Në sistemin bankar gjatë muajit tetor është vërejtur një rritje e fortë e aktivitetit financiar, si në numër transaksionesh ashtu edhe në vlerë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për këtë periudhë tregojnë se qytetarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më shumë sistemin bankar për të kryer pagesa, edhe pse shumica e transaksioneve janë të vogla në numër, por të larta në vlerë.
Të dhënat e publikuara tregojnë se qarkullimi në monedhën vendase dhe atë të huaj ka qenë më i lartë se një muaj më parë, duke reflektuar një ekonomi më aktive në fundvit.
Në lekë, gjatë tetorit janë kryer 13 mijë e 367 transaksione, me një vlerë totale prej 1.3 trilionë lekësh.
Kjo shifër e vendos tetorin ndër muajt me volumet më të mëdha të lëvizjes së parasë në sistemin bankar, kryesisht për shkak të pagesave të biznesit, likuidimeve fiskale dhe lëvizjeve të mëdha të korporatave.
Ndërkohë, edhe transaksionet në valutë kanë pasur një rritje të dukshme. Në euro janë regjistruar 38 mijë e 824 transaksione, me një vlerë që arrin në 636 milionë euro. Në 10 muajt e parë të vitit janë procesuar 323 mijë pagesa, që përbëjnë një rritje prej 22%, duke kapur vlerën e 5.1 miliardë eurove.
Ekspertët e tregut thonë se kjo rritje lidhet me importet sezonale, pagesat ndërkombëtare të kompanive dhe luhatjet e kursit të këmbimit, që shpesh nxisin lëvizje më të shpejta të kapitalit.
Nga ana tjetër ndikim në rritjen e transaksioneve elektronike po jep edhe shpejtësia e veprimeve, kostot më të ulëta dhe lehtësia në përdorim që vjen jo vetëm falë sistemeve AIPS, SEPA, por së shpejti edhe me sistemin Instant Payment.
Tag: bankar
-

Transaksionet bankare, në nivele rekord/ BSH: 1.3 trilionë lekë lëvizje në tetor
-

Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019
Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. -

Bien të ardhurat nga interesat, bankat shqiptare humbin ritmin e artë të fitimeve
Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor -

Sejko: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2024, vijuam me ritme të ngjashme dhe në 2025
Banka e Shqipërisë ka intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024 dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025, deklaroi guvenratori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.“Rritja e prezencës tonë në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e tregut valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, në rast krijimi të pozicioneve spekulative apo rritjeje të volatilitetit të kursit”.Këtë deklaratë Guvernatori Gent Sejko e bëri gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024 në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.Sejko, në tematikën për ekonominë, inflacionin dhe politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, tha se sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4% gjatë vitit 2024, i mbështetur nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe nga rritja e mëtejshme e të ardhurave të turizmit. Kahu pozitiv i zhvillimit të ekonomisë ka vijuar edhe gjatë vitit 2025, me një rritje ekonomike prej 3.6% për gjashtëmujorin e parë të vitit. Kjo ecuri pasqyron kontributin e disa faktorëve, ndër të cilët gjej me vend të nënvizoj gjendjen e mirë financiare të sektorit privat, klimën pozitive të besimit dhe kushtet e favorshme të financimit. Nga ana tjetër, kërkesa e lartë e brendshme ka sjellë rritjen e importeve, ndërkohë që eksportet e mallrave janë frenuar. Ky frenim ka pasqyruar rënien e çmimeve dhe ngadalësimin e tregtisë botërore, problemet specifike të disa sektorëve eksportues, si dhe rritjen e kostove të prodhimit në përgjigje të rritjes së pagave dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Në aspektin sektorial, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga zgjerimi i aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit.Rritja e kërkesës për mallra e shërbime u pasqyrua dhe në tregun e punës. Sipas të dhënave të Instat-it, numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4% gjatë vitit 2024 dhe 4.3% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, ndërsa norma e papunësisë regjistroi minimume historike, prej respektivisht 8.8% në vitin 2024 dhe 8.5% në tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja e kërkesës për punë nga bizneset dhe mungesa e fuqisë punëtore, kanë sjellë rritjen e pagave në sektorin privat, me një mesatare vjetore prej 8.6% për vitin 2024 dhe 9.5% për gjashtëmujorin e parë 2025.Paralelisht me këto zhvillime, inflacioni ka ardhur në rënie, duke zbritur nga niveli mesatar prej 4.8% në vitin 2023, në 2.2% për vitin 2024 dhe tre tremujorët e parë të vitit 2025. Reduktimi i inflacionit është nxitur nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, forcimi i kursit të këmbimit dhe zbatimi i një politike monetare proaktive e të balancuar. Për rrjedhojë, inflacioni i importuar ka shënuar një rënie të shpejtë, ndërsa presionet nga ekonomia vendase janë në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve.Sejko theksoi se balancat e brendshme dhe të jashtme të ekonomisë janë përmirësuar, ndërsa kapacitetet e vendit për të përballuar goditje potenciale janë forcuar. Në këtë kontekst, ai veçoi tre zhvillime të rëndësishme:– Së pari, pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte. Gjatë vitit 2024, eksportet totale shënuan vlerën e 9.1 miliardë eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhës, të nxitura nga të ardhurat nga turizmi në vlerën e 5 miliardë eurove. Po ashtu, remitancat arritën 1 miliardë euro, ndërsa flukset hyrëse nga investimet e huaja direkte në 1.6 miliardë euro. Të tre këta tregues kanë vijuar të rriten edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2025: eksportet totale u rritën me 6.1%, remitancat me 4.3%, ndërsa investimet e huaja direkte me 1.1%. Në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar vlera të larta pozitive gjatë tre viteve të fundit. Deficiti i llogarisë korrente ka zbritur nga një nivel mesatar prej 1.2 miliardë eurosh në vitet 2020-2022, në 0.45 miliardë euro për vitet 2023-2024. Niveli i mbulimit të deficitit të llogarisë korrente nga investimet e huaja direkte ka arritur një mesatare prej mbi 200% gjatë dy viteve të fundit, çka ka gjeneruar një tepricë oferte në tregun e brendshëm dhe forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Në pasqyrim të këtyre dinamikave, borxhi i jashtëm ra në 40.5% të PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 46.2% në fund të vitit 2023. Po ashtu, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë, një tregues kyç i qëndrueshmërisë financiare të vendit, i janë afruar nivelit 7 miliardë euro, duke ofruar një garanci të rritur për investitorët e huaj.– Së dyti, pozicioni fiskal është përmirësuar më tej, sikurse tregohet nga reduktimi i deficitit buxhetor dhe i borxhit publik, respektivisht në nivelet 0.7% dhe 53.8% të PBB-së për fundin e vitit 2024.– Së treti, sistemi bankar ka përmirësuar treguesit e qëndrueshmërisë dhe ka konsoliduar rolin e tij ndërmjetësues. Këto zhvillime kanë rritur aftësinë e sistemit bankar për të furnizuar ekonominë me fonde të qëndrueshme dhe me kosto të ulëta, si dhe kanë ndihmuar në zgjerimin e përdorimit të instrumenteve moderne të pagesave.Në pasqyrim të këtyre zhvillimeve, Shqipëria ka njohur për herë të parë në historinë e saj post-tranzicion, përmirësim të vlerësimit të borxhit sovran nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, çka kontribuon në uljen e kostove të financimit në tregun e huaj për sektorin publik dhe atë privat.“Kjo tablo dëshmon si kontributin e sektorit privat, ashtu edhe harmonizimin e mirë të politikave makroekonomike. Në veçanti, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka mundësuar vënien e inflacionit nën kontroll, pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit”, tha Sejko.Pas një faze normalizimi gjatë viteve 2022 – 2023, qëndrimi i politikës monetare u bë më akomodues gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 dhe vitit 2025. Kjo qasje u diktua nga nevoja për të rikalibruar kushtet monetare në një ambient me inflacion në rënie, në funksion të përmbushjes së objektivit tonë të inflacionit brenda një kohe sa më të arsyeshme dhe me një ndikim sa më minimal në ekonomi. Në këtë kuadër, ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3.25% në fillim të vitit, në 2.75% në fund të vitit 2024 dhe në 2.5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, ne intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024 dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025. Rritja e prezencës tonë në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e tregut valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, në rast krijimi të pozicioneve spekulative apo rritjeje të volatilitetit të kursit.