Tag: bankare

  • U vidhte paratë shqiptarëve përmes një linku të rremë, kapet i riu francez

    U vidhte paratë shqiptarëve përmes një linku të rremë, kapet i riu francez

    Policia ka arrestuar një 23-vjeçar nga Franca, pasi përmes mashtrimit synonte të vidhte para nga llogaritë bankare qytetarëve shqiptarë.
    Mësohet se ai iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria.
    23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    I riu është kapur në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut.
    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.
    Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.
    Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.
    Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”./Opinion.al

  • Hiqej si përfaqësues i bankës/ U kërkonte qytetarëve të dhënat dhe u vidhte paratë, kapet i riu francez që mashtroi qindra shqiptarë

    Hiqej si përfaqësues i bankës/ U kërkonte qytetarëve të dhënat dhe u vidhte paratë, kapet i riu francez që mashtroi qindra shqiptarë

    Një skemë mashtrimi nga një shtetas francez që u vidhte para shtetasve shqiptarë, është zbuluar nga policia, që ka vënë në pranga 23-vjeçarin.

    Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare, njofton policia.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. 23-vjeçarit iu sekuestruan tre celularë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Top Channel

  • Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

    Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

    Një 23 vjeçar nga Franca u arrestua pasi akuzohet për mashtrime online me qëllim vjedhjen e parave të qindra qytetarëve shqiptarë. 

    Operacioni u kodua  “MISLEADING MESSAGES”, 

    Si vepronte? 

    I riu dërgonte mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve në Shqipëri, duke u paraqitur si një bankë. Përmes një linku mashtrues, kërkonte që viktimat të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Pasi i merrte këto të dhëna, ai përfitonte akses në llogaritë bankare të tyre dhe tërhiqte para nëpërmjet bankomatëve apo aplikacioneve bankare, të instaluara në celulare, informon policia.

    “Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë’ informoi sot policia. 

     

    Si ndodhi arrestimi?

    Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi mes disa strukturave të Policisë së Shtetit, 23-vjeçari, Adem Said u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari të përfituar përmes mashtrimit.

    Në cilësinë e provave materiale, Policia sekuestroi tre celularë. 

    Ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

    Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo linku apo aplikacioni të panjohur që u vjen në rrjetet sociale dhe të raportojnë menjëherë raste të dyshimta.

  • Finalizohet operacioni policor “MISLEADING MESSAGES”/ Arrestohet francezi në Tiranë, hiqej si bankë dhe u vidhte të…

    Finalizohet operacioni policor “MISLEADING MESSAGES”/ Arrestohet francezi në Tiranë, hiqej si bankë dhe u vidhte të…

    Policia e Shtetit bën me dije se një shtetas A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë, ka përfunduar në prangat e policisë si pasojë e një operacioni policor kundër krimit kibernetik. 23-vjeçari është kapur në flagrancë ku tërhiqte para nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Njoftimi i policisë :
    Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”.
    Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca. 23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”. Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.

  • Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

    Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

    Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

    23-vjeçari Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.
    Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.
    Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.
    Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

  • Tiranë, vidhte të dhënat bankare nga qytetarët, në pranga 23-vjeçari nga Franca

    Tiranë, vidhte të dhënat bankare nga qytetarët, në pranga 23-vjeçari nga Franca

    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin kundër krimit kibernetik, të quajtur “MISLEADING MESSAGES”, duke arrestuar një 23-vjeçar nga Franca, i dyshuar për mashtrime online me qëllim vjedhjen e parave nga qytetarët shqiptarë.
    I riu dërgonte mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve në Shqipëri, duke u paraqitur si një bankë. Përmes një linku mashtrues, kërkonte që viktimat të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Pasi i merrte këto të dhëna, ai përfitonte akses në llogaritë bankare të tyre dhe tërhiqte para nëpërmjet bankomatëve apo aplikacioneve bankare.
    Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi mes disa strukturave të Policisë së Shtetit, 23-vjeçari u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari të përfituar përmes mashtrimit.
    Në cilësinë e provave materiale, Policia sekuestroi tre celularë. Deri tani, dyshohet se janë mashtruar qindra qytetarë shqiptarë.
    Ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.
    Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo linku apo aplikacioni të panjohur që u vjen në rrjetet sociale dhe të raportojnë menjëherë raste të dyshimta.

  • Luksi i qeverisë Rama/ Berisha: Kontot e tyre bankare, vilat dhe hotelet do t’u konfiskohen, kudo që të jenë

    Luksi i qeverisë Rama/ Berisha: Kontot e tyre bankare, vilat dhe hotelet do t’u konfiskohen, kudo që të jenë

    Nga Berati, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi bandat kriminale që të mos intimidojnë qytetarët në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se do t’i shpallin ato organizata terroriste dhe do t’i vendosin para ligjit.
    Po ashtu, Sali Berisha kishte një mesazh edhe për ministrat  e qeverisë, që sipas tij bëjnë jetë luksi.
    Ai tha se të gjitha kontot e tyre bankare, apo vilat luksoze do t’i konfiskohen dhe do vendosen para ligjit.
    “Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qen sulltanesha e Zuzulandit, me aksesore që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më ti blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku t’i kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit”, tha Berisha.
    Pjesë nga fjala:
    Ne do pastrojmë shtëpinë tonë. Po!
    Do pastrojmë shtëpinë tonë, së pari për të siguruar jetën, pronën, veprimtarinë e çdo qytetari. Edhe këtu, nga Berati, dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të së keqes së Edi Ramës që, si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë, vend nuk do keni!
    Në shpellat më të thella po të futeni, në galeritë më të thella, do t’u kapin dhe do t’u përplasim përpara ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe të gjithë ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve!
    Harrojeni ju, se ka në botë gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Ndaj dhe, dijeni mirë, secili prej jush që do të implikohet me intimidim për qytetarët në zgjedhje, do të shpallet organizatë terroriste, do të trajtohet si organizatë terroriste, me të gjithë forcën e ligjit.
    Miq, pastrimi i shtëpisë kërkon që edhe ky luks verbues, i këtyre ministreshave dhe ministrave, që dalin në shesh si të jenë sulltanesha të Zululandit. Me xhingla, me mingla, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra e mijëra, në mos qindra euro. Të cilat me rrogat e tyre, nuk mund t’i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë.
    Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen. Do vendosen përpara ligjit .
    Shqipëria është shtëpia e Zotit, dhe Zoti kërkon që shtëpia të pastrohet!

