Tag: banka

  • 1 miliard euro u blenë në 2024! U rritën rezervat valutore, por nuk e ndihmuan siç duhet kursin e këmbimit

    1 miliard euro u blenë në 2024! U rritën rezervat valutore, por nuk e ndihmuan siç duhet kursin e këmbimit

    Banka e Shqipërisë tërheq çdo vit një sasi të konsiderueshme të euros nga tregu valutor.

    933 milionë euro ose gati 1 miliardë euro janë tërhequr nga tregu shqiptar në 2024 nga ky institucion. Duke shënuar kështu një rekord historik. Por a e ndihmoj kjo masë zhvlerësimin e euros në vitin që lamë pas?
    Ekspert i ekonomisë Adrian Civici analizon dhe situatën nëse kjo masë  ndihmoj në stabilizimin e zhvlerësimit te euros në vitin që lamë pas.
    “Kjo është politika dhe strategjia e Bankës për të shtuar rezervën valutorë dhe për të qenë e gatshme dhe më e përgatitur nëse do të ketë goditje të natyrës makrofinanciare, nëse do ketë ndonjë krizë. Apo nëse kursi këmbimi  mund të kthehet në një faktor destabilizues sa i përket ekuilibrit financiar dhe monetar të vendit, rezerva valutore është një instrument i mirë për ti amortizuar këto goditje”, shprehet Adrian Civici, ekspert ekonomie.
    Rezerva valutore e cila përfshin të gjitha aktivet e shprehura në monedhë të huaj, në pjesën më të madhe mbahet në investime afatgjata si letrat me vlerë të borxhit, me shuma relativisht më të vogla në forma të tjera si ari monetar dhe SDR (të drejtat speciale të tërheqjes).
    “Përdoret nëse cekuilibrohet ekuilibri financiar dhe monetar i vendit, për të balancuar bilancin e pagesave ose edhe për të qetësuar kursin e këmbimit”, shton ai.
    Ndonëse u tërhoq një sasi e konsiderueshme nga tregu në 2024, Euro vijoj të qëndronte nën nivelin e 100 lekëve.
    Ndërsa rezerva valutore vijon të rritet në vlera rekord teksa në muajin shkurt preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte në shkurt 2024.
    TABELA 1
    BLERJET E VALUTËS NË 2024
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    933 mln euro
     
    TABELA 2
    NIVELI I REZERVËS VALUTORE
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    6.9 MLD EURO
    +25.4%

    Top Channel

  • Kujt i duhet BKT, përveç Sehyanit dhe Çalikut?

    Kujt i duhet BKT, përveç Sehyanit dhe Çalikut?

    Kujt i duhet BKT, përveç Sehyanit dhe Çalikut?

    Nga Klodian Tomorri

    Bankat janë institucione thelbësore për ekonominë për dy arsye. Së pari, ato u mundësojnë qytetarëve një vend të sigurtë për të ruajtur kursimet e tyre dhe së dyti ofrojnë kredi për të nxitur aktivitetin ekonomik. Me pak fjalë, përmes ndërmjetësimit financiar, bankat luajnë një rol kritik në shpërndarjen e burimeve, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të një vendi. Dhe sa më e madhe të jetë një bankë, aq më jetik është ky rol në një ekonomi.

    Në Shqipëri, banka më e madhe është Banka Kombëtare Tregtare. E themeluar në vitin 1993 nga bashkimi i Bankës Tregtare të Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare Shqiptare, BKT u privatizua 7 vite më vonë. Në vitin 2000 Parlamenti miratoi shitjen e saj tek një konsorcium ndërkombëtar i përbërë nga Kentbank, IFC dhe BERZH. Në vitin 2009, të gjitha aksionet e BKT përfunduan në dorën e grupit turk çalik.

    Në fund të vitit të kaluar, asetet totale të BKT arritën në 5.2 miliardë euro duke përbërë 24.5 për qind të totalit të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri. Paralelisht ajo është grumbulluesja më e madhe e depozitave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, BKT ka 435 miliardë lekë depozita aktualisht ose 25 për qind të të gjitha kursimeve që qytetarët shqiptarë mbajnë në sistemin bankar.

    Por pavarësisht se është banka e parë për nga asetet, kapitali dhe depozitat, BKT ka një anomali të madhe. Kjo është një bankë që nuk krediton.

    Sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, BKT kishte në total vetëm 103 miliardë kredi të dhëna për bizneset dhe qytetarët duke qenë banka e katërt në vend për nga kredia. Dhe anomalia e madhe zbulohet më mirë nga një tregues tjetër. Ky është raporti mes kredive dhe depozitave. Aktualisht BKT ka një raport kredi/depozita prej më pak se 24 për qind. Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë depozita që u merr qytetarëve, banka krediton më pak se 24 lekë për ekonominë.