“Këto masa kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të financimit për familjet dhe bizneset. Normat e interesit të instrumenteve financiare në Lekë janë reduktuar, ndërsa kreditimi ka përfituar gjithashtu nga një qasje më pozitive e bankave ndaj sektorit privat. Për rrjedhojë, kredia për sektorin privat është përshpejtuar, duke shënuar një rritje vjetore prej 15.7% në fund të vitit 2024 dhe 14% në tremujorin e tretë të vitit aktual. Kjo kredi ka mbështetur konsumin dhe investimet e sektorit privat, duke ruajtur një kompozim të mirë valutor dhe një cilësi të mirë të portofolit të kredisë”, tha Sejko.Lidhur me mbikëqyren bankare dhe stabilitetin financiar, Sejko tha se ecuria pozitive e ekonomisë dhe e tregjeve financiare shqiptare gjatë vitit 2024 dhe gjysmës së parë të vitit 2025 u pasqyrua edhe në sektorin bankar. Ky sektor njohu rritje të aktivitetit bankar, të nxitur nga rritja e shpejtë e kreditimit dhe zgjerimi i bazës së depozitave, si dhe përmirësim të treguesve të shëndetit financiar. Për ilustrim, kapitalizimi i sistemit bankar ruajti nivele të larta, rreth 20.0%; treguesit e likuiditetit vijuan të qëndrojnë ndjeshëm mbi kërkesat tona rregullatore; ndërsa treguesit e rentabilitetit financiar të tij mbetën të kënaqshëm. Po ashtu, cilësia e kredisë vijoi të përmirësohet dhe treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.0%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008. Paralelisht me të, analizat tona periodike sugjerojnë nivele të kontrolluara të rreziqeve sistemike dhe testet e rezistencës së sistemit bankar tregojnë një aftësi të mirë përballimi të goditjeve të mundshme makrofinanciare.Ai shtoi se sistemi bankar ofron instrumente të sigurta për ruajtjen e kursimeve, furnizon ekonominë me kredi dhe produkte bankare, si dhe shërben si një amortizues i goditjeve që mund të pësojë ekonomia.“Në përmbushje të detyrave të saj ligjore për sigurimin e një sistemi bankar solid e të shëndetshëm, puna e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2024 u përqendrua në tre drejtime kryesore: (i) sigurimi i një kuadri rregullator mbikëqyrës efektiv, me qëllim identifikimin e hershëm dhe marrjen në kohë të masave për reduktimin e rreziqeve në aktivitetin e institucioneve që licencohen dhe mbikëqyren prej saj; (ii) hartimi dhe zbatimi i një politike të përshtatshme makroprudenciale, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e rreziqeve sistemike; si dhe (iii) sigurimi i një kuadri funksional për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”. Sejko shtjelloi masat konkrete:– Së pari, në funksion të forcimit të mbrojtjes së konsumatorit, gjatë dy viteve të fundit, ne kemi rishikuar plotësisht kuadrin rregullator për institucionet financiare jobanka dhe, në veçanti, për ato të mikrokredisë. Ndryshimet konsistuan në vendosjen e kritereve të reja për analizën financiare të individëve nga institucionet financiare jobanka, me qëllim mbrojtjen e tyre nga rreziku i pamundësisë për të shlyer detyrimet që rrjedhin nga huamarrja. Kriteret e vendosura sigurojnë një vlerësim të përshtatshëm të aftësisë paguese të individëve, duke marrë masa për kontrollin e kostove të tyre, si dhe synojnë minimizimin e rasteve të mbingarkesës së individëve me hua. Gjithashtu, duke filluar nga janari 2022, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh rregullatore, të cilat kanë kufizuar nivelin maksimal të normës efektive të interesit (NEI) për secilën kategori të kredisë konsumatore. Falë zbatimit të këtij mekanizmi rregullator, gjatë periudhës 2022–2025, norma efektive mesatare maksimale e interesit është reduktuar ndjeshëm, pothuajse me tre herë. Gjithashtu u kufizua edhe niveli maksimal i penaliteteve që mund të përllogariten nga bankat dhe subjektet financiare jobanka, duke vendosur si tavan shumën 30% të këstit ose kësteve të papaguara të kredisë.– Së dyti, në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, u ngrit një grup i posaçëm pune me qëllim rishikimin e plotë të kuadrit ekzistues të administrimit të rrezikut të kredisë, duke e përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet evropiane.– Së treti, u hartua dhe u miratua rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut operacional nga bankat, institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike”, si dhe u rishikua ajo ekzistuese për institucionet jobanka dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Ky kuadër përmirëson dhe qartëson kërkesat mbikëqyrëse për institucionet që janë subjekt i këtyre rregulloreve, duke i përditësuar ato me standardet dhe praktikat më të mira të tregut, si dhe duke forcuar mbikëqyrjen në distancë. Të dyja këto rregullore janë të bazuara në standardet e rishikuara të Komitetit të Bazelit për administrimin e rrezikut operacional.– Së katërti, edhe gjatë vitit 2024 vijoi puna për plotësimin e kuadrit rregullator me synim përafrimin e tij me acquis të BE-së, nëpërmjet miratimit të akteve të reja apo rishikimit të atyre ekzistuese. Përtej administrimit të rrezikut operacional, të përmendur më lart, përmirësimet rregullatore dhe metodologjike prekën veprimtarinë e ofruesve të shërbimeve të pagesave dhe kërkesat licencuese, mbikëqyrëse dhe të administrimit të rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka.– Së pesti, gjatë vitit 2025 ne kemi forcuar kërkesat për licencimin dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor, kryesisht në lidhje me reputacionin e mirë dhe integritetin e zotëruesve të kapitalit, përfshirë edhe pronarët përfitues, në kuadër edhe të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare, duke synuar dhe plotësimin e rekomandimeve të ekspertëve të Moneyval.– Së gjashti, ne kemi vijuar me ekzaminimet e bankave, institucioneve jobanka, shoqërive të kursim-kreditit dhe zyrave të këmbimit valutor. Ekzaminimet kanë pasur në fokus menaxhimin e rreziqeve, kryesisht ato të kredisë, zbatimin e praktikave më të mira në qeverisje, transparencën me klientët dhe rrezikun për pastrimin e parasë.– Së fundi, në zbatim të strategjisë së hartuar për përfshirjen e financës së gjelbër në proceset mbikëqyrëse, u hartua dhe u publikua për herë të parë udhëzuesi i kërkesave mbikëqyrëse për përfshirjen në proceset e brendshme të bankave të rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike.Monitorim për ecurinë e tregut dhe e kredive për pasuri të paluajtshme“Si aktor i rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit financiar të vendit, misioni i punës sonë është monitorimi i rreziqeve sistemike dhe hartimi e zbatimi i politikës makroprudenciale me qëllim zbutjen dhe parandalimin e tyre. Deri në fund të vitit 2024, të gjitha bankat kanë qenë e mbeten subjekt i shtesës konservuese të kapitalit, në nivelin maksimal prej 2.5%. Në plotësim të tyre, gjatë vitit që shkoi, ne ndërmorëm për herë të parë rritjen e shtesës kundërciklike të kapitalit, me synim parandalimin e përhapjes së rreziqeve në sistem. Gjithsej u ndërmorën dy rritje, me nga 0.25% secila, të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë vitit 2025”, tha guvernatori.Një tjetër fokus i punës në kuadër të identifikimit të hershëm dhe adresimit të rreziqeve në sistemin bankar, ka qenë dhe ecuria e tregut dhe e kredive për pasuri të paluajtshme. Miratimi në vitin 2023 i rregullores “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”, i parapriu vendimmarrjes në muajin qershor 2025, për rregullimin uniform të rrezikut të ndërmarrë nga bankat dhe klientët, në procesin e dhënies së kredive hipotekare. Ky rregullim prezanton në tregun shqiptar një instrument standard të bankave qendrore në vendet e zhvilluara, instrument i cili synon të kontrollojë dhe reduktojë rreziqet potenciale me të cilat mund të përballet sektori bankar nga ekspozimi i rritur ndaj kredive hipotekare.Së fundi, në cilësinë e Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, puna jonë u përqendrua në fuqizimin e aftësive për ndërhyrje dhe në përmbushjen e kërkesave minimale ndaj bankave për instrumentet e kapitalit dhe të detyrimeve të tjera. Paralelisht me to, ne kemi vijuar me plotësimin e kuadrit rregullator e metodologjik, si dhe me zhvillimin e kapaciteteve të bankave për vënien në zbatim të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.RreziqetSejko paralajmëroi se rreziqet mbi të ardhmen nuk mungojnë. Në horizontin afatshkurtër, tensionet gjeopolitike dhe konfliktet tregtare mund të kenë pasoja potencialisht negative mbi rritjen ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend. Këto rreziqe duhen monitoruar në vazhdimësi, për t’i paraprirë – në rast materializimi të tyre – një përgjigje sa më të koordinuar dhe efektive të politikave makroekonomike.Gjithashtu, ekonomia shqiptare vijon të përballet me sfida afatgjata, të cilat duhen adresuar me reforma të mëtejshme strukturore, për të mundësuar një rritje sa më të shpejtë e të qëndrueshme të vendit. Ndër këto sfida guvernatori evidentoi:– Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm gjatë dy dekadave të fundit. Ky progres e ka shndërruar atë në një vend me një nivel mesatar të ardhurash për frymë. Megjithatë, eksperienca botërore tregon se konkurrenca midis vendeve me nivel mesatar të ardhurash është më e fortë dhe se zhvillimi i mëtejshëm i vendit duhet të bazohet gjithnjë e më shumë te rritja e produktivitetit;– trendet e pafavorshme demografike nënkuptojnë plakjen e popullsisë dhe reduktimin e forcës së punës, në afatin e gjatë. Këto trende, të pranishme në të gjitha ekonomitë e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, tentojnë të frenojnë rritjen e produktivitetit dhe cenojnë qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve;– ekonomia shqiptare vijon të ketë një zhvillim të diferencuar të ekonomisë, në aspektin sektorial. Zhvendosja e resurseve njerëzore e financiare midis sektorëve ka ndihmuar rritjen ekonomike dhe ka sjellë një rritje të nivelit të përgjithshëm të produktivitetit në ekonomi. Megjithatë, gjetja e një ekuilibri të drejtë midis diversifikimit dhe specializimit të strukturës sonë ekonomike, mbetet një detyrë parësore, e cila duhet të mbahet në vëmendje si nga sektori publik dhe nga ai privat.