Tag: banesës

  • Qëlluan me armë drejt banesës së 42-vjeçarit në Pogradec, arrestohen dy 16-vjeçarë, kallashnikovin e fshihnin në varreza

    arma e sekuestruar

    POGRADEC- Dy të rinj të moshës 16-vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në maj të këtij viti. Sipas hetimeve, dy të rinjtë posedonin një armë zjarri kallashnikov të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit, municion luftarak dhe një dorezë metalike. 16-vjeçarët M.K dhe J.H, akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    Njoftimi:
    Pogradec/ Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.
    Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.
    Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.
    Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
    Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës

    Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës

    Një ngjarje tronditëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, ku një burrë 86-vjeçar vrau gruan e tij 89-vjeçare dhe më pas u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonin.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja e ndjerë vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur para se të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.
    Oficerët e policisë nga stacioni më i afërt mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimit të banorëve për zhurma dhe alarm. Ata gjetën trupin e pajetë të burrit poshtë pallatit dhe më pas zbuluan gruan të vdekur brenda apartamentit.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur me saktësi dinamikën dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet se ajo ka qenë një vrasje-vetëvrasje e motivuar nga vuajtjet shëndetësore të çiftit dhe ndoshta nga gjendja psikologjike e burrit.
    Prokuroria ka urdhëruar autopsinë për të dy trupat dhe është duke analizuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.

    Top Channel

  • Gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari brenda banesës në Kurbin, dyshohet se…

    Gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari brenda banesës në Kurbin, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kurbin.
    Një 50-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten brenda banesës, në fshatin Gjormë.
    Paraprakisht mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.
    Policia dhe grupi hetimor kanë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi shkaqet.

  • Tritol banesës në Lushnjë

    Tritol banesës në Lushnjë

    FOTO ILUSTRUESE

    LUSHNJË-Një shërthim me tritol është raportuar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Gafurr Muço’. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, por ka vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimin.
    vijon…

  • Vajza tentoi të vetëvritej, u hodh nga kati i katërt i banesës/ Babai: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…

    Vajza tentoi të vetëvritej, u hodh nga kati i katërt i banesës/ Babai: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…

    Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”. 
    Ai deklaroi se vajza ka pasur shqetësime për mënyrën sesi shoqëria sillej me të. 
    “Te them të drejtën, vajza ka pasur shqetësime gjatë një periudhe nga klasa e 9-të këtu në Sarandë edhe deri tani që ka shkuar në vitin e parë në gjimnaz. Herë pas here më tregon mua si prind gjëra, situata të ndryshme se si shkonte me shoqet ose si silleshin ato me të. Jam munduar t’i them realitetin që jetojmë sot, se bullizmi është vështirë të zhduket. 
    Kohët e fundit e shikoja që i jepja para për të ngrënë ushqim kur kishin pushim, ajo nuk hante, gjente pretekste të ndryshme. Ajo diçka bluante nga brenda dhe nuk më tregonte. Është shumë e mbyllur në vetvete. Çfarëdo që i thonin shoqet ose shokët, ajo nuk m’i thoshte. Gjithmonë i thosha: “Bije e babit, më trego çfarë ke se do i zgjidhim këto hallet, këto problemet, çfarë të shqetëson?” – më thotë: “O babi, s’kam asgjë”. 
    Gjithashtu ai është shprehur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza ka tentuar t’i japë fund jetës. 
    “Një rast para dy-tre muajsh këtu në parmakun e korridorit ku zbresim nga shkallët, ishte e mbështetur atje dhe vajta menjëherë edhe i them: Çfarë ke që rri përkulur këtu se bie poshtë edhe me ka thënë “më tha djalli hidhu”.  
    E mora me kujdes edhe e shtriva në krevatin ku ajo fle edhe kam ndenjur roje atë natë deri në mëngjes. Nuk e di a kam bërë një orë a një orë e gjysmë gjumë, nga meraku që kisha vetëm nga ajo fjalë që më tha, që më shtyu djalli të hidhem. Kjo situatë ka ndodhur para 3–4 muajsh”. 

  • Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai i adoleshentes: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…

    Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai i adoleshentes: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…

    Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.

    Ai deklaroi se vajza ka pasur shqetësime për mënyrën sesi shoqëria sillej me të.
    “Te them të drejtën, vajza ka pasur shqetësime gjatë një periudhe nga klasa e 9-të këtu në Sarandë edhe deri tani që ka shkuar në vitin e parë në gjimnaz. Herë pas here më tregon mua si prind gjëra, situata të ndryshme se si shkonte me shoqet ose si silleshin ato me të. Jam munduar t’i them realitetin që jetojmë sot, se bullizmi është vështirë të zhduket.
    Kohët e fundit e shikoja që i jepja para për të ngrënë ushqim kur kishin pushim, ajo nuk hante, gjente pretekste të ndryshme. Ajo diçka bluante nga brenda dhe nuk më tregonte. Është shumë e mbyllur në vetvete. Çfarëdo që i thonin shoqet ose shokët, ajo nuk m’i thoshte. Gjithmonë i thosha: “Bije e babit, më trego çfarë ke se do i zgjidhim këto hallet, këto problemet, çfarë të shqetëson?” – më thotë: “O babi, s’kam asgjë”.
    Gjithashtu ai është shprehur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza ka tentuar t’i japë fund jetës.
    “Një rast para dy-tre muajsh këtu në parmakun e korridorit ku zbresim nga shkallët, ishte e mbështetur atje dhe vajta menjëherë edhe i them: Çfarë ke që rri përkulur këtu se bie poshtë edhe me ka thënë “më tha djalli hidhu”. 
    E mora me kujdes edhe e shtriva në krevatin ku ajo fle edhe kam ndenjur roje atë natë deri në mëngjes. Nuk e di a kam bërë një orë a një orë e gjysmë gjumë, nga meraku që kisha vetëm nga ajo fjalë që më tha, që më shtyu djalli të hidhem. Kjo situatë ka ndodhur para 3–4 muajsh”.

    Top Channel

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë një person brenda banesës, dyshohet se…

    E rëndë/ Gjendet i pajetë një person brenda banesës, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Sipas informacioneve, viktima është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12.
    Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
    Zbulohet identiteti i viktimës dhe ai është Valbon Beqiraj, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.

  • 51-vjeçari vri*et, nipi e gjen të pajetë brenda banesës

    51-vjeçari vri*et, nipi e gjen të pajetë brenda banesës

    Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 21:04
    Një person dyshohet se është vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës. Viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ky i fundit është gjetur i vdekur brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12 nga nipi i tij. Ky i fundit lajmëroi më pas policinë. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.

  • Gjendet i pajetë një person brenda banesës në Durrës, dyshohet se është vrarë me thikë

    Gjendet i pajetë një person brenda banesës në Durrës, dyshohet se është vrarë me thikë

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. 
    Sipas informacioneve, viktima është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12. 
    Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. 
    Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. 
    Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët. 

  • Durrës, vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë brenda banesës së tij (VIDEO/ EMRI) 

    Durrës, vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë brenda banesës së tij (VIDEO/ EMRI) 

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. 
    Sipas informacioneve, viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12. Ka qenë nipi i viktimës ai i cili lajmëroi më pas policinë. 
    Nga këqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.  Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.  Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.