    Ky tregues është dy herë më i ulët se sa mesatarja e raportit kredi/depozita në rang kombëtar. Dhe nëse krahasohet me bankat e tjera më të mëdha të ekonomive fqinje apo vendeve të zhvilluara perëndimore është disa fish më i ulët. Por ku i çon BKT depozitat e qytetarëve?

    Përgjigja është shumë e thjeshtë. Në bonde. Në fund të vitit të kaluar, BKT kishte një portofol investimesh në letra me vlerë prej 325 miliardë lekësh. Pra 75 për qind e depozitave të BKT shkojnë për të blerë bono të qeverive. Një pjesë e madhe e tyre jashtë vendit duke financuar borxhin e qeverive të huaja.

    Kjo nuk është e paligjshme, por është një anomali shumë e madhe. Me këta tregues, BKT funksionon si një faktor frenues i ekonomisë shqiptare. Ose në rastin më të mirë nuk bën ashtu siç duhet rolin që duhet të ketë në financimin e ekonomisë.

    Me pak fjalë e gjithë filozofia e menaxhimit të BKT-së është kjo. Merr depozita nga qytetarët dhe gjuaj për bono me maturitete, të cilat ofrojnë interesa më të lartë. Gjuetia e maturiteteve.

    Në pamje të parë, ky mund të duket një menaxhim i përgjegjshëm që investon vetëm në asete të sigurta. Por kjo nuk është e vërtetë domosdoshmërisht. Tre vjet më parë, ky menaxhim e çoi BKT-në në prag të tronditjes. Mbajtja e portofoleve të mëdha të bonove, krijon telashe të mëdha financiare kur rriten interesat. Kjo pasi, rritja e interesave ul çmimin e letrave me vlerë, duke prekur rrjedhimisht vlerën e aseteve, por mbi të gjitha treguesit e kapitalit.

    Tre vjet më parë, BKT u fal. Ky ishte një fat që nuk e patën Silicon Valley Bank dhe Silvergate Bank në Shtetet e Bashkuara, të cilat ashtu si BKT flirtuan fort me investimet në letra më vlerë. Atje rregullatori vendosi t’i çonte në falimentim. Këtu bëri mirë që e fali.

    Por pyetja që shtrohet është; kujt i duhet BKT përveç aksionerëve, të cilëve u çon minimalisht 50 milionë dollarë divident në vit?

    Kjo përgjigje është e vështirë. Normalisht banka më e madhe e vendit ka të paktën detyrimin moral të ndërmjetësojë dhe të financojë ekonominë. Jo të luajë xhepistash me mashtruesit e mikrokredive duke zhvatur qindarkat e hallexhinjve.

    Dhe ironia e fatit qëndron në faktin se herë pas here BKT merr edhe çmime si banka më e mirë në Shqipëri./ Kapitali.al

  • Pikiata e euros/ Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu 932 milionë euro në 2024 për stabilizimin e kursit

    Pikiata e euros/ Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu 932 milionë euro në 2024 për stabilizimin e kursit

    Banka e Shqipërisë ka tërhequr rreth 932 milionë euro  nga tregu valutor gjatë vitit të kaluar me qëllimin kryesor  stabilizimin e kursit të  monedhës evropiane  por dhe rritjen e rezervës valutore. Nësë bëjmë një krahasim me vitet e kaluara blerjet e monedhës europiane rezultojnë në rekorde historike por  përsëri kjo nuk ka dhënë efekte të dukshme  në stabilizimin e  kursit.Në 2024 euro e ka nisur vitin në vlerën e 104 lekëve për të zbritur më pas në pjesën e dytë të vitit në nivelin e 98 lekëve.
    Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në total gjatë vitit të kaluar u blenë 932.8 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit dysheme të kursit dhe vetëm  283.8 milionë euro ishin për të rritur rezervën valutore .Në total gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë ka realizuar 20 ankande për blerjen e monedhës europiane.Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet që numri i ankandeve të jetë 22 dhe po ashtu edhe  vlera pritet të jetë më e lartë  e parashikuar midis  270-350 milionë euro.
    Edhe vlera e rezerves  valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord . Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në muajin shkurt të këtij viti  preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte një vit më parë. Ky nivel u ndikua nga blerjet e sasisë së valutës në treg nga Banka Qendrore për efekt të rezervës valutore por njëkohësisht edhe si një masë për  të mbajtur stabël nivelin e kursit të këmbimit.