“Në vizionin tonë, reformat strukturore të nevojshme për të adresuar sfidat e mësipërme duhet të synojnë: (i) rritjen e produktivitetit, nëpërmjet investimeve të mëtejshme në arsim e shëndetësi, dhe përmirësimin e klimës së biznesit; (ii) ruajtjen e fokusit në zgjerimin e përmirësimin e gjithanshëm të infrastrukturës publike; (iii) promovimin e konkurrencës, ndër të tjera nëpërmjet reduktimit të mëtejshëm të informalitetit; (iv) nxitjen e investimeve të huaja direkte në sektorë strategjikë, si industria dhe energjetika; si dhe, (v) ruajtjen e fokusit në stabilitetin makroekonomik”, tha Sejko.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Teprica e kapitalit e sektorit bankar ulet në 28 miliardë lekë
Teprica e kapitalit e sektorit bankar pësoi rënie në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, teprica e kapitalit në fund të muajit qershor zbriti në vlerën e 28 miliardë lekëve, 28% më pak (11 miliardë lekë) krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe afërsisht 50% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Teprica e kapitalit konsiston në diferencën mes kapitalit faktik të sektorit bankar dhe kapitalit minimal që ai duhet të zotërojë, mbështetur në kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë. Një tepricë kapitali tregon aftësinë e sektorit bankar në tërësi për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme shtesë për kapital. Ecuria e tepricës së kapitalit përcaktohet nga ecuria e fitimit të bankave, sjellja e elementeve të kapitalit rregullator dhe kërkesat rregullatore që duhet të përmbushen.Konkretisht, gjatë gjysmës së parë të këtij viti ulja e tepricës së kapitalit erdhi si pasojë e rritjes së shtesës kundërciklike të kapitalit, por edhe ngadalësimit të rritjes së fitimeve të sektorit bankar. Me qëllim plotësimin e kërkesave të kapitalit, bankat kanë injektuar kapital, kanë rritur fitimet e pashpërndara dhe kanë shtuar përdorimin e borxhit të varur. Këto elemente kanë përmirësuar treguesit e kapitalit.Për shkak të kërkesave më të larta minimale për kapital, bankat me rëndësi sistemikezotërojnë një tepricë kapitali më të ulët në krahasim me bankat e tjera. Në fund të 6-mujorit, teprica e kapitalit për këto banka shënonte 3 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më pak sesa teprica e një gjashtëmujori më parë. Aktualisht, bankat me rëndësi sistemike janë subjekt i përmbushjes edhe të kërkesave minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.Bankat e tjera rezultuan me një tepricë kapitali prej 25 miliardë lekësh. Kjo vlerë ishte e krahasueshme me tepricën e llogaritur në fund të gjashtëmujorit të kaluar.Nga ana tjetër, duhet thënë se disa prej bankave, kanë shpërndarë edhe shuma të konsiderueshme dividendësh në vitet e fundit. Një tendencë e tillë ka vazhduar edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2025, duke ndikuar rrjedhimisht edhe ecurinë e tepricës së kapitalit të sektorit.Sektori bankar vijon të raportojë një norma të larta të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të qershorit zbriti në 19.25%, nga 19.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Ky tregues ka pësuar gjithashtu një rënie shumë të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mesin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit kishte qenë 19.27%.Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si edhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 212.4 miliardë lekë, në rritje me 1.5% krahasuar me një tremujor më parë dhe me 9% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksioner, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara.Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në mesin e vitit 2025 arriti në 1103 miliardë lekë, në rritje me 2.7% krahasuar me tremujorin e parë dhe me 9.3% me bazë vjetore. Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Stres-testet, BSH: Aftësia e sektorit bankar për t’u rezistuar goditjeve është përmirësuar
