Tag: banesës

  • Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

    Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

    Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin me 23 vite burg për shtetasin I.B, i akuzuar për vrasjen me paramendim të Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në oborrin e banesës së viktimës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.
    Sipas hetimeve, I.B dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 42 vjeçarit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.
    Foto nga vendi i ngjarjes, mars 2024
    Pak minuta pas ngjarjes, në rrugën dytësore të fshatit Hasan, Fushë-Krujë, është konstatuar djegia e një automjeti tip Land Rover, i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.
    Hetimet kanë treguar gjithashtu se I.B ka qenë disa herë pranë banesës së viktimës përpara ngjarjes, sipas të dhënave të GPS-it të automjetit të tij, të marrë me qira.
    Ekspertiza e ADN-së ka lidhur shtetasin I.B, së bashku me dy persona të tjerë, me automjetin tip Volkswagen Golf, të përdorur për largimin menjëherë pas djegies së Land Rover-it.
    Shtëpia e Gentjan Bejtjas
    Prokuroria e akuzon I.B për tre vepra penale: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, për të cilën kërkohet dënim 21 vite burg; “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”, me 2 vite burg dhe “Falsifikim ose përdorim i dokumenteve të falsifikuara”, me 1 vit burg.
    Në përputhje me nenin 55 të Kodit Penal, prokuroria kërkon bashkimin e këtyre dënimeve në një total prej 23 vite burg për I.B, i cili sipas hetimeve ka luajtur rolin e ndihmësit në ekzekutimin e Gentian Bejtjas.
    Si ndodhi ngjarja

    42-vjeçari ndodhej brenda në serë bashkë me bashkëshorten dhe njërin prej djemve kur u vra. Dyshimet e para janë që ai i ka parë autorët.
    Bejtja ka tentuar të largohet pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme. Pas krimit, atë ditë në fshatin Hasan u gjet një makinë në flakë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda mjetit u zbuluan katër kallashnikovë.
    42-vjeçari u kishte shpëtuar 3 atentateve të ndryshme më parë.

  • Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg

    Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg

    Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.
    Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024. Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.
    Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.
    Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.
    Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:
    1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?
    2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?

  • Arben Ahmetaj padit qeverinë në Strasburg

    Arben Ahmetaj padit qeverinë në Strasburg

    Arben Ahmetaj

    TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha, kanë paditur në Gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar. Ahmetaj ka akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.
    Padia është depozituar më 8 maj 2024 dhe çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025. Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt, si dhe me sekuestrimin e telefonit të partneres së tij Erjola Hoxha, mbi bazën e një urdhri të GJKKO. Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.
    Pas padisë së depozituar, Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë: Nëse kontrolli i banesës së Ahmetajt është kryer në përputhje me Kushtetutën shqiptare dhe me rregullat e imunitetit parlamentar; dhe nëse ligjet dhe praktika gjyqësore shqiptare ofrojnë mjete të mjaftueshme për të ankuar vendimet e tilla të kontrollit dhe sekuestrimit.
    DOKUMENTI:
    Kërkuesi i parë ishte në kohën përkatëse një Anëtar i Parlamentit (AP), dhe kërkuesja e dytë është partnerja e tij. Kërkesa ka të bëjë me kontrollin e kryer më 9 mars 2023 ndaj personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë dhe banesës së përbashkët të kërkuesve, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të lëshuar më 8 mars 2023. Vendimi përfundimtar është miratuar nga Gjykata Kushtetuese më 12 dhjetor 2023 dhe u njoftua kërkuesve më 12 janar 2024.
    Kërkuesit ankohen se kontrolli i banesës së tyre ishte i paligjshëm, pasi kërkuesi i parë ishte AP në kohën përkatëse, dhe banesa e tij nuk mund të kontrollohej pa autorizim paraprak të Parlamentit (sipas nenit 73 (2) të Kushtetutës); dhe se ata nuk kishin qasje në një procedurë për të kundërshtuar kontrollet në fjalë, në kundërshtim me kërkesat e neneve 8 dhe 13 të Konventës.
    A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?
    A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës (shih Brazzi kundër Italisë, nr. 57278/11, §§ 41-48, 27 shtator 2018; Giuliano Germano kundër Italisë, nr. 10794/12, § 95, 22 qershor 2023; Mukhtarli kundër Azerbajxhanit, nr. 39503/17, §§ 216 dhe 217, 5 shtator 2024; dhe Posevini kundër Bullgarisë, nr. 63638/14, § 84, 19 janar 2017)? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?
    Qeveria ftohet të paraqesë jurisprudencën përkatëse dhe shembuj të shqyrtimit nga gjykatat më të larta të apelimeve të ngjashme.

    Më 9 mars 2023 agjentët e BKH-së kontrolluan në Palasë vilën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt Arjola Mançka dhe banesën private në Hamallaj në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt, Erjola Hoxha. Bashkë me urdhërat e kontrollit, SPAK me vendim të Gjykatës së Posaçme ka vënë në sekuestro preventive 6 pasuri, 4 nga të cilat apartamente, njëri i përshtatur si AIR-BNB në pronësi të Arben Ahmetajt në zonën e Shallvareve si dhe 2 llogari bankare të tij në shumën totale që shkojnë në 124.300 euro. Asakohe Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për deputetin dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e tij.

