Tag: banka

  • Ekonomia shqiptare në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%

    Ekonomia shqiptare në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur pozitiv për ekonominë shqiptare si dhe përmirësimin e financave.
    Në raportin e tranzicionit të BERZH 2024-2025, Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ka rol kontribues në politikat industrial, për të garantuar një ekonomi të qëndrueshme.
    “Roli i Bankës Qendrore, ndonëse jo i drejtpërdrejtë, është i veçantë e i pazëvendësueshëm. Banka Qendrore nuk harton politika industriale, por kontribuon në ‘to, si garantuese e stabilitetit marko-ekonomik dhe financiar, kusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Sejko.
    Më tej, guvernatori cilësoi se ekonomia shqiptare po rritet, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4% vitin e kaluar, duke lënë inflacionin në masën 2%. Përmirësim ka pasur gjithashtu tek kreditimi privat pasi është rritur me 16.7%, siç sqaron Sejko, por dhe rënien e raportit të kredive problematike në 4%.
    “Sot mund të themi se ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4% në vitin 2024, inflacioni mbetet në 2%. Kreditimi privat është rritur me 16.7% dhe raporti i kredive me problem, ka rënë në nivelin historik prej 4%. Kjo pasqyron një sistem financiar të shëndetshëm, të qëndrueshëm, dhe të aftë të mbeshtesë sektorin real të ekonomisë”, tha ai.
    Po kështu, për Sejkon, Banka e Shqipërisë jep një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e përfshirjes në financë, përshkak të anëtarësimit në SEPA, edukimit financiar, apo dhe promovimit të inovacionit financiar.
    “Stabiliteti i çmimeve, sistemet financiare funksionale, një sektor bankar e një sistem pagesash modern që i shërben ekonomisë reale, janë parakushte të rëndësishme për investimet afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Përtej kësaj, Banka e Shqipërisë, po jep një kontribut të rëndësishëm edhe në përmirësimin e përfshirjes në financë. Kjo përmes inovacionit të sistemeve të pagesave, të anëtarësimit në SEPA, institucionalizimit të llogarisë bazike, mbikëqyrjes efektive, edukimit financiar dhe promovimit të inovacionit financiar. Këto, ndërhyrje hapin tregje dhe mundësi të reja dhe Banka e Shqipërisë do vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha këto drejtime me përkushtim dhe profesionalizëm”, shtoi Sejko.

  • BSH kufizoi kreditë, ekspertët: Tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim

    BSH kufizoi kreditë, ekspertët: Tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim

    Në mes të një tregu të çorganizuar si ndërtimi, ku spekulimi në çmimet është i madh, vendimi i bankës së Shqipërisë për të kufizuar kreditë për qytetarët për blerje banese sipas ekspertëve do të dëmtojë shtresën e mesme.
    “Me kushtet që ka vënë këtë mund të lindi një problem shumë i madh për qytetarët me pagë mesatare, apo një çifti i ri që kanë paga mesatare. Do të japë një efekt tkurrës në kredi, dhe bankat do të refuzojnë më shumë kërkesa për kredi. Grupet vulnerabël dhe çiftet e reja do të kenë më të vështirë për të marrë një kredi”, tha në Report TV eksperti i ekonomisë Ergis Sefa.
    Për shkak të çmimeve vetëm në rritje në Shqipëri po shiten më pak apartamenteve. Sipas shifrave zyrtare vjet u shitën 31 mijë prona nga mbi 35 mijë prona që ishte numri i kontratave në vitin 2023.
    “Sot që flasim 55% e qytetarëve blejnë prona me kredi. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë shumë pak dhe tek pjesa tjetër nuk ka ndërhyrë fare, tek ajo pjesë që blen shtëpinë në cash”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi.
    Ekspertët gjykojnë se ky vendim është marrë edhe për të parandaluar një flluskë në sektorin e ndërtimit.
    “Banka e Shqipërisë për të ndërprerë ciklin vicioz ku kredia rritet dhe çmimi i pronave rritet, për të parandaluar atë që ndodhi në Amerikë në 2008-ën vendosi disa limite, disa tavane për të shpëtuar bankat se ky është roli i Bankës qendrore. Ndërsa efekti që do të kenë në tregun e pasurive të paluajtshme në çmime ndoshta do të jetë frenues, mund të ketë një flluskë nuk i dihet”, shprehet eksperti i ekonomisë Ergis Sefa.
    “Tregu është mbinxehur në nivele të paprecedente për një ekonomi modeste si kjo e jona. Tregu i ndërtimeve është një skenë e madhe spekulimi, gjysma e pronave janë blerë nga njerëz që i kanë për të shtuar investimet, pra nuk ka rritje reale të kërkesë”, thotë eksperti imobiliar.
    Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa kur është në valutë ulet në 35%.
    “Pothuajse një e treta e të ardhurave të familjeve shkon për kreditë, por nëse e ke pronë të parë unë ta lejoj deri në 40% të të ardhurave. Po me 400 mijë lekë të vjetra këst kredie ti maksimumi 65 mijë euro mund të marrësh. Ca mund të blesh në këtë vlerë”, thotë Sefa.
    “Në Paskuqan janë sot çmimet më të lira pasi mund të gjesh 950-1000 euro të tjerat janë shumë më shtrenjtë”, thekson Shkëmbi.
    Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%. Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë.

  • Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

    Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

    Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë detyron çdo qytetar që do të kryejë një këmbim valutor mbi 1 milion Lekë, ta bëjë atë vetëm përmes një llogarie bankare.
    Për zyrat e këmbimit valutor, kjo do të thotë më shumë përgjegjësi, më shumë dokumentim dhe më pak liri në veprimet cash.
    Banka e Shqipërisë parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e zyrave të këmbimit valutor do të dyfishohet, nga 2.5 milionë Lekë në 5 milionë Lekë.
    Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor, nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.
    Sipas rregullores së re, të gjitha zyrat e këmbimit do të jenë të detyruara të mbajnë dokumentacion për çdo transaksion, të identifikojnë klientët dhe të raportojnë në rast të ndonjë dyshimi për veprimtari të paligjshme.
    Këto masa vijnë në një kohë kur Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ekspertët thonë se kjo lëvizje është pozitive, por kërkon edhe monitorim të rreptë për zbatimin në praktikë.

    Aktualisht në vendin tonë rezultojinë gjithsej të licencuara 604 zyra të këmbimit valuator./tvklan

  • Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

    Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

    Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

    Banka e Shqipërisë rifilloi pak para zgjedhjeve blerjet e valutës për të ndalur rënien e Euros

    Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për të frenuar valën e re të rënies të kursit të këmbimit Euro-Lek.

    Më datë 6 maj, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin e 97.99 lekëve. Burime nga tregu financiar bëjnë të ditur se, qysh të nesërmen, më datë 7 maj, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë duke blerë Euro në treg, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit me Lekun.

    Shumat e blera nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë. Ato publikohen gjithmonë me kohëvonesë, në deklaratat për ndërhyrjet në tregun valutor, në fund të tremujorit pasardhës.

    Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, duke arritur vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

    Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.

    Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

    Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.

    Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e Euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

    Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet në kursin e këmbimit me ndjekjen e objektivit të saj të inflacionit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ushtron presione në ulje mbi inflacionin e importuar në ekonomi. Prej më shumë se një viti, inflacioni ndodhet poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

    Një situatë e tillë ka motivuar edhe ndërhyrjet për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, megjithëse në parim Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtuar ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit valutor.

    Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen./Monitor

  • Narko-eurot për blerjen e votave/ BSH ndërhyri në treg pak para votimeve

    Narko-eurot për blerjen e votave/ BSH ndërhyri në treg pak para votimeve

    Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për të frenuar valën e re të rënies të kursit të këmbimit Euro-Lek.

    Më datë 6 maj, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin e 97.99 lekëve. Burime nga tregu financiar bëjnë të ditur se, qysh të nesërmen, më datë 7 maj, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë duke blerë Euro në treg, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit me Lekun.

    Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

    Shumat e blera nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë. Ato publikohen gjithmonë me kohëvonesë, në deklaratat për ndërhyrjet në tregun valutor, në fund të tremujorit pasardhës.

    Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, duke arritur vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

    Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.

    Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

    Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.

    Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e Euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

    Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet në kursin e këmbimit me ndjekjen e objektivit të saj të inflacionit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ushtron presione në ulje mbi inflacionin e importuar në ekonomi. Prej më shumë se një viti, inflacioni ndodhet poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

    Një situatë e tillë ka motivuar edhe ndërhyrjet për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, megjithëse në parim Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtuar ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit valutor.

    Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen./MONITOR

  • ‘Shtrëngim’ për zyrat e këmbimit valutor, nuk do të lejohen veprime cash për më shumë se 1 milion lekë

    ‘Shtrëngim’ për zyrat e këmbimit valutor, nuk do të lejohen veprime cash për më shumë se 1 milion lekë

    Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, që forcojnë kriteret e licencimit dhe të mbikëqyrjes së këtyre institucioneve financiare.
    Ndryshimet kanë kryesisht qëllim të shtrëngojnë kriteret që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave.
    Projektrregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë.
    Projektrregullorja parashikon që çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali.
    Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimet e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital fillestar minimal ose si shtesë e mëvonshme e tij.
    Gjithashtu, projektrregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit.
    Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.
    Gjithashtu, zyrat e këmbimit nuk do të lejohen të kryjnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëritjetrin. Transaksionet që tejkalojnë shumën një milion lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, duhet kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.
    Në listën e institucioneve që do të konsultohen nga Banka e Shqipërisë gjatë shqyrtimit të kërkesës për licencim, do të shtohet edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, përveç institucioneve të tjera të parashikuara edhe në kuadrin ekzistues, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.
    Përveç kërkesave të rregullores ekzistuese, projektrregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionerit/ortakut, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
    Për qëllime të rregullores, “reputacion i mirë” i referohet reputacionit të aksionerit/ortakut, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit, i cili duhet të jetë i karakterizuar nga etika profesionale dhe integriteti financiar, si dhe përputhshmëria me kuadrin ligjor e rregullativ.
    Një aksioner/ortak, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullativ në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullativ të zbatueshëm.
    Projektrregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkeljet të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë.
    Me rregulloren aktuale, Banka e Shqipërisë pezullon licencën e zyrës për 60 ditë, në rast se ka prova të besueshme që subjekti është përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me projektrregulloren e re, propozohet që pezullimi i licencës të bëhet pa afat.
    Aktualisht në vendin tonë rezultojnë gjithsej të licencuara 604 zyra të këmbimit valutor.
    Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 u vendosën masa administrative (gjoba) për 12 zyra këmbimit valutor dhe revokim licence për njërën prej tyre./Monitor

  • A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët e ekonomisë japin informacionet e fundit, ja çfarë do të…

    A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët e ekonomisë japin informacionet e fundit, ja çfarë do të…

    Pensionistët presin me shpresë rritje të pensioneve në vitin 2025. Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për një përmirësim të menjëhershëm. Reforma e premtuar për skemën e pensioneve ka mbetur pezull, ndërkohë që në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë fond për indeksim. Ekspertë si Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj paralajmërojnë se skema aktuale është në krizë të thellë dhe kërkon rishikim të menjëhershëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN kanë theksuar nevojën për ndryshime thelbësore. Qeveria pritet të japë një bilanc në shtator, por pa një strategji të qartë, e ardhmja e pensioneve mbetet e pasigurt. Z.Hoxha thotë se reforma e pensioneve e cila ka filluar një vit më parë ka ngelur pezull.
    Detajet
    Ai deklaroi se në vitin 2025 në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksimin e pensioneve. Hoxha tha se Banka Botërore dhe FMN i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë dhe se statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por se teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. “Reforma e pensioneve ka filluar një vit më parë, duke pasur parasysh problematikat gjatë rrugës, por edhe fushatën zgjedhore që ka filluar më herët se parashikimet ligjore, është parë e arsyeshme nga qeveria aktualisht nuk kemi asnjë informacion se çfarë u bë me pensionet. Kryeministri tha se në 1 tetor do të niste reforma e pensioneve, gjë që nuk ndodhi se për një ligj do 3-4 muaj për tu hartuar, por në afatin kohor ishte e pamundur të realizohej. Edhe ndërkombëtarët Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë. Këto sinjale kontestoheshin herë pas here dhe nga grupet e interesit për atë rezultat që do të arrihej.
    Banka Botërore tërhoqi vëmendjen për numrin e punonjësve që punojnë në të zezë dhe sipas INSTAT punonin 1.3 milionë njerëz, por derdhnin kontribute 800 mijë dhe ju kërkua qeverisë që të marrë masa që të rriten kontributet. Të punësuarit në sektorin privat nuk derdhin kontribute mbi pagën reale, por mbi pagën minimale. Në këtë fazë u dha ideja që personi social të jepet në raport me vitet që kanë. Një qytetar që sot nuk merr pension social për shkak se nuk ka plotësuar 15 vjet dhe as moshën 70 vjeç, parashikohet me sa vite që ka, 3, 4 vjet, të trajtohet në këto raporte. Kjo e bën shumë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore. Duhen pasur parasysh që ligjvënësi të shpallë objektivat se pse bëhet, se ligjin e kemi, çfarë do të bëhet, do të jetë thjesht për të përmirësuar situatën financiare të buxhetit të shtetit. Të ardhurat e qytetarëve kjo është më e rëndësishme.
    Statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. Unë shoh se dhe aktorët politikë në këtë fushatë shpallën objektivat e tyre. Askush nga këto dy partitë që janë sot, ose njëra që ka shumicën në parlament, nuk ka shprehur interes, për interesin e qytetarëve. Nuk do të ketë rritje deri në vitin 2030. Në vitin 2025 që jemi sivjet, në buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim. Edhe mund të bëhet se gjithmonë në shtator qeveria bën bilancin. Gjyqtarë dhe kryetarë bashkie nuk gjejnë dokumentet para vitit 2011. Heqja e tavanit duhet të bëhej, por në momentin që do të krijoheshin kushtet për të standardizuar kushtet dhe kontributet sipas individëve. Është e padrejtë që një ushtarak merr pension 650 euro dhe një minator 230.
    Nunaj: Duhet rishikuar skema e pensioneve për të zgjidhur problemet ekzistuese
    Nga ana tjetër Teuta Nunaj thotë se është folur gjatë për skemën e pensioneve dhe theksi është vendosur te rishikimi i skemës, për tu bërë një reformë që do të zgjidhte ato probleme që janë ekzistuese. Ajo deklaroi se në atë që është thënë në diskursin publik nuk është folur për ndryshimin e skemës, por për një mori problematikash të pazgjidhura nga reforma e 2014. Sipas saj, thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. “Pritej që në fund të dhjetorit të kishte një raport nga institucionet shqiptare dhe Banka Botërore për t’i bërë skanerin situatës së skemës së pensioneve.
    Duhet të identifikohet se cila është gjendja dhe problemet dhe për të realizuar një reformë të re, që parashikon zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesë për të përballuar kërkesat në rritje. Numri i pensionistëve çdo vit vjen duke u rritur, por është një numër që përballohet shumë pak nga kontributet shoqërore. Thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. Me ndryshimet e skemës së vitit 2014 është hequr pensioni maksimal, por shihet numri i viteve dhe vlera kontributive, pasi më parë merrej paga më e lartë e tre viteve në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht gjithë ata individët burrë apo grua që kanë mbushur moshën por nuk kanë përmbushur 15 vite kontribute, dalin me pension social. Kur të marrësh pensionin social mund të marrësh një vlerë plus, në varësi të viteve kontributive. Heqja e tavanit ka qenë lajm shumë pozitiv për skemën e pensioneve”, tha ajo.