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë

    Top Channel

  • Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim

    Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim

    Kriza e euros do të ishte më e thelle nëse Banka e Shqipërisë, nuk do të kishte ndërhyrë në treg duke blerë valutë. Një eur këmbehet aktualisht afro 98 lekë, me rënie mbi 8% krahasuar me vjet, por situata thotë Banka qendrore do të ishte më problematike nëse s’do kishin blerë ata valutë në treg.
    “Në vijim të flukseve të bollshme hyrëse të valutës, kursi i këmbimit të Lekut vijoi të mbiçmohet ndaj valutave kryesore gjatë periudhës, por shpejtësia e mbiçmimit u ngadalësua, edhe për shkak të blerjeve të valutës nga ana e Bankës së Shqipërisë”, thotë banka në raportin gjashtëmujor të stabilitetit.
    Për të stabilizuar kursin, banka ka tërhequr nga tregu në gjashtëmujorin e parë të vitit 137.6 milionë euro por nuk arriti të ndalonte zhvlerësimin e monedhës evropiane përballë lekut.
    Banka e Shqipërisë planifikon të blejë deri në fund të vitit të paktën edhe 196 milionë euro për të rritur rezervën valutore, pasi ka si objektiv që brenda vitit blerja për këtë qëllim të jetë 330 milionë euro, ndërkohë që nga janari deri në qershor ajo bleu për rritjen e rezervës 134.2 milionë euro.
    Përballë fluksit të euros që po vjen nga turizmi, investimet, remitancat dhe paraja informale, monedha evropiane është në ditët e saj më të vështira. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve euro është zhvlerësuar me 8% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kohë kur një euro kushtonte 106 lekë.
    Euro ka dëmtuar por edhe favorizuar!
    Institucionet thonë se shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros por edhe të dollarit është turizmi, dhe fluksi i lartë i prurjeve valutore, si nga investimet ashtu edhe nga remitancat.
    Fituesit e zhvlerësimit
    Ky zhvlerësim i lekut për buxhetin e shtetit, bizneset e qytetarët ka avantazhe e disa avantazhe. Ka ndikim pozitiv në shlyerjen e borxhit në valutë, pasi këstet e kthimit janë më të lira, pasi konvertimi i euros në lekë është shumë më i ulët. Pra nëse vjet një këst prej 1000 euro kushtonte 106 mijë lekë, këtë vit kësti prej 1000 euro kushton 98 mijë lekë. Pra qeveria paguan më pak për të shlyer borxhin në valutë, dhe vetëm si rezultat i zhvlerësimit të monedhës evropiane Ministria e Financave deklaroi se borxhi publik për periudhën 2021-2023, ka rënën me 5.4% vetëm prej zhvlerësimit të euros e dollarit.

    I njëjti efekt pozitiv është edhe për qytetarët që kanë kredi në euro, kësti i tyre vlen më pak kur e këmben në lekë. pozitivisht do të ndikonte edhe në pagesat e qirave në euro, nëse tregu do të ishte i formalizuar. Po ashtu kanë përfituar edhe importuesit pasi kanë blerë të njëjtën sasi malli me më pak lekë. Ndikim pozitiv ky zhvlerësim duhet të kishte dhënë edhe në uljen e çmimeve për mallrat e importuara, duke nisur që nga karburanti e deri tek produktet ushqimore.
    Humbësit e zhvlerësimit
    Zhvlerësimi i euros godet eksportuesit pasi për të njëjtin sasi malli që shesin jashtë vendit fitojnë më pak pasi këmbimi euro në lekë është shumë më i ulët se vjet. Qytetarët që kanë të ardhurat në euro po ashtu humbasin pasi përfitojnë më pak lekë, e po ashtu humbin edhe nga remitancat që ju sjellin të afërmit e tyre, pasi për një dërgesë prej 1000 euro, ata marrin vetëm 98 mijë lekë kur i konvertojnë.
    Humbet edhe buxheti i shtetit pasi fiton më pak para nga të importet, për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza. Përtej ndërhyrjeve në kursin e këmbimit duke blerë sasi eurosh, Banka e Shqipërisë thotë se duhet të merren masa për të kufizuar përdorimin e euros në ekonominë vendase. Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu është përgjigjur më herët për Report TV, Banka e Shqipërisë Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro. Sipas bankës synimi është ndalimi veçanërisht i transaksioneve të brendshme individ-individ, individ-biznes apo biznes-biznes, për blerje me pakicë dhe në vlerë të vogël ku pagesa në euro është e panevojshme.

  • Banka e Shqipërisë bleu një rekord prej 933 milionë eurosh vitin e kaluar

    Banka e Shqipërisë bleu një rekord prej 933 milionë eurosh vitin e kaluar

    Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.Publikimi i shifrave të detajuara të Bankës së Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun valutor jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.Kursi mesatar i këmbimit euro lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.Nëse në vitin 2023 forcimi i lekut mund të shpjegohej me përmirësimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente, për vitin 2024 ky faktor zor se e shpjegon forcimin e lekut në këto përmasa. Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar dhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023.Deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen.Burimi: Banka e Shqipërisë   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë

  • Planet për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj: Do garantojë zhvillim, kemi sektorë të nënfinancuar

    Planet për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj: Do garantojë zhvillim, kemi sektorë të nënfinancuar

    Banka Shqiptare e Zhvillimit është organi i ri që qeveria shqiptare shpreson se do të garantojë zhvillimin ekonomik dhe të ndihmojë ata sektorë të cilët tani shihen në pozitë të vështirë nga sektori bankar.
    E ftuar në studion e emisionit “Ekspres” në RTSH 1, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, sqaroi se Banka do të ngrihet me kapital 100 për qind shtetëror.
    Projektligji u miratua javën e kaluar nga Kuvendi dhe financimet e Bankës do të kenë prioritet bizneset që përfshihen në vepra infrastrukturore, eksporte apo projekte strategjike për ekonominë.
    “Ligji parashikon që 51 për qind të jetë kapital shtetëror dhe pjesa tjetër mund të mbahet nga institucionet ndërkombëtare financiare, ose edhe kombëtare. Në fillimet e saj kapitali do të jetë 100 për qind shtetëror, pasi banka do të strukturohet, duhet të formatohet, të marrë personat në punë, të bëjë investimet për sistemet në mënyrë që të jetë operativë dhe të tërheqë kapital nga aksionerët e jashtëm.
    Kapitali fillestar është 100 milionë euro, i cili shpërndahet në këste. Sipas ligjit, ky kapital do i paguhet Bankës në krye të katër viteve, kohë e mjaftueshme për t’u parashikuar nga buxheti,” sqaroi ministrja Ibrahimaj.
    Sipas shefes së dikasterit për sipërmarrjen, Shqipëria ka aktualisht disa sektorë të nënfinancuar.
    “Ne ndodhemi në një moment historik në të cilin kemi një normë të rritjes ekonomike, e cila varion në 3,3–3,4 për qind. Në mënyrë që rritja të vijojë e qëndrueshme duhet që të ketë investime publike, që janë të kufizuara nga tavanet buxhetore, por edhe investimet private. Shqipëria mbetet ende një nga ato vende që kanë normën e kreditimit ndaj PBB-së më të ulët se vendet e tjera të rajonit.
    Natyrisht që bankat nuk u japin kredi sektorëve me risk të lartë dhe për këtë arsye themelohet ky entitet, një sh.a., i cili do të bashkëpunojë me sistemin bankar për të marrë një pjesë të riskut në mënyrë që kreditimi të nxitet,” tha ministrja e Shtetit.
    Ibrahimaj tregoi edhe planet se kur mund të nisë punën Banka me kreditimin e ekonomisë.
    “Unë uroj që brenda këtij viti të jetë e mundur për buxhetin e shtetit që të ketë një kapital për Bankën, në mënyrë që të regjistrohet dhe të rekrutojë njerëz. Sipas një plani biznesi që kemi përgatitur në bashkëpunim me një entitet simotër në Itali, Cassa Depositi e Presti, ne parashikojmë që gjatë vitit 2026 të kemi produkte të reja të garancisë, të cilat do të lëvrohen nëpërmjet sistemit bankar. Në vende të shumta të botës këto lloje bankash kanë qenë shumë efektive qoftë në drejtimin e zhvillimit ekonomik, por edhe në drejtim të përthithjes së fondeve ndërkombëtare dhe kryesisht të fondeve të Bashkimit Europian.
    Nuk bëhet fjalë që të financohen kompani që janë të pafinancueshme, informale apo kompani që nuk kanë një plan biznesi afatgjatë. Bëhet fjalë që të suportohen ato kompani që e kanë një perspektivë, por në afatshkurtër ndoshta kanë një lloj problematike. Kemi sektorë të ndryshëm, si bujqësia apo manifaktura, që në vitet e fundit, për shkak të forcimit të lekut dhe të ekonomisë shqiptare, kanë pasur një goditje në nivel të ardhurash, pasi i kanë pasur në euro, por kanë një plan biznesi solid, kanë investime të kryera, persona të marrë në punë.
    Individët nuk do të kreditohen. Do të kreditohet sektori privat dhe Banka nuk operon me sportelet e veta, por nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Pra, kjo Bankë do të krijojë produkte kursimi të cilat do të mblidhen nëpërmjet Postës Shqiptare dhe produktet e kursimit do u drejtohen individëve. Sigurisht duke u siguruar që të mos bëjmë konkurrencë me sektorin bankar, pasi nuk është qëllimi që të tërhiqen depozitat nga sektori bankar dhe të shkojnë në produkte kursimi të kësaj Banke, por të aksesojmë ato targetgrupe të paaksesuara nga sektori bankar dhe në këtë formë sigurojmë rritjet të likuiditetit dhe rrisim edukimin financiar, nga ana tjetër,” deklaroi ministrja Ibrahimaj në bisedë me gazetarin Nolian Lole.