    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka. Në mars të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzat për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ndaj partneres së ish-zv kryeministri, Erjola Hoxhës./ZËRI

    screenshot 3 8 640×613

    screenshot 2 8 640×803

  • Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së

    Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së

    Arben Ahmetaj ka ngritur padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ndaj vendimit të 9 marsit 2023 të Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës së përbashkët me partneren e tij, Erjola Hoxha, si dhe kontrollit fizik dhe të celularit të saj. Kërkesa është depozituar më 8 maj 2024 dhe është komunikuar më 6 tetor 2025.
    Ahmetaj ankohet se kontrolli i banesës së tyre është i paligjshëm pasi gjatë kësaj kohe ai ka qenë deputet dhe nuk mund të kryhej si veprim pa autorizimin paraprak të Kuvendit.
    Ata po ashtu pretendojnë se nuk kishin akses në një procedurë efektive për të kundërshtuar ligjshmërinë e këtyre kontrolleve.
    Për këtë arsye, GJEDNJ i ka shtruar disa pyetje palëve.
    “1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës, e garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73(2) të Kushtetutës, që lidhet me imunitetin e deputetëve? A ka shfrytëzuar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik brenda sistemit kombëtar në këtë drejtim?
    2. A siguronin legjislacioni dhe praktika kombëtare mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e zbatimit të kontrolleve në banesë dhe ndaj kërkueses së dytë e telefonit të saj, si dhe sekuestrimin e sendeve gjatë kontrollit, sipas kërkesave të nenit 8 dhe nenit 13 të Konventës?
    3. Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm në ndonjë gjykatë më të lartë?”.
    Po ashtu, qeveria është ftuar që të paraqesë jurisprudencën përkatëse dhe shembuj të shqyrtimit nga gjykatat më të larta të ankesave të ngjashme.
    Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, dhe në kuadër të këtij procedimi ndodhet në arrati, me masën e sigurisë “Arrest në burg” të lëshuar nga Gjykata e Posaçme.

  • Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg, ja  akuzat e ngritura prej tij

    Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg, ja akuzat e ngritura prej tij

    Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.
    Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024. Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.
    Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.
    Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.
    Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:
    1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?
    2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?
     

  • Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 10:18
    Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për grabitjen e një makine. Në pranga është vënë shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në kryeqyteti, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e vjedhur..
    “Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.” – thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Kishte mbjellë drogë në tokën e familjes, kapet i kërkuari

    Kishte mbjellë drogë në tokën e familjes, kapet i kërkuari

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 59 vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kanabis sativa.
    59 vjeçari S.Sh është kapur afër banesës së tij, në fshatin Aliaj, teksa bimët narkotike janë gjetur dhe  asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë.
    Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

  • Bien në prangat e policisë dy persona në Shkodër/ Njëri kultivonte drogë pranë banesës, tjetri grabiste

    Bien në prangat e policisë dy persona në Shkodër/ Njëri kultivonte drogë pranë banesës, tjetri grabiste

    Dy persona kanë përfunduar në pranga nga policia e Shkodrës për vepra të ndryshme penale. Një 59-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tyre.
    Ndërkohë një 64-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”.
    Njoftimi i Policisë:
    DVP Shkodër/Kapen dhe vihen në 2 shtetas në kërkim.
    -Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë.
    -Vihet në pranga dhe 1 shtetas tjetër, i dyshuar për dhunim banese dhe për vjedhje.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO – FOTO/ Brenda banesës që u shkrumbua në Maliq ku humbën jetën nëna dhe djali i saj

    VIDEO – FOTO/ Brenda banesës që u shkrumbua në Maliq ku humbën jetën nëna dhe djali i saj

    Syri tv ka siguruar pamjet brenda banesës së familjes Hazisllari që u shkrumbua nga zjarri në Maliq.

    Në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë nëna dhe 2 fëmijët e saj. Bilanci është tragjik, 2 të vdekur nga asfiksia, gruaja dhe një nga fëmijët, ndërsa tjetri ndodhet në spital.

    Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka djegur çdo gjë brenda dhomës ku kanë nisur flakët, duke kthyer në hi orenditë e shtëpisë.

    Nga kjo ngjarje tragjike humbi jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.

    Ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe.

    Policia, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë dhe të Prefektures janë në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

  • Zjarri në Maliq, pamje nga brenda banesës së shkrumbuar nga flakët ku humbën jetën nënë e bir (VIDEO)

    Zjarri në Maliq, pamje nga brenda banesës së shkrumbuar nga flakët ku humbën jetën nënë e bir (VIDEO)

    Janë publikuar në media pamje nga brenda banesës së shkrumbuar në Maliq, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir.
    Nga pamjet shihet se çdo orendi brenda në banesë është e shkrumbuar.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, teksa shkak për flakët, dyshohet të jetë bërë soba me dru.
    Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë.