Tag: banka

  • Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

    Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

    Pak ditë më parë, Banka Qendrore Evropiane lëshoi një thirrje për qytetarët që të mbajnë para fizike, që mund t’i përdorin në raste emergjence. Një thirrje e tillë vjen në një kohë kur në Shqipëri po nxiten shërbimet digjitale dhe po punohet për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Por, Banka e Shqipërisë, në një koment për “Vizion Plus”, thotë se apeli i Bankës Qendrore Evropiane nuk bie ndesh me nxitjen e pagesave digjitale, por bëhet fjalë për një garanci sigurie në kohë krizash të jashtëzakonshme, si pandemia apo situata të ngjashme, kur kanalet digjitale mund të jenë të kufizuara.
    “Pagesat digjitale janë e ardhmja dhe ofrojnë shpejtësi, transparencë dhe kosto më të ulëta. Ky është objektiv i Shqipërisë, në përputhje të plotë me Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare. Por, në të njëjtën kohë, cash-i mbetet një element i rëndësishëm i stabilitetit financiar, sidomos në situata krizash, të cilave u referohet Banka Qendrore Evropiane, sepse siguron akses universal dhe shërben si alternativë rezervë në situata emergjente. Banka e Shqipërisë në vazhdimësi e ka shprehur qartazi se qëllimi ynë është të promovojmë përdorimin e gjerë të pagesave digjitale, por gjithmonë duke ruajtur rolin e parasë fizike si pjesë e ekuilibrit të tregut dhe për të adresuar situata të jashtëzakonshme”, Banka e Shqipërisë.
    Njohës të fushës shpjegojnë se Europa po jeton ditë të pasigurta dhe thirrje të tilla vijnë qoftë për shkak të frikës për përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike, ashtu edhe prej sulmeve kibernetike.

    “Edhe pse në deklaratat publike institucionet publike financiare nuk shprehin qartë frikën e tensioneve gjeopolitike, e një lufte potenciale me Rusinë, ka një farë lufte të ftohtë mes dronëve dhe të gjithë këto komponentë e ekspozojnë Evropën karshi një risku potencial të goditjes ushtarake apo edhe me dronë dhe elementë kibernetikë. Këto janë arsyet që kanë shtyrë institucionet financiare qendrore në të gjithë Evropën në tërësi që të sugjerojnë për qytetarët që të mbajnë cash për një periudhë afatshkurtër, sepse edhe risqet kibernetike në kohë normale, jo lufte, kanë një fazë të caktuar rikuperimi”,, tha Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.
    “Duke pasur parasysh këtë kalim që ka ndodhur në sisteme online, jo vetëm heqjen e parasë fizike, por edhe kalimin në monedha digjitale në disa vende të avancuara, natyrisht që sulmet kibernetike, ndërprerjet e sistemeve apo edhe thjesht ndërprerja e energjisë elektrike në shumë vende për shkaqe gjeopolitike, ushtarake, natyrisht që ka rritur vëmendjen që të kemi një sigurim bazik të funksionimit të jetesës dhe të shërbimeve të ndryshme, pasi në këto kushte, një kalim i plotë do të bënte të përjetonim një kolaps. Përsa i përket Shqipërisë, duket se është larg këtij realiteti, sepse Shqipëria ka shumë para fizike në qarkullim”,  shprehet Eduard Gjokutaj , ekspert për ekonominë.
    Thirrja e Bankës Qendrore Evropiane vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia.
    /vizionplus.tv

  • BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

    BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

    Në shtator, Banka e Shqipërisë vendosi një ulje të ndjeshme të komisioneve maksimale të lejuara për transfertat bankare në Lek dhe në Euro. Së shpejti, pritet që Banka Qendrore të ndërmarrë një tjetër ndërhyrje të rëndësishme, e cila pritet të ulë komisionet që tregtarët paguajnë për pranimin e pagesave me kartë duke krijuar hapësira për një rritje të mëtejshme të tyre.  Ersuin ShehuBanka e Shqipërisë po përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave, që pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare.Një nga arsyet që frenon bizneset, sidomos ato më të vogla, për të pranuar pagesa me kartë është edhe kosto e transaksionit. Kjo kosto është e ndryshueshme, por mund të arrijë deri në intervalin 2.5%-3%.Edhe për këtë arsye, shumë biznese të vogla nuk kanë shumë dëshirë të pranojnë pagesa me kartë, megjithëse mund të disponojnë terminale POS për këtë qëllim. Në rastet kur klienti këmbëngul për këtë alternativë, shpesh bizneset ia ngarkojnë atij komisionin e pagesës, duke ia shtuar çmimit të produktit ose shërbimit.Në një masë të madhe, vlera totale e komisionit përcaktohet nga tarifat e skemave të pagesave me kartë, kryesisht Visa dhe Mastercard.Në vitin 2015, Komisioni Europian vendosi nën rregullim këto tarifa (interchange fees), duke përcaktuar një nivel maksimal prej 0.2% për pagesat me kartë debiti dhe 0.3% për pagesat me kartë krediti.Banka e Shqipërisë ka vendosur të adoptojë këtë rregullore, si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.Vendosja e limiteve mbi këtë element të kostos pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisionit total që paguajnë tregtarët për shitjet me kartë. Banka e Shqipërisë vlerëson se komisionet do të ulen në nivelin e 1% të transaksionit.Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të ndalojë praktikën e përcjelljes së komisioneve nga tregtarët te klientët që kryejnë blerje me kartë.Ulja e komisioneve për pranimin e pagesave me kartë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përdorimin e cash për transaksionet ekonomike.Një akses më i gjerë në pagesat me kartë gjithashtu do të lehtësonte pagesat sidomos nga turistët e huaj, që shpesh detyrohen të përdorin tërheqjet cash në ATM-të e zonave turistike, shërbim ky që për nga natyra e vet është i kushtueshëm. BSH do të ulët tarifat që aplikojnë Visa dhe MastercardValentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë, shpjegon se Banka Qendrore po ndërhyn për nxitjen e pagesave elektronike në dy dimensione.“Në radhë të parë, ne kemi krijuar një alternativë, që është përdorimi i transfertave për qëllime të ngjashme si kartat. Ne kemi krijuar open banking, që gjithmonë e më shumë po gjen vende për t’u operacionalizuar.Me përfshirjen në open banking edhe të bizneseve, do të jetë shumë më e lehtë, qoftë edhe për të kryer blerje direkte të mallrave dhe shërbimeve. Kjo patjetër që përbën konkurrencë për instrumentin e kartave dhe konkurrenca gjithmonë sjell zhvillim.Nga ana tjetër, ardhja e instant payment do të jetë një revolucion në këtë drejtim. Ne do ta kemi shumë më të lehtë që të përdorim QR Code për pagesa”, shprehet ajo.Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka planifikuar edhe një ndërhyrje direkte në komisionet e skemave të pagesës për kartë. Ulja e këtyre komisioneve do të bëjë që në total, komisionet që paguajnë tregtarët të jenë më të ulëta, me qëllim nxitjen e rritjes së mëtejshme të pagesave me kartë.“Për më shumë, ne do të ndërhyjmë edhe te komisionet që bankat aplikojnë te tregtarët, për atë pjesë të komisionit që ato ndajnë nëpërmjet njëra-tjetrës, pra, atyre që emetojnë kartën dhe atyre që ofrojnë shërbimin e pagesës me POS.Një pjesë e komisionit që paguan tregtari lidhet me këto komisione. Ne do të vendosim tavane të njëjta me Bashkimin Europian, në nivelin 0.2% për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.Kjo sigurisht që do të reduktojë komisionin final që paguan tregtari. Mendojmë që afërsisht komisioni mund të shkojë në nivelin e 1%, nga rreth 2% që është aktualisht, në rastin më të mirë”, thotë ajo.  Instant payment pritet të sjellë konkurrencë për kartatProjekti tjetër madhor i Bankës së Shqipërisë në fushën e pagesave është edhe ai instant payments ose i pagesave të shpejta. Ky projekt parashikon klonimin e sistemit të përdorur nga Banka e Italisë, sipas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.“Ne jemi aktualisht në fazën e zhvillimit të sistemit. Zhvillimi i sistemit bëhet nga Banka e Italisë, ndërkohë që ne komunikojmë në vazhdimësi me ta për ato opsione që na lejohen t’i kemi të përzgjedhura.Ne po marrim një sistem që do të jetë klon i sistemit TIPS, me qëllimin që ne të jemi sa më të integruar në të ardhmen. Po punohet shumë për ta bërë këtë sistem të përdorshëm nga publiku i gjerë dhe në blerje dhe shitje.Nëse implementojmë vetëm TIPS, ai do të funksionojë si sistemet aktuale, vetëm për transfertat. Ndërkohë, ne po krijojmë disa shërbime shtesë mbi këtë sistem, për ta bërë atë sa më të përdorshëm.Për shembull, Brazili ka sot një instant payment që përdoret gjerësisht nga publiku i gjerë”, thotë znj. Semi.Ky sistem jo vetëm do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale, por do t’u hapë rrugën edhe produkteve të reja, që do të konkurrojnë pagesat me kartë. Ngritja e këtij sistemi do të krijojë hapësira për një përdorim të gjerë të pagesave me QR Code.“Ideja është të krijojmë një sistem të centralizuar, me një ndërveprim shumë të lehtë. Gjenerimi i QR Code do të jetë i unifikuar, do të jetë një sistem i centralizuar që e gjeneron këtë QR Code dhe mundëson shfaqjen e tij në çdo aplikacion, pavarësisht se cili institucion e përdor.Me një skanim të thjeshtë, mundësohet kryerja e pagesës për disa sekonda. Gjithashtu, do të mundësojmë verifikimin e pagesës, për të shmangur kryerjen e pagesave të gabuara, sepse në instant payment është pothuajse e pamundur që pagesa të kthehet mbrapsht.Janë këta komponentë që po krijojmë mbi TIPS, që ky lloj sistemi të përdoret sa më shumë, në formë të ngjashme me kartat”, – shprehet znj. Semi.Ngritja e sistemit TIPS ka si afat paraprak qershorin e vitit 2026, megjithatë nga puna e deritanishme në Bankën e Shqipërisë mendohet se ky afat mund të jetë pak ambicioz.Fakti që rishtazi në projekt është futur edhe një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, mund të bëjë që këto afate të rishikohen. Procesi është kompleks sepse nuk përfshin vetëm Bankën e Shqipërisë, por kërkon investime dhe zhvillim kapacitetesh edhe për bankat tregtare.