Rezultatet e ushtrimit të stres-testeve të radhës (provave të rezistencës) të kryera nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike dhe se ndjeshmëria e tij ndaj zhvillimeve të pafavorshme është zbutur krahasuar me një vit më parë.Ushtrimi i provës së rezistencës së aftësisë paguese të sektorit bankar shërben për të përcaktuar nëse sektori bankar në tërësi dhe bankat individuale në veçanti, janë të kapitalizuara në mënyrë të mjaftueshme për të përballuar goditje të supozuara në kushtet e zhvillimeve jo të favorshme ekonomike dhe financiare.Nëpërmjet ushtrimit, vlerësohen rreziqet kryesore në bilancin e sektorit bankar, siç janë: rreziku i kredisë, rreziku i normës së interesit, rreziku i kursit të këmbimit dhe rreziqet indirekte të kredisë nëpërmjet kreditimit në valutë, ndryshimit të normave të interesit, ndryshimit të normës së papunësisë dhe rënies së të ardhurave të kredimarrësve dhe ecurisë së çmimeve të aktiveve jofinanciare.Stres-testet ndërtohen mbi tre skenarë: skenarin bazë, skenarin e moderuar dhe atë të rënduar, ku periudha ushtrimore shtrihet deri në fund të vitit 2027.Skenari bazë supozon një rritje ekonomike pozitive gjatë këtij harku kohor, e cila shoqërohet me një rritje pozitive të kreditimit, mbiçmim të monedhës vendase, një rritje graduale e normave të interesit dhe rënie të papunësisë.Në skenarin e moderuar, rritja ekonomike mbetet në territor pozitiv gjatë periudhës ushtrimore, por norma e rritjes është më e ulët kundrejt skenarit bazë.Ndërsa, në skenarin e rënduar, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2026, norma e rritjes ekonomike supozohet të jetë negative. Në skenarin e moderuar dhe atë të rënduar, supozimeve për një rënie graduale deri në tkurrje të aktivitetit ekonomik në vend, iu shtohen edhe supozimet për nënçmimin e kursit të këmbimit, rritjen e normave të interesit dhe ngadalësimin e ritmit të kreditimit, duke kaluar në ndalimin e tij në skenarin e rënduar. Këto zhvillime reflektohen në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ky përkeqësim paraqitet më i ndjeshëm për portofolin e biznesit. Tregues të tjerë makroekonomikë të përfshirë në ushtrim, në skenarët më të pafavorshëm supozojnë një rënie të çmimeve të banesave dhe rritje të papunësisë deri në fund të vitit 2027. Këto supozime ndikojnë në nivelin e kapitalizimit të bankave të veçanta dhe të sektorit bankar në tërësi, kryesisht gjatë vitit 2027.Rezultatet e ushtrimit të provës së rezistencës, nëpërmjet tre skenarëve të parashikuar, japin një panorama të qëndrueshme të sektorit bankar, megjithëse me dallime të rëndësishme në nivel bankash individuale.Në skenarin bazë, në përfundim të vitit të fundit 2027, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalitpër sektorin bankar vlerësohet në rreth 19.6%, duke dëshmuar një nivel të mirë kapitalizimi dhenjë qëndrueshmëri të përgjithshme të sektorit. Megjithatë, një nga bankat paraqet një pozitë të dobët kapitalizimi, duke kërkuar injektim kapitali. Pesha e aktiveve të kësaj banke në totalin e sektorit është rreth 1.1%, ndërsa nevojat për kapital shtesë vlerësohen në rreth 0.7 miliardë lekë, ose 0.03% e PBB-së.Në skenarin e moderuar, deri në fund të periudhës ushtrimore trevjeçare, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele të mira, duke arritur 19.1%. Edhe pse sektori në tërësi ruan qëndrueshmërinë, tre banka rezultojnë me nevoja për injektim kapitali. Këto banka përfaqësojnë 8.8% të aktiveve të sektorit bankar, ndërsa kërkesat për kapital shtesë llogariten në rreth 5.2 miliardë lekë, ose 0.21% e PBB-së.Në skenarin e rënduar, edhe pse sektori përballet me kushte më të vështira makroekonomike, aivijon të mbetet i mirëkapitalizuar, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit në nivelin 17.4% në fund të vitit të tretë. Në këtë rast, katër banka që përfaqësojnë rreth 12% të aktiveve të sektorit, kërkojnë injektim kapitali në një vlerë totale prej rreth 11.2 miliardë lekësh, ose 0.44% e PBB-së.Në këtë skenar, për bankat me rëndësi sistemike dhe ato josistemike, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në përkatësisht 19.1% dhe 14.4%. Grupi i bankave me kapital të huaj paraqet një nivel kapitalizimi prej rreth 18.6%, duke mbetur i mirëkapitalizuar, ndërsa grupi i bankave me kapital vendas ka një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit më të ulët prej rreth 15.5%. Kontribut kryesor në rënien e kapitalizimit në skenarin e rënduar në fund të vitit 2027 e jep zëri “Humbja nga huatë” dhe “Të ardhura të tjera neto”.Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike, ndonëse një numër i kufizuar bankash paraqet një ndjeshmëri më të lartë kryesisht në skenarin më ekstrem. Numri i bankave që paraqesin nevojë për shtim kapitali në skenarin më ekstrem është katër, kundrejt gjashtë bankave që rezultonin një vit më parë. Për rrjedhojë, edhe nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë ulur në 0.44% të PBB-së, nga 1.23% një vit më parë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Bankat, të shqetësuara për goditjet nga jashtë dhe për zhvillimet në tregun e pronave