  • Banka e Shqipërisë ndërhyn për herë të parë, kufizon kreditë për shtëpi! Çfarë e shqetëson në këtë treg?

    Banka e Shqipërisë ndërhyn për herë të parë, kufizon kreditë për shtëpi! Çfarë e shqetëson në këtë treg?

    Nga muaji korrik çdo kredi e re që do jepet nga sistemi bankar për blerje banese do t’i nënshtrohet kritereve të reja. Banka e Shqipërisë vendosi disa masa kufizuese në këtë treg, duke hequr mundësinë që blerja e një prone të bëhet 100% me kredi. Konkretisht qytetarët do të financohet 85-80% të vlerës me kredi, për shtëpinë e parë dhe të dytë, nëse kredia është në lekë. Nëse është në valutë 75-70%.
    Klodion Shehu, drejtor i Stabilitetit Financiar në bankën qëndrore, i ftuar në emisionin “E-ZONE”, shpjegoi arsyet pse ishte i nevojshëm ky kufizim.
    “Ne vlerësojmë se aktualisht situata ekonomike është pozitive. Kemi rritje të ekonomisë, rritje të të ardhurave, rritje të kreditimit dhe norma interesi konkurruese. Historia e vendeve të tjera na ka treguar se pikërisht kur kemi situatë pozitive rreziqet fillojnë të akumulohen. Paralelisht çmimet kanë pësuar një rritje të vazhdueshme, por ritmi i rritjes kohët e fundit ka qenë më i shpejtë sidomos gjatë 2024. Pra situata e mirë ekonomike dhe rritja e vazhdueshme dhe e shpejtë e çmimeve janë dy arsye. Por rreziku është nëse vijohet me këtë ritëm, gjasat janë që tregu të shkojë drejt një cikli vetpërmbushës, ku rritja e kreditimit mbështet rritjen e çmimeve të pronave”, shpjegoi Shehu në “E-ZONE”.
    Paralelisht me kufizimin e masës së financimit, BSH ka kufizuar edhe atë që njihet si kësti mujor i kredisë në raport me të ardhurat. Kësti mujorë nuk do të kalojë më shumë se 40% të të ardhurave mujore të individit që kërkon kredi.
    Por edhe pse kërkesa për të blerë banesa me 100% të vlerës me kredi, nuk janë praktika dominuese në treg, sipas të dhënave nga banka ato po rriteshin me ritëm të shpejtë kohët e fundit. Por çfarë efektesh pret Banka e Shqipërisë në treg me këto masa?
    “Synimi jonë nuk ka qenë niveli i çmimeve. Sigurisht mund të ketë edhe ndonjë efekt në ulje të tyre. Ne duam që zhvillimet e çmimeve në këtë treg të jetë në përputhje me ecurinë e të ardhurave të shqiptarëve. Nëse  çmimet rriten më shpejt se të ardhurat, gjithmonë ekziston rreziku që të shkëputen nga faktorët bazë që përcaktojnë çmimin e pasurive të patundshme. Efekti i tyre do të shihet cili do të jetë. Këto masa merren për herë të parë nga ana e Bankës Qendrore. Do ta monitorojmë ndikimin. Masat janë në fuqi për dy vitet në vazhdim dhe më pas do të rivlerësohen”, tha Shehu në Vizon Plus.
    Me këto masa Banka Qendrore synon të mbrojë qytetarët nga borxhet e tepërta, të mbrojë bankat nga kreditë e këqija, të frenojë rritjen e shpejtë të çmimeve në treg si dhe të kontrollojë rrezikun nga kreditë në valutë./vizionplus

  • Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

    Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

    Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin” e bankave në kredinë për shtëpi. Bankierët nuk mendojnë se këto masa do të japin efekte shumë të mëdha në ecurinë e kreditimit, por ato mund të ndikojnë një segment të veçantë, të lidhur kryesisht me investimin në shtëpitë e dyta.
    Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të hedhë një hap më tej në përpjekjet e saj për të ngadalësuar rritjen e kreditimit për pasuri të paluajtshme. Këshilli Mbikëqyrës miratoi disa ndryshime, që vendosin për herë të parë një tavan rregullator në dy tregues të rëndësishëm të administrimit të rrezikut të kredisë për shtëpi.
    Konkretisht, Banka e Shqipërisë ka vendosur që bankat nuk mund të financojnë më shumë se 85% të vlerës së blerjes së shtëpisë së parë dhe 80% të blerjes së shtëpisë së dytë. Në rast se kredia është në valutë, niveli tavan i financimit ulet në 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
    Banka e Shqipërisë gjithashtu ka aplikuar një nivel tavan edhe për koston e shërbimit të borxhit në raport me të ardhurat e huamarrësve (DTI) në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë, në rastet kur kredia është dhënë në Lek.
    Për kreditë në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme dhe në kuadrin makroekonomik të vendit, si rritja e papunësisë, rënia e të ardhurave, rritja e normave të interesit, etj.
    Banka e Shqipërisë argumenton se këta kufij marrin në konsideratë dhe janë përshtatur për të adresuar në mënyrë proporcionale rrezikun, në varësi të tipit të pronës dhe monedhës në të cilën jepet kredia.
    Njëkohësisht, vendimi parashikon një rekomandim lidhur me afatin maksimal të maturimit të kredisë për pasuri të paluajtshme rezidenciale, i cili mund t’u shërbejë bankave për të përmirësuar profilin e rrezikut të një ekspozimi të caktuar.
    BSH i vendos fre “financimit deri në 100%”, por lejon edhe përjashtime
    Në fakt, kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë jo domosdoshmërisht do të sjellin ndryshime radikale në raport me praktikat e ndjekura nga vetë bankat tregtare. Shumica e tyre i ndjekin kufizime të tilla në praktikat e tyre të brendshme të administrimit të rrezikut.
    Në përgjithësi, shumica e bankave financojnë deri në 70-80% të vlerës së blerjes së banesave. Një praktikë e tillë lidhet si me domosdoshmërinë për të ndarë rrezikun e investimit me vetë kredimarrësin, ashtu edhe për të siguruar një mbulim të përshtatshëm të kredisë me kolateral.
    Rastet kur bankat financojnë 90% deri në 100% të vlerës së blerjes së një pasurie të paluajtshme janë më të rralla; më shumë përjashtimi, se rregulli. Edhe në këto raste, në përgjithësi bankat tentojnë të sigurojnë një mbrojtje të mjaftueshme, duke kërkuar garanci shtesë nga huamarrësi, përveç pronës që blihet.
    Megjithatë, duke parë kushtet e punës së bankave tregtare për kredinë për shtëpi, në vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të bankave që financojnë më shumë se 80% të vlerës së shtëpisë.
    Masat e Bankës së Shqipërisë duket se janë të adresuara pikërisht te ky segment i tregut, duke u përpjekur t’i vendosin fre një oreksi në rritje për rrezik të bankave të veçanta në këtë segment të tregut.
    Vendimi i Bankës së Shqipërisë gjithsesi u lejon bankave të anashkalojnë nivelet tavan të vendosura prej deri në 15% të kredive për shtëpi, për t’iu lënë mundësinë të kreditojnë atë segment klientësh që vlerësohet më i besueshëm.
    Në këtë kuptim, financimet deri në 100% të vlerës apo dhënia e kredive me këste që tejkalojnë 40% të të ardhurave të huamarrësve mund të vazhdojnë të jepen, në raste të veçanta.
    Bankat nuk duken shumë të shqetësuara
    Sektori bankar nuk e ka pritur me shqetësim shumë të madh miratimin e masave të reja nga Banka e Shqipërisë.
    Burime nga sektori bëjnë të ditur se në përgjithësi, kushtet e kreditimit për shtëpi të ofruar nga bankat janë brenda kufijve të vendosur nga Banka Qendrore.
    Në fakt, përcaktimi i tavaneve përkatëse nga Banka e Shqipërisë është bërë duke analizuar të dhënat e raportuara nga bankat në rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”.
    Përcaktimi i vlerave tavan është bërë duke llogaritur nivelet mesatare të kësaj rregulloreje dhe duke shtuar sipër tyre edhe një marzh të caktuar. Mbi këtë bazë, nuk pritet që kufizimet e reja të ndikojnë në përmasa të mëdha kredidhënien për shtëpi.
    Megjithëse limitet e vendosura nga Banka Qendrore nuk pritet të shkaktojnë efekte shumë të mëdha në drejtim të ecurisë së produktit të kredisë në tërësi, ato mund të ndikojnë një segment të veçantë të tregut, të lidhur sidomos me investimin në shtëpi të dyta.
    Sipas tyre, kreditë e dhëna me kritere jashtë kufijve të vendosura nga Banka e Shqipërisë përbëjnë një pakicë të vogël në portofolat e bankave dhe sidoqoftë do të mund të vazhdojnë të jepen, edhe me rregullat e reja.
    Në rast se tavanet e vendosura nga Banka e Shqipërisë nuk do të sjellin ngadalësim të rëndësishëm të kredidhënies, edhe efektet e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme nuk priten të jenë dramatike.
    NAREA: Problem mund të jetë më shumë perceptimi, se efekti direkt
    Edhe agjentët e pasurive të paluajtshme nuk mendojnë se rregullat e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë do të kenë ndikim shumë të rëndësishëm në kufizimin e kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe në ecurinë e tregut të pronave në përgjithësi.
    Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Reinaldo Pipiria, thotë për “Monitor”, se mbështetur në përvojën e deritanishme të sektorit dhe në kontaktet me sektorin bankar, kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme jepen me kushte që qëndrojnë brenda limiteve të vendosura nga Banka e Shqipërisë.
    Megjithatë, z. Pipiria mendon se efektet mund të vijnë kryesisht nga perceptimi që krijojnë aktorët e tregut dhe veçanërisht shitësit pas miratimit të masave të reja.
    Sipas tij, sinjalet se Banka e Shqipërisë po tenton të shtrëngojë kreditimin mund të sjellin më shumë hezitime të shitësve ndaj atyre blerësve potencialë që duan ta financojnë blerjen me kredi. Ai shprehet se shitjet me kredi, sidomos gjatë vitit 2024 e në vazhdim, janë dëmtuar disi edhe nga shtyrja e procesit të rivlerësimit.
    Pra, në këtë fazë, duket se agjentët e tregut të pronave i druhen më shumë një efekti psikologjik, se sa një ndikimi të drejtpërdrejtë të masave të Bankës së Shqipërisë në tregun e pasurive të paluajtshme.
    Kredia për shtëpi u rrit me 23% në tremujorin e parë të vitit
    Kredia për shtëpi u rrit me ritme shumë të larta vitin e kaluar, ndërsa e ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe vitin 2025.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë të vitit, sektori bankar dha pothuajse 16 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash. Vlera e kredisë së re është rritur me gati 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Në fund të muajit mars, vlera totale e portofolit të kredisë për blerje banesash nga familjet shqiptare ka arritur në pothuajse 218 miliardë lekë, në rritje me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi nga sektori bankar vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një kërkese të lartë në tregun e pasurive të paluajtshme.
    Shifrat e tremujorit të parë të vitit tregojnë se masat e mëparshme të Bankës së Shqipërisë nuk kanë ndikuar në frenimin e kreditimit në këtë segment, edhe për shkak të faktit që në përgjithësi, sektori bankar ka nivele të larta kapitalizimi dhe shtesat e mëtejshme të vendosura nga Banka e Shqipërisë nuk kanë krijuar shumë shqetësim.
    Në këto kushte, këtë javë, Banka e Shqipërisë e përshkallëzoi ndërhyrjen e saj rregullatore, duke vendosur për herë të parë disa kufij për tregues të veçantë të administrimit të rrezikut për kredinë për shtëpi.
    46% e kredisë është e siguruar me prona
    Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024, 76% e kredisë ishte e mbuluar me kolateral, nga 75% e saj një vit më parë.
    Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 61% të kredisë së kolateralizuar dhe 46% të tepricës totale të kredisë.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 9% në krahasim me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme rezidenciale.
    Shkalla e lartë e garantimit të kredive me kolateral në pasuri të paluajtshme e bën sektorin bankar të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregun e pronave. Një rënie e mundshme e çmimeve të pronave do të krijonte rreziqe të shtuara për shëndetin e sektorit bankar në vend.
    Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë po mbledh të dhëna më të detajuara që prej vitit të kaluar, mbështetur në rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”.
    Ajo ka si qëllim të përmirësojë të dhënat që do të mblidhen nga bankat për ekspozimin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo shërbeu si bazë edhe në përcaktimin e niveleve të reja tavan që duhet të respektojnë bankat për treguesit e kredisë ndaj vlerës dhe shërbimin e borxhit ndaj të ardhurave.
    Indeksi i çmimeve të banesave është rritur me 182% që nga viti 2013
    Rritja e shpejtë e kredisë për shtëpi vazhdon të shoqërohet edhe me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të banesave në vend.
    Indeksi Fischer, i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2024 u rrit me 23.6% në krahasim me 6-mujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.
    Analiza afatgjatë e Indeksit Fischer tregon një rritje të fortë të çmimeve të paktën që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij. Që nga viti 2013, deri në fund të vitit 2024, indeksi i çmimeve të banesave për vendin është rritur me 182%, ndërsa në veçanti për Tiranën, rritja ka arritur në 198%.
    Megjithatë, rritja e çmimeve nuk ka qenë uniforme dhe në pjesën më të madhe ka ndodhur pas vitit 2020. Në rast se për periudhën 2012-2020 rritja e çmimeve ishte gjithsej 33% (për Tiranën 35%) në periudhën 2020-2024, rritja e çmimeve mesatare në nivel vendi ka arritur në 149% (për Tiranën 163%).
    Këto shifra në thelb konfirmojnë perceptimin për një rritje të fortë të çmimit të pasurive të paluajtshme në periudhën pas pandemisë.
    Edhe të dhënat e periudhës së fundit të vrojtuar, 6-mujori i dytë 2024, konfirmojnë vlerësime optimiste të aktorëve për ecurinë e tregut.
    Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me 6-mujorin e parë.
    Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (6-mujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 5%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.
    I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 17%.
    Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka rënë lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -5%.
    Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
    Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.3 muaj nga 10.5 muaj në vrojtimin e mëparshëm.
    Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 7.1 nga 9.7 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit, duke u kthyer në vlerat e një viti më parë, në 10 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e ulët sesa në 6-mujorin e kaluar, duke rënë në 11.6 nga 12.9 muaj.
    Edhe pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).
    Sipas informacionit mbi metodologjinë e vrojtimit, informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.
    Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75-80% të xhiros së të gjithë popullatës.
    Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si dhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar.
    Gjysma e blerjeve financohen me kredi
    Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
    Të dhënat e vrojtimit tregojnë se përqindja e financimit me kredi (raporti i kredisë ndaj vlerës) në shumicën dërrmuese të rasteve duket të jetë poshtë kufirit përkatës të vendosur nga Banka e Shqipërisë, çka tregon se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë nuk pritet të ketë efekte shumë të mëdha.
    Edhe të dhënat e vrojtimit tregojnë se kredia bankare po mbështet në një masë të madhe kërkesën për banesa, duke ndikuar rrjedhimisht në vijimësinë e rritjes së çmimeve në këtë treg.
    Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë pesë viteve të fundit.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 325 milionë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2023. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 24% të vlerës totale të Investimeve të Huaja Direkte vitin e kaluar.
    Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet pas pandemisë po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.
    Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësisht rritjes së çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare të rajonit.
    Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.
    Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2024, stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.04 miliardë euro, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 27 herë.
    Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e tyre vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.
    Lejet për ndërtesa të larta ngelen të qëndrueshme
    Numri i lejeve të ndërtimit pësoi rënie vitin e kaluar, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në Shqipëri u dhanë 1336 leje ndërtimi, në rënie me 16.6% krahasuar me një vit më parë.
    Megjithatë, vlen të thuhet se lejet për pallate (ndërtesa me lartësi mbi tre kate) ishin në nivele të përafërta me një vit më parë. Vitin e kaluar u dhanë 219 leje të tilla, nga 218 një vit më parë.
    Numri i lejeve në këtë kategori ka qenë në nivele të përafërta dhe të qëndrueshme në katër vitet e fundit, duke reflektuar oreksin e lartë për të ndërtuar pallate dhe kulla në periudhën pas pandemisë.
    Një tendencë e tillë konfirmohet edhe nga rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit. Gjatë vitit 2024, sipërfaqja totale e lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja arriti në afërsisht 2.5 milionë m², në rritje me 18.1% krahasuar me një vit më parë.
    Këto të dhëna tregojnë se oferta e re e pasurive të paluajtshme në treg, kryesisht atyre rezidenciale, do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme.
    Rritja e kredisë për prona solli shtim të kërkesave për kapital
    Në mesin e vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ndërhyri fillimisht duke aplikuar për herë të parë një shtesë të posaçme kundërciklike të kapitalit, si përgjigje ndaj rritjes së kredisë me ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit dhe sidomos ndaj disa treguesve paralajmërues, të lidhur me rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.
    Shtesa kundërciklike u vendos fillimisht në masën 0.25% në qershor 2024, ndërsa në dhjetor 2024, Guvernatori Sejko vendosi një shtesë të mëtejshme me 0.25%.
    Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se Banka Qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.
    Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare po përjeton një cikël financiar pozitiv të mbështetur mbi rritjen e përshpejtuar të kredisë bankare. Periudha të tilla shoqërohen me nivele të mira të performancës financiare për agjentët e ekonomisë reale dhe për sistemin financiar.
    Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, këto periudha shoqërohen edhe me fillimin e rreziqeve të caktuara, që mund të lidhen me rënie të standardeve të kreditimit, rritjen e niveleve të përqendrimit të saj në sektorë apo tregje të caktuara, rritjen e niveleve të borxhit për agjentët e ekonomisë reale përtej niveleve të shëndetshme.
    Këto situata, nëse lejohet të zhvillohen, mund ta bëjnë ekonominë dhe sistemin financiar më të ndjeshëm ndaj goditjeve të ndryshme, duke cenuar kështu stabilitetin financiar. Për këto arsye, në këto raste sugjerohet përdorimi i instrumenteve makroprudenciale që veprojnë në mënyrë kundërciklike dhe parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të këtyre rreziqeve.
    Treguesi parësor në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me ritmet e kreditimit të ekonomisë dhe vendimmarrjen për nevojën e mundshme për shtesa kundërciklike të kapitalit është raporti mes rritjes së kreditimit dhe rritjes ekonomike.
    Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit në raport me Prodhimin Kombëtar. Ky prag do të kalohej nëse devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë do të ishte pozitiv me më shumë se dy pikë përqindje.
