Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë. Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera? Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale.
Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar. Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale, për shkak të kostos më të lartë të depozitave dhe shpenzimeve fikse. Ato ofrojnë zakonisht norma më të larta interesi, pasi mundohen ta zgjerojnë tregun e tyre me një bazë klientësh që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa ajo e bankave tradicionale. Kostot relativisht të larta IT dhe shpenzimet e konsiderueshme të marketingut kufizojnë aftësinë e bankave digjitale për të arritur një nivel të ngjashëm fitimprurshmërie me atë të bankave fizike. Këto banka mbeten lojtarë relativisht të vegjël me oferta të kufizuara produktesh.
Rritja e mëtejshme e tyre mund të jetë e mirë për konsumatorët, pasi shtohet konkurrenca ndërmjet aktorëve të tregut bankar dhe mund t’i shtynte bankat ekzistuese drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimit. Megjithatë, kjo mund të kthehet gjithashtu në kërcënim për stabilitetin financiar nëse modelet e biznesit të bankave tradicionale ndërpriten dhe bankat ekzistuese humbasin me shpejtësi ekskluzivitetin e depozitave që ofron financim të qëndrueshëm, i cili nga ana tjetër mbështet huadhënien e tyre për ekonominë reale.
Tag: bankat
-

A ja vlen t’i mbash paratë në banka digjitale? Norma më të larta interesi për depozitat se ato fiziket…
-

Bankat digjitale zbarkojnë në Shqipëri, ja çfarë ndryshon për qytetarët
Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë.
Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera?
Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale. Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar.
Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale, për shkak të kostos më të lartë të depozitave dhe shpenzimeve fikse. Ato ofrojnë zakonisht norma më të larta interesi, pasi mundohen ta zgjerojnë tregun e tyre me një bazë klientësh që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa ajo e bankave tradicionale.
Kostot relativisht të larta IT dhe shpenzimet e konsiderueshme të marketingut kufizojnë aftësinë e bankave digjitale për të arritur një nivel të ngjashëm fitimprurshmërie me atë të bankave fizike.
Këto banka mbeten lojtarë relativisht të vegjël me oferta të kufizuara produktesh. Rritja e mëtejshme e tyre mund të jetë e mirë për konsumatorët, pasi shtohet konkurrenca ndërmjet aktorëve të tregut bankar dhe mund t’i shtynte bankat ekzistuese drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimit.
Megjithatë, kjo mund të kthehet gjithashtu në kërcënim për stabilitetin financiar nëse modelet e biznesit të bankave tradicionale ndërpriten dhe bankat ekzistuese humbasin me shpejtësi ekskluzivitetin e depozitave që ofron financim të qëndrueshëm, i cili nga ana tjetër mbështet huadhënien e tyre për ekonominë reale. -

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj: bankomatet. Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.
Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve. Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre.
Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.
Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi. Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm. -

Shqiptarët nuk ndalen/ Bankat ‘mbyten’ nga kërkesat e kredive për blerje banesash
Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen gjatë tremujorit të tretë të vitit, pavarësisht nisjes së aplikimit të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë.
Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë, sektori bankar dha gjithsej rreht 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat progresive të 9-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Gjatë nëntë muajve, sektori bankar disbursoi gjithsej 50 miliardë kredi, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Portofoli aktiv total në fund të shtatorit arriti vlerën e 236 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me pothuajse 18%.
Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.
Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).
Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm./Monitor -

