Përdorimi i shërbimeve bankare online po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit në vendin tonë, por krahasimet me Europën dhe Rajonin tregojnë se shqiptarët kanë ende një përdorim të ulët të E-banking.Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç përdorin shërbimet e bankingut online. Harta e mëposhtme tregon kontrastin mes vendeve të Europës Veriore e Perëndimore, ku mbi 90% e qytetarëve përdorin internet banking, dhe Ballkanit, ku niveli mbetet dukshëm më i ulët.Shqipëria paraqitet me një përdorim shumë më të kufizuar, në nivelet më të ulëta të kontinentit (më pak se 30%). Kjo e vendos vendin në të njëjtën kategori me rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa zona rurale të Turqisë.Shqipëria renditet në fund edhe në krahasim me vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë gjithashtu kanë përqindje të ulëta (30–50%), por disa rajone të tyre tregojnë përparim më të dukshëm. Ndërkohë, Greqia shënon nivele pak më të larta (50–70%), por sërish nën mesataren e BE-së.Europa Veriore dhe Perëndimore kryeson me nivelet më të larta, ku në Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji dhe Islandë, mbi 95% e qytetarëve përdorin internet banking, duke e bërë këtë shërbim praktikisht standard. Po ashtu, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu raportojnë përqindje mbi 90%.Mesatarja e përdorimit të E -banking në BE-së ishte 67.2% në 2024, shumë herë më e lartë se niveli i Shqipërisë.Diferencat e theksuara tregojnë hendekun digjital që ekziston mes Europës Perëndimore dhe vendeve të Ballkanit. Në rastin e Shqipërisë, niveli i ulët lidhet me faktorë si mungesa e besimit tek shërbimet financiare online, përdorimi ende i lartë i parasë cash dhe infrastruktura e dobët dixhitale.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë.Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%. Por kjo rritje nuk është ende e mjaftueshme kur e krahasojmë me totalin e transaksioneve bankare tregojnë të dhënat e Eurostat./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: bankare
-

Tre shenjat që vënë gjithmonë dashurinë para parave
Shumë tabela horoskopi tregojnë se ku na çojnë motivet tona, por për këto tre shenja, të vetmet gjëra që ia vlejnë vërtet janë ndjenjat dhe një lidhje e ngushtë, jo një llogari bankare më e madhe.
Gaforrja
Gaforret e ndërtojnë mbretërinë e tyre nga dashuria dhe siguria. Për ta, partneriteti është një strehë, jo një simbol statusi. Ata do të preferojnë të bëjnë përpjekje për momente intime dhe familje sesa të ndjekin të mirat materiale. Kur zgjedhin midis një monedhe ari dhe fjalëve të sinqerta “Të dua”, zemrat e tyre nuk kanë dilemë.Peshqit
Peshqit jetojnë në sferën e imagjinatës dhe empatisë. Ata zgjedhin një lidhje të thellë emocionale ku mund të jenë autentikë, edhe nëse kjo do të thotë të ulin pritjet e tyre materiale. Shpërblimi i tyre më i madh është harmonia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, paratë vijnë e shkojnë, por marrëdhënia e vërtetë mbetet.
Luani
Luanët duan të duan dhe të jenë të dashuruar, kjo i motivon ata më shumë se çdo numër në llogari. Edhe pse e vlerësojnë bukurinë e jetës dhe luksin, ata janë të vetëdijshëm se momentet e vërteta dhurohen nga pasioni i sinqertë. Gjestet bujare në dashuri i mbajnë të frymëzuar, ndërsa përdorin paratë vetëm si një mjet për të zbukuruar kujtimet emocionale.
Nëse je Gaforre, Peshk ose Luan, dije se yjet mbështesin zgjedhjen tënde për të vënë në plan të parë një marrëdhënie të ngrohtë, jo një shumë të majme në llogarinë tënde bankare. -