“Jemi duke punuar paralelisht edhe me bankat, sepse kjo do të kërkojë punë edhe nga ana e tyre, për të qenë të gatshme të forcojnë të gjitha facilitetet e nevojshme për të ofruar shërbim 24/7, nga ana teknike dhe operacionale, duke përfshirë edhe elementet e tjera, si AML, antifraud, etj.Këto do të kërkojnë investime të jashtëzakonshme. Shpresojmë që afërsisht brenda një viti të mund të dalim live. Nuk përjashtojmë që të dalim fillimisht live me bankat që do të jenë të gatshme dhe më të avancuara në proces.Madje, disa nga bankat më me eksperiencë, po synojnë të aplikojnë edhe për skemën e SEPA instant payment, që do të sjellë revolucion për pagesat nga turistët e huaj, sepse nuk do të jetë më i domosdoshëm përdorimi i kartës, por mund të bëhet një pagesë në kohë reale direkt nga llogaria”, thotë znj. Semi. Pagesat me kartë “përmbysin” tërheqjet e parasë në ATM Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraje cash.Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohen me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.Përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit u ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal. Burimi: Banka e Shqipërisë Transfertat me e-banking, falas deri në 40 mijë lekë Në mesin e muajit shtator, hyri në fuqi një paketë ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të pagesave, që ka sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare në Lek dhe në Euro.Fryma e rregulloreve të reja, përveç uljes së komisioneve për transfertat deri në 10 milionë lekë, forcon më shumë incentivat për kryerjen e pagesave në rrugë elektronike.Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike, komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryer me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit.Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.Ndërsa transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë kishin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune.  Ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në EuroNdryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.Nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lek, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Sistemi i pagesave kombëtare AIPS Euro nisi funksionimin në fillim të vitit 2022, me qëllim lehtësimin e kryerjes së transfertave në Euro brenda vendit dhe uljen e kostos të tyre.Më parë, këto transferta kryheshin nëpërmjet bankave të huaja korrespendente, rrugë që sillte komisione shumë më të larta dhe kohë më të gjatë për finalizimin e transaksionit.  Nga 7 tetori, tarifa të njëjta edhe për transfertat ndërkombëtareNë 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë.Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për të kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal për transfertat hyrëse, në vlerën 3 euro për transaksion.Komisionet e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë do të sjellin një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare, por megjithatë pa arritur plotësisht në nivelet minimale që aplikohen në Bashkimin Europian.Zëvendësdrejtorja e departamentit të sistemeve të pagesave, Valentina Semi, shpjegon arsyet pse komisionet maksimale të lejuara për Shqipërinë lidhen me disa faktorë specifikë.“Ne jemi përpjekur të ndjekim modelet europiane, por duke u mbështetur edhe në nevojat dhe specifikat e tregut tonë. Së pari, ne kemi edhe një politikë deeuroizimi, që duhet të vazhdojmë ta ndjekim. Edhe për këtë arsye, duhet të ketë një diferencim ndërmjet Lekut dhe Euros, që të mos stimulojmë euroizimin.Nga ana tjetër, për këtë shërbim bankat kanë kosto, sepse nga pikëpamja teknike, nuk është e njëjta mënyrë se si funksionon në BE. Bankat e BE-së kanë akses direkt në sistemet e pagesave europiane.Për vendet jo anëtare të BE-së, si Shqipëria, ka një hallkë ndërmjetëse, që po u aplikon bankave komisione shumë të larta. Ne shohim që e njëjta bankë e BE-së, për një bankë të madhe shqiptare ofron komisione shumë të ulëta, ndërsa për një bankë të vogël aplikon komisione shumë të shtrenjta.Kjo e bën të papërballueshme për bankën e vogël ofrimin e një shërbimi sa më konkurrues. Ne jemi duke punuar edhe me ECB-në për të pasur edhe ndihmën e tyre në këtë drejtim”, thotë znj. Semi. Vitin e kaluar u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë.Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në harkun e një dekade, numri i këtyre transfertave është rritur më shumë se shtatë herë.Në vlerë, ato arritën në afërsisht 1.71 trilionë lekë, me një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2023.Struktura e transfertave ndërkombëtare të kryera në sektorin bankar shqiptar dominohet nga transfertat hyrëse, që në 2024 arritën në pothuajse 8.1 milionë, në rritje me 39.5% krahasuar me vitin 2023. Ato përbënin rreth 74% të totalit të transfertave ndërkombëtare.Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë. Edhe për vitin 2024, rritja ishte mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 782.9 miliardë lekëve, në rritje me 42.7% krahasuar me një vit më parë.Ndryshe nga sa ndodh me transfertat kombëtare, ato ndërkombëtare ngarkohen me komisione edhe në mbërritje.Sipas rregullave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, pas tetorit, nëse banka aplikon komisione për tarifat e pagesave hyrëse SEPA hyrëse, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave dhe në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.Transfertat ndërkombëtare dalëse, sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar arritën në 2.91 milionë, në rritje me 43% krahasuar me vitin 2023.Në vlerë, ato arritën shifrën e 924 miliardë lekëve, 17% më shumë krahasuar me një vit më parë.Aktualisht, transfertat ndërkombëtare kryhen nëpërmjet rrjetit të bankave korrespondente të bankave shqiptare.Kjo zgjidhje rezulton me komisione të larta dhe afate disaditore për kryerjen e transfertave.Pas muajit tetor, edhe komisionet ndërkombëtare që do të kryhen nëpërmjet sistemeve të SEPA do të jenë subjekt i niveleve maksimale të komisioneve, të vendosura nga Banka e Shqipërisë për transfertat kombëtare në Euro. Burimi: Banka e Shqipërisë    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Masat e BSH ka gjasa të ngadalësojnë rritjen në disa segmente të tregut të kredisë për shtëpi

    Masat e BSH ka gjasa të ngadalësojnë rritjen në disa segmente të tregut të kredisë për shtëpi

    Intervistë me z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT Banka Kombëtare Tregtare (BKT) vijon në vitin e saj të njëqindtë me rezultate të forta financiare dhe një pozicion të konsoliduar si lider në treg.Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit, z. Seyhan Pencabligil, thekson se banka ka arritur objektivat kryesorë, duke rritur kreditimin dhe duke ruajtur stabilitet të shëndetshëm financiar.Në këtë intervistë për “Monitor”, ai flet për pritshmëritë e bankës, zhvillimet e sektorit bankar dhe ofron rekomandime për politikat ekonomike që do të ndihmonin Shqipërinë të ruajë ritmin e rritjes, të forcojë sektorët prioritarë dhe të përgatitet për sfidat e integrimit europian. Si do ta vlerësonit performancën e BKT në vitin 2024 dhe deri tani në vitin 2025?Viti 2024 ishte një vit i mirë për BKT, ku pothuajse të gjitha objektivat tona u arritën. Ne rritëm kreditimin e ekonomisë me 20% në terma të euros, ndërkohë që mbajtëm një nivel të ulët të kredive me probleme.Kthimi nga kapitali ishte gjithashtu shumë i shëndetshëm, në nivelin 20% në terma të dollarit amerikan, pasi kapitali ynë aksionar është i denominuar në këtë monedhë.Si rezultat, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 19% dhe forcuam më tej kapitalin tonë me emetimin e dytë të MREL.Ne vijojmë të mbajmë të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2025 ku jemi liderë në treg për kreditë për individë, ndërkohë që kemi një rritje të shpejtë edhe të portofolit të kredive për biznes.Ky vit shënon njëqindvjetorin e Bankës, e cila u themelua në vitin 1925, ndërkohë që ne vijojmë rrugëtimin tonë me më shumë digjitalizim të shërbimeve, efikasitet, rritje të fortë dhe fitim. Cilat janë pritshmëritë e bankës për periudhën në vijim?Duke parë përpara, presim një rritje të moderuar, por të qëndrueshme.Parashikohet një ulje graduale e normave të interesit, gjë që mund të ushtrojë presion mbi marzhet, kështu që fokusi ynë do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt gjenerimit të të ardhurave nga burime jo-interesi (tarifa, komisione dhe të ardhura nga transaksionet) duke zhvilluar zgjidhje të reja për klientët biznes dhe ata individë, ndonëse do të jetë sfiduese pjesa e komisioneve të transfertave.Gjithashtu, presim që kërkesat rregullatore (p.sh. zbatimi i shtesës kundërciklike të kapitalit) të ndikojnë në planifikimin e kapitalit për sektorin, veçanërisht për bankat sistemike, përpos kërkesave të përputhjes së kapitalit për bankat më të vogla.Në anën e kreditimit, presim kërkesë të vazhdueshme nga sektorët e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, turizmi, energjia por edhe kreditimi për blerje banese — me kusht që kreditë të jepen mbi bazën e standardeve të shëndosha.Së fundmi, transformimi digjital do të përshpejtohet sidomos me regjistrimin online të klientëve, aplikimet online për kredi, karta krediti si dhe shërbime të shumta pa prani fizike në degë, automatizim të operacioneve dhe proceseve të monitorimit të riskut. Ku e shikoni ekonominë shqiptare në afatin e mesëm e të gjatë? Cilët janë sektorët që kanë më interes të kreditohen nga Banka juaj dhe sektori bankar në përgjithësi?Në një periudhë afatmesme, besoj se Shqipëria mund të ruajë një rritje vjetore prej 3–3.5%, e mbështetur nga investimet në rritje, turizmi dhe përmirësimi gradual i financave publike. Në terma afatgjatë, sfida do të jetë rritja e produktivitetit, ulja e informalitetit, përmirësimi i infrastrukturës dhe kapitali njerëzor.Nga perspektiva e një banke, mundësitë më të mëdha për financim janë:Energjia dhe burimet e rinovueshmeNVM-të që përbëjnë një shtyllë qendrore për punësimin dhe diversifikimin e eksporteve.Turizmi dhe mikpritja, sidomos shërbimet me vlerë të shtuar dhe infrastruktura (rrugët, shërbimet, mbetjet, uji)Bujqësia dhe përpunimi agro-ushqimor, veçanërisht kur mund të përmirësohen standardet dhe zinxhirët e furnizimit. Për të financuar këtë sektor ne do të përdorim programet e garancisë së kredive.Banesa/ndërtimi, sidomos strehimi rezidencial nën praktika të përgjegjshme kreditimi.Gjithashtu, presim që financimi i gjelbër, infrastruktura digjitale dhe logjistika të marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe teksa Shqipëria afrohet me standardet e BE-së.  Në korrik, Banka e Shqipërisë mori disa masa për të shtrënguar kriteret e dhënies së kredisë për shtëpi. Si prisni të ndikojnë këto masa në ecurinë e kredisë për pasuri të paluajtshme? Masat e marra në korrik ka gjasa të ngadalësojë rritjen në disa segmente të tregut të kredisë për pasuri të paluajtshme — veçanërisht kreditë me raport të lartë vlerë kredie/kolateral, blerje banese për qëllime spekulative, ose kreditë për huamarrës me të ardhura të parregullta.Bankat do të duhet të jenë më selektive në huadhënie dhe huamarrësit do të përballen me një listë më strikte dokumentacioni, ndoshta kreditim më të ulët se vlera e pronës apo parapagime në vlera më të larta.Kjo nismë synon të parandalojë një flluskë në tregun e banesave duke eliminuar kërkesën spekulative dhe në këtë drejtim mund të ketë efekte pozitive afatmesme dhe afatgjata.Presim që kreditimi për pasuritë e paluajtshme të vazhdojë të rritet, por me një ritëm më të moderuar dhe me kontrolle më të forta të riskut.Falë ndjekjes së një politike të kujdesshme dhe të përgjegjshme në disa fusha kyçe, ndikimi i kësaj mase pritet të mbetet i kufizuar për BKT, krahasuar me pjesën tjetër të tregut. Për herë të parë pas shumë vitesh, kur sistemi ishte në fazë konsolidimi, Banka e Shqipërisë ka dhënë një licencë për një bankë të re, me kapital turk, Ziraat. Si prisni të ndikojë hyrja e kësaj banke në sistem?E mirëpresim me entuziazëm rikthimin e Ziraat Bank në Shqipëri. Them “rikthim” sepse kjo bankë, e themeluar në vitin 1863, hapi degë në Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë dhe Shkodër brenda pak vitesh nga fillimi i operacioneve të saj.Sot, ajo është banka më e madhe në Turqi dhe tashmë është aktive në shumë vende të rajonit. Hyrja e tyre do të sjellë konkurrencë të shëndetshme dhe njohuri të vlefshme, sidomos në agrobiznes, që është edhe përkthimi i emrit të tyre. Cili do të ishte mesazhi juaj për qeverinë lidhur me sektorët që duhet të kenë përparësi në të ardhmen?Nëse do të mund të jepja një mesazh, ai do të ishte që politikat qeveritare duhet të përafrojnë stimujt me sektorët ku kapitali privat mund të zgjerojë ndikimin në mënyrë të qëndrueshme.Së pari, infrastruktura dhe ndërlidhja: rrugët, shërbimet, interneti dhe rrjetet energjetike. Pa to, sektorët e tjerë nuk mund të zhvillohen. Nxitjet për financimin e këtyre sektorëve, qoftë përmes kërkesave më fleksibël të kapitalit apo garancive, mund të hapin rrugë për rritje ekonomike.Parashikueshmëria rregullatore: ulja e burokracisë, përmirësimi i zbatimit të kontratave, forcimi i juridiksionit dhe i sistemeve të kolateralit mbeten pritshmëri të vazhdueshme nga sistemi. Madje edhe institucionet shtetërore mund t’i konsiderojnë bankat si “shërbime publike” dhe të shkëmbejnë të dhëna elektronikisht për të rritur shpejtësinë e shërbimeve. Sigurisht, bankat tregohen të përgjegjshme për respektimin e konfidencialitetit të të dhënave.Mbështetja për NVM-të: financimi nëpërmjet kanaleve të përshtatshme, skemat e garancive të kredive dhe përmirësimi i aksesit në financa, sidomos në zonat rurale, janë shumë të rëndësishme. Nismat për agrofinancim janë një hap pozitiv, por nuk mjaftojnë për të nxitur investimet bujqësore. Normat duhet të përmirësohen dhe rreziqet e paparashikuara (katastrofa, thatësira, sëmundje të kafshëve etj.) mund të mbulohen me zgjidhje mbulim me sigurimi të mbështetura nga qeveria.Arsimimi dhe kapitali njerëzor: formimi profesional dhe teknik, përshtatje e kurrikulave me nevojat e tregut të punës veçanërisht në turizëm, teknologji, bujqësi.Një mjedis makroekonomik i qëndrueshëm, transparenca rregullatore dhe bashkëpunimi midis qeverisë, bankës qendrore dhe sektorit privat do t’i bëjnë këto prioritete të japin më shumë rezultate. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve         Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

    Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

    Rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë diskutimit të marrëveshjes së grantit të BE-së prej 60,5 milionë euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një nyjë e rëndësishme kjo e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

    Investimi kap vlerën e 120,5 milionë eurove dhe do të mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi në shumën 30 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe 30 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve. 

    Muçaj theksoi se investimi në segmentin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, 34 km i gjatë, përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe konsolidimit të Korridorit VIII. 

    “Ky grant është mbështetje për Korridorin VIII, i cili lidh Italinë me bregun lindor të Bullgarisë dhe Detin e Zi”, tha ajo. 

    Po ashtu, është pjesë e planit për zhvillimin e infrastrukturës multimodale në vend. 

    Ky projekt, sipas saj, kryen lidhjen direkte midis Rrogozhinës, Lekajt, Kavajës, Golemit, Tiranës dhe Durrësit, si dhe integrimin me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës dhe aeroportin. 

    Po ashtu, kryhet ndërlidhja me projektin Vorë-Hani i Hotit që është në fazë zbatimi dhe segmentit që lidh Rrogozhinën me Pogradecin, duke përfshirë edhe pjesën që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me Bullgarinë. 

    “Kjo do të mundësojë një lidhje më të fortë midis Bashkimit Europian dhe Europës Lindore”, deklaroi Muçaj. 

    Përveç grantit, projekti shoqërohet edhe me një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 kilometrash. 

    Gjithashtu, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120,5 milionë euro. 

    Linja hekurudhore do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/orë. 

     

  • Banka e Shqipërisë përfshihet në skandal, eksperti akuza se ka bërë korrupsioni me normat e interesit për të zhvatur…

    Banka e Shqipërisë përfshihet në skandal, eksperti akuza se ka bërë korrupsioni me normat e interesit për të zhvatur…

    Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko ngriti akuza të forta duke deklaruar se korrupsioni më i madh në Banka e Shqipërisë (BSH) kryhet me normat e interesit, përmes të cilave qytetarët vidhen çdo ditë. Ai tha se disa hallka të rëndësishme të këtij institucioni duhet të hetohen urgjentisht.  “Ka disa hallka të Bankës Qendrore që duhet të investigohen. Mbi BSH nuk ka institucione të tjera. Se Banka e Shqipërisë është banka e bankave dhe përgjigjet para Parlamentit me atë raportin vjetor.
    Nëse ka kërkesë nga Parlamenti për një seancë shtesë shkoj paraqitet guvernatori. Guvernatori bën atë njoftimin një herë në muaj kur e ka grafikun, por nuk mjafton. Banka e Shqipërisë është institucion publik, janë lekët tona. Për 7-8 vitet e fundit BSH ka deklaruar fitim zero ose me humbje. Ça bën ajo, menaxhon paratë që vijnë nga bankat e nivelit të dytë. Ku mund të jetë korrupsioni në Bankën e Shqipërisë? Kryesore është korrupsioni me normat e interesit”, deklaroi Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha në studion e “MCN TV”. Por pas këtyre akuzave, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e SPAK për të hetuar aferën.
    Mashtrimi me piramidat online, Ceko: Luajnë 90 mijë shqiptarë, qarkullojnë mbi 5 milionë euro
    Ndërkohë më herët eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko për mashtrimin me piramidat online në vendin tonë, thotë se mungon informacioni ekonomik dhe digjital. Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se në këto platforma kanë qarkulluar rreth 5 milionë euro. Sipas tij, janë rreth 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, ku një pjesë investon dhe një pjesë vetëm luan. “Bursat që janë serioze, platformat që janë serioze, nuk të kërkojnë jo po ky është limiti, jo ky është gold, është një farë piramide. Për këto platforma thuhet se kanë qarkulluar diku te 5 milionë euro. Por unë mendoj se është më e madhe.
    Është e përhapur jo vetëm në Fier dhe Divjakë, por edhe në qytetet e mëdha, por nuk lokalizohen kollaj. Ka gati 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, jo investojnë, dhe humbasin përditë nga 30, 40, 50 euro. Këta që luajnë nuk janë ata që investojnë. Ai që luan është tjetër dhe ky që investon është tjetër. Të investosh në radhë të parë duhet të mësosh se si investohet në bursë. Varfëria, mungesa e informacionit, injoranca në fushën e digjitalizimit, i bën njerëzit që të bien pre. Shqiptarët e kanë vuajtur këtë punën e firmave piramidale dhe këtë nuk e kuptoj. Skemat Ponsi kanë qenë në Shqipëri në 1924, në luftën e dytë botërore dhe me radhë. Duhen mësuar njerëzit me financën, të paktën me njohuritë elementare ekonomike dhe digjitale”, nënvizoi z. Ceko.
    Reagon Banka e Shqipërisë
    Nga ana tjetër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi (dje) të mërkurën që ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e sotme për shtyp tha se Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit në kontroll. Ai vuri në dukje se konsumi i brendshëm, investimet dhe turizmi po mbështesin rritjen e ekonomisë. Bazuar në këtë konstatim, sipas tij, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1,5%; dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3,5%”.
    Sejko deklaroi se, informacioni i marrë në analizë sugjeron vijimin e trendeve pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik (punësim, paga) ndërsa inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme. Në aspektin financiar, vijoi ai, falë dhe politikës të kujdesshme monetare, kushtet e financimit mbeten akomoduese, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijon të zgjerohet më tej. Sipas tij, perspektiva e zhvillimit ekonomik në të ardhmen mbetet pozitive, e pasqyruar në parashikime që sugjerojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026. Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, deklaroi Sejko.

