Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionin e saj në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar optimist, dhe që mbështet rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskale. Por përtej këtyre aspekteve, Banka e Shqipërisë ka bërë 5 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, tek monitorimi i koncesioneve apo shpërndarja e shpenzimeve gjatë gjithë vitit. Banka qendrore ka ripërsëritur kërkesën për të rishikuar skemën e pensioneve, pasi plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet. “Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to.
Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin dhe mbështetjen e saj më të mirë, zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve nëpërmjet mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës dhe integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programit buxhetor në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian”, tha zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi në Komisionin e Ekonomisë. Po ashtu Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të monitorojë koncesionet pasi mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me kosto shtesë. “Për projektet e partneritetit publik privat, në buxhetin e vitit 2026 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit. Vlera totale e projekteve e PPP-ve në masën 27.1% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe është kufizuar shuma totale e shpenzimeve që do të përballohen nga buxheti në masën 5% të të ardhurave tatimore të vitit pasardhës.
Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, përsa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit”, tha Minxhozi. Kurse 3 rekomandimet e tjera kishin të bënin me realizimin e të ardhurave, uljen e informalitetit dhe shpenzimin e fondeve përgjatë gjithë vitit dhe jo duke u përqendruar në fundvit: Banka e Shqipërisë sugjeron që konsolidimi fiskal duhet të bazohet gjithnjë e më tepër në kahun e të ardhurave. Ky sugjerim faktorizon faktin se presionet për zgjerim të shpenzimeve publike, në kahun e skemës së pensioneve, në kahun e skemës së kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar investimet publike dhe ato në arsim, do të vijnë në rritje në të ardhmen; Banka e Shqipërisë mirëpret dhe inkurajon: (i) zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus uljen e evazionit fiskal, digjitalizimin e administratës tatimore dhe zgjerimin e bazës tatimore; dhe (ii) hartimin e një politike tatimore të qëndrueshme, të thjeshtë dhe koherente, që garanton stabilitet rregullator dhe parashikueshmëri për biznesin; Banka e Shqipërisë vijon të përsërisë sugjerimin për një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve gjatë vitit, në interes të shmangies së përqendrimit kronik të tyre në fundin e vitit. Po ashtu, ne inkurajojmë zhvillimin dhe adoptimin e një metodologjie standarde të vlerësimit të raportit kosto – përfitim për investimet publike, si një praktikë të vlefshme për shqyrtimin dhe miratimin e projekteve të reja.
Tag: banka
-

Pr/buxheti 2026, Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e skemës së pensioneve: Plakja e popullsisë, sfidë e madhe…
-

Buxheti 2026 diskutohet në Kuvend/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe “paqen fiskale” përdoreni rrallë
Maratona e diskutimeve për projektbuxhetin 2026 ka nisur këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë me një bojkot të komisioneve nga ana e opozitës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi buxhetin e vitit të ardhshëm duke e vënë theksin te mirëqenia dhe mbrojtja sociale me focus kryesor pensionet. Ndërsa bëri të ditur se paketa fiskale do të miratohet këtë javë në qeveri me 8 projektligjet më të rëndësishme.
“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro. Do të kemi zbatimin e paqes fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit.”, shprehet Petrit Malaj, ministër i Financave.
Ky projektbuxhet për Bankën e Shqipërisë duket optimist në aspektin e rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal. E ftuar për dhënie mendimi në komision, Banka Qendrore rekomandon rishikimin e skemës së pensioneve, monitorimin e kujdesshëm të koncesioneve.
“Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve”, thotë Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Bankës Së Shqipërisë.
Për PPP-të Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, për sa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit.”
Teksa opozita mungonte në diskutimet për buxhetin, deputetët socialist u ndalën në këtë buxhet tek rritja ekonomike dhe paqja fiskale.
“E gjithë paketa, paqja fiskale ka shifra minimale të efekteve në buxhet në krahun e të ardhurave. Mendoni se ka rezerva më të mëdha sa i takon të ardhurave në evazionin fiskal dhe formalizimin e ekonomisë
A e shikoni mosrealizimin e bxuhetit si risk shumë të madh për rritjen ekonomike të parashikuar ën atro nivele 4% e lartë”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
“Ne kemi folur edhe në kuadër të buxhetit të mëparshëm, ka nevojë për rishqyrtimin të shpenzimeve tatimore ose me fjalë të tjera, aplikimi i normave të diferencuara të sistemit tatimor për sektorët e ekonomisë të cilat kanë një ecuri dhe performancë të mire.
Për formalizimin absolutisht ka vend për përmirësim, domethënë ne konstatojmë në atë lexim të projektbuxhetit që kemi bërë, faktin që ka një përpjekje shtesë për hyrjen në formalizimin e ekonomisë, megjithëse praktika e paqes fiskale është diçka që duhet përdorur në mënyrë të rrallë, nuk është një instrument që mund të përdoret në vazhdimësi për këtë, po patjetër ekonomia shqiptare ka një nivel të lartë informaliteti, patjetër që mund të bëhet më shumë”, tha Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare Të Bankës Së Shqipërisë.
Projektbuxheti 2026 parashikon shpenzime deri në 8.9 miliardë euro me në fokus mbrojtjen sociale dhe infrastrukturën.Top Channel
-

BSH, pesë rekomandime për buxhetin/ Zv.Guvernatorja Minxhozi: Monitoroni PPP-të! Plakja e popullsisë…
Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionin e saj në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar optimist, dhe që mbështet rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskale.
Por përtej këtyre aspekteve, Banka e Shqipërisë ka bërë 5 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, tek monitorimi i koncesioneve apo shpërndarja e shpenzimeve gjatë gjithë vitit.
Banka qendrore ka ripërsëritur kërkesën për të rishikuar skemën e pensioneve, pasi plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet.
“Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin dhe mbështetjen e saj më të mirë, zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve nëpërmjet mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës dhe integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programit buxhetor në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian”, tha zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi në Komisionin e Ekonomisë.Po ashtu Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të monitorojë koncesionet pasi mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me kosto shtesë.
“Për projektet e partneritetit publik privat, në buxhetin e vitit 2026 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit. Vlera totale e projekteve e PPP-ve në masën 27.1% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe është kufizuar shuma totale e shpenzimeve që do të përballohen nga buxheti në masën 5% të të ardhurave tatimore të vitit pasardhës. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, përsa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit”, tha Minxhozi. -

‘Qeveria ndërton kulla, qytetarët jetojnë me qira’, Guxholli: Krimi i organizuar ka mbajtur në këmbë tregun e pasurive të paluajtshme
Në një kohë kur çdo çift i ri përballet me sfidën e madhe të sigurimit të një banese, Banka e Shqipërisë ka marrë një vendim që e vështirëson më tej këtë proces. Ashpërsimi i kushteve të kreditimit ka ngjallur një debat të gjerë mbi arsyet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje.
Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV shpjegon se ky vendim nuk është i rastësishëm, por një reagim i detyruar ndaj realiteteve shqetësuese të ekonomisë shqiptare.
Sipas saj, banka qendrore po përpiqet të kontrollojë rreziqet që vijnë nga një sektor ndërtimi i ‘infektuar’ nga paraja informale dhe aktivitete të paligjshme.
Ajo thekson se shumica e lëvizjeve në tregun imobiliar nuk vijnë nga kreditë për familjet e zakonshme, por nga prurjet e mëdha të parave me origjinë të dyshimtë, të cilat kanë mbajtur artificialisht të lulëzuar sektorin dhe kanë rritur çmimet në nivele të papërballueshme.
LEXO EDHE: Shtohen vështirësitë për familjet e reja: S’ka më kredi për shtëpi 100%
Kjo masë, ndonëse synon të mbrojë sistemin financiar, në praktikë penalizon qytetarët e ndershëm që kërkojnë të blejnë shtëpinë e tyre të parë.
Pjesë nga deklarata:
“Në fakt, Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur që merr dhe dhe mbështet…
Pra, duke qenë një institucion, ose si të thuash, një nga shtyllat e zhvillimeve makroekonomike, sepse merret me politikat monetare. Tashti Banka e Shqipërisë, duke parë zhvillimet ekonomike, ndërmerr ose përdor instrumenta dhe vendime për të orientuar ekonominë në një rrugë të qëndrueshme.
Unë them që Banka e Shqipërisë dha orientim për të për t’u forcuar dhënia e kredisë, sepse pa zhvillimet ekonomike.
Tashi këtu fillon problemi. Duke qenë se ekonomia jonë është një një ekonomi me përqindje të madhe informaliteti, duke qenë se në ekonominë tonë vepron krimi i organizuar që bën dhe pastrimin e parave, duke parë dhe eksperiencat e krizave të mëparshme, detyrohet të reagojë.
Pra, në këtë rast janë pikërisht zhvillimet në jetën reale, në ekonominë reale që detyrojnë të hysh në këto mekanizma.
Në qoftë se kujtojmë flluskat në Amerikë, të viteve 2008, atëherë menjëherë përmendemi dhe themi, u shiko se erdhi në fushën e pasurive të paluajshme.