Pagesat bankare u rritën me 24% në gjysmën e parë të vitit
Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë 2025 individët dhe bizneset kanë kryer pothuajse 28 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 3.5 trilionë lekë , në rritje me 13% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2024.Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 67% të totalit.Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet e fundit.Në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2025 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.Grupi i dytë më i madh brenda pagesave në rrugë bankare janë transfertat e kreditimit të nisura nga klientët. Këto përfshijnë pagesat e nisura nga klientët në degët e bankave ose nëpërmjet kanaleve bankare në distancë, kryesisht internet banking.Klientët e sektorit bankar kryen gjithsej 8.2 milionë transferta kreditimit (pagesa) nga llogaritë e tyre. Këtë vit po theksohet më tej dominimi i transfertave bankare po dominohen nga veprimet në kanalet e elektronike. Rreth 64% e numrit total të këtyre veprimeve u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.Një pjesë më të vogël në strukturën e pagesave bankare zënë veprimet e debitimit direkt, pagesat me para elektronike dhe çeqet.Rritja e numrit të veprimeve të kryera nëpërmjet kanaleve bankare është e lidhur me zgjerimin e aktivitetit ekonomik, por në një masë të madhe edhe me uljen e veprimeve të kryera në para fizike, duke i zëvendësuar ato me pagesa bankare. Ky është një parakusht i rëndësishëm për uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive në sektorin bankar është zgjeruar me më shumë se 218 mijë të tilla.Numri i llogarive bankare në Shqipëri kishte arritur numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit.Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje dhe tashmë numri i llogarive bankare është shumë afër nivelit më të lartë historik, të vitit 2016. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë! Ja emrat e përfituesve
Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit.
Vendimi është marrë në javën e fundit të muajit gusht dhe përfituesit kanë tre muaj afat për të dorëzuar paketën e plotë të dokumenteve (sipas tabelës përbri). Vendimi në fjalë u dedikohet subjekteve jo parësore, pra trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë që përfshijnë dëshminë e trashëgimisë ligjore, certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit dhe të trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më, certifikatën e trungut familjar, numrin e llogarisë bankare dhe një dokument identifikimi të vlefshëm. Në rastet kur trashëgimtari i radhës së parë ka ndërruar jetë, e drejta për përfitim kalon te fëmijët e tij, të cilët duhet të dorëzojnë të njëjtat dokumente. Por ligji është i prerë kur bëhet fjalë për trashëgimtarët e radhës së dytë: nëse ata nuk jetojnë më, e drejta e përfitimit nuk vazhdon më tej dhe pjesa takuese kalon në buxhetin e shtetit.
Ministria sqaron se çdo person që nuk arrin të përfitojë për shkak të mangësive në dokumentacion, ka të drejtë të aplikojë në fazat e mëvonshme, por jo më vonë se tre vjet nga momenti i publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Për këstet pasardhëse, shpërndarja e fondeve do të kryhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara më parë, për aq kohë sa nuk ka kontestime nga familjarët, ndryshime të statusit të përfituesve apo revokime të prokurës së posaçme të përdorur për përfaqësim. Ky proces është pjesë e një skeme afatgjatë që synon të mbyllë një plagë të hershme sociale dhe historike, duke u dhënë trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë të drejtën për kompensim financiar, të cilën shteti shqiptar e ka njohur me ligj.
• Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar.
• Certifikatë vdekje origjinale për ish-të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
• Certifikatë të trungut familjar origjinal (ku të figurojnë të gjithë trashëgimtarët) për ish-të dënuarin politik dhe të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më.
• Numrat e llogarisë bankare në Lek për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
•Mjet identifikimi të vlefshëm (kopje ID-je, pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. -

I dënuar më parë për vrasje dhe trafik droge, sekuestrohen vila dhe pasuri të tjera 26 milionë euroshe të Kristian…
Një pasuri marramendëse prej 26 milionë e 500 mijë euro i janë sekuestruar ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës një 45-vjeçari të quajtur Kristian Koni. Ky i fundit përdor edhe emrin Olsi Meta dhe 3 identitete të tjera (K. M., Z. R. dhe K.Z.) Organi i akuzës ka vendosur sekuestro preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme të 45-vjeçarit Koni duke përfshirë dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt, etj. Kristian Koni rezulton të jetë një person me precedent të theksuar kriminal në të kaluarën. Ai ka qenë i dënuar për vrasje me paramendim dhe trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 45-vjeçari Koni ka qenë pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Nga hetimet e prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani, është zbuluar se pasuritë miliona euroshte të Kristian Konit janë vendosur në emër të tij, nënës së tij në pension F.M. dhe shoqërisë “Kriol.Al” në pronësi të vetë 45-vjeçarit. “Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të: Shtetasit K. K. Shtetases F.M., dhe Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia e Tiranës që bëri ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive, ka publikuar edhe foto të disa vilave të tij në disa nga zonat më elitare, nga Tirana e deri në Palasë në bregdetin e jugut. Ndërkohë, hetuesit po vijojnë punën për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera në Konit që dyshohet se e kanë origjinën nga veprimtaria kriminale.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës. Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:
Shtetasit K. K.
Shtetases F.M., dhe
Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.
Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.
Sekuestrot janë vendosur me qëllim:
Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;
Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;
Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale”, njoftoi dje Prokuroria e Tiranës.
Reagon Policia
Ndërkohë Policia e Tiranës njoftoi dje se Kristian Konit, 45-vjeçarit të arrestuar për trafik droge në Itali i janë sekuestruar 26 milionë e 500 mijë euro pasuri, përfshirë:19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro. Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia. -

