Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara me dronë, në fshatin Shpërdhet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrance Nezir Ahmetin, 23 vjeç, i cili kishte kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv