bileta radhe’, gazetari Stafa: Antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor
Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, duke e krahasuar atë me një sportel banke. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai denoncon se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore.
Sipas tij, ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike. Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla.
Ai e quan të patolerueshme faktin që fëmijët me temperatura, probleme frymëmarrjeje apo të vjella detyrohen të presin së bashku në një ambient të mbushur plot, duke rritur rrezikun e përhapjes së infeksioneve. “Në vend që të shtohet personeli dhe të zgjerohet kapaciteti, është futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në bankë,” shprehet Stafa.
Gazetari thekson se Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, nuk mund të funksionojë me kaq pak staf dhe hapësira të kufizuara, duke kërkuar që ajo të ketë të njëjtën përmasë dhe standarde si urgjenca e madhe e QSUT-së. “Fëmijët nuk janë numra, ata kanë nevojë për kujdes, prioritet dhe dinjitet,” përfundon Stafa.
Postimi i plotë:
URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.
Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.
Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!
Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.
Por absurdi nuk mbaron këtu:
Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.
Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.
Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.
S’mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!
Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.
Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.
Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë. -

Tjetër bankë në Shqipëri, BSH miraton liçencën për Zirat
Tregut financiar të Shqipërisë do t’i shtohet një bankë e 12-të.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e e bankës turke Zirat për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.
“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.
Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.
Ziraat operon në 22 vende, duke menaxhuar rreth 170 miliardë dollarë. E themeluar në vitin 1863, Ziraat është banka më e madhe shtetërore e Turqisë, me një total asetesh prej 166.75 miliardë dollarë.
Banka ofron një pjesë të konsiderueshme të financimit në të gjithë vendin, duke trajtuar një në çdo pesë kredi për strehim dhe transaksione të tregtisë së jashtme në Turqi.
Zirat aktualisht operon në në 22 vende, me një fokus të veçantë në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Evropë.
Zirat bëhet banka e dytë turke në tregun shqiptar pas Bankës Kombëtare Tregtare.Top Channel