BSH përgatit rishikimin e plotë të rregullave për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat
Banka e Shqipërisë po përgatit rishikimin e plotë të kuadrit të administrimit të rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane.Në raportimin e tij për Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, tha se këto ndryshime do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së provigjioneve ose fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme dhe i provigjioneve që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre.Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, klasifikimi i kredive dhe llogaritja e provigjioneve mbështetet mbi analizën e gjendjes financiare dhe aftësive të pritshme paguese të huamarrësit. Gjithashtu, IFRS-të mundësojnë edhe zbritjen e vlerës së kolateralit nga humbja e pritshme, duke çuar përgjithësisht në vlera më të ulëta të shpenzimeve për provigjione.Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, pritet që drafti i rregullores së re të jetë gati brenda këtij viti.Përdorimi i një standardi të dyfishtë të raportimit financiar prej vitesh është një shqetësim për sektorin bankar në Shqipëri. Aktualisht, bankat raportojnë për publikun, administratën tatimore dhe palët e tjera të interesit sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), që janë standardi i përcaktuar me ligj për këtë kategori biznesi. Por, ato raportojnë paralelisht edhe sipas standardeve lokale të Bankës së Shqipërisë, për qëllime të mbikëqyrjes bankare.Nëpërmjet Shoqatës së Bankave, bankat tregtare i kanë përcjellë disa herë Bankës së Shqipërisë me këmbëngulje kërkesën për të kaluar në një sistem raportimi unik, sipas standardit ligjor, IFRS. Në fakt, unifikimin e raportimit të bankave sipas standardeve IFRS, edhe për qëllime të mbikëqyrjes ka qenë në planet e Bankës së Shqipërisë prej shumë vitesh, por procesi ka kaluar në disa shtyrje.Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë ku raportimi financiar për qëllime të mbikëqyrjes bëhet sipas një standardi të veçantë lokal. Përveç nevojës për një raportim të dyfishtë, që përbën kosto shtesë, problemi kryesor që kanë bankat është natyra tejet konservatore e standardeve lokale të mbikëqyrjes.Standardet lokale që aplikohen nga Banka e Shqipërisë kanë një qasje më të ngurtë dhe konservatore sidomos në klasifikimin e kredive me probleme, në llogaritjen e provigjioneve dhe në njohjen e teknikave për zbutjen e rrezikut të kredisë. Kjo bën që në shumicën e rasteve fitimet e bankave sipas standardeve lokale të jenë më të ulëta krahasuar me ato që llogariten sipas IFRS-ve.Megjithëse standardi ligjor i raportimit janë IFRS-të, standardet e Bankës së Shqipërisë janë përcaktuese për sa i takon parametrave rregullatorë që bankat duhet të përmbushin, duke filluar nga treguesi kyç i mjaftueshmërisë së kapitalit. Rrjedhimisht, edhe fitimi efektiv që bankat mund të shpërndajnë si dividend për aksionarët bëhet bazuar mbi standardet lokale të mbikëqyrjes. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Masat kufizuese të BSH japin efektet e para: Qytetarët përballen me vështirësi në marrjen e një kredie
Bankat tregtare kanë hezituar t’i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, hezitimi i bankave u pasqyrua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në numër më të lartë refuzimesh për kredi, sidomos në ato për blerjen e banesave.
Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
Rreziku i perceptuar ndaj kolateralit, aftësia paguese e kredimarrësve dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave ndikuan gjithashtu në shtrëngimin e standardeve.
Për shkak të të ardhurave të disponueshme, historikut të punësimit dhe mungesës së kolateralit, bankat kanë refuzuar më shumë kredi. Megjithatë, edhe kërkesa e qytetarëve për kredi ishte në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.
Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin për blerjen e banesave, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.
Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e ulët në kreditë për blerjen e banesave dhe më e lartë në kreditë konsumatore, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum vetjak.
Scan
-

Kredi për shtëpi? Bankat bëhen më të rrepta, qytetarët përballen me refuzime rekord
Bankat tregtare kanë hezituar t’i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, hezitimi i bankave u pasqyrua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në numër më të lartë refuzimesh për kredi, sidomos në ato për blerjen e banesave.
Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
Rreziku i perceptuar ndaj kolateralit, aftësia paguese e kredimarrësve dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave ndikuan gjithashtu në shtrëngimin e standardeve.
Për shkak të të ardhurave të disponueshme, historikut të punësimit dhe mungesës së kolateralit, bankat kanë refuzuar më shumë kredi. Megjithatë, edhe kërkesa e qytetarëve për kredi ishte në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.
Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin për blerjen e banesave, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.
Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e ulët në kreditë për blerjen e banesave dhe më e lartë në kreditë konsumatore, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum vetjak. -

BSH kufizoi kredinë për pasurinë e paluajtshme, Sejko: Të parandalojmë mundësinë e përsëritjes së krizës së 2008
Nga 1 korriku kredia për blerje banesash u kufizua me vendim të Bankës së Shqipërisë në mënyrë që bankat të mos ekspozohen më tej në këtë treg, pasi volumi më i lartë i kredisë që japin bankat shkon për këtë sektor.
Guvernatori tha në Komisionin e Ekonomisë se masat e marra, janë më shumë parandaluese ose mbrojtëse të sistemit bankar që të mos përsëritet kriza e 2008-ës.
“Për tregun e pasurive të paluajtshme, është një treg që po zhvillohet. Ne e shohim tregun në tërësi në raport me sektorin financiar. Shqetësimi ynë parësorë është që mos të ndikojë në kreditim, ngjashmërisht me krizën e 2008-ës kur në Amerikë falimentuan bankat dhe tregu u fry u fry deri në momentin kur çmimet ranë, ra vlera e kolateralit dhe natyrisht kreditë nuk paguheshin më. Ndaj ne kemi marrë masat tona”, thotë guvernatori.
Përpos kufizimeve Sejko tha se bankat aktualisht janë në kushte të mira ekspozimi ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.
“Sistemi bankar është i kontrolluar nga ekspozimi në këtë treg, por ne kemi marrë masa për të rregulluar ekspozimin më tej në këtë treg. E rëndësishme është që rritja e çmimeve të pronave duhet të shkojë në paralele me rritjen e të ardhurave të familjeve”, tha Sejko.
Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%.
Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa për kredinë e dytë etj. ulet në 35%.
Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë. Sa u përket kësteve mujore, ato do të jenë sa 35% e totalit të të ardhurave të individin për huanë e shtëpisë së parë, dhe 30% kur është kredi për të blerë një pronë të dytë apo më shumë.
-

Ari arrin çmimin mbi 4,000 dollarë për herë të parë
Çmimi është dyfishuar në më pak se dy vjet, ndërsa bankat qendrore grumbullojnë ar dhe investitorët derdhen në fondet e lidhura me arinÇmimi i arit është ngjitur mbi 4,000 dollarë për një ons për herë të parë, duke kurorëzuar një rritje marramendëse ndërsa investitorët e shqetësuar për inflacionin dhe nivelet në rritje të borxhit po drejtohen te metali i çmuar.Ari arriti në 4,036 dollarë herët të mërkurën, duke vazhduar një rritje që ka çuar çmimet më shumë se 50 për qind lart këtë vit, e nxitur në ditët e fundit nga mbyllja e qeverisë amerikane, e cila po rrit kërkesën për asetet e sigurta.Fitimet janë nxitur nga blerjet e arit nga bankat qendrore që kërkojnë të diversifikojnë rezervat e tyre larg dollarit, si dhe nga investitorët që e shohin arin si një mburojë ndaj pasigurisë.“Është një moment historik,” tha Alexander Zumpfe, tregtar ari në Heraeus. “Kërkesa po nxitet jo vetëm nga bankat qendrore dhe investitorët institucionalë, por edhe nga blerjet fizike të qëndrueshme.”Momente të tjera kyçe në historinë e çmimit të arit kanë ndodhur në kohë kaosi apo pasigurie: ai kaloi 1,000 dollarët gjatë krizës financiare, 2,000 dollarët gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa kufiri prej 3,000 dollarësh u kap në mars, pak përpara tarifave të “ditës së çlirimit” të Donald Trump që tronditën tregjet financiare.Miliarderi i fondeve spekulative Ray Dalio tha se ari është një alternativë më e sigurt se dollari, duke e quajtur atë një “diversifikues të shkëlqyer” për portofolet financiare.Rritja e pandalshme në javët e fundit, kur ari është rritur me 20 për qind në më pak se dy muaj, kryesisht i nxitur nga flukset në fondet e tregtuara në bursë të mbështetura nga ari, e ka befasuar tregun. Mbyllja e qeverisë së SHBA-së, e cila ka hyrë në javën e dytë, gjithashtu ka nxitur këtë ngritje.Blerjet rekord nga bankat qendrore, të cilat po blejnë për të diversifikuar rezervat larg dollarit amerikan, kanë qenë një nxitës kyç i tendencës afatgjatë. Bankat qendrore kanë blerë rreth 1,000 tonë ari çdo vit gjatë tre viteve të fundit.Mbyllja e qeverisë amerikane ka shtuar pasigurinë duke ndalur publikimin e të dhënave nga Komisioni për Tregtimin e të Ardhmes së Mallrave (CFTC), të cilat tregojnë se si janë pozicionuar investitorët spekulativë në ar dhe mallra të tjera.Helen Amos, analiste e mallrave te BMO, tha se kjo rritje është “një mënyrë për njerëzit që të shprehin shqetësimet e tyre rreth borxhit të qeverisë dhe për pavarësinë e Rezervës Federale”.Goldman Sachs të martën rriti objektivin e çmimit në 4,900 dollarë për një ons, nga 4,300 më parë, duke përmendur blerjet nga bankat qendrore dhe flukset në ETF-të e arit. / FT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.