    Për shembull, në periudhën 2002-2008, periudhë që përfshin fazën me rritjen më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri, ky hendek kishte qenë pozitiv me 1.9 pikë përqindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlerat e treguesit parësor kanë vijuar të jenë negative deri në 3-mujorin e tretë 2024, por madhësia e vlerës negative është zvogëluar.
    Në fund të vitit 2024, treguesi parësor regjistroi një ngushtim të hendekut negativ (përmirësim të vlerave) për të gjashtin tremujor me radhë. Vlera e treguesit është ngushtuar kundrejt së njëjtës periudhë një vit më parë, si dhe ndaj tremujorit paraardhës.
    Ecuria e mësipërme reflekton normën më të lartë të rritjes vjetore të kredisë për ekonominë vitin e kaluar (rreth 12%), në krahasim me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vjetorizuar për të njëjtën periudhë (rreth 7%).
    Treguesi parësor ka regjistruar ngushtim të vlerave të hendekut negativ, si për segmentin e individëve, ashtu edhe për atë të bizneseve. Ky i fundit vijon të japë kontributin kryesor në ecurinë e vlerës së treguesit parësor.
    Por, megjithëse treguesi parësor është në nivel që ende nuk do të diktonte marrjen e masave makroprudenciale, ecuria e Treguesve të Paralajmërimit të Hershëm ka bindur Bankën e Shqipërisë se ky qëndrim nevojitet të rishikohet, në kushtet kur rritja e kreditimit ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme dhe është më e përshpejtuar në segmente të caktuara të saj.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet sinjalizojnë për vijimin e një situate me përshpejtim të kreditimit, e cila mund të shoqërohet me akumulim të rreziqeve për cilësinë e kredisë në të ardhmen. Në tërësi, ecuria e vlerës nominale të kredisë për individët është përcaktuar nga ecuria e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme.
    Rritja e kësaj kredie ka qenë në tërësi më e shpejtë se norma e rritjes së tepricës së përgjithshme të kredisë dhe më e shpejtë se rritja nominale e PBB-së, dhe si rezultat, pesha e saj në raport me PBB-në është rritur prej vitit 2019. Treguesi i Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP) e ka sinjalizuar prej disa tremujorësh këtë ecuri të shpejtë të kredisë.
    Vlerat e indeksit (aktualisht 0.53) kanë regjistruar vlera mbi kufirin maksimal të përcaktuar në metodologjinë “Për përcaktimin e shtesës kundërciklike të kapitalit”, një territor ku kjo metodologji parashikon zbatimin e një vlere pozitive të KUNC (prej 0.5%).
    Shtesa kundërciklike e kapitalit është një instrument që vitin e kaluar nisi të përdoret dendur nga shumica e bankave qendrore në rajon dhe në Europë.
    Aktualisht, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë parashikuar ende me rregullore aplikimin e masave makroprudenciale, ku përshihet edhe shtesa kundërciklike e kapitalit.
    Vendet e tjera të Rajonit e parashikojnë një shtesë të tillë dhe aktualisht, vetëm Serbia e mban ende shtesën kundërciklike në nivelin 0%.
    Sipas të dhënave të fundit krahasuese të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në Malin e Zi, shtesa kundërciklike është në nivelin 0.5% (hyrë në fuqi për në zbatim nga 1 prill 2025), ndërsa në Maqedoninë e Veriut, kjo shtesë ka arritur në 1.75% (zbatimi i shtesës së fundit hyn në fuqi nga 1 shtatori 2025).
    Sipas publikimeve të Bordit Europian të Rrezikut Sistemik, në vendet anëtare të BE-së, niveli i shtesës kundërciklike është ende 0% në Itali, Greqi, Spanjë, Portugali, Austri, Finlandë, Letoni dhe Poloni.
    Ndërkohë, shtesa kundërciklike aplikohet në shkallën 0.5% në Slloveni, Belgjikë dhe Hungari; 0.75% në Gjermani; në shkallën 1% në Francë, Rumani, Qipro dhe Lituani; në shkallën 1.25% në Çeki; 1.5% në Irlandë, Sllovaki, Estoni dhe Kroaci; 2% në Holandë, Bullgari dhe Suedi; 2.5% në Islandë, Norvegji dhe Danimarkë.
    Precedenti i mikrofinancës
    Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë aplikoi disa masa të ngjashme për institucionet financiare jobanka, me qëllim kufizimin e mbingarkesës me borxh të individëve. Për kredinë konsumatore të dhënë nga këto institucione, raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë nivelin prej 60%.
    Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme, të parashikuara në rregulloret e brendshme të subjektit, se niveli më i lartë i raportit nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht, pagesën e detyrimeve të kredisë.
    Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve. Gjithashtu, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.
    Së fundmi, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërmarrë masa të ngjashme edhe në kredinë për shtëpi, por në këtë rast, niveli tavan i DTI parashikohet në nivele ndjeshëm më të ulëta, duke vlerësuar se në këtë rast, rreziku është më i lartë, për shkak se vlera mesatare e kredive për pasuri të paluajtshme është shumë më e madhe./ Monitor

  • Raporti i BB: Shqipëria mes vendeve me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi

    Raporti i BB: Shqipëria mes vendeve me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi

    Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore. Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.
    Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.
    Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.
    Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre – një sinjal i qartë regresi.
    Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.
    Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.
    Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi.