Tag: banka

  • BQE ul normat e interesit në 2% në mes të tensioneve tregtare

    BQE ul normat e interesit në 2% në mes të tensioneve tregtare

    Banka Qendrore Europiane uli normat e interesit për herë të tetë brenda vitit, duke pranuar se inflacioni ishte nën kontroll dhe duke u bërë më pesimiste në lidhje me perspektivat ekonomike të Eurozonës, mes rreziqeve të një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara.Normën që BQE paguan për depozitat bankare u ul nga 2.25% në 2.0%, mesi i diapazonit që banka qendrore e sheh si “neutral” – as duke frenuar dhe as duke nxitur ekonominë.BQE i mbajti të gjitha opsionet e hapura për takimet e mëvonshme, megjithëse disa politikëbërës dhe shumë investitorë presin një pauzë në uljen e normave në takimin e ardhshëm në korrik. Banka u shpreh se sidomos në kushtet aktuale të pasigurisë së jashtëzakonshme, BQE do të ndjekë një qasje të varur nga të dhënat dhe takim pas takimi.Inflacioni i Eurozonës ra përsëri në objektivin prej 2% të BQE-së pas një periudhe trevjeçare të vështirë dhe madje edhe rritja e çmimeve në sektorin e shërbimeve është ngadalësuar.Kjo po i lejon bankës qendrore të zhvendosë fokusin e saj në perspektivën e ngadaltë të rritjes Eurozonës, e cila është përkeqësuar nga kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për tarifa. Megjithatë, BQE-ja pranoi gjithashtu mundësinë e shpenzimeve më të mëdha qeveritare.“Ndërsa pasiguria rreth politikave tregtare pritet të rëndojë investimet dhe eksportet e biznesit, veçanërisht në afat të shkurtër, rritja e investimeve qeveritare në mbrojtje dhe infrastrukturë do të mbështesë gjithnjë e më shumë rritjen në afat të mesëm”, tha BQE.Me vendimin e së enjtes, BQE-ja uli gjithashtu normën e interesit me të cilën bankat mund të marrin hua në ankandet e saj javore – në 2.15% nga 2.40% – dhe brenda ditës, në 2.40% nga 2.65%. / Reuters  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë

    Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë

    Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon që kreditë e dhëna për projektet strategjike në sektorin e transportit të klasifikohen me rrezik të ulët për qëllime rregullatore.Burime nga tregu bëjnë të ditur se propozimi i sektorit bankar lidhet kryesisht me financimin e rrugëve, porteve apo aeroporteve, vepra për të cilat në dekadën e fundit po përdoret mekanizmi i koncesionit apo partneritetit publik-privat (PPP).Banka e Shqipërisë po e shqyrton mundësinë për të pranuar propozimin e bankave dhe vendimi pritet të miratohet në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës.Njohja e një rreziku më të ulët nënkupton që kreditë e dhëna për këta sektorë të ponderohen me koeficientë më të vegjël, për efekt të llogaritjes së raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.Një veprim i tillë do të bënte më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe do të shtonte hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrasturkturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator. Për këtë arsye, kapacitetet e bankave për të financuar projekte të këtij lloji mund të jenë të kufizuara.Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur një oreks në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.Muajin e kaluar, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projektin koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks reziencial dhe hotelier, “Vlora Marina”, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar. Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Inflacioni i Eurozonës bie nën objektivin e BQE, 1.9% në maj