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar për gjysmën e parë të këtij viti kanë treguar një prirje në rritje të rreziqeve makroekonomike të jashtme dhe të brendshme, ndërkohë që vlerësimi për rreziqet e tregut ka qenë përgjithësisht në rënie.Sektori bankar ka klasifikuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” dhe rrezikun e “përkeqësimit të ekonomisë në vend”, si dy rreziqet kryesore sistemike. Vlerësimi për rrezikun e goditjeve nga jashtë paraqitet më i lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.Zhvillimet e luhatshme ekonomike në mjedisin e jashtëm, si përshkallëzimi i proteksionizmit tregtar mes SHBA-së dhe partnerëve tregtarë pas rritjes së ndjeshme të tarifave të importit, luhatja e vlerave dhe rritja e ndjeshmërisë në tregjet financiare, si dhe vijimi i tensioneve gjeopolitike (veçanërisht konflikti në Rripin e Gazës, përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, lufta në Ukrainë), duket se kanë rritur shqetësimin e bankave mbi rrezikun e transferimit të goditjeve negative nga jashtë, duke e klasifikuar atë si rrezikun sistemik më të rëndësishëm të periudhës.Për sa i takon zhvillimeve të brendshme, rreziku lidhur me luhatjen e vlerës së pasurive të paluajtshme ka vijuar të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore dhe perceptimi rreth tij është rritur më tej.Dinamikat e kohëve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë rritur shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tyre, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e portofolave të kredisë është e ekspozuar me aktivitetin e këtij tregu. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e shpejtë të vlerësimit të këtij rreziku gjatë periudhës.Rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të përfshihet në listën e rreziqeve më të rëndësishme të periudhës, por vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar.Rritja e dixhitalizimit të aktivitetit bankar në vend ka rritur njëkohësisht dhe rrezikun nga sulmet kibernetike, episodet e të cilave kanë qenë të pranishme vitet e fundit, duke dëmtuar herë pas here vijimin normal të aktivitetit. Gjithsesi, niveli i ndërgjegjësimit të sektorit bankar mbi këtë rrezik është rritur ndjeshëm dhe një pjesë e mirë e tyre deklarojnë se kanë ndërmarrë tashmë masa konkrete për përmirësimin e sistemeve përkatëse të mbrojtjes.Nga ana tjetër, perceptimi mbi rreziqe të tregut që mund të burojnë nga luhatja e kursit të këmbimit, ndryshimi i normave të interesit, mungesa e likuiditetit etj., ka mbetur në nivele minimale ose në rënie.Në terma të përgjithshëm, bankat perceptojnë se mundësia e materializimit të një ose disa prej rreziqeve të lartpërmendura në të ardhmen afatshkurtër (deri në një vit) dhe atë afatmesme (1-3 vjet), momentalisht është nën nivelin mesatar dhe i pandryshuar krahasuar me fundin e vitit të kaluar.Pavarësisht zhvillimeve dhe sfidave të momentit, situata e mirë financiare e sektorit bankar dhe likuiditeti i bollshëm, ka bërë që besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në të ardhmen të mbetet mbi nivelin mesatar dhe i pandryshuar./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Bankat vijojnë të rriten më ngadalë se ekonomia
Rritja e aktiveve të sistemit bankar është përshpejtuar gjatë 2024-s.Në fund të vitit, totali i aktiveve të sistemit bankar arriti një nivel rekord prej 2.09 trilionë lekësh, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 6.4% me bazë vjetore, në përshpejtim nga zgjerimi prej 4.7% i vitit të mëparshëm duke shënuar ritmet më të shpejta që nga viti 2021, kur sistemi po rimëkëmbej nga pasojat n…
-

Sektori bankar financon rreth 42% të borxhit publik të Shqipërisë
Sektori bankar është gjithnjë e më shumë financuesi kryesor i borxhit publik të vendit.Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se vlera e titujve qeveritarë në bilancin e sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në vlerën e afërsisht 591 miliardë lekëve, në rritje me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Ekspozimi ndaj qeverisë shqiptare përbënte rreth 27.5% të vlerë totale të bilancit të sektorit bankar. Kjo shumë përfshin investimin në letra borxhi në monedhën vendase dhe në valutë të huaj (Eurobonde).Borxhi i mbajtur nga bankat tregtare vendase përbënte rreth 41.7% të stokut të përgjithshëm të borxhit publik të Shqipërisë (duke përfshirë edhe garancitë) në mesin e vitit 2025.Mes bankave tregtare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ngelet financuesi kryesor i borxhit të qeverisë shqiptare. Në mesin e këtij viti, BKT kishte investime në vlerën e afërsisht 182 miliardë lekëve në titujt qeveritarë. Kjo shumë përbënte 30.6% të investimeve të sektorit bankar në titujt e qeverisë shqiptare dhe afërsisht 12.9% të stokut total të borxhit të qeverisë shqiptare.BKT ka një diferencë të ndjeshme me bankat e tjera në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, edhe falë