Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje.
Tag: banesës
-

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
-

Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu! PAMJET- Shpërthimi i fuqishëm dëgjohet në zonë
Xhelal Mziu
TIRANË-Shpërthim me eksploziv në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu! Ngjarja ka ndodhur pas mbas mesnate, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së deputetit në Kamëz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes, apo për ndonjë konflikt të mundshëm dhe paralajmërim ndaj demokratit, ndërsa grupi hetimore po punon për identifikimin e autorit.Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI -

E rëndë në Himarë/ Qytetari goditet me levë nga polici bashkiak para banesës së tij, efektivi i dhunon edhe…
Një qytetar është dhunuar dhe goditur me leva në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i Policisë Bashkiake Himarë, Albano Baraj.
Ngjarja e cila është denoncuar nga familja e të dhunuarit, raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë, para banesës së shtetasit Andi Hoxha.
Familjarët e Andi Hoxhës bëjnë me dije se polici bashkiak, i cili më herët kishte pasur një konflikt të mëparshëm me shtetasin Hoxha (për të cilin kallëzimi penal i depozituar në Policinë e Shtetit Himarë u mbyll në mënyrë të njëanshme dhe pa e përcjellë në Prokurori apo Gjykatë), ditën e ngjarjes është paraqitur para banesës së tij dhe ka sulmuar në mënyrë brutale viktimën dhe familjen e tij.
Sipas dëshmive të qytetarëve të pranishëm, Andi Hoxha është goditur disa herë me levë në kokë dhe trup, duke u lënë pa ndjenja dhe duke rrezikuar seriozisht jetën.
Gjithashtu bashkëshortja e tij, në pritje të një fëmije, si dhe nëna 80-vjeçare, janë gjithashtu goditur e keqtrajtuar gjatë tentativës për të mbrojtur viktimën.
Familja e Hoxhës thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta, në vendngjarje nuk është paraqitur Policia e Shtetit, por vetëm autoambulanca.
“Pas sulmit, autori i njohur si person i përsëritur në akte dhune – nuk u shoqërua dhe as u ndalua nga policia, por përkundrazi u pa duke u paraqitur normalisht në vendin e punës në Bashkinë Himarë. Ky fakt ngre dyshime të forta për favorizim dhe komprometim nga ana e Policisë së Shtetit në Himarë, e cila deri më sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorit”, njofton familja e Andi Hoxhës.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit mbetet e rënduar. Fillimisht ai u nxor nga spitali vetëm dy orë pas daljes nga koma, ndërkohë që u detyrua të rikthehej me urgjencë pas një kolapsi në rrugë. Aktualisht ai vijon trajtimin në spitalin e Vlorës.
Si rrjedhojë familja Hoxha kërkon:
Marrjen e menjëhershme të masave ligjore ndaj autorit të dhunës Albano Baraj, duke e ndaluar dhe proceduar penalisht sipas ligjit.Hetimin e rolit të Policisë së Shtetit Himarë dhe të çdo punonjësi që ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur autorin.Reagimin e institucioneve qendrore, përfshirë Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. -

Vrasja e Bujar Nasufit/ Zbardhet konflikti me vëllezërit Xhani, për vetëm 30 mijë euro
bujar nasufi
TIRANË- Vrasja e Bujar Nasufit, e cila ndodhi në 12 Janar të këtij viti në zonën e Selitës ka ndodhur për shkak të konfliktit për pronës. Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë shkaqet si dhe porositësit e vrasjes së 56-vjeçarit.
Kanë qenë dy vëllezër, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone, që ndodhet në zonën e Selitës, ku jetonte dhe viktima.
Vëllezërit Xhani nuk janë emra të panjohur për blutë, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në një restorant në Gjirin e Lalzit, nga operacioni policor i koduar “Enigma”, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.
Motivi i ekzekutimit të Bujar Nasufit
Mësohet se babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës. Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë prej rreth 30 mijë eurosh janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.
Por pavarësisht zbulimit të porositësve, autori i vrasjes mbetet ende në kërkim. Ai dyshohet që të ketë vepruar kundrejt pagesës. Ai ishte maskuar si shitës picash, në momentin që ekzekutoi me armë zjarri Bujar Nasufin, sapo ky i fundit po parkonte makinën pranë banesës së tyre.
Ai mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas i gjetën nga policia.Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 janarit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.
Ai u qëllua me breshëri automatiku sapo mbërriti në vendparkimin pak metra larg banesës së tij. Autori e ka pritur Nasufin në afërsi të banesës dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda automjetit në momentin kur autori e qëlloi shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Nasufi kishte një biznes mobilerie, dhe nuk njihej për precedent të mëparshëm penalë. /ZËRI -

Shpërthen bombola e gazit në garazhin afër banesës, lëndohen çifti i bashkëshortëve në Malësi të Madhe
Një bombol gazi ka shpërthyer në garazhin afër banesës së shtetasit me iniciale S.Ç., në fshatin Koplik i Sipërm, në Malësinë e Madhe.
Për pasojë janë lënduar çifti i bashkëshortëve.
Njoftimi:
Malësi e Madhe/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Koplik i Sipërm, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë ka rënë zjarr në garazhin afër banesës së shtetasit S. Ç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit S. Ç. dhe S. Ç. (bashkëshortë).
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.Top Channel
-

Tragjike në Tiranë/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, humb jetën 40-vjeçarja
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Shtetasja A. S., 40 vjeçe, ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend. Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.
“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. -

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, Has, në depon e një banese.
Si pasojë e shpërthimit, autoritetet raportojnë se ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. -

Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 shqiptarë, arratiset i treti, u hodh nga dritarja e banesës
Karabinierët në Peruxhia arrestuan dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave.
Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij.
Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur.
Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë, me vlerë tetë mijë euro, informon media e vendit fqinj.
Të dy të arrestuarit u izoluan në burgun e Capannes për të pritur një seancë dëgjimore dhe masën e sigurisë, kurse i treti ndodhet ende në kërkim.
-

Ngatërrim shënjestre? Tritoli iu vendos banesës së komshijes, babai i Jozefin Markut: S’e di çfarë ka bërë djali
Jozefin Marku
TIRANË-Pas shpërthimit me tritol në portën e jashtme të një banese në zonën e Fushë-Kuqes, Policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania. I ati i Jozefin Markut ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.
Shpërthimi me tritol u regjistrua mëngjesin e ditës së djeshme më 26 gusht në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, komshije me këngëtarin Jozefin Marku. Gruaja rezulton nga të gjitha hetimet se nuk ka konflikte, ndërsa dyshimet janë ngritur se shënjestër e atentatit të ketë qenë Jozi.Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Burime për ZËRI bënë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Policia po vlerëson të gjithë konfliktet që ish-banori i Big Brother VIP ka pasur kohët e fundit./ZËRI
-

Digjet në Malësi të Madhe makina e parkuar pranë banesës, dyshimet e para të policisë për ngjarjen…
Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit L. P., i parkuar pranë banesës së tij, në fshatin Vukpalaj.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!