Por ka një ndryshim të madh. Atje erdhi kriza në fushën e pasurive të paluajshme sepse ishte një kredidhënie e nxituar, e pabazuar dhe e nxitur nga përfitimet si bankë dhe personale e bankave të nivelit të dytë.
LEXO EDHE: Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare
Dhe mirëpo në Shqipëri kjo ka filluar të ndodhi po jo në ato përmasa si në Amerikë. Shumica e pasurive të paluajshme qarkullojnë dhe lëvizin si rezultat i futjes, i prurjes së madhe të parasë ilegale nga droga, nga korrupsioni dhe nga krimi.
Prandaj nuk janë shitjet apo si të thuash, lëvizjet e mëdhaja në pasuri të paluajshme si rezultat i kredive që jepen për ata njerëz të cilët nuk kanë një punë të qëndrueshme, nuk kanë pagë të madhe e tjerë e tjerë.
Por këtu është paraja e pistë e cila ka mbajtur kaq të lulëzuar sektorin e ndërtimeve.
Prandaj masat që janë marrë, si duket, i kanë bërë të shohin një lëvizje dhe në drejtim të kredive, mirëpo këto kredi që merren nuk mbështeten dot në të ardhura të qëndrueshme, sepse pagat tona janë të ulëta, më të ultat në Evropë dhe në rajon, sepse punët nuk janë të qëndrueshme, sepse emigracioni është i madh dhe ata që mund të kontribuojnë për të blerë shtëpi largohen e tjerë e tjerë.
Prandaj në këtë rast nuk e shigjetova shumë bankën, por shigjetova ekonominë dhe që të mundësohet procesi i shëndetshëm ekonomik dhe financiar është ose duhen ndërhyrje të qeverisë në shumë drejtime për të, të ndalojë paranë e pistë, të krijojë një ekonomi produktive, prodhuese, që të mundësojë punësimin dhe të mundësojë paga dinjitoze të vazhdueshme, të qëndrueshme për një kohë të gjatë e tjerë e tjerë”.
-

Banka e Anglisë i mban normat e interesit të qëndrueshme në 4%, ndërsa ekonomia tregon shenja ngadalësimi
Norma vjetore e inflacionit të çmimeve të konsumit në Mbretërinë e Bashkuar është 3.8%, pothuajse dyfishi i objektivit prej 2% të bankës.
Banka e Anglisë (BoE) e mbajti normën e saj bazë të interesit në 4% të enjten, kryesisht në përputhje me pritjet, ndërsa banka qendrore po përballet me një sfond inflacioni të fortë dhe rritjeje të ngadaltë.
Duke komentuar vendimin përfundimtar, politikëbërësit thanë se kushtet aktuale ekonomike nuk justifikonin një ndryshim.
Megjithatë, vendimi ishte i vështirë, pasi katër nga nëntë anëtarët e komitetit të politikës monetare votuan për një ulje prej 25 pikësh bazë. Guvernatori Andrew Bailey kishte votën vendimtare.
“Ndoshta nuk është çudi që ai ka ndjekur një qasje më të kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh që Mbretëria e Bashkuar vazhdon të vuajë nga inflacion më i lartë krahasuar me konkurrentët”, tha Lindsay James, stratege investimesh në Quilter.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha në një deklaratë: “Në vend që të ulja normën e interesit të Bankës tani, do të preferoja të pres dhe të shoh nëse qëndrueshmëria e deflacionit konfirmohet në zhvillimet e ardhshme ekonomike këtë vit.”
Rritja e çmimeve të konsumit në Mbretërinë e Bashkuar ishte 3.8% në shtator, ende shumë mbi objektivin prej 2% të Bankës së Anglisë. Megjithatë, Banka e Anglisë tha të enjten se inflacioni kishte arritur kulmin dhe se progresi në uljen e inflacionit bazë po vazhdonte.
Në të njëjtën kohë, shifrat mbi pagat dhe punësimin tregojnë një treg pune në zbutje. Analistët thonë se kombinimi i inflacionit më të ngadaltë dhe të dhënave më të dobëta të punësimit ka rritur pritjet se normat e interesit mund të ulen në muajt e ardhshëm.
Banka gjithashtu theksoi sfidat e mundshme nga pasiguritë globale dhe shtrëngimi fiskal i ardhshëm, duke sugjeruar se çdo lëvizje në normat e interesit do të ishte e kujdesshme.
Sipas James të Quilter, vendimi i Bankës së Anglisë vjen si një goditje për Kancelaren e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves, e cila pritet të përcaktojë rritjen e taksave në buxhetin e saj më 26 nëntor.
“Me një sërë rritjesh të reja taksash që po vijnë, Kancelarja do të donte të kishte qenë në një pozicion ku normat ishin nën 4%”, tha James. Qeveria do të dëshirojë të stimulojë ekonominë, shtoi ajo, por do të duhet ta balancojë këtë me ambicie për përmbajtje fiskale.
Në dritën e sfidave me të cilat përballet ekonomia britanike, analistët presin që të ketë më shumë ulje të normave të interesit në muajt në vijim.
-

Banka e Shqiperise e thotë troç/ Çmimet e shtëpive do bien frikshëm në Tiranë, ja çfarë pritet në muajt në vijim
Banka e Shqipërisë ka publíkuar rezùltatet e vrojtimit mujor të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, ku vërehet se sektori i ndërtimit po shfaq sinjale stabilizími dhe pritshmëri për ùlje të çmimeve në muajt e ardhshëm.
Sipas raportit, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) është rritur me 2.4 píkë përqindje në tetor, duke qëndruar rreth 15 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja është ndikuar si nga vlerësimet më pozítive për aktivitetin ndërtues áktual, ashtu edhe nga rritja e nivelit të porosive të reja. Megjíthatë, Banka thekson se pritjet për çmímet në të ardhmen janë ulur, çka tregon një tendencë drejt stabilizimit ose rënies së çmimeve në tregun e ndërtimit. -

Shqiptarët “fshehin” paratë në banka, jo në biznese, ekspertët paralajmërojnë pasojë për ekonominë
Në Shqipëri ku çmimet e ushqimeve janë zakonisht më të larta se vendet e tjera të rajonit ndërsa pagat më të ulëta, qytetarët janë në gjendje të kursejnë gjithmonë e më shumë para, muaj pas muaji.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve deri tani në lekë dhe valutë kanë arritur në 1.45 trilionë lekë, nga 1.33 trilionë që ishin një vit më parë.
“Kjo do të thotë që vetëm një pjesë e vogël e popullatës, rreth 23-24%, e kanë këtë 15 miliardë euro kursime nëpër banka, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë do duhet t’ja dalin muaj pas muaji. Pra të varfër me një popullatë të madhe me një pjesë të vogël që nuk kanë ku çojnë lekët”, shprehet Ergis Sefa, ekspert ekonomie.
Ndërkohë që 3/4 qytetarë presin të dali paga për të përballuar kostot e jetesës pjesa tjetër preferojnë t’i mbajnë paratë nëpër banka pa i shfrytëzuar në investime që mund të sjelli një efekt pozitiv zinxhir për ekonominë.“Kjo është një shenjë mungese e tregjeve të kapitaleve të mirëfillta. Sepse ne kemi kaq shumë kursime, kemi dhe kompani që po na rriten dhe të ardhura për frymë sipas PBB-së që janë gjithmonë e më të larta, por nga ana tjetër përveç letrave me vlerë të qeverisë nuk ka një treg të mirëfilltë kapital që qytetarët shqiptarë të investojnë në kompani dhe biznese shqiptare”, thotë Sefa.
Nga ana tjetër të dhënat e Bankës së Shqipwrisw tregojnw që kursimet në euro gjithashtu kanë patur një rritje edhe pse zhvlerësimi i euros ndaj lekut po “thellohet” gjithmonë e më shumë. -

Shqiptarët shtojnë kursimet, depozitimet në banka u rritën, ekspertët: Nuk duan t’i investojnë
Në Shqipëri ku çmimet e ushqimeve janë zakonisht më të larta se vendet e tjera të rajonit ndërsa pagat më të ulëta, qytetarët janë në gjendje të kursejnë gjithmonë e më shumë para, muaj pas muaji.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve deri tani në lekë dhe valutë kanë arritur në 1.45 trilionë lekë, nga 1.33 trilionë që ishin një vit më parë.
“Kjo do të thotë që vetëm një pjesë e vogël e popullatës, rreth 23-24%, e kanë këtë 15 miliardë euro kursime nëpër banka, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë do duhet t’ja dalin muaj pas muaji. Pra të varfër me një popullatë të madhe me një pjesë të vogël që nuk kanë ku çojnë lekët”, shprehet Ergis Sefa, ekspert ekonomie.
Ndërkohë që 3/4 qytetarë presin të dali paga për të përballuar kostot e jetesës pjesa tjetër preferojnë t’i mbajnë paratë nëpër banka pa i shfrytëzuar në investime që mund të sjelli një efekt pozitiv zinxhir për ekonominë.
“Kjo është një shenjë mungese e tregjeve të kapitaleve të mirëfillta. Sepse ne kemi kaq shumë kursime, kemi dhe kompani që po na rriten dhe të ardhura për frymë sipas PBB-së që janë gjithmonë e më të larta, por nga ana tjetër përveç letrave me vlerë të qeverisë nuk ka një treg të mirëfilltë kapital që qytetarët shqiptarë të investojnë në kompani dhe biznese shqiptare”, thotë Sefa.
Nga ana tjetër të dhënat e Bankës së Shqipwrisw tregojnw që kursimet në euro gjithashtu kanë patur një rritje edhe pse zhvlerësimi i euros ndaj lekut po “thellohet” gjithmonë e më shumë. -

Banka e Greqisë: Problemi i strehimit po përkeqësohet
Çmimet e banesave nuk po tregojnë shenja ngadalësimi pasi furnizimi nuk arrin të përmbushë kërkesënProblemi i strehimit në Greqi po përkeqësohet ndjeshëm, vlerëson Banka e Greqisë në raportin e saj të fundit për stabilitetin financiar, duke theksuar se kostot e strehimit si përqindje e të ardhurave të disponueshme arritën në 35.5% në vitin 2024.Kjo lidhet me rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave, të kombinuara me barrën fiskale mbi pasuritë e paluajtshme dhe kostot më të larta të mirëmbajtjes.Banka e Greqisë flet për “fillimin e një grumbullimi të rreziqeve sistemike ciklike” për ekonominë, pa ngritur megjithatë shqetësime serioze për stabilitetin financiar, veçanërisht duke pasur parasysh nivelin ende të ulët të kredive për banesa.Sipas të dhënave përkatëse, disbursimet e kredive hipotekore arritën në 819 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 38% krahasuar me një vit më parë, kur shifra përkatëse ishte 593 milionë euro.Një përqindje e konsiderueshme e kërkesës vendase lidhet me blerjet pa ndërmjetësimin e bankave, pra pa huamarrje bankare. Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, disbursimet e reja të kredive për banesa, edhe me kontributin e programit “Shtëpia Ime II”, mbeten shumë të ulëta në krahasim me periudhën para krizës financiare.Kjo ndodh megjithëse që nga 1 janari 2025 kriteret e kreditimit janë zbutur, duke lejuar financim deri në 90% të vlerës së pasurisë për banesën e parë (dhe deri në 80% për banesat e tjera).Sipas Bankës së Greqisë, prirja e çmimeve në tregun e banesave në vend ende nuk tregon shenja ngadalësimi dhe pritet të vazhdojë të rritet edhe në periudhën në vijim, për sa kohë që kërkesa nga tregu vendas dhe ajo e huaj mbetet e fortë, ndërkohë që oferta e banesave të disponueshme mbetet e kufizuar.Sa i përket ofertës, banka qendrore thekson se “niveli i ulët i ofertës në raport me kërkesën është pasojë e shfrytëzimit investues të banesave, tërheqjes nga tregu të pasurive që mbulojnë kreditë me probleme dhe që priten të dalin në ankand, si dhe reduktimit të ndjeshëm të ndërtimit të banesave të reja gjatë periudhës 2010–2020, çka nuk ka lejuar plotësimin normal të stokut të banesave.” Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.