‘Kredi për pak minuta’, ‘merr një kredi të re për të shlyer të vjetrën me interesa më të mira’ apo ‘kape ofertë për kredi të shpejtë’, janë disa prej reklamave më të përhapura të shoqërive jo-banka, si një ftesë për të tërhequr sa më shumë qytetarë e biznese drejt tyre. Për këto oferta ‘joshëse’, do të ketë një kufizim e kontroll më të shtuar. Banka e Shqipërisë ka nisur diskutimet me shoqëritë e sektorit jobankar, për të rritur transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare. Një nga ndryshimet që pritet të ndërmerret gjatë këtij viti ka të bëjë pikërisht me reklamat e produkteve që këto institucione bëjnë, dhe sesa transparente ato janë. Kështu synohet të rritet më shumë mbrojtja e konsumatorëve. “BSH po diskuton me industrinë një numër ndryshimesh në lidhje me transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare.
Kështu, do të përcaktohen elementët që duhet të konsiderohen nga subjektet për reklamat e produkteve dhe shërbimeve bankare e financiare”, thuhet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë. Po kështu do të ketë edhe ndryshime të tjera në rregulloren për kreditë konsumatore dhe hipotekore që zbatohet për shoqëritë jo-banka në mënyrë që të ulen edhe më tej normat e interesit. “Banka e Shqipërisë po asistohet nga Banka Botërore në lidhje me një reduktim të mëtejshëm të normave të interesit dhe një përafrim të akteve të BE-së për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, thuhet në raport.
Prej vitit 2021 kur u hartua rregullorja për normat maksimale të interesit, Banka e Shqipërisë thotë se i ka ulur me 4 herë interesat për kreditë konsumatore. Në fund të vitit të shkuar banka e Shqipërisë miratoi ndryshime të tjera për këtë sektor ku u specifikua se nuk do të jepej kredi për personat nën 18 vjeç, nuk do të miratohen hua pa u bërë më parë një analizë financiare e kredimarrësit për tu siguruar për aftësinë e tij paguese, kufizime u caktuan edhe për fashën orare për dhënien e kredive (jo kredi nga ora 22.00 deri në 7 të mëngjesit).
Një qytetar nuk mund të ketë më shumë se 2 kredi konsumatore në të njëjtin institucion jo-bankë në të njëjtën kohë si edhe nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie dhe ndaj personave të cilësuar me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto ndryshime po ndërmerren pas skandalit me mikrokreditë ku qindra qytetar u mashtruan, ju rritën detyrimet në shkelje nga MCA e Final dhe humbën pronat e tyre.
Tag: banka
-

Reklamat e mikrokredive “në lupë”, Banka e Shqipërisë paralajmëron kufizim dhe kontroll më të shtuar
-

Kreditë me probleme në nivelin më të ulët, arrijnë në 4.06%, ndikuan aftësia paguese dhe shtrëngimi i kushteve nga bankat
Rritja e aftësisë paguese të qytetarëve, niveli i jetesës por dhe shtrëngimi i kushteve nga ana e bankave, kanë ndikuar në rënien e raportit të kredive me probleme për muajin shkurt.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e renditën këtë tregues në 4%, duke rënë me 0.6% krahasuar me shkurt 2024.
Ky është niveli historik më i ulët në dy dekadat e fundit, teksa tregon se nga viti në vit aftësia paguese e qytetarëve por dhe bizneseve kundrejt detyrimeve që kanë ndaj bankave është përmirësuar.
Ndërsa në 2 vitet e fundit niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë është ai i arritur në muajin korrik 2024 në 4.72%.
Kreditë e këqija krijohen kur ekonomia nuk performon siç duhet, kur ka probleme të konsumit, investimeve etj. Por nga ana tjetër edhe kur banka nuk respekton kushtet ose operon në kushte korruptive.