    Inflacioni i Eurozonës bie nën objektivin e BQE, 1.9% në maj

    Shifra e majit vjen ndërsa banka qendrore mblidhet këtë javë për të shqyrtuar uljen e mëtejshme të kostove të huamarrjes Inflacioni i Eurozonës ra nën objektivin 2% të Bankës Qendrore Europiane në maj për herë të parë në shtatë muaj, ndërsa ajo shqyrton një ulje të mëtejshme të normave të interesit këtë javë.Leximi vjetor i inflacionit të majit prej 1.9% ishte më i ulët se shifra 2.2% e prillit dhe nën pritshmëritë e analistëve prej 2%.Euro pësoi rënie pas publikimit të të dhënave, duke rënë me 0.3% gjatë ditës në 1.141 dollarë.BQE do të përditësojë parashikimet e saj të inflacionit dhe do të marrë vendimin e radhës për normat e interesit të enjten. Banka qendrore parashikoi në mars se inflacioni do të qëndronte mbi objektivin afatmesëm 2% këtë vit, përpara se të bjerë në 1.9% në vitin 2026.Para shifrave të inflacionit, tregjet financiare kanë parashikuar një ulje tjetër prej një çerek pike në normën bazë të interesit të BQE-së të enjten në 2% – niveli më i ulët në më shumë se dy vjet dhe gjysma e nivelit të qershorit 2024, kur banka qendrore filloi të ulte normat.Një veprim i tillë do të nënkuotonte se BQE-ja po “hynte në fazat e fundit të ciklit të uljes së normave”, shkroi Konstantin Veit, menaxher portofoli në Pimco.“Presionet themelore të kostove vazhdojnë të ulen, me presionet e pagave që lehtësohen disi më shpejt se sa pritej më parë”, tha Veit, duke shtuar se çmimet më të ulëta të energjisë dhe një euro më e fortë gjithashtu mund të ulin inflacionin. / FT  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Inflacioni i Eurozonës bie nën objektiv e BQE, 1.9% në maj

    Inflacioni i Eurozonës bie nën objektiv e BQE, 1.9% në maj

    Shifra e majit vjen ndërsa banka qendrore mblidhet këtë javë për të shqyrtuar uljen e mëtejshme të kostove të huamarrjes Inflacioni i Eurozonës ra nën objektivin 2% të Bankës Qendrore Europiane në maj për herë të parë në shtatë muaj, ndërsa ajo shqyrton një ulje të mëtejshme të normave të interesit këtë javë.Leximi vjetor i inflacionit të majit prej 1.9% ishte më i ulët se shifra 2.2% e prillit dhe nën pritshmëritë e analistëve prej 2%.Euro pësoi rënie pas publikimit të të dhënave, duke rënë me 0.3% gjatë ditës në 1.141 dollarë.BQE do të përditësojë parashikimet e saj të inflacionit dhe do të marrë vendimin e radhës për normat e interesit të enjten. Banka qendrore parashikoi në mars se inflacioni do të qëndronte mbi objektivin afatmesëm 2% këtë vit, përpara se të bjerë në 1.9% në vitin 2026.Para shifrave të inflacionit, tregjet financiare kanë parashikuar një ulje tjetër prej një çerek pike në normën bazë të interesit të BQE-së të enjten në 2% – niveli më i ulët në më shumë se dy vjet dhe gjysma e nivelit të qershorit 2024, kur banka qendrore filloi të ulte normat.Një veprim i tillë do të nënkuotonte se BQE-ja po “hynte në fazat e fundit të ciklit të uljes së normave”, shkroi Konstantin Veit, menaxher portofoli në Pimco.“Presionet themelore të kostove vazhdojnë të ulen, me presionet e pagave që lehtësohen disi më shpejt se sa pritej më parë”, tha Veit, duke shtuar se çmimet më të ulëta të energjisë dhe një euro më e fortë gjithashtu mund të ulin inflacionin. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari

    I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari

    I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari në Ksamil
     
    Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Ksamil, pasi akuzohet për veprime të përsëritura të dhunës ndaj pronës së një 38-vjeçareje, e cila zotëron një banesë të blerë nëpërmjet një procesi shitjeje nga banka.
     

     
    Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandës kanë ndërhyrë pas kallëzimeve të përsëritura të shtetases, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për banesën në fjalë. 54-vjeçari dyshohet se më datë 31.05.2025 ka hyrë me forcë në banesë, ka ndërruar bravën e derës dhe ka instaluar kamera sigurie si dhe një portë të re, pa autorizimin e pronares legjitime.
     
