Policia e Shkodrës ka arrestuar 58-vjeçarin amerikan, Brendon Saporito që mëngjesin e së premtes vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira.
Në momentin që ka kryer krimin 58-vjeçari, ka qenë në gjendje të dehur, teksa pas vrasjes së bashkëshortes, ka tentuar të dëmtojë dhe veten.
Çifti amerikan kishte 1 ditë që ndodhej në Shkodër, ku po qëndronin në një banesë të marrë me qira.
Pikërisht pronari i banesës ishte ai që zbuloi krimin e rëndë, e më pas lajmëroi policinë.
Përpara hetuesve ai pohoi se gjatë gjithë natës çifti i turistëve kishin debatuar, aq sa ai i kishte tërhequr vëmendje disa herë për shkak të zhurmës së krijuar.
Tv Klan
Tag: banesës
-

Vrau me thikë gruan,ngjarjen e zbuloi pronari i banesës: Debatuan gjatë gjithë natës
-

Dyshohet se i vuri tritol banesës së tij për të përfituar azil, shoqërohet në polici Arbër Pepa
Është shoqëruar pak më parë nga policia Arbër Pepa, i cili dyshohet se inskenoi me nipin një shpërthim lënde plasëse pranë banesës së tij në Elbasan.
Nga hetimi i kryer, rezultoi një inskenim i ngjarjes, për shkak të planit të thurur nga xhaxhai dhe nipi për të përfituar Arbër Pepa dokumente në BE.
Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të një pallati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm pranë banesës ku është vendosur, por edhe tek banesat e tjera të pallatit. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
Por kanë mjaftuar pak orë që policia të zbulojë ngjarjen dhe të deklarojë se shpërthimi është sajuar nga vetë pronari i banesës, i identifikuar si Arbër Pepa, me qëllim që ta përdorte ngjarjen për të kërkuar azil politik në vendet e BE-së.
Nga verifikimet ka rezultuar se lënda shpërthyese është vendosur nga nipi i Arbërit. Edhe pse një ngjarje e sajuar, dëmet janë konsiderueshme edhe për banorët e tjerë të pallatit. Sakaq, policia e Elbasanit ka nisur kontaktet me policinë greke për gjetjen dhe ndalimin e Arbër Pepës. -

Shpërthimi në Elbasan, dyshohet për inskenim nga pronari i banesës, donte azil në…
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e tritolit që ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen Partizani të qytetit të Elbasanit.
Një nga pistat që po heton policia është inskenimi i ngjarjes nga vetë pronarët e banesës dhe një i afërm i tyre, për arsye ende për t’u konfirmuar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se tritoli i vendosur është ideuar nga vete pronari i banesës Arbër Pepa. Ky i fundit në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur tritolin me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.
Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Në atë moment nipi vendos tritolin. -

VIDEO/ Tronditet Vlora, vritet me armë zjarri roja i një pallati në ndërtim
Vlora u zgjua e tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm, pasi një 58-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri vetëm pak metra larg banesës së tij, teksa punonte roje në një pallat në ndërtim e sipër.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin, Renato Hoxhaj, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri në objektin në ndërtim pranë banesës së tij ku ishte roje prej 5 vitesh.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.
Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale
Forcat e policisë dhe një grup hetimor po punon për të mbledhur provat ndërsa mësohet se zona është e rrethuar me kamera sigurie pamjet e të cilave pritet të verifikohen nga policia.
https://streamable.com/e/upfmms?
58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba, familjarja shpërthen në lot: E vranë! Ku ishte Ceno?
Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të Vlorës.
Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.
“E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno?”, thotë e afërmja.
E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58 vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.
Nga biseda duket që Renato Hoxhaj mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë
https://streamable.com/e/dcqu5a?
Çfarë thotë policia?
Policia bëri me dije se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Në njoftimin paraprak, Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij.
Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.
“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.
-

Mbante armë në garazhin e banesës, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (Emri)
Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbante të fshehur armë zjarri në garazhin e tij.
Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, Klodjan Dhimo, në rrugën “Teodor Keko”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Ekzekutohet me tre plumba pranë banesës 58-vjeçari në Vlorë, ishte roje në një objekt në ndërtim
Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Dy plumba i ka marrë në kokë dhe një në trup.
“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.
Mësohet se Hoxhaj ka marrë plumb në kokë, ndërkohë që nuk dihet ende me çfarë lloj arme është qëlluar pasi banorë të zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna. Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë pasur probleme në të kaluarën.
Policia po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës, për të parë nëse kanë kapur ndonjë gjurmë të autorit/ve. 58-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Nga banorët njihej si njeri i mirë dhe pa probleme. -

E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari (Emri)
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e
autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. -

Ngjarje e rëndë në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
58-vjerçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.
Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.
Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.
Në vendin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Policia po punon për sigurimin e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ndërsa nuk dihen ende motivet e mundshme të këtij krimi.
-

Ngjarje e rëndë në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari(Emri)
Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Top Channel
-

Këlcyrë/ Gjendet i pajetë një 50-vjeçar brenda banesës së tij, detajet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë.Uniformat blu bëjnë me dije se një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 50-vjeçari është vetëvarur.“Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./Opinion.al