Ndonëse bankat janë treguar më të kufizuara në dhënien e kredive, ekspertët ngrenë shqetësimin e informalitetit. Pasi shtrëngimi i huadhënies, rritja e nr. të dokumenteve por dhe zgjatja në kohë inkurajon individët në tregun informal të kredisë.
Në vlerë kreditë e klasifikuara me probleme në fillimvit arriti në 341 milionë euro. Ndërsa totali i kredisë së dhënë për ekonominë në fund të janarit ishte 8.4 miliardë euro.
TABELA 1
KREDITË ME PROBLEME
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
Shkurt 2023 5.16%
Shkurt 2024 4.69%
Shkurt 2025 4.06%
TABELA 2
KREDITË ME PROBLEME NË KORRIK
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
4.72%
TABELA 3
RAPORTI I KREDIVE
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
Kredia për ekonominë 8.4 mld euro
Kreditë me probleme 341 mln euro
Top Channel
-

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA.
Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.
Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s.
Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.
Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.
Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA.
Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.
Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë.
-

Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, hiqen 24 licenca
Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka revokuar 24 licenca të agjencive të këmbimit valutor. Ky treg është sektor me risk të lartë për pastrim parash, dhe për pasojë Banka Qendrore ka rritur edhe numrin e kontrolleve. Inspektime, janë kryer edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka ndëshkuar me gjoba disa subjekte. Nga ana tjetër edhe interesi për të investuar në bizneset që shesin dhe blejnë para, nuk ka munguar, pasi me dhënien e 22 licencave të reja, numri i pikave të këmbimit valutor ka arritur në 642.
Biznesi EX-CHANGE në Shqipëri po bëhet fitimprurës, për shkak të valutës së lartë që qarkullon nga prania e shtuar e tursitëve dhe përdorimit në rritje të euros si monedhë me të cilët mund të blihet dhe shitet lirisht në treg. Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë këmbyer rreth 12 mld euro, shumë e cila ka tejkaluar vitet parardhëse, kur këmbeheshin 5 deri në 7 mld euro. -

“Rokadë” te bankat sistemike: del OTP, kthehet Intesa Sanpaolo
Banka e Shqipërisë ka përditësuar në fund të muajit mars listën e bankave me rëndësi sistemike dhe shtesat e posaçme në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit që këto banka duhet të përmbushin.Në vendimin e këtij viti, Banka Qendrore ka vendosur të nxjerrë nga lista e bankave me rëndësi sistemike Bankën OTP Albania, ndërsa në listë është rikthyer Banka Intesa Sanpaolo Albania. Në listë janë konfirmuar tre bankat e tjera më të mëdha, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Raiffeisen Bank Shqipëri.Bankat me rëndësi sistemike janë subjekt i shtesave të posaçme në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Në vendimin e këtij viti, shtesa e posaçme sistemike për BKT është ulur në 1%, nga 1.5% që kishte qenë një vit më parë. Për Credins dhe Raiffeisen, shtesa sistemike do të qëndrojë në nivelin 1%, ndërsa për Intesa Sanpaolo kjo shtesë do të jetë në masën 0.5%.Përveç shtesave të mësipërme, katër bankat me rëndësi sistemike janë subjekt I shtesave të tjera makroprudenciale (të detyrueshme edhe për bankat e tjera të sektorit), si edhe për shtesat e posaçme të lidhura me kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).Përcaktimi i bankave me rëndësi sistemike bëhet bazuar në rregulloren nr.41, dt.05.06.2019 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit” dhe realizohet teknikisht në bazë të metodologjisë përkatëse. Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë hartoi një variant të rishikuar të metodologjisë “Mbi mënyrën e llogaritjes dhe të ndryshimit të rëndësisë sistemike të bankave dhe të shtesës përkatëse makroprudenciale të kapitalit”.Rishikimi i Metodologjisë synoi të forcojë kujdesin e Bankës së Shqipërisë në identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, veçanërisht kur një bankë ndryshon statusin e saj, duke hyrë ose dalë nga kjo kategori. Gjithashtu, metodologjia adreson ndryshimet strukturore në sektorin bankar, si bashkimet, ndarjet apo zhvillime të tjera që ndikojnë menjëherë në numrin dhe madhësinë e bankave.Sipas bankës së Shqipërisë, për secilën bankë të sektorit përcaktohet nota e rëndësisë sistemike (NRS). Treguesit përbërës të notës, ose kriteret mbi të cilat matet rëndësia sistemike e një banke, janë “madhësia”, “ndërlidhja”, “zëvendësueshmëria” dhe “kompleksiteti”. Sipas metodologjisë, banka duhet të kapërcejë një nivel të caktuar minimal të NRS (niveli dysheme), për t’u konsideruar si bankë me rëndësi sistemike (BARS).Spektri i vlerave mbi atë nivel është i ndarë në 5 shporta me intervale të përcaktuar, dhe banka pozicionohet në shportën përkatëse në varësi të vlerës së NRS-së së saj. Sipas rregullores, çdo shporte i korrespondon një vlerë e caktuar e shtesës së kapitalit për bankat me rëndësi sistemike (SIST). Banka mund të lëvizë midis shportave, apo të dalë nga grupi i bankave me rëndësi sistemike, në funksion të vlerës së NRS.Niveli i NRS për çdo bankë monitorohet me frekuencë tremujore, por në bazë të rregullores lista e bankave me rëndësi sistemike dhe shtesat përkatëse makroprudenciale të kapitalit përcaktohen dhe shpallen një herë në vit, në tremujorin e parë.Përveç kërkesave shtesë për kapital, efektet që sjell statusi i rëndësisë sistemike për një bankë tregtare janë të lidhura në përgjithësi me aspekte më rigoroze të rregullimit dhe të mbikëqyrjes. Për shkak të rëndësisë që kanë për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit financiar, standardet ndërkombëtare dhe kuadri rregullator e mbikëqyrës në vend nxisin kërkesa më të larta për bankat me rëndësi sistemike, në krahasim me bankat e tjera.Këto kërkesa, zbatohen në veprimtarinë operacionale mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë, ku bankave me rëndësi sistemike iu kushtohen burime mbikëqyrëse më të mëdha dhe inspektime më të shpeshta. Një nga pikat kryesore të mbikëqyrjes së bankave sistemike është cikli më i shkurtër i mbikëqyrjes në vend krahasuar me bankat e tjera. Kjo përkthehet në një intensitet të shtuar të kontrollit në vend të këtyre bankave si dhe angazhim më të madh të burimeve njerëzore dhe faktorit kohë në kontrollin e cilësisë së punës së këtyre bankave.Sipas Bankës së Shqipërisë, për shkak të karakteristikave të veprimtarisë dhe profilit të rrezikut, është e pritshme që këto banka t’i nënshtrohen kërkesave më të larta për organizimin, drejtimin, për proceset e administrimit të rrezikut, për kapitalin, për likuiditetin etj.Për të administruar situatat e stresit, bankat me rëndësi sistemike i nënshtrohen kërkesave ligjore e rregullatore në kuadër të procesit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, në drejtim të përgatitjes së planeve të rikuperimit dhe të zgjidhjes, si edhe përmbushjes së kërkesave minimale për fonde të veta dhe detyrime të pranuara. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave
Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekëShqiptarët patën gati 1.3 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të vitit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin vetëm pak individëve.
Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 739 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 5 për qind e qytetarëve. Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se pak më shumë 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 950 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.
“Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë.”Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka. Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?
“Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha për A2 CNN, Leons Hasani, ekspert për ekonominë.
Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se në llogaritë e kurimeve me 100 e deri në 2.5 milionë lekë janë te depozituara gati 540 miliardë lekë apo 42 për qind e totalit. Edhe këtu ka dallime mes qarqeve të vendit.“Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit”, tha më tej Hasani.
Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi. -

Rrjeti i bankave u zgjerua me 11 degë të reja, BSH: Numërohen rreth 400 në të gjithë vendin, me rritje edhe pikat e…
Në vitin që lamë pas, rrjeti i bankave në Shqipëri është zgjeruar me 11 degë të reja. Kjo shtrirje më e gjerë e bankave në territor, rrit edhe më tepër përfshirjen financiare dhe aksesin e qytetarëve në shërbime bankare, megjithëse ato vijojnë të mos jenë prezente në shumë zona rurale. Gjithsej, në gjithë territorin e vendit ushtrojnë veprimtarinë 400 degë bankash. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, në 2024 rezulton të jetë mbyllur vetëm një degë banke. Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim me vitin pararendës, rezulton të jetë shtuar mbulimi territorial i bankave me degët e tyre. Banka e Shqipërisë miratoi zgjerimin e rrjetit të bankave me vetëm 1 degë të re brenda Shqipërisë dhe 1 degë të re jashtë territorit të vendit tonë në 2023. Që prej 2021, në Shqipëri vijojnë të mbeten 11 banka, ndërsa vitin e kaluar pati një kërkesë dhe shfaqje interesi nga banka bujqësore turke Ziraat për t’u bërë pjesë e tregut shqiptar dhe për të hapur degën e saj të parë në Tiranë.
Sektori bankar vazhdon të mbizotërohet nga prania e filialeve të grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit kryesisht nga BE-ja. Nga ana tjetër, në fund të vitit ushtronin veprimtaritë financiare 37 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë), institucione të pagesave dhe institucione të parasë elektronike. Numri i subjekteve financiare jobanka ka rënë nga 39 që ishte më parë, si pasojë e heqjes së licencës së 2 subjekteve. Për sa i përket zyrave të këmbimit valutor, janë licencuar 46 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 25 zyrave ekzistuese. Në total, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 642 zyra të këmbimit valutor. Gjithashtu, mbështetur në aplikimet e paraqitura, Banka e Shqipërisë miratoi ushtrimin e veprimtarisë financiare shtesë (shërbimi i inicimit të pagesës dhe shërbimi i informimit të llogarisë) të 1 institucioni të parasë elektronike. Ndërkohë, numri i shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre vijon të mbetet njësoj. -

Skema e mashtrimit “Dredhi në kredi” përfshin edhe Fierin – ID false dhe dokumente të falsifikuara për të marrë kredi
Më shumë se gjysma në Tiranë, ndjekur nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Elbasani… edhe vitin e shkuar vijoi skema e mashtrimit “Dredhi në kredi”.
Me dokumente të falsifikuara apo mjete identifikimi të personave të tjerë, të paktën 29 persona morën kredi në banka dhe institucione të tjera financiare. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
“Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional. Në botë është futur edhe inteligjenca artificial me qëllim skanimin e personave që marrin kredi”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë, Eugen Musta.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Veç kredive, mashtrimi vitin e shkuar u shtri edhe në drejtim të sigurimeve. Nga aksidente rrugore, dëme nga zjarre e përmbytje 20 vetë u përpoqën të mashtronin kompanitë e sigurimeve vitin e shkuar për të përfituara shuma të pamerituara. Në raport me 2023-shin numrin i procedimeve për këtë vepër penale u rrit me rreth 54 për qind.
“Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, shtoi Musta.
Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë rreth 80 për qind e atyre 1% që mashtrojnë me kredi apo sigurime janë burra.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Banka e Shqipërisë zbaton standardin e ri ndërkombëtar të pagesave dhe raportimit financiar ISO 20022
Banka e Shqipërisë hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar, duke u bërë pjesë e listës së institucioneve financiare në shkallë botërore që zbatojnë standardin e ri të pagesave ISO 20022. Ky standard ndërkombëtar modern synon të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave në transaksionet e pagesave, duke rritur sigurinë, transparencën dhe efikasitetin në sektorin bankar.
Nga data 10 mars 2025, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e rrjetit të vendeve që zbatojnë ISO 20022 për transaksionet ndërkufitare dhe raportimin financiar (Cross-Border and Reporting Plus – CBPR+). Kjo e rendit vendin tonë ndër të parët në rajon që e implementon këtë standard, madje në një kohë rekord përpara afatit zyrtar global, të caktuar në nëntor 2025.Banka e Shqipërisë është institucioni i parë financiar në vend dhe në rajon që është plotësisht i përgatitur për përpunimin e pagesave ndërkombëtare sipas këtij standardi. Ky fakt e vendos atë mes 33% të institucioneve financiare në botë që kanë adoptuar tashmë ISO 20022, sipas të dhënave të publikuara nga SWIFT.com.
Një hap drejt modernizimit të sistemit financiarPërfshirja e Shqipërisë në këtë standard është pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës së pagesave dhe përafrimi me praktikat më të mira globale në sektorin financiar. ISO 20022 ofron përmirësime të dukshme në cilësinë dhe përpunimin e të dhënave financiare, duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e transaksioneve.
Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për përfshirjen më të gjerë të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare financiare dhe për të forcuar besueshmërinë e institucioneve vendase në sistemin global të pagesave.
Ky sukses konfirmon angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore që sigurojnë një sistem financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit. -

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”
NJOFTIM PER SHTYPINTESA SANPAOLO BANK ALBANIAVLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”NGA REVISTA GLOBAL BANKING & FINANCE REVIEWTiranë, 3 prill 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Revista Global Banking & Finance Review. Ky vlerësim thekson angazhimin e Bankës për qëndrueshmërinë dhe ofrimin e vlerës afatgjatë për klientët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë.Ky sukses i vjen si rrjedhojë e angazhimeve të shumta të Intesa Sanpaolo Bank Albania në fushën e qëndrueshmërisë. Në vitin 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania u nderua me dy çmime të mëdha: Banka më e Mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri dhe Banka më e Mirë për Financimin e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri nga Global Banking & Finance. Këto njohje theksojnë lidershipin e bankës në financimin e projekteve të gjelbra dhe promovimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. Çmimi si Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025 përforcon më tej rolin e Bankës si një mbështetës kryesor i bankingut të përgjegjshëm në vend.Si një prej institucioneve financiare kryesore në vend,Intesa Sanpaolo Bank Albania integron parimet ESG nëstrategjinë e saj të biznesit, duke ofruar zgjidhje financiaretë qëndrueshme, duke mbështetur iniciativat shoqëroredhe duke ruajtur standarde të larta të transparencësdhe qeverisjes korporative.Investimet e vazhdueshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania në energjinë e rinovueshme dhe programet e përfshirjes financiare, kontribuojnë aktivisht në një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme për vendin. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha:“Jemi krenarë për këtë vlerësim të veçantë, i cili pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për qëndrueshmërinë dhe rritjen e përgjegjshme. Në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ne besojmë se bankingu duhet të jetë një forcë për ndryshim pozitiv, duke mbështetur bizneset dhe individët në kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Ky çmim nga Global Banking & Finance Review e vërteton angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare inovative që përputhen me objektivat e qëndrueshmërisë të Grupit Intesa Sanpaolo.”Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë përkushtimin e saj për të forcuar më tej strategjinë e saj ESG duke shfrytëzuar ekspertizën e Grupit dhe praktikat më të mira globale. Banka do të vazhdojë të investojë në financat e qëndrueshme, inovacionin dixhital dhe zhvillimin e komunitetit, duke përforcuar rolin e saj si një lojtare kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe bankingun e përgjegjshëm në të gjithë Shqipërinë.Rreth Çmimeve: Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.alRreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/newsX: @intesasanpaoloLinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaologroup.intesasanpaolo.com/enKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.