    Ngjarja ka pasur një histori më të gjatë në sfond. Mësohet se banesa në fjalë  më parë ka qenë pronë e 54-vjeçarit, por ishte sekuestruar dhe më pas shitur nga banka, për shkak të mospagesës së një kredie. Pronarja aktuale është blerëse e pasurisë, por konflikti për pronën duket se ka vazhduar, duke kulmuar me ndërhyrjen fizike në objektin e banuar.
     
    Burime bëjnë me dije se rasti është denoncuar edhe më parë publikisht në media, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

    BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

    Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.
    Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.

    Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.
    Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.
    Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).
    Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.
    Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.
    Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.
    Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.
    Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.
    Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.
    Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.
    Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ Monitor

  • Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

    Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

    Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.
    Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.
    Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.
    Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.
    Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).
    Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.
    Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.
    Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.
    Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.
    Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.
    Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.
    Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.
    Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./Monitor

  • BSH kufizoi kreditë, ekspertët: ‘Lë’ pa shtëpi çiftet e reja, tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim

    BSH kufizoi kreditë, ekspertët: ‘Lë’ pa shtëpi çiftet e reja, tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim

    Në mes të një tregu të çorganizuar si ndërtimi, ku spekulimi në çmimet është i madh, vendimi i bankës së Shqipërisë për të kufizuar kreditë për qytetarët për blerje banese sipas ekspertëve do të dëmtojë shtresën e mesme. “Me kushtet që ka vënë këtë mund të lindi një problem shumë i madh për qytetarët me pagë mesatare, apo një çifti i ri që kanë paga mesatare. Do të japë një efekt tkurrës në kredi, dhe bankat do të refuzojnë më shumë kërkesa për kredi. Grupet vulnerabël dhe çiftet e reja do të kenë më të vështirë për të marrë një kredi”, tha në Report TV eksperti i ekonomisë Ergis Sefa. Për shkak të çmimeve vetëm në rritje në Shqipëri po shiten më pak apartamenteve.
    Sipas shifrave zyrtare vjet u shitën 31 mijë prona nga mbi 35 mijë prona që ishte numri i kontratave në vitin 2023. “Sot që flasim 55% e qytetarëve blejnë prona me kredi. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë shumë pak dhe tek pjesa tjetër nuk ka ndërhyrë fare, tek ajo pjesë që blen shtëpinë në cash”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi. Ekspertët gjykojnë se ky vendim është marrë edhe për të parandaluar një flluskë në sektorin e ndërtimit. “Banka e Shqipërisë për të ndërprerë ciklin vicioz ku kredia rritet dhe çmimi i pronave rritet, për të parandaluar atë që ndodhi në Amerikë në 2008-ën vendosi disa limite, disa tavane për të shpëtuar bankat se ky është roli i Bankës qendrore. Ndërsa efekti që do të kenë në tregun e pasurive të paluajtshme në çmime ndoshta do të jetë frenues, mund të ketë një flluskë nuk i dihet”, shprehet eksperti i ekonomisë Ergis Sefa.
    “Tregu është mbinxehur në nivele të paprecedente për një ekonomi modeste si kjo e jona. Tregu i ndërtimeve është një skenë e madhe spekulimi, gjysma e pronave janë blerë nga njerëz që i kanë për të shtuar investimet, pra nuk ka rritje reale të kërkesë”, thotë eksperti imobiliar. Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa kur është në valutë ulet në 35%. “Pothuajse një e treta e të ardhurave të familjeve shkon për kreditë, por nëse e ke pronë të parë unë ta lejoj deri në 40% të të ardhurave. Po me 400 mijë lekë të vjetra këst kredie ti maksimumi 65 mijë euro mund të marrësh. Ca mund të blesh në këtë vlerë”, thotë Sefa. “Në Paskuqan janë sot çmimet më të lira pasi mund të gjesh 950-1000 euro të tjerat janë shumë më shtrenjtë”, thekson Shkëmbi. Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%. Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë.

  • BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

    BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

    Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20 për qind e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten se paku me tre për të arritur këtë standard.Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është, faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ B.Hoxha  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfri me 2025

    BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfri me 2025

    Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20 për qind e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019. Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten se paku me tre për të arritur këtë standard.Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është, faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ B.Hoxha  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.