Prona, llogari bankare dhe makina luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e një personi me 5 emra, i dënuar për trafik droge në Itali
Prokuroria Tiranë
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar mbi 18 pasuri të paluajtshme të Kristian Konit dhe dhe nënës së tij pensioniste, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Bëhet fjalë për automjete luksoze dhe disa llogari bankare. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt. Sipas asaj që bën me dije Prokuroria, Kristian Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.
Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:
• Shtetasit K. K.
• Shtetases F.M., dhe
• Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.
Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.
Sekuestrot janë vendosur me qëllim:
• Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;
• Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;
Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale./ZËRI -

Përdorte nënën pensioniste për të fshehur paratë, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për trafik droge. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.). Prokuroria sqaron se disa prej pasurive, ky shtetas i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste.
NJOFTIMI I PROKURORISEProkuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit K.K., i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:• Shtetasit K. K.• Shtetases F.M., dhe• Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.Sekuestrot janë vendosur me qëllim:• Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;• Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale. -

Të ardhura nga droga, prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra! Përdorte nënën pensioniste për t’u kamufluar
Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit Kristian Koni i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.
Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:• Shtetasit K. K.• Shtetases F.M., dhe• Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.Sekuestrot janë vendosur me qëllim:• Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;• Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale. -

65% e transfertave bankare kryhen nëpërmjet internetit
Tendenca e zhvendosjes së pagesave bankare drejt kanaleve elektronike është theksuar më tej në tremujorin e dytë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.4 milionë transferta kreditimi (pagesa) të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e dytë 2025, 65% e tyre ose rreth 2.85 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.Për të gjithë 6-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 64% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 59% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare.Transfertat elektronike kanë fituar një peshë të konsiderueshme edhe të matura në vlerë.Rreth 40% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 6-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking, nga 39% e që kishte qenë pesha e tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritje ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë.Përdorimi i kanaleve online është i rëndësishëm për të kursyer kohë, por edhe për të mundësuar një shfrytëzim më eficient të sporteleve të bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është ende e domosdoshme.Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e internet banking. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të pagesave, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të aplikuara me nismën e Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha, transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në Euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave.Ndërkohë, në projektrregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, që pritet të miratohet këtë viti, Banka e Shqipërisë parashikon dyfishimin e vlerës së transfertave të kryera nëpërmjet internetit që përjashtohet nga komisionet bankare, nga 20 mijë lekë në 40 mijë lekë.Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking, por ndërkohë ul nivelin e tyre bazë në përqindje.Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Operacioni “Tornado”/ Pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, ja çfarë i sekuestruan shqiptarit
Guardia di Finanza (Policia Financiare) e Brescias ka sekuestruar mbi 700,000 euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare nga një shtetas shqiptar i dyshuar si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Operacioni, i quajtur “Tornado”, është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të detajuar hetimore të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia.
Nëpërmjet verifikimit të aseteve, analizimit të flukseve bankare, verifikimit të bazave të të dhënave ndërkombëtare dhe përgjimeve dhe telefonatave të shumta, Guardia di Finanza arriti të rindërtojë një rrjet të dendur transaksionesh të dyshimta midis Italisë dhe jashtë vendit.
Në zemër të çështjes është një standard jetese krejtësisht i papajtueshëm me të ardhurat e deklaruara: makina luksoze, prona të regjistruara në emër të të emëruarve, llogari bankare të huaja dhe shpenzime të pajustifikueshme.
Sipas hetuesve, burri luajti një rol kyç në menaxhimin dhe riinvestimin e të ardhurave të paligjshme, duke vepruar si pastrues parash në emër të grupit kriminal. Sekuestrimi u urdhërua nga Gjykata e Brescias me kërkesë të prokurorisë, në përputhje me masat parandaluese të pasurive të përcaktuara në Kodin Antimafia.