  • I biri ishte futur në borxhe për shkak të basteve ilegale, Andrea Pirlo i bllokon llogarinë bankare

    I biri ishte futur në borxhe për shkak të basteve ilegale, Andrea Pirlo i bllokon llogarinë bankare

    13 Prill 2025

    18:38

    Telesport

    Në Itali është kthyer në një problem madhor dhe tejet shqetësues përfshirja e shumë futbollistëve kryesisht të rinj në bastet ilegale, rasti më konkret është ai i Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali-t.
    “Corriere della Sera” raporton së fundmi se i përfshirë në këto baste ka qenë dhe djali i Andrea Pirlo-s, i cili ka qenë minoren në kohën kur është përfshirë në këtë skandal. Kjo gjë e detyroi Andrea Pirlon t’i bllokonte llogarinë bankare të birit pasi zbuloi se ai ishte 30 mijë euro borxh pikërisht nga bastet ilegale.
    Lajmi për përfshirjen e djalit të Pirlo-s u bë publik ga përgjimi i bisedave mes Nicolo Fagioli-t dhe Pietro Marinoni-t, një arbitër i Serisë D, i cili dyshohet se është një na “kokat” e organizatorëve të aktiviteteve të paligjshme të basteve, dhe gjithashtu mendohet se është pikërisht ai njeriu që ka future në këtë situatë, Sandro Tonali-n.
    “Nicolo u fut në borxhe, por babai i tij (Andrea Pirlo) e kuptoi dhe i bllokoi llogarinë bankare kur mbushi 18 vjeç. Të kesh 30 mijë euro borxh në moshën 17-vjeçare është diçka tjetër”, pjesë nga biseda mes Fagioli-t dhe Marinoni-t.

  • Kujdes! Nëse kodi i kartës suaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

    Kujdes! Nëse kodi i kartës suaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

    Mashtrimi me kartat e kreditit po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm ndaj ata që përdorin karta krediti për pagesa ose tërheqje parash duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të dhënat e tyre.
    Kompania Meta ka publikuar një listë të fjalëkalimeve tona më të përdorura! Nëse jeni duke përdorur ndonjë prej tyre, është koha t’i ndryshoni menjëherë!
    Kartat bankare janë objektivi më i zakonshëm i vjedhjes
    Mashtruesit po dyfishojnë zgjuarsinë e tyre për të nxjerrë para nga ne. Shumë prej nesh përdor kartat për pagesa pa kontakt. Kaq mjafton për t’i bërë ato edhe më tërheqëse për mashtruesit që duan të marrin para nga ne.
    Statistikat tregojnë se pothuajse 3% e mashtrimeve përfshijnë karta bankare. Në vitet e fundit, viktimat kanë pësuar humbje prej rreth 37.2 milionë euro. Kjo është një fatkeqësi e vërtetë për ata që janë mësuar t’i përdorin ato për pagesat e përditshme.
    Nëse është kaq e lehtë për mashtruesit të marrin para nga ne, kjo është kryesisht për shkak të kodeve tona sekrete dhe PIN-ve që përdorim. Disa prej tyre janë mjaft të zakonshëm, kështu që ato janë të lehta për t’u hamendësuar. Dhe nëse kjo vlen edhe për kartat tuaja të kreditit dhe debitit, duhet të jeni tepër të kujdesshëm! Mund të humbisni para edhe pa e kuptuar!
    Lista e kodeve që nuk duhet të përdorni
    Mashtruesit janë mësuar të hamendësojnë fjalëkalimet e kartave tona bankare. Ata janë të aftë në këtë dhe mund të provojnë kombinime të ndryshme për të na grabitur. Nick Berry nga Meta zbuloi një listë me fjalëkalimet që më së shpeshti përpiqen të na grabisin paratë. Shumica prej tyre janë numra të zakonshëm, ndaj kini kujdes.
    Kushtojini vëmendje nëse kodet sekrete të kartës suaj bankare janë: 1234, 1111, 0000, 1212, 7777, 1004, 2000, 4444, 2222 ose 6969.
    Këto kombinime ndonjëherë caktohen nga institucionet bankare si parazgjedhje. Ata zakonisht rekomandojnë që t’i ndryshoni përpara se t’i përdorni. Nëse keni harruar, tani është koha!
    Ekspertët rekomandojnë gjithashtu shmangien e kodeve sekrete që lidhen me jetën tuaj personale. Për shembull, mos përdorni datën e lindjes ose adresën tuaj sepse janë lehtësisht të identifikueshme dhe do të përdoren nga mashtruesit për të zbrazur kartat tuaja bankare!
    Cilat janë fjalëkalimet më të mira për kartat tuaja bankare?
    Këtu janë kodet që do t’i mbrojnë më mirë kartat tuaja bankare: 7063, 6093, 6827, 7394, 0859, 8957, 9480, 6793, 8398, 0738, 7637, 6835, 9629, 806, ofrojnë siguri të madhe bankare.
    Mashtruesit rrallë përpiqen t’i përdorin këto kombinime për të vjedhur para nga kartat tuaja të kreditit.