Tag: banesës

  • Gjendet e pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçarja. Çfarë dyshohet

    Gjendet e pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçarja. Çfarë dyshohet

    Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në garazhin e banesës së saj.
    Viktima është identifikuar si shtetasja M. Sh., 53 vjeçe. Sipas dyshimeve të para, ajo mund të jetë vetëvarur, por hetimet janë ende në fazë fillestare.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik.

  • E rëndë në Fier! 53-vjeçarja vetëvaret në garazhin e banesës

    E rëndë në Fier! 53-vjeçarja vetëvaret në garazhin e banesës

    Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli, ku një 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.
    Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Familjarët kanë qenë të parët që kanë zbuluar trupin.
    “Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.”– njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

  • Ra nga kati i shtatë i banesës, vdes tragjikisht një vajzë në Prishtinë

    Ra nga kati i shtatë i banesës, vdes tragjikisht një vajzë në Prishtinë

    Një ngjarje tragjike tronditi sot Prishtinën.
    Një vajzë, afro 26 vjeç, dyshohet të ketë rënë nga kati i shtatë i banesës.
    Viktima raportohet se nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
    Tragjedia ka ndodhur në lagjen Lakrishtë.
    I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipin e Forenzikës kanë nisur hetimet.
    Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • VIDEO / Plagosja e të riut në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

    VIDEO / Plagosja e të riut në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

    Menjëherë pas plagosjes me armë zjarri në Tiranë dy ditë më parë autori i dyshuar Franci Canaj është nisur drejt banesës së tij. Në këto pamje shihet 32-vjeçari që lë makinën e tij taksi dhe më pas largohet me një mjet tjetër të parkuar në garazhin e banesës.
    Për hetuesit këto veprime ai i ka kryer në mënyrë që të humbë gjurmët dhe të arratiset.
    Veprimet i riu i kreu fill pas konfliktit që kishte me Gerlad Hoxhën. Sipas policisë Franci Canaj u konfliktua me Hoxhën për një vend parkimi dhe konflikti degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së. 29-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Në 2016 Franci Canaj ka qenë më parë i arrestuar në Itali, ku akuzohej për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

  • Vrasja e 22-vjeçares shqiptare/ Ilaria Sula përcillet sot në banesën e fundit (Foto)

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare/ Ilaria Sula përcillet sot në banesën e fundit (Foto)

    Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra mizorisht me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio, Terni, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore. Sipas pamjeve të raportuara nga ANSA, jashtë banesës së saj dhjetëra persona, të afërm, miq dhe të njohur të vajzës, prisnin kortezhin mortor për ta shoqëruar deri në varrezat e Ternit në orën 14.00.
    Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.Jashtë banesës është parë edhe nëna e Ilarias së ndjerë, e cila ka thirrur emrin e vajzë së saj dhe më pas është larguar nga të afërmit për shkak të gjendjes së rënduar. Kujtojmë se Ilaria u shpall e zhdukur me 25 mars, por rreth një javë më vonë, u zbulua se ajo ishte vrarë nga i ish i dashuri i saj.
    I riu me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie e kishte goditur tri herë me thikë në qafë dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.
     

  • Mallakastër – E moshuara gjendet e vetëv*rur në oborrin e banesës

    Mallakastër – E moshuara gjendet e vetëv*rur në oborrin e banesës

    Mallakastër, 4 Prill 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në fshatin Usojë, ku një e moshuar, 88-vjeçarja T. Z., është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj.

    Sipas informacioneve paraprake, e ndjera vuante nga depresioni. Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit për vlerësim dhe veprime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • SPAK urdhëron kontrollin e banesës së Giovana dhe Alda Nikollit në Elbasan! Kush janë motrat që iu bë atentat 

    SPAK urdhëron kontrollin e banesës së Giovana dhe Alda Nikollit në Elbasan! Kush janë motrat që iu bë atentat 

    Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli. Mësohet se Gjykata e Posaçme e ka miratuar kërkesën e SPAK duke urdhëruar kontrollin në banesën e tyre në Elbasan. Aktualisht janë uniformat blu që po kontrollojnë shtëpinë e dy motrave Nikolli në Elbasan. 
    Motrave Nikolli në verën e vitit të kaluar ju vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës ku jetonin me qira. Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua banesa e Enea Thomarajt duke e lënë në koma për 3 muaj dhe më pas humbi jetën. Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër dy motrat. Në momentin e shpërthimit ato kanë qenë në banesë, por nuk pësuan dëmtime. 
    Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar. 
    Një nga pistat ku po hetohet janë edhe konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrasje, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale. Ndër to ishte edhe një mesazh ndaj Nuredin Dumanit, një tjetër të penduari të drejtësisë. 
    Këto pretendime bënë që dosja hetimore e kësaj çështje të kalojë në SPAK. 

  • Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

    Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

    PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

    TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesenë rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Tonin Qafës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.
    Mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Pas vrasjes familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit. Ngjarja nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen e ndodhur vite më parë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

  • Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, i dyshuari është ende në arrati, ekipet policore po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, pati deklaruar Veseli.
    Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare. “Jam thellësisht i shokuar dhe ende nuk po mund ta besoj lajmin tragjik për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, stërnipit tim të dashur. Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i sjellshëm, i matur dhe i përkushtuar në detyrën e tij si polic”, shkruan një nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook

  • Vrasja e efektivit të policisë në Kosovë/ Autori ende në arrati, arsyeja e atentatit mbetet…

    Vrasja e efektivit të policisë në Kosovë/ Autori ende në arrati, arsyeja e atentatit mbetet…

    Ende nuk janë zbardhur shumë detaje në lidhje me vrasjen e efektivit Muhamed Lika i cili, mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. Autori i ngjarjes është ende në arrati, ndërkohë që ende nuk dihen as shkaqet që e çuan atë drejt aktit të rëndë.
    Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik, incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi”. Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë. Efektivi u transportua për në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte do plagëve të marra.