disponibilitetit të lartë të fondeve krahasuar me bankat e tjera. Në mesin e këtij viti, BKT zotëronte 24.7% të totalit të depozitave bankare. Pjesa e lartë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë ka një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të bankave, sepse siguron përfitime të kënaqshme me një shkallë të ulët rreziku.Në vend të dytë renditet Credins Bank, me një portofol prej 98.3 miliardë lekësh ose sa rreth 17% e totalit të letrave me vlerë të qeverisë në bilancin e sektorit bankar. E matur si peshë ndaj totalit të borxhit të brendshëm, përllogaritet se Credins Bank në mesin e këtij viti financonte rreth 6.9% të borxhit publik.Historikisht, Credins ka qenë një bankë më e fokusuar te huadhënia për sektorin privat dhe është aktualisht huadhënësi më i madh në ekonominë shqiptare. Megjithatë, në vitet e fundit Credins gradualisht ka rritur peshën e investimeve në tituj, me qëllim diversifikimin e strukturës së aktiveve në bilanc.Banka e tretë me pjesën më të lartë të tregut të titujve qeveritarë renditet Raiffeisen Bank Shqipëri, me një portofol prej 71.6 miliardë lekësh ose 12.1% të totalit të investuar nga sektori bankar në këto instrumente. Në raport me vlerën totale të borxhit publik të vendit, Raiffeisen mban një pjesë prej rreth 5.1%.Dikur financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, Raiffeisen nisi uljen e ekspozimeve në këto instrumente pas vitit 2011. Ky vendim u diktua nga grupi bankar zotërues, për shkak të vështirësive pas rritjes së kërkesave për kapital në mbulim të aktiveve që grupi zotëronte në tregjet jashtë Eurozonës.Megjithatë, mes bankave që investojnë në borxhin e qeverisë shqiptare, Raiffeisen është e vetmja bankë që nuk ka ekspozim në Eurobonde dhe i gjithë portofoli i saj përbëhet nga tituj në Lekë.Vijon Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, që zotëron rreth 11.3% të ekspozimeve të sektorit bankar në tituj të qeverisë shqiptare, për një vlerë totale prej rreth 67.1 miliardë lekësh. Pjesa e mbetur e investimeve të bankave tregtare në tituj të qeverisë shqiptare ndahet mes Tirana Bank, me 8.5% të totalit, ABI Bank, me 7.9%, OTP Bank Albania, me 5.6%, Union Bank, me 5% dhe Fibank, me 2.2%. Procredit Bank dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) nuk raportojnë në bilancet e tyre investime në këto instrumente.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-
Rritja e kredisë ul kapitalizimin e sektorit bankar për të tretin tremujor radhazi
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të qershorit zbriti në 19.25%, nga 19.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Ky tregues ka pësuar gjithashtu një rënie shumë të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mesin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit kishte qenë 19.27%.Rënia e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit është ndikuar sidomos nga rritja e shpejtë e kredisë, por pjesërisht edhe nga rënia e fitimeve dhe shpërndarja e dividendëve nga aksionerët e bankave.Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si edhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 212.4 miliardë lekë, në rritje me 1.5% krahasuar me një tremujor më parë dhe me 9% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksioner, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara.Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në mesin e vitit 2025 arriti në 1103 miliardë lekë, në rritje me 2.7% krahasuar me tremujorin e parë dhe me 9.3% me bazë vjetore. Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat.Rritja e kërkesave për kapital i bën bankat më të sigurta ndaj humbjeve të mundshme në të ardhmen. Por, nga ana tjetër, nivelet e larta të mjaftueshmërisë së kapitalit ndikojnë në uljen e rentabilitetit dhe në rritjen e kostove që i përcillen publikut.Sot sektori bankar për çdo 100 lekë kredi të dhënë ka pothuajse 20 lekë kapitale të vetat. Nevoja për rritje të kapitalit dikton marzhe dhe kosto fikse më të larta për huamarrësit dhe publikun shqiptar në përgjithësi.Sektori bankar ka kërkuar me këmbëngulje prej vitesh që së paku kërkesat shtesë për kapital të aplikohen sipër një pragu minimal prej 8%, siç ndodh në Eurozonë. Por, sipas Bankës së Shqipërisë, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes bankare në Shqipëri. Ky proces ka nisur në fund të vitit të kaluar ka si qëllim të certifikojë që kuadri i mbikëqyrjes bankare në Shqipëri është i barazvlefshëm me atë të BE-së. Pas ekuivalenca e mbikëqyrjes të jetë certifikuar, Banka e Shqipërisë ka lënë të hapur mundësinë që kërkesa bazë e mjaftueshmërisë së kapitalit edhe në Shqipëri të ulet në nivelin 8%. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.