  • “Mbinxehja” e kredisë për individë, BSH mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

    “Mbinxehja” e kredisë për individë, BSH mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

    Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka lënë përsëri të hapur mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të saj.Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të tretë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se në tërësi, vazhdimësia e rritjes së kreditimit konfirmon vijueshmërinë e një cikli financiar pozitiv, që po zhvillohet me shpejtësi.Banka e Shqipërisë vëren se, krahas mundësive më të mira për akses në kreditim, këto zhvillime shoqërohen me rreziqet që lidhen me ruajtjen e aftësisë paguese të kredimarrësve, përqendrime në sektorë të caktuar dhe rënie të cilësisë së kredisë në sektorin bankar.Në këto kushte, me qëllimin për të moderuar ritmet e rritjes së kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë nivelin e normës së shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) në qershor 2024 dhe në dhjetor 2024, me nga 0.25%, në nivelin aktual prej 0.50%. Këto rritje të KUNC do të përmbushen përkatësisht në qershor dhe në dhjetor 2025.Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025.Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i këtyre masave po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre.Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së.Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e dytë vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.1 dhe 0.7 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës. Në tremujorin e dytë, ky raport ishte -3.53 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.8 pikë përqindje.Një zhvillim i rëndësishëm është kalimi i hendekut për segmentin “individë” në territor pozitiv për herë të parë që prej vitit 2009, duke reflektuar rritjen e qëndrueshme të kredisë për familjet. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë vlerëson se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.Nga ana tjetër, hendeku për segmentin “biznes” mbetet në territor negativ, por prirja e ngushtimit të tij, në terma tremujorë me 0.2 pikë përqindje dhe në terma vjetorë me rreth 2 pikë përqindje reflekton përmirësimin gradual të qasjes së bizneseve ndaj kredisë.Në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 065, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv dhe më të shpejtë të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por në terma vjetorë ritmi i rritjes së kësaj kredie është ngadalësuar.Indeksi i çmimit të banesave ka vijuar të shfaqë një rritje të ndjeshme, duke qëndruar mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Ky zhvillim tregon një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohet me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit.Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për tre tremujore radhazi. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por, sipas Bankës së Shqipërisë, mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit.Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH plan kundër ‘lekut në dorë’, Sejko: Digjitalizojmë pagesat, të formalizojmë ekonominë

    BSH plan kundër ‘lekut në dorë’, Sejko: Digjitalizojmë pagesat, të formalizojmë ekonominë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi në konferencë për media se po punohet edhe për një plan për reduktimin e parasë cash në ekonomi, që në fokus do të ketë digjitalizimin e pagesave. 
    “Banka e Shqipërisë është duke punuar për dixhitalizimin, modernizimi i sistemeve të pagesave që shkon paralel me uljen e nivelit të ekonomisë dhe objektivave të formalizimit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare”, tha Sejko. 
    Nga viti 2026 tha Sejko pritet të nisë edhe zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta që brenda vendit që përdoret edhe në Bashkimin Evropian. 
    “Një punë e madhe nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim ose me atë të bankës së Italisë po bëhet në një sistem të zbatimit të një sistemi pagesave të shpejta që quhet TIPS. Ky është një sistem i Bashkimit Evropian të cilin e përdor banka e Italisë dhe Shqipëria parashikon që ta zbatojë këtë sistem të njëjtë gjatë vitit 2026. Pra, zhvillimet në sistemet e pagesave, modernizimi i sistemeve, digjitalizimi i tyre parashikojmë një ulje të ndjeshme të përdorimit të cash-it”, tha Sejko. 
    Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se jashtë bankave në kulmin e sezonit veror qarkulluan më shumë se 4.6 miliardë euro, afro 598 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. për të frenuar përdorimin masiv të parasë cash në ekonomi qeveria planifikon t’i ‘bllokojë’ pagesat me para në dorë brenda vitit 2028. 

  • Lajm i mirë për emigrantët dhe familjet e tyre, ulen komisionet për dërgesat e parave

    Lajm i mirë për emigrantët dhe familjet e tyre, ulen komisionet për dërgesat e parave

    Nga Greqia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe apo Zvicra, bashkë me 42 vendet e tjera pjesë të Tregut Unik të Pagesave në Euro, shqiptarët që do të marrin para nga fëmijët apo të afërmit në emigrim nuk do të paguajnë më shumë se 3 euro komision.
    Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u shpreh: “Një lajm i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë është fakti se transferimet nga vendet e BE-së dhe ato pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro do të jenë shumë më të lira. Kjo do të thotë se shqiptarët që marrin para nga fëmijët apo të afërmit në emigracion nuk do të paguajnë më shumë se 3 euro komision. Kjo masë ul kostot për familjet dhe rrit transparencën në sistemin bankar, duke nxitur edhe formalizimin e remitancave”.
    Pas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, edhe guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko konfirmon planin për reduktimin e parasë “cash”, shkruan.
    “Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, mbështet planin për reduktimin gradual të parasë ‘cash’ në ekonomi. Ky proces do të ndihmojë në uljen e informalitetit, forcimin e sistemit financiar dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Shqipëria ka një potencial të madh për t’u përshtatur me teknologjitë e reja dhe për të ndjekur modelin e ekonomive europiane në këtë drejtim”, tha Sejko.
    Me ekonominë që ngadalësoi në tremujorin e dytë të vitit duke u rritur me vetëm 3.5 për qind, Banka Qendrore nuk parashikon ndonjë surprizë pozitive për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm.
    “Ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë u rrit me 3.5 për qind, një ritëm më i ngadalshëm se pritshmëritë. Ne nuk parashikojmë surpriza të mëdha për vitin e ardhshëm, por fokusi ynë mbetet stabiliteti i çmimeve dhe ruajtja e ekuilibrave makroekonomikë. Është e rëndësishme që rritja të bazohet jo vetëm te ndërtimi dhe turizmi, por edhe tek degët e tjera të prodhimit”, u shpreh Sejko.
    Me argumentin se politika fiskale aktuale i përgjigjet zhvillimeve në treg, Banka e Shqipërisë mbajti të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun.

  • Më pak para në dorë, më shumë pagesa digjitale. Banka e Shqipërisë prezanton planin kundër cash-it

    Më pak para në dorë, më shumë pagesa digjitale. Banka e Shqipërisë prezanton planin kundër cash-it

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi në konferencë për media se po punohet edhe për një plan për reduktimin e parasë cash në ekonomi, që në fokus do të ketë digjitalizimin e pagesave.
    “Banka e Shqipërisë është duke punuar për dixhitalizimin, modernizimi i sistemeve të pagesave që shkon paralel me uljen e nivelit të ekonomisë dhe objektivave të formalizimit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare”, tha Sejko.
    Nga viti 2026 tha Sejko pritet të nisë edhe zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta që brenda vendit që përdoret edhe në Bashkimin Evropian.
    “Një punë e madhe nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim ose me atë të bankës së Italisë po bëhet në një sistem të zbatimit të një sistemi pagesave të shpejta që quhet TIPS. Ky është një sistem i Bashkimit Evropian të cilin e përdor banka e Italisë dhe Shqipëria parashikon që ta zbatojë këtë sistem të njëjtë gjatë vitit 2026. Pra, zhvillimet në sistemet e pagesave, modernizimi i sistemeve, digjitalizimi i tyre parashikojmë një ulje të ndjeshme të përdorimit të cash-it”, tha Sejko.
    Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se jashtë bankave në kulmin e sezonit veror qarkulluan më shumë se 4.6 miliardë euro, afro 598 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. për të frenuar përdorimin masiv të parasë cash në ekonomi qeveria planifikon t’i ‘bllokojë’ pagesat me para në dorë brenda vitit 2028.

  • Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

    Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

    Gjatë periudhës, janar-qershor 2025, leku u mbiçmua kundrejt valutave kryesore, bën të ditur Banka e Shqipërisë.Sipas BSH-së, mbiçmimi i lekut ishte më i dukshëm në muajt prill-qershor, gjatë të cilëve vëllimi i flukseve valutore nga turizmi ishte më i lartë.
    Kursi lek/euro rezultoi mesatarisht 98,7 lekë për 1 euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, nga 99,1 lekë në gjashtëmujorin e kaluar dhe 102,3 lekë në gjashtëmujorin e njëjtë një vit më parë.
    Muajt e parë të vitit 2025 regjistruan një frenim të nënçmimit të mëtejshëm të monedhës evropiane, e cila në muajin mars u kuotua me mesatarisht 99,2 lekë.
    Megjithatë, presionet mbiçmuese të lekut në muajt pasues ndikuan në nënçmimin e kursit të euros, i cili në muajin qershor shënoi nivelin më të ulët historik prej 98,1 lekësh.
    Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë ka organizuar edhe një ankand të blerjes së valutës me afat tremujor. Në tremujorin e dytë të këtij viti Banka Qendrore bleu gjithsej 161,6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
    Nga këto, 122,1 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 72,7 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar.
    Më datë 9 maj të këtij viti, Banka e Shqipërisë rifilloi blerjet direkte të valutës në treg, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit me euron.
    Duke shtuar edhe 33,2 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin e parë 2025 ka arritur në